Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

"Brengë shpirti"

Melooo

Delite??
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shta 14, 2020
Mesazhe
1,344
-Pjesa 1
Brengë shpirti..
Lexim të këndshëm?

•Zgjohuni vajza është ora për ushqim..
U dëgjua ai zëri i zonjës Flutura,i cili ishte kthyer si një alarm mëngjesi për neve.
Hapa sytë për të filluar sërish 1 ditë të lodhshme dhe pa êndrra për jetën.
Ajo bardhësia e dhomës,krevatët që ishin të vendosur rresht njëri pas tjetrit ta shtonin akoma më shumë pikëllimin.
Edhe pse atje ndodheshim shum vajza,dhe nuk kishte minut që zërat tanë të mos gumëzhinin vetmia në sytë tanë vërehej lehtshëm.
Ajo salla e ngrënies nuk të jepte atë ngrohtësinë familjare,nuk mund të kërkoje 1 ushqim të caktuar që ty të pëlqente pasi askujt nuk i interesonte kjo pjesë,ishe e detyruar të konsumoje çfarëdo të prurnin në tavolinë.
Edhe kur ndodhte kjo gjë qëndroja edhe pa ngrënë,e gjith natën pastaj dëgjoja zhurmën e
stomakut tim nga uria.
Ne nuk kishim prindër,ne jetonim në jetimore,nuk e dinim prejardhjen tonë,e vetmja gjë që kishim mësuar ishte emri i gruas që na kishte sjellë në jetë,nuk mund ti quanim “nëna” pasi këtë fjalë buza jonë nuk e kishte thënë kurrë.
Pothuajse të gjitha kishim po të njëjtën histori,dikush na kishte braktisur që foshnjë atje dhe më pas nuk ishte kthyer më kurrë për të parë se a jetojmë a jo.
Un isha pak më ndryshe,dalloja nga fëmijët e tjerë për shkak të problemit që kisha në të folur,e kisha të vështirë të shprehesha.
Kur mbusha 10 vjeçe e ndjeva pēr herë të parë veten në siklet pêr shkak të këtij problemi,kishte vajza të cilat edhe më tallnin dhe nuk dëshironin të shoqëroheshin me mua,por kishte e të tjera që më përkrahnin.
Momenti më i keq nuk ishte as ushqimi,as fjetja në 1 dhomë të ftohtë,dhe as gjendja e keqe e banjove,por kur vinte 1 familje dhe donte të birësonte njërën prej nesh.
Saher vinte ajo ditë,ne rreshtoheshim të gjitha për një,të lara dhe të rregulluara sikur dikush do na blinte dhe duhet të dukeshim perfekte.
E kuptoja se ata mendonin për të mirën tonë,dhe se ajo ishte e vetmja mundësi që fati jonē të ndryshonte,por nga ana tjetër ata nuk mund të ndjenjin zhgënjimin që përjetonte çdosecila nga ne kur nuk ishim e përzgjedhura.
Unë e dija fort mir se askujt nuk do i pëlqente të kishte 1 fëmijë me probleme,ndaj saher vinte dikush isha e qetë,nuk shqetësohesha pasi në vetvete isha e sigurt se smë donte askush.
Herë pas here shikoja fëmijët e tjerë që kalonin në rrugë të kapur përdore me mamin dhe nga dora tjetër mbanin akullore të mbëdhaja me shije të ndryshme ashtu siç do e doja edhe unë.
I vështroja me ngulm deri sa largoheshin e nuk dukeshin më,ndonjëherë madje mbyllja sytë e ëndërroja për akulloren.
Çfar mëkati kishim bërê ne që e kishim merituar atë fat të tillë?
Vallë a nuk ishim edhe ne fëmijë si gjith të tjerët?
Pse duhet të rriteshim på aromën e nënës dhe përqafimin e babit?
Sa zemër gur mund të kishin qënë ato femra të cilat na kishin flakur tek ajo ndërtesa e vjetër 2 katëshe dhe më nuk ishin bërë të gjalla..
Emri im është Mati,dhe kjo është 1 pjesë e ditarit tim,vendosa ta bëj publike sepse ka plot femra që braktisin foshnjat e tyre,por på e ditur sesi do e luftojnë ato jetën krejt të vetme..

Vazhdon...
 
-Pjesa 2
Brengë shpirti..
Lexim të këndshëm?

