Cristiano Ronaldo akoma nuk ka zbritur në fushën e blertë për të luajtur me fanellën e Juventusit, por pavarësisht kësaj ai ka vendosur rekordin e tij të parë si bardhezi.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka marrë plot 11.669. 391 like në rrjetin social “Instagram” me fanellën e Juventusit, duke e bërë atë postimin e katërt më të popullarizuar të të gjitha kohërave. Ky postim kalon njoftimin e lindjes së fëmijës së tij vitin e kaluar, ndërkohë që rekordi mbahet nga postimi i Kylie Jenner që ka një shifër prej 30.9 milionë like në postimin ku njoftoi lindjen e pasardhësit të saj.
Një rekord ky i Ronaldos që pritet të pasoj shumë të tjerë dhe tifozët e Juventusit kanë nisur të besojnë verbërisht.