Stoke City këtë sezon, vazhdon të luftojë për mbijetesë në Premierligë, ndërsa shpresat e skuadrës janë varur tek Xherdan Shaqiri.
Por, trajneri i Stoke City, Paul Lambert, ka thënë se Shaqiri nuk është Lionel Messi dhe ka nevojë për mbështetje nga e gjithë skuadra.
“Nuk mendoj se mund të varemi nga një lojtar”, ka deklaruar Lambert.
“Mendoj se kjo është vështirë të ndodhë nëse nuk jeni Lionel Messi apo lojtar i atij lloji”.
“Xherdan Shaqiri ka bërë mirë për skuadrën, por ka nevojë për pak ndihmë”./Lajmi.net/