•Çdo ditë që kalonte për ne nuk kishte ndryshim nga tjetra.
Rutina jonë ishte jetimorja,shkolla dhe sërish jetimorja,e quaj të tillë sepse asnjêher të vetme nuk e ndjeva si shtëpi.
Nuk e kishim atë fëmijërinë e dëshiruar,edhe pse me moshë ishim shum të vogla punët që bënim neve nuk i bënte asnjë i rritur.
Përveç gatimit,gjithçka tjetër rreth pastërtisë ishte në dorën tonë.
Lodheshim,dimrit të ftohtë mbërdhinim duke larë rrobat jashtë sepse askush nuk kujtohej të na blinte lavatriçe,shpesh herë edhe lëndoheshim nga padituria,por sërish askujt nuk i interesonte kjo pjesë.
Rrallë herë përpiqeshim të paraqesnim ankesat tona por e vetmja përgjigje që merrnim ishte ndonjë shuplakë e fortë në fytyrë.
Po po,kishim edhe dhunë fizike veç asaj psikologjike,ndonjëherë i justifikoja punonjset se nga lodhja e tepërt me neve reagonin në atë mënyrë,por edhe neve ishim me shpirt,vallë a na mendonin ato sikurse neve për gjëndjen e tyre,apo na shifnin veç si objekte pune?!
Kjo ndoshta është 1 pyetje që nuk do ja marr kurr përgjigjen,edhe pse e di fort mirë sërish nuk dua ta pranoj,dua të vazhdoj ta kem si pyetje në kokë.
Netët e vona kur shtriheshim në krevat nuk e ndjenim trupin,as gjumi nuk na zinte,të gjitha qëndronim ashtu në heshtje duke vështruar tavanin të cilin e ndriçonin dritat e rrugës,dhe të gjitha mendonim për të njëjtën gjë,mendonim për familjet tona.
Dhe era që frynte si e marrë dëgjohej nga dritarja,i ftohti i saj që depërtonte brenda na ngrinte trupin,batanijet e holla që mbuloheshim pothuajse nuk mbanin asgjë,duke u dredhur dhe mbështjellur kok e këmb bashk përpëliteshim,mezi e prisnim agimin.
Nuk mbaja mend as datëlindjen time,sepse në atë ditë askush nuk kujtohej të më uronte,nuk kisha ngrënë kurrë 1 cop tortë,nuk i kisha fryrë qirinjtë dhe të shprehja 1 dëshirë,nuk merrnim dhurata dhe as surpriza.
Neve nuk e kishim përjetuar ende atë ndjenjën e lumturisë kur ble diçka të re,lumturia jonë më e madhe ishte kur njerëz vinin me çanta të mbëdha të cilat mbanin veshmbathje të përdorura,dhe na i lëshonin përpara këmbëve si të kishim qënë kosha mbeturinash,çdosecili na paragjykonte dhe përbuzte,nuk arrija ti kuptoja njerzit,ftohtêsinë e zemrës së tyre.
I hapnim ato qese si të ishin thesar,edhe pse kishte rroba të vjetêruara,të dala nga moda,dhe pothuajse të gjitha ishin diku të grisura por ne sërish i veshnim me entuziazëm,shkonim para pasqyrave dhe na dukej vetja sikur lulëzonim,edhe pse realiteti ishte krejtësisht ndryshe ne përpiqeshim të luanim rolin e princeshave,ah sa të pafajshme ishim.
Shkolla ishte 1 vështirësi më vete,bullizmi nga fëmijët e familjeve të pasura nuk ndërpritej kurrë,ne nuk reagonim nga asnjë provokim i tyre,ulnim kokat duke qarë dhe largoheshim të copëtuara,fundja kishin të drejtë,çdo fjalë që thoshin nuk ishte gënjeshtër,nga kush mund të kërkonim drejtësinë dhe barazinë kur ne vet ndiheshim shum më poshtë?
Sã më shum rriteshim,aq më shum rritej edhe dhimbja e urrejtja brenda nesh.
Nuk e ëndërroja të ardhmen time,shpesh herë kisha dashur ti jap fund jetës,por ngrihesha në këmbë veç për 1 arsye,të kërkoja dhe të gjeja nënën time biologjike,ta pyesja se pse e krijoi fatin tim të tillë,pse më kishte braktisur,a ishte e lumtur,a mund ta zinte gjumi natën duke mos ditur se çfar ndodhte me egzistencën time??!
A e kishte ajo 1 zemër,por e gur të ishte besoj do ishte ndarë përgjys nga ulërimat e 1 foshnje..
Isha e vendosur se 1 ditë do ballafaqohesha me atë,do e bëja të pamundurën të mundur,vuajtjet që kisha kaluar do ja shprehja asaj,do ja përplasja në fytyrë bëmën e saj..

