• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.
  • Kerkojme ndjese per problemet qe mund te keni hasur me postimet e meparshme. Forumi eshte azhornuar me funksione te reja. Eshte e nevojshme te ri-vendosni foto e profilit nga e para! Argetim te kendshem ne NETEDY.COM!

Dashuri ne distance

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Opium

Memento vivere
VIP i Forumit
Mesazhe
1,863
Lidhje Dashurie
Varet sa e forte eshte dashuria ! A ka tendence ajo te te kaloje ne nje stad siperor qe eshte krijimi i familjes apo thjesht lidhje ndjenjash.
Personalisht mendoj se eshte e mundur te funksionojne nje lidhje dashurie me nje sakrifice te madhe si "distanca".

Nga eksperienca , kam bindje se mund te funksionoje, por me riskun brenda ! Por fundja asnje lidhje seshte e sigurte edhe nga afer.
 

Alesia

SwEEt As SuGar, CoLd As IcE
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,350
Location
USA
Funksjonon vetem ne qofte se dashuria midis te dyjve esht vertet e sinqert! A eshte e lehte per tu perballuar? Aspak.. ama me komunikim dhe besnikri, besoj se eshte dicka qe arrihet!
 

Master

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
426
Mosha
31
Location
Shifna N'kujtime
Nese egziston sinqeriteti funksjonon
 

Dorina

Kf Kukēsi
VIP i Forumit
Moderator/e
Mesazhe
10,099
Mosha
26
Location
Tiranë
Mendoj qe jo. Sot nuk po funksionojne lidhjet prane e jo me ne distance!
 

Dorina

Kf Kukēsi
VIP i Forumit
Moderator/e
Mesazhe
10,099
Mosha
26
Location
Tiranë
Nuk besoj në largësinë fizike, nuk më bën përshtypje. Më tremb largësia shpirtërore. Je larg nga njerëzit që do vetëm nëse humbet nga mendimet dhe kujtimet e tyre. Je larg nëse nuk fluturon në mendimet e tyre qoftë dhe vetëm për një fraksion sekondi.
Dhe une kam kaq shumë njerëz afër, të pakten në mendime, në afërsinë shpirtërore. Sa herë që i mendoj, i kam pranë, e di këtë. E kam ditur përherë !!
 

MrCool

LimitedEdition
VIP i Forumit
I Rregjistruar/e
Mesazhe
2,823
Location
Struge
Vetem nese ka besim te forte ndermjet te dyve..Ndryshe nuk ka se si te funksionoje
 

RTL

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
651
Mosha
29
un per vedi e kam provuar kte gje..nuk di si tja fillloj ,por dhe pse lerg e ndjen vedin te dashuruar dhe ke dike ne largesi qe te do por largesia te lodh te ben te humbes besimin dhe cdo gje mbaron por kujtimet mbesin per nji koh te gjat veshtir te fshihen nga memorja :):)
 

TinkerBell

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
967
Fillimi mund të duket i bukur dhe romantik deri diku , kështu nga larg , por ama mungesa e kohës ( shkolla , puna , obligimet ) , çështja e besimit, mungesa e kontaktit fizikë , mungesa e komunikimit sy me sy , e bëjnë të vështirë për të funksionuar :)
Pastaj , të jetosh diku larg , të bën të ndryshosh dhe mënyrën e të shikuarit të gjërave..është sprovë ndaj vetes njëherë.
 

Jetmira

Anëtare forumi
Princesha Forumit
Mesazhe
1,928
Mosha
23
E kam provuar dhe nuk ka funksionuar.
Une i qendroja besnike,nuk e genjeja.
Kam pasur plot raste per ta lenduar,por nuk e bera.
Ai ishte e kunderta ime.
Nje dite me vjen nje foto ku ai ishte me nje tjeter, ishte e dashura/tjeter e tij.
U zhgenjeva,por e rimora veten;);).
Nuk zgjasin lidhjet e tilla.
 
Top