Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Air Albania fluturon sot në mbrëmje,… por zëvendëson Turkish Airlines, çmimet aspak të lira

AnGeL_DrEamS

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Mar 25, 2019
Mesazhe
40
E PERDITESUAR Air Albania do të fluturojë sot (19 prill) në mbrëmje në orën 20.55 nga Tirana pr në Stamboll. Në tabelën e nisjeve reale të Aeroportit të Rinasit është shënuar fluturimi ZB 1003, me destinacion Stambollin.


Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga Aviacioni Civil thanë për Monitor se Air Albania tashmë i ka kaluar të gjitha fazat e certifikimit dhe është një kompani private dhe për çdo info duhej folur me kompaninë, e cila nuk mund të kontaktohej në numrin e telefonit që kanë lënë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.


Capture-3.gif
Pas përpjekjeve për t’u lidhur direkt me kompaninë, Monitor kontaktoi agjencinë e Turkish Airlines në Shqipëri. Ata pohuan se sot në mbrëmje niset Air Albania, por ka ndryshuar vetëm emri pasi oraret dhe kushtet mbeten të njëjta me fluturimet që kryen Turkish Airlines. Pra nuk ka një fluturim shtesë drejt Stambollit.


Kompania reklamoi së fundmi në media se Air Albania do të niste fluturimet në 19 prill.


Ministrja e Industrisë dhe Energjisë, Belinda Balluku pohoi se deri në fund të prillit do të nisin fluturimet edhe në tre destinacione të Italisë, Romë, Bolonjë dhe Milano. Destinacion tjeter eshte edhe Londra në një moment të dytë.





Çmimet drejt Stambollit


Faqja e kompanisë është https://www.airalbania.com.al/en/.


Nëse një qytetar do të fluturojë për në Stamboll nga Tirana të martën në datë 25 prill në sistem bileta e tij kushton 15,200 lekë. Nëse zgjedh datën 27, çmimi është vetëm për vajtje 46,976 lekë, sipas faqes zyrtare https://www.airalbania.com.al/en/ .


Nëse ti zgjedh të fluturosh nga Tirana për në Stamboll në një udhëtim vajtje-ardhje në datat 25 prill-30 prill çmimi total i biletës kushton 44 500 lekë. Në rast se nisjen e zhvendos në datë 30 prill dhe kthimin në dy maj mund të sigurosh një çmim më ekonomik pasi nga Tirana në Stamboll çmimi është 18 106 lekë kurse nga Stambolli në Tiranë vetëm 6000 lekë. Por edhe pse duket një çmim ekonomik pasi bën kthimi është 6000 lekë në të vërtetë nuk ndodh kështu. Kur ti bën zgjedhjen e biletës dhe kalon në seksionin që duhet të të tregojë totalin nuk merr vlerën 24 106 lekë por 35 279 lekë. Kjo do të thotë që çmimet që reflektohen nga kompania nuk përfshijnë taksat dhe këtë klienti e kupton vetëm kur ndodhet para rezervimit.


bileta-air-albania.jpg






Krijimi i Air Albania dhe aksionerët


Në 16 qershor të vitit të shkuar , Qeveria përcaktoi për herë të parë procedurat për krijimin e shoqërisë “Air Albania” e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Tre ortakët e saj, sipas të njëjtit vendim, janë “Albcontrol”, sh.a., që përfaqëson palën shtetërore shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, sh.p.k.


Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në 13 shtator ku qartësohej edhe pjesa e aksioneve që zotëronte secila palë. Kështu “Albcontrol” zotëron 10 për qind të aksioneve, 41 për qind “MDN Investment” dhe “Turk Hava Yollari A.O” 49 për qind. “Air Albania” është cilësuar në deklaratat e Kryeministrit si një linjë që do të ofrojë çmime low cost për disa destinacione ku i pari do të jetë Stambolli. Në një dokument të Autoritetit të Konkurrencës të pak kohëve më parë ku bëhej edhe vlerësimi i përqendrimit bëhej e ditur se destinacionet e tjera pas Stambollit do të jenë Roma, Bolonja dhe Londra.


Në mes të shkurtit të këtij viti u njoftua nënshkrimi marrëveshjes tripalëshe financiare mes aksionerëve të kompanisë ndërkohë që u bë me dije se kompania ishte në procesin e përmbushjes së disa kërkesave teknike dhe hartimi dokumentesh si një hap që do të sillte certifikimin.\Revista Monitor
33291332903328933288

A eshte me te vertet nje kompani Shqipetare e transportit ajeror, apo thjesht ka emrin per ta bere me konkurues?
Duke ju referuar cmimeve ne foto, mund te quhet nje fimre low-cost apo eshte standarte si te gjitha te tjerat?
 
Qysh qenka kompani Shqiptare ... ku erdoqeni i turkut ka 49% te investimeve ?! Ne asnje menyre qe nuk eshte Shqiptare por kompani turke qe perdor emer Shqiptar , meqe bazen do ta kete edhe aty .. iT make sense qe te vjeli nen nje emer Shqiptar .