Vazhdon..
 
Joo.
Po e lexoj nga një grup në facebook, dhe ngaqë më pëlqej doja ta sillja dhe këtu ??
Do na pelqente me shume te kishim dicka te krijuar nga ty....
Une e kam dicka te tille, por se kam perfunduar ?
 
Do na pelqente me shume te kishim dicka te krijuar nga ty....
Une e kam dicka te tille, por se kam perfunduar ?
Unë e kam një libër tê përfunduar, por i pa botuar, kur isha në klas të 9-ntë e kam shkruar,bashk me një miken time..
"Një fillim i trishtuar me një fund të lumtur"
Nëse do jem ktu ndoshta do e sjell nga një pjesê gjdo darkë, por po mundohem të rri larg?, si duket do dali gjithmon diçka që tê hy ??.
Do na sjellesh dhe ti një pjes nga ajo që po shkruan ..
Aaa sa më pëlqejn kto diskutime, kshu ka lezet ??
 
Unë e kam një libër tê përfunduar, por i pa botuar, kur isha në klas të 9-ntë e kam shkruar,bashk me një miken time..
"Një fillim i trishtuar me një fund të lumtur"
Nëse do jem ktu ndoshta do e sjell nga një pjesê gjdo darkë, por po mundohem të rri larg?, si duket do dali gjithmon diçka që tê hy ??.
Do na sjellesh dhe ti një pjes nga ajo që po shkruan ..
Aaa sa më pëlqejn kto diskutime, kshu ka lezet ??
Me pelqen....
Shpresoj te te lexoj ?
 
Do na pelqente me shume te kishim dicka te krijuar nga ty....
Une e kam dicka te tille, por se kam perfunduar ?
Te uroj suksese pafund?
Gezohem kur shoh se ka njerez creativ dhe qe duan boten e artit ?
 
