Shifra alarmante në Greqi, 22 viktima në pak orë, ekspertët: Situatë dramatike në Selanik, 1 në 3 persona del pozitiv
Koronavirusi ka thyer çdo rekord të mëparshëm në Greqi, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë. Mediet fqinje raportojnë se në Selanik një në tre persona që bën një test, del pozitiv. Mes viktimave të fundit janë edhe një 49-vjeçare dhe një 43-vjeçare, të dyja me sëmundje të rëndë.
Sipas medieve, e gjithë Greqia veriore vazhdon të jetë nën pushtetin e virusit mbytës, me Selanikun në qendër të epidemisë, për shkak të popullsisë dhe për shkak të strukturave shëndetësore, në të cilat trajtohen edhe pacientë nga zona të tjera. Nga 2,384 raste të njoftuara dje nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY), 652 prej tyre ndodhen në Selanik dhe 588 në Atikë.
Ekspertët dhe zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë po monitorojnë me padurim situatën, e cila tani ka pësuar një zhvillim dramatik në Selanik, për të kontrolluar por edhe për të parandaluar diçka të ngjashme në Atikë ose në një pjesë tjetër të vendit.
“Shpërndarja e koronavirusit në Selanik është e madhe”, u tha dje në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministri Vassilis Kikilias, duke deklaruar se përqindja e pozitivitetit të popullsisë në kontrollin e zgjatur për koronavirusin, arrin në 32% , dmth më shumë se tre nga 10 që janë testuar janë pozitivë me koronavirusin.
Kjo është një përqindje shumë e lartë, duke qenë se është më shumë se dyfishi i nivelit të pozitivitetit të vendit, i cili nga ana tjetër është gjithashtu i lartë, me 14%. Ngarkesa virale që qarkullon në Selanik është e madhe dhe nuk duket se është kontrolluar ende, pas asaj kombëtare, përtej bllokimit lokal.
(BalkanWeb)