Mdn pastaj 41% edhe kjo kompani private ... ndersa pjesa tjeter 10% - ndeshi , i ngelet Edit kryeministrit tane .

Ne lidhje me c’mimet e tille ngjan si low cost tani per tani qe te mbledhi sa me shume njerez si fillim ... por kam pershtypjen qe c’mimet do te ngrihen me kalimin e kohes ... megjithate k’te ja leme kohes .
 
E pra, me 10 % capital shteterror dhe thone qe eshte kompani shqiptare, shteterrore madje.
Dhe cmimet po ti shofesh tabelat ne fund sme duken aq low-cost. Jan 120 euro, 18,000 ALL economy, Mu me duken cmime standarte.
 
E pra, me 10 % capital shteterror dhe thone qe eshte kompani shqiptare, shteterrore madje.
Dhe cmimet po ti shofesh tabelat ne fund sme duken aq low-cost. Jan 120 euro, 18,000 ALL economy, Mu me duken cmime standarte.

Provoje qe te blesh nje bilete qe ta shikojme , sepse mua qe k’tu e fus Air Albania e me del Turkish airlines .

Fut daten pshm pas dy javesh nje jave return .. Tirana - Istanbul ?

Pastaj biletat varen nga sezonet dhe krahasohen me linjat e tjera ... ka raste qe edhe me Raynair Edhe Pse low cost kushton me shume sec ka emrin. Mbaj mend ne Korrik per ne Podgorice ishte rreth £ 400 return
 
Kjo eshte pasoja qe dha dhenia me koncesion aeroportit te vetem ne Shqiperi. Shumica e Shqiptareve ikin ne Maqedoni dhe Greqi per udhetime me te lira. Sigurisht nese do ishin dhe 2 apo 3 aeroporte te tjera situata do ishte ndryshe.
 
Kjo eshte pasoja qe dha dhenia me koncesion aeroportit te vetem ne Shqiperi. Shumica e Shqiptareve ikin ne Maqedoni dhe Greqi per udhetime me te lira. Sigurisht nese do ishin dhe 2 apo 3 aeroporte te tjera situata do ishte ndryshe.
E per kompanin Air Albania cfare mendimi kishe?
 
Kjo eshte pasoja qe dha dhenia me koncesion aeroportit te vetem ne Shqiperi. Shumica e Shqiptareve ikin ne Maqedoni dhe Greqi per udhetime me te lira. Sigurisht nese do ishin dhe 2 apo 3 aeroporte te tjera situata do ishte ndryshe.
Mos harro se nga Miloti e ktej dmth nga veriu ja fusin per Mal te Zi lir edhe se paguan 70/80 mi lek taksi prap me lir sidomos nga Uk
 
Po eshte e vetjmja Shqipetare pra. Dmth thuhet se eshte Shqipetare. por vetem 10% te aksioneve jan prone shqipetare.
 
Si te gjitha te tjert... cfare prisnit :)
 
mos na i permend kett aman se nervat i kam ne kulm ???
 
Po eshte e vetjmja Shqipetare pra. Dmth thuhet se eshte Shqipetare. por vetem 10% te aksioneve jan prone shqipetare.
Pse e keni me kaq prb ne cdo vend te botes behen kto gjera BA (British airways ) e sa 100% anglese Jan investime
 
Ore ju se keni lexu me duket.
Kompania Air Albania eshte prezantuar nga kryeministri si kompanishteterore Shqipetare dhe me linja low-cost.
Aty thuhet qe vetem 10% eshte shqiptare dhe 90 % turke. Pra ne thelb eshte Turkish Airlines.
Dhe cmimi I nje bilete rreth 120 euro per mendimin tim nuk eshte low-cost. Kini parasysh qe deri tani ska pas ndonje kompani transporti airor Shqipetare. dhe ky duhet te njihet si dicka e re.
 
hahhahhbmosb mthujbmubper avion e autobusa sebnam 5 vjetbnebmaj te hundes
 
pertoj serio
neser tani mbojn syt xixa
 
Ore ju se keni lexu me duket.
Kompania Air Albania eshte prezantuar nga kryeministri si kompanishteterore Shqipetare dhe me linja low-cost.
Aty thuhet qe vetem 10% eshte shqiptare dhe 90 % turke. Pra ne thelb eshte Turkish Airlines.
Dhe cmimi I nje bilete rreth 120 euro per mendimin tim nuk eshte low-cost. Kini parasysh qe deri tani ska pas ndonje kompani transporti airor Shqipetare. dhe ky duhet te njihet si dicka e re.

E thena me te beren eshte larg shoku. Jo cdo fjale politikani duhet marre ne konsiderate. Nuk ka sipermarres shqiptar apo institucion shqiptar qe mund te kete ne pronesi nje linje ajrore. Kjo eshte nje genjeshter e radhes, show mediatik dhe porpagande politike. E thash dhe me lart, per sa kohe Rinasi eshte i vetmi aeroport do pranojme cmimet e tyre, megjithese personalisht perdor Shkupin per udhetim. ☺
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.