-Pjesa 3
Brengë shpirti..
Lexim të këndshëm❤️

•Koha sakaq kalonte,dhe duke u rritur nisa ti mendoja dhe analizoja gjërat më thellë.
Ishte datëlindja ime,mbushja 17 vjeç të paktën kshu më kishin thênë zonjat që punonin tek jetimorja.
Nuk ndihesha e lumtur,për mua ishte 1 ditë e zakonshme,nuk arrija ta kuptoja ndryshimin.
Ndonëse të gjith fëmijët rreth e mbanë botës,të cilët rriten pranë familjeve të tyre mezi e presin pasi duart e tyre mbushen nga dhurata të ndryshme,un rrija e vetme në dritare dhe lëngoja në heshtje për fatin që kisha.
Zemërimi që kisha për femrën e cila mê kishte sjellë në jetë dhe më pas më kishte braktisur ishte shum I rëndë,por tek tuk ëndërroja përqafimin e saj,sesi do kisha jetuar nëse do isha bashk me atë,ndonjëherë mendoja se ajo ndoshta mund të kishte vdekur,se ndoshta kishte arsyet e veta për largimin,pëpiqesha të justifikoja gabimin e saj.
Nuk mund ta gënjeja veten sado që e dëshiroja një gjë të tillë,vështirësitë që hasja çdo minut më shtonin mllefin.
Atë dit ajo ndërtesa e vjetër 2 katëshe më dukej sikur më mbante frymën,shpirti më ishte lodhur nga monotonia e përditshmërisë,doja të largohesha,të ndihesha pak e lirë,të ngatërrohesha mes turmës së njerëzve dhe mos dalloja se kush isha,se isha apo jo jetime,mos të bullizohesha nga askush.
Sytë më zunë 1 qëndër interneti,futa dorën tek xhepi i xhaketës dhe në të kisha disa monedha,buza më qeshi dhe plot hare u nisa për atje,doja të humbisja në 1 tjetër dimension,do paguaja dhe do e zotëroja atē kompjuter edhe pse pak minuta,ndërsa atje ku jetoja edhe televizorin e shikonim me orar.
Hapa edhe un 1 profil në facebook,pothuajse gjith bashkmoshatarët tim në shkollë kishin 1 të tillë,madje dhe telefona duke e kaluar shumicën e kohës mbi ekranet e tyre.
Pak minuta më vonë më vjen 1 kêrkes miqêsie,ishte 1 djalë diku tek 23 vjeç kshu shkruante tek të dhënat e tij,emrin e kishte Adrian.
Dukej shum i paraqitshëm,menjëherë e pranova,më dukej vetja e bukur dhe e vlerësuar në ato çaste,dhe ashtu duke shikuar fotografitë e tij një pas një më vjen 1 mesazh “çkemi”.
Ishte ai,duart nisën të më dridheshin nga emocionet.
I ktheva përgjigje dhe nisëm 1 bisedë,po më pyeste gjêra për të mësuar se kush isha unë,ku jetoja etj etj.
E harruar tërësisht përpara tasjterës,ndjej 1 dorë tek shpatulla..
•Është koha të largohesh..-u dëgjua të më thoshte pronari.
U skuqa komplet në fytyrë,i kërkova ndjesë dhe pak kohë sa të përshëndetesha me personin që po flisja.
Rrugës duke u kthyer ndihesha sikur po fluturoja,imazhi i tij nuk po më hiqej nga mendja,ishte hera e parë që kisha pëlqim ndaj 1 djali.
Tashmë ai ishte kthyer në 1 motiv për mëngjeset e mia,shkoja në shkollë dhe mbas asaj vrapoja për tek qëndra e internetit ku rrija afërsisht 1 orë,nuk mundesha më tepër.
Kishin kaluar 2 javë që nga dita që ishim njohur me njëri-tjetrin,nuk doja ti tregoja se kush isha unë në të vêrtetë mbas atij ekrani,atë pak kohë kur flisja me Adrianin transformohesha në dikush tjetër,harroja çdo problem dhe hiqesha si 1 vajzë që nuk kishte asnjë mangësi në jetën e saj.
Ai shpesh herë më kërkonte të takoheshim,por un i shmangesha kësaj pjese duke e gënjyer se s’kisha kohë të lirë,i thoja se kisha telefon por nuk qëndroja shum në rrjetet sociale pasi angazhimet ditore më frenonin.
Natën kur shtrihesha në krevat dhe vendosja kokën tek jastëku ëndërroja vetëm atë,dëshirën për ta takuar ball përball e kisha të madhe,por frika se mos ndoshta ai do zhgënjeheshe nga unë dhe realiteti im më rrëzonte pêrtokë.
1 ditë teksa mbarova shkollën,e shof atë pranë derês së madhe hyrêse,nuk po e doja veten,ngriva e gjitha dhe nuk po më shtyheshin këmbët të bëja 1 hap para..
R.H

Vazhdon..
 
E ke ca te tjere?
 
Qyqjaaaa as unn se dija se kam kaq shum, nick name, si me ken e kērkuar nga interpoli?????
Aahahahahahahahah ça ishte ajo ????
Allahu diten e gjykimit do te denoj per shpirtrat qe ke lon vare ?
 
-Pjesa 4
Brengë shpirti..
Lexim të këndshëm?

