Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Copëza shkrimesh, në gjuhë të ndryshme

Një çift bashkëshortor festoi 25 vjetorin e martesës së tyre, pa grindje..

E pyetën bashkëshortin: si keni mundur të kaloni 25 vite bashkë, pa asnjë grindje?

Tha: në muajin e mjaltit morëm nga një kalë dhe dolëm në piknik. Kali e rrëzoi bashkëshorten time të mjerë, përtokë. Ajo u zgjua, e përkëdheli kalin dhe i tha: kjo është hera e parë..

Kali e rrëzoi për së dyti, ajo përsëri e përkëdheli dhe i tha: kjo është hera e dytë..

Herën e tretë, përsëri e rrëzoi. Bashkëshortja me qetësinë më të plotë u ngrit, e hapi çantën, nxori pistoletën, e qëlloi kalin në kokë dhe e vrau..

Unë - tregon bashkëshorti - i bërtita me qortim: ç'bëre oj e çmendur, oj e sëmurë.. pse e vrave kalin?

Mu afrua, më përkëdheli kokën dhe qetë më tha: më shave, dhe kjo është hera e parë.. që prej asaj dite ne jetojmë në paqe, dashuri, lumturi dhe qetësi të plotë..aq mirë sa që nuk kemi arritur herën e dytë.
1f609.png


22730044_1430116690436527_4807821963249745278_n.jpg
 
He stepped down , trying not to look long at her , as if she were the sun , yet he saw her , like the sun , even without looking.

~ Anna Karenina
 
Ti po më humbet

Ti po më humbet, por jo menjëherë,
Pak e nga pak, a ndoshta me grimca.
E duke më kthyer në një lis të mjerë,
Që rrëzon mbi baltë gjethet e trishta.

Ti po më humbet, po më humb pa zë
Ndërsa ndezim sherre, çast pas çasti.
Ti po më humbet dhe s’kupton asgjë,
As të më qash mua,s’do të jepet rasti.

Ti po më humbet si humbje pa lidhje,
Por vdekja, nuk di të ndahet në pjesë.
E kur të kujtohesh për fytyrën time,
Do gjesh një kufomë, shqyer në mes.

Ti po më humbet, pse më humb kështu,
Unë e dua vdekjen të më ketë dhe nur?
Pse më kthen nga lis, në një copëz dru,
Pse po ma heq shansin, të iki si burrë!?

Ti po më humbet, si një cung mbi tokë,
Gjej humbje tjetër, mos ndihesh me faj.
Si lisit sëpatën, futma thellë në kockë,
Të shembem përdhe, po deshe më qaj!

Sokrat Habilaj
 
Një mashkull i dobët nuk mund ta dashuroj një femër të fortë. Ai nuk di të dijë çfarë te bëjë me të!
 
Kërkimi ndjesë është nivel i lartë i kulturës.
Injorantët mendojnë se është nënçmim.

Azemin.Js
 
Atëherë , këto duken si copëza shkrimesh , tema të tilla ka plotë.
Nëse e shikoni të arsyeshme , të hudhen tek tema përkatëse.

P.s Të bukura Ela : )
 
¿Por qué estoy vivo
y el vaso lleno de agua
y la puerta cerrada
y el cielo igual que ayer
y los pájaros dorados
y mi lengua mojada
y mis libros en orden?
¿Por qué estoy muerto
y el vaso igual que ayer
y la puerta dorada
y el cielo lleno de agua
y los pájaros en orden
y mi lengua cerrada
y mis libros mojados?


Why am I living
and the glass full of water
and the door shut
and the sky just like yesterday
and the birds golden
and my mouth wet
and my books in a row?
Why am I dead
and the glass just like yesterday
and the door golden
and the sky full of water
and the birds in a row
and my mouth shut
and my books wet?

love this poem.

Jorge Eduardo Eielson
 
Historia e jetes se nje lypsi tejkalon vlerat e gjakut te nje fisniku
William Shekspare
 
Ndoshta

Ndoshta ti je lodhur duke mbajtur peshën e ditëve të mia
dhe do të duash të flakësh tej hijen time,
e pas perdeve të gënjeshtërta të kohës
do të kërkosh t'u fshihesh syve të mi
trembur nga pafundësia
a nga hapësira pa skaj që afronte dashuria ime,
e ditëve ndoshta do t’ia shkundësh kokën fort për t’ia shpërndarë vegimet
e netëve do ia ndalësh ëndërrimet,
për të fshehur veten kushedi se ku, kushedi se si.

Por po të them se pastaj do të vijë një çast në një ditë fare të zakonshme
kur befas një eklips
do të më mbulojë me errësirë të plotë shijen tënde,
e hapat e mia që largohen
do të trokasin në thatësirën e shpirtit ftohtësisht
si ato të kalimtarit të fundit në bulevard në një natë të vonshme
duke fshirë pamëshirë çdo gjurmë të mbetur në mendje.

