Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Astrit Balliu ......

Lina

NeTeDy.com ?
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
45,731
Unë do të kem mijëra dëshira
Dhjetëra shuhen, qindra mbijnë !
Por prapë ti mbetesh më e mira !
Kur shoh ty , sytë e mi ndrijnë !

Unë do të thur ëndrra gjithmonë
Dhe gjithmonë do të them sikur...!
Por nga ëndrra në realitet ...
Për mua gjithmonë ti do të jesh “urë” !

-Astrit Balliu-
 
Diçka ka ditur më shumë
I madhi Pushkin nga unë
Kur tha- t’ka hije zemërimi
Dhe më shumë nga vetë shikimi !

Kështu qenka me t’vërtetë
Po e shoh tani dhe vetë ...
Sa më shumë ti më zëmërohesh
Aq më shumë n’sy të mi hijeshohesh !

-Astrit Balliu-
 
Në sytë e mi të ishe ndryshe ...
Ndryshe them, sikur të të doja .
Në zemrën time , hyrë të mos kishe
Natë e ditë për ty s’do të mendoja

Ndryshe them ... , po të të mos doja !
Po të mos flija darkave gjithë frikë .
Ikjen tënde ndoshta dhe e pranoja
Por... të dua dreqin ! Dhe pikë !
-Astrit Balliu-
 
Them -s’ka gjë pra , le të ikë
Dhe kthehem shoh fotot e tua .
Befas më pushton një frikë
Jo jo të të humbas nuk dua !

Them -dhe tjetër le të gjejë
Tjetër do të gjej dhe unë
Por zemra ime s’do ta ndjejë ...
E shoh për ty do të vuaj shumë !
-Astrit Balliu-
 
S’KEMI RRUGË TJETËR ... !

Lumturia në tre pjesë ...
Thonë s’ka ndodhur që të ndahet.
Në rastin tonë ka marrë kthesë
Kështu është, dhe mend do të mbahet !

Atë e do, por do dhe mua
S’di kë t’lësh e kë të mbash ?!
Të zgjedhësh , të të vë s’dua
Se pa njërin e di do të qash !

Siç duket ka çfarë s’kam unë
E unë kam çfarë ai nuk ka ... !
Një rrugë kemi , u pa kjo punë
Të të kem kur ai s’të ka ... !
-Astrit Balliu-
 
Shumë urime moj Kosovë
Qofsh e lirë dhe sovrane
Sa në një , në tjetër sprovë
Mbeti e mjerë toka dardane !

Por unë prapë të jap urata
Mos u harroftë plaga e vjetër !
Për ty liria rrugë e gjatë
Hiç një zgjedhë e vër një tjetër !

Se me këta politikanë
Që më vure të të prijnë
Veç mundohen të të hanë
Për ç’ke hequr s’duan tia dijnë !

-Astrit Balliu -
 
SEPSE JAM DJALË DIBRE UNË ... !

Zemra ime han pa derë
E shoh për ty ka përfunduar
Ik e kthehu si përherë
E unë këtu duke përgjuar

E di që ti do të ikësh prapë
Por sërish tek unë do të kthesh
E them, pa ty nuk e shtyj gjatë
Por as ti si unë s’do të gjesh !

Sepse jam djalë Dibre unë
Dhe veten kollaj nuk e jap
Ikën dhe vuaj kaq shumë
Por buzëqesh kur kthehesh prapë !

- Astrit Balliu-
 
S’je për tu lënë ,të të kthesh shpinën
Për tu harruar normal që s’je !
Ti bën me shije edhe rutinën
Vitë me radhë ti i bën “dje”!

S’je nga ata që -mjaft ! Të bën të thuash .
Por nga ata që t’bën t’rrosh me frikë !
Ty dhe nga “hija” duhet të të ruash
Je oksigjen për mua dhe pikë !

-Astrit Balliu-
 
JETA ËSHTË ÇASTE LUMTURIE !