•Ashtu e ngrirë duke qêndruar shof atë teksa po më afrohej,dridhjen e këmbëve e ndieva më të fortë në ato momente.
-Çkemi,a nuk më njofte?!..-u dëgjua të më thoshte ai,dhe vuri buzën në gaz.
Përpos dridhjeve mu shtua edhe ndjesia e turpit,faqet i ndjeja sikur po më përcëlloheshin nga zjarri,ula kokën dhe me gjysmë zëri ju përgjigja;
-Përshëndetje Adrian,më fal që u solla në këtë mënyrë por ardhja jote më erdhi disi papritur.Si e gjete shkollën time?..-vazhdova duke e pyetur disi e habitur.
-A dëshiron të bëjmë 1 xhiro me motorrin tim dhe të flasim pak më qetë,e un do të të tregoj gjithçka..-vijoi ai.
Nuk e mendova gjatë dhe direkt pranova,ishte hera e parë që do shëtisja me motorr,ishte me të vërtet 1 adrenalinē më vete.
Shkuam diku jashtë qytetit,ishte si 1 pyll ku brenda tij ndodhej 1 liqen i vogël,kaltërsia e tij të qetësonte.
-Pse më ke gënjyer gjat gjith ksaj kohe duke u hequr si dikush që nuk je??..-më pyeti krejt papritur.
Nuk dija se çfar justifikimi ti thoja,u ula tek bari jeshil,mbështeta kokën tek këmbët dhe i thash ;
-Un..un e di se kam gabuar,madje shum keq,por më beso nuk e doja diçka të tillë.Ndihesha shum keq nga jetesa ime,mendoja se nëse do e dije të vërtetën do më paragjykoje dhe do largoheshe ashtu siç e bëjnë shumica në shkollë.Të lutem më fal..-vazhdoja e vazhdoja të pendohesha.
Ai për 1 çast nuk foli,vështronte liqenin dhe dhe her pas here kthente kokën sã majtas-djathtas dukej sikur kërkonte diçka.
-A je i zemëruar me mua??..-e pyeta sërish,me shpresën se përgjigjja e tij do ishte ajo që prisja.
Erdhi pranê dhe u ul përball meje,me dorën e tij nisi të më përkëdhelte flokët dhe duke kafshuar buzën e vet belbëzoi;
-Sã vajz seksi që je.
Ato fjalët e tij disi më tingëlluan,nuk isha mësuar me komplimenta të atij lloji,u ndjeva keq dhe u përpoqa të ngrihesha në këmbë,por ai më tërhoqi për krahu duke më ulur sërish poshtë.
-Çfar je duke bërë?Ma lësho dorën se po më dhemb..-i thash duke e shtyrë me aq fuqi sa zotëroja.
-Tani nuk ke nga shkon,do e paguash atë mashtrimin tënd të bukur..-më tha,dhe shikimin e kishte me perversitet.
Nisa të bërtisja me të madhe,por ishte e kotë ai vend ishte i shkretë,askush nuk ndodhej atje përveç meje dhe atij.
E gjenda veten posht,këmbët e tij mbanin ato të miat të cilat dridheshin,me njërën dorë më mbante gojën që mos të më dilte zëri kurse me tjetrën më prekte kudo.
Qaja e ulêrija nga dhimbjet që po ndjeja,por atij nuk i interesonte,synimin e kishte për kënaqësi vetjake.
Ato momente sado përpëlitesha në dherin e zi nuk munda ta groposja veten time,mendja ndaloi së menduari dhe sytë mu errësuan,e lusja Zotin që të mbaronte ajo torturë,isha si e ngrirë pavarsisht se ai po e shijonte atë.
Mbaroi punë,mbërthevi pantallonat dhe duke ndezur cigaren mu drejtua;
-Si tu duk hera e parë,besoj nuk shijoni gjëra të tilla atje tek jetimorja juaj...-dhe qeshi me të madhe.
Shpirti im i vrarë këtë herë mori goditjen përfundimtare,trupin e sakatosur dhe të lodhur nuk e doja më,nisa ta çirrja me thonj por dhimbje nuk ndjeja,veç rrija ashtu e përhumbur madje as lot nuk më dilnin më,më ishin përtharë.
-Do të të dërgoj 1 taksi të vij të të marri e të shkosh tek shpia jote e bukur,kushedi sã merak do jetë bërë familja jote..-po tallej me mua teksa hypi në motorr dhe po largohej.
U braktisa për tê dytën herë në jetën time,fati sërish më doli kundër dhe më përplasi.
A mos ishte vallë faji im që u besoja njerëzve aq lehtë?
Mos më paragjykoni.
Isha një vajzë vetëm 17 vjeçe,nuk e kisha pasur një nënë që të më mësonte sesi ta ndaja të mirën nga e keqja,të më mësonte se bota do ishte edhe më e egër nga sã e prisja,nuk e kisha 1 shpatull ku të mund të mbështetesha dhe të këshillohesha,sepse un...un isha një jetime,isha fëmijë i flakur tutje dhe duke mos marrë dashuri nga personi që më kishte dhënë frymë nuk e kisha tē drejtën ta kërkoja nga askush tjetër,e fundja kush do interesohej për mua.
Sakaq taksia mbërriti,rrobat I kisha gjithë baltë dhe të grisura..
R.H.

Vazhdon..
 
  • Dashuri
Reactions: .
-Pjesa 5
Brengë shpirti..
Lexim të këndshëm.?