E ndoshta ti atë ditë
do të mundohesh më kot të ujitesh pemët e vyshkura të shpirtit
sepse pesha e ikjes time do të jetë më e rëndë
e do të lodhë më shumë se vetë lodhja jote.



(Ripunuar
Nga vëllimi në proçes "Toka e nderit të mjaftueshëm)
 
E PERDITESHMJA,
Iku e djeshmja
po vjen e nesermja
Cdo dite me nje realitet
te dyve na perball
sado larg te jemi,
kesaj bote
Shpirti do ndjeje mall..
Kur brenda tij, lind nje deshire
Jeta frymon sa me mire.!!

Me dite pushimi te jemi
mendja mes endrash , fluturon
Vine keto dite sjellin kujtime
muza shpirtin e ngacmon...!!
Nis shkruan pena e poetit
sado larg te jete nga mikja
nuk rreshten as ndalon...
Eshte mosha ne rritje,
sa shpejt po na iken
Apo gjurmet e lena ne vite
sjellin nostalgji....
Shpirti I poetit ende I vuan
ka mall nuk gjen qetesi...!!

Vjen ky mengjes, syte hapa
nga gjumi plot endra,
shtratit jam ngritur....
Hap dritaren lart veshtroj
Rete e murme qiellit
jane zbritur.
Tokes si nje mjegull I afrohen
jashte sot ben ftohte,
vjeshta eshte duke ikur...
Grimca debore shoh te bien
floke , floke fytyres sime.
E solla ndermend, kete çast
portretin e bukur te saj
duke e lexuar neper fjal'....!!

Nuk me sjell justifikime
ne qytet kishte dal,
Binte shi vjeshtor, ndihej mire
e kam larg, kesaj zemres sime..
Me sinqeritet me thote :
nuk kisha internet
do flasim, bleva nje kart'..
I thone vjeshte
Sa u gezova, ne moment
sikur qiellin pushtova
do ndjehemi prane..
Nuk do mungoj si me pare,
Ja cfare sjell nje dite e re..!?
E PERDITESHMJA,
Vjen tek ne,
largesia te ben, te jesh prane
Kur ne shpirt ke mall
ndjen frymen se je gjall'...!!

-web-
 
The time will come
when, with elation
you will greet yourself arriving
at your own door, in your own mirror
and each will smile at the other's welcome,

and say, sit here. Eat.
You will love again the stranger who was your self.
Give wine. Give bread. Give back your heart
to itself, to the stranger who has loved you

all your life, whom you ignored
for another, who knows you by heart.
Take down the love letters from the bookshelf,

the photographs, the desperate notes,
peel your own image from the mirror.
Sit. Feast on your life.

by Derek Walcott


Learn to love oneself.
 
A man in his life.

A man doesn't have time in his life
to have time for everything.
He doesn't have seasons enough to have
a season for every purpose. Ecclesiastes
Was wrong about that.

A man needs to love and to hate at the same moment,
to laugh and cry with the same eyes,
with the same hands to throw stones and to gather them,
to make love in war and war in love.
And to hate and forgive and remember and forget,
to arrange and confuse, to eat and to digest
what history
takes years and years to do.

By Yehuda Amichai

A man doesn't have time.
When he loses he seeks, when he finds
he forgets, when he forgets he loves, when he loves
he begins to forget.

And his soul is seasoned, his soul
is very professional.
Only his body remains forever
an amateur. It tries and it misses,
gets muddled, doesn't learn a thing,
drunk and blind in its pleasures
and its pains.

He will die as figs die in autumn,
Shriveled and full of himself and sweet,
the leaves growing dry on the ground,
the bare branches pointing to the place
where there's time for everything.


Verzonden vanaf mijn iPhone met Tapatalk
 
kam jetu me ty
ne vetmite e mija te ngushta
e hermetike
qe as nji drite
s'mundet me piku ne te.
kam jetu me ty
kur ti ke heshte
kur ti ke ike
kur ti s'me ke dashte
kur ti s'je interesu
as ku jam
a jetoj
a jam ma
a kam ajer
a kam malle
a kam ftohte
a kam pune
a jam i dikujt
a me ke dal
apo kam vdeke.
kam jetu me ty
ne zemren teme
qe merzite e perdorin si shtrat
e leshojne rranje
kur ti nuk je
e kerkon fryme tjeter,
e nuk me flet ma
e nuk e di ca ban.
kam jetu me ty
e jetoj edhe pa te pase
se pa ty nuk kam force ta baj

Elhaid Cufi
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.