Ja kështu pra ndodh gjithmonë ,
Vjen momenti lumturohesh
Lër të tjerë pastaj të thonë
-ti tërë jetën stërmundohesh !

E pastaj ? Ia vlen them unë .
Jetë pa stërmundime s’ka !
Pikërisht , të shijon më shumë
Lumturia që shije djerse ka !

E di , do të më thoni ju ,
A ia vjen t’lodhesh kaq shumë ?
Ç’lumturi dhe kjo kështu ?
Kur jeta të ikën veç me punë ?!

Natyrisht! Të drejtë keni
Kjo është jeta , por i ka hije
Çdokush e di ç’është e vërteta
Jeta është çaste lumturie !


-Astrit Balliu
 
Do të flasin ... le të flasin ...
Punë kërkojnë dhe këta të mjerë !
Për jetën e tyre boshe , plasin ...
Mirë që merren me të tjerë ... !

-Astrit Balliu-
 
Eh, ta dija në të mungoj
Të mbaruar s’ka kjo natë
Sms-të unë rri lexoj …
S’ka një opsion-u lexua prapë

Dhe të shihje ti se sa herë
Jam kthyer e i kam lexuar
Vërtet ndihem “shpresëprerë”
Vështirë të hysh në të “harruar”

-Astrit Balliu -
 
EDHE NESE....!!!

Edhe nese na largojne kohet
ne nje cep te botes une
e ti ne nje tjeter
Edhe nese dashuri te reja
na pushtojne
dhe cdo dashuri e meparshme
behet e vjeter.
Dashuria jone do mbijetoje
per mua kjo dashuri
eshte si asnje tjeter !

Dashuria jone filloi
dhe mbeti e pambaruar
dashuria jone kurre
S'do kete te shuar!

Dashuria jone do mbetet
enderr e lakmuar

Dhe nese do humbemi
dhe s'do shihemi kurre!
Dhe nese me vone do mundemi
por s'do te takohemi kurre!

Do jemi prape bashke
do jemi si tani
se zemrat ikin...larg
mjafton te gjejne dashuri.

Ikin dhe serish kthehen
aty ku ti dhe une
qellon te kemi mbetur
dhe pse pa dashur shume.

Dhe nese do qelloje
qe ti te me harrosh
qe nese me ke dashur
t'mundohesh ta mohosh

Do jete kjo si perralle
qe dhe pse ty te trishton
kenaqesh,mallengjehesh
gjithmone kur e kujton.

Dhe nese te ti ndodhin
te gjitha sa lart thashe
do mbetesh tek une endrra
qe u lendova pse prape s'e pashe...!!!
"Astrit Balliu".
 
PRINCESHA IME !
Sa shpejt ti vitet i le mënjanë!
Thua se koha kundër më shkon,
Tashmë m'u rrite, m'u bëre ZANË
Dhe mua mendja gjetkë më shkon...

Pak e nga pak,se ç'më hyn frika
tek shoh të rritesh, të hedhësh shtat ,
trembem, e di? Se do vijë dita
që sytë e mi do mbeten thatë...

Ç'ndjenja të turbullta,që më pushtojnë
herë-herë e them:-nuk di se ç'dua?!
Habitem, vitet kaq shpejt kalojnë?!
Kur ti m'u rrite,m'u bëre GRUA!

S'ka gjë! Veç rritu ti bija ime,
fat e shendet ti të më kesh.
Ngado të shkosh,je drita ime
PRINCESHA ime gjithmonë do jesh!

Veç lumturohem,unë çdo ditë
dhjetë vjet kaluan,gjithë lumturi.
Dikush në më pyet se ç'është jeta!
Ty tregoj unë,për mua je ti!!

Ç'të them më s'di, se kaq shumë dua!
GËZUAR DITËLINDJEN! Gjithmonë gëzuar!
Ma bën të bukur,ti jetën mua!
Në çdo hap që hedh, ti qofsh e bekuar!!!
Astrit Balliu
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.