•Zotëria që erdhi nuk doli fare nga makina,uli xhamin dhe me 1 ton zëri disi të sertë më tha;
-Ke ndërmend të vish apo të iki sërish?
Zemërngurtësia e tij më habiti,gjendja ime e mjerueshme vërehej dukshëm,e vëreta është se nuk ishte problemi i tij halli im por njerzit disa herë ose të paktën në disa momente duhet të tregojnë atë humanizmin e tyre,të paktën un isha një e tillë.
U ngrita ashtu çalë-çalë me trupin e dërrmuar dhe hypa tek taksia,doja veç të bëja 1 dush e të shtrihesha të flija pak,nuk kisha fuqi për asgjë.
Taksisti nuk më pyeti për destinacionin tim,veçse kur u ndal makina dhe gjendesha përballë jetimores,si duket Adriani i kishte marrë të gjitha informatat.
Hyra në oborr dhe dëgjoj drejtoreshën teksa më thêrret nga dritarja e zyrës së saj.
U drejtova për tek ajo,edhe pse këmbët nuk i ndjeja dhe sytë më ishin errêsuar.
Trokita në derë dhe nga përgjigjeja që mora e kuptova se ajo ishte e nervozuar,por nuk e dija arsyen.
-Ku ke qënë që je katandisur kështu??..-më pyeti duke më vêshtruar me ngulm në sy.
-Un..un nuk di çfar të them..-ja ktheva.
-Mjaft më belbëzove ashtu më kot,por trego troç..-mu kundërpërgjigj ajo sërish.
Fjalët e saj më vravën,ula kokën dhe nisa të qaja me dënesë,nuk doja të tregoja për atë çka kisha përjetuar,më vinte turp akoma edhe nga vetja ime.
-Ke qënë me ndonjë djalë apo jo??
-Unë...ai nuk ishte ashtu siç un e mendoja,ai abuzoi me mua..-i thash,dhe nisa të qaja edhe më shumë,më rikujtoheshe ai moment sërish.
-Ti paske kryer marrëdhenje seksuale në këtë moshë?
-Unë..-dhe pa thënë asnjë fjalë tjetër e shof drejtoreshën teksa më afrohet dhe më godet me shpullë në fytyrë.
-Turp të kesh,femër e përdal e pa pik vlere njësoj si nëna jote,shporru që këtu e mos të të shof më.Nuk do e ulim ne reputacionin tonë për shkak të qejfeve të tua..-ishin fjalët e saj të fundit teksa më tregonte me gisht daljen.
U ula në këmbët e saja dhe iu përgjërova edhe pse ato që më tha më therën më shumë në shpirt sesa ajo skuqja e faqes.
Sado që u përpoqa nuk munda ta ndryshoj vendimin e saj,ishte e vendosur të më flakte në rrugë.
Ishte natë kur u gjenda mes 4 rrugëve krejt e vetme dhe pa suportimin e askujt,deri dje isha 1 jetime ndërsa sot u ktheva edhe në endacake.
Nuk më lanë të merrja as sendet e mia,thjesht më përjashtuan sepse simbas tyre nuk isha më 1 femêr e moralshme dhe do isha shembull i keq për vajzat e tjera të jetimores.
Nuk arrija ti kuptoja njerzit,dukej sikur zemrat e tyre ishin të krijuara prej akulli,sikur bota ishte kthyer vetëm në interes,ku opinioni ishte më i rëndësishëm sesa jeta e dikujt,ku femra nuk e ndihmonte femrën,ku mashkulli çfarëdo që të bënte justifikoheshe veç mbas gjinisë së tij.
A thua ishte faji im?
A doja un ta shkatërroja rininë time dhe të përjetoja një ndër gjërat më të shëmtuara në jetë,ku veç dhunës fizike që hasa ajo psikologjike nuk do më ndaheshe më asnjëherê?
Pse njerzit vallë paragjykonin aq lehtë,pse ne vajzat duhet të ishim aq shum të nënshtruara?
Shumë pikpyetje kisha në kokën time që edhe sot nuk kam arritur tua gjej zgjidhjen.
Tashmë nuk e dija se nga tia nisja apo se çfar tē bêja,e vetmja gjë që doja ishte të vdisja,nuk doja ti rëndoja më kësaj toke ku I drejti dënohet dhe fajtori krenohet,edhe ashtu e dija se askush nuk e vërente mungesën time,askush nuk do qante për mua,ndihesha më e vetmuar se kurr më parë.
Duke u endur rrugëve me barkun bosh,dhe duke u dridhur nga i ftohti shof 1 makinë që po drejtohej për tek unë me shpejtësi dhe ishte duke i rënë bories...

Vazhdon...
(Kalofshi bukrur e gjithmon qofshi mir,
Ah dhe kujdesni me fotot që postoni sepse nga një foto pa dashje i çoni të tjerët tek idenniteti juaj ???
(Kaq kisha) ??bye all
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.