Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Disa keshilla si mund te njohim mashkullin tradhtar!

Isabela

Ca do?
ANETAR ✓
Regjistruar më
Tet 22, 2017
Mesazhe
292
Është shumë i pasionuar
Po në të njëjtën ditë në të cilën u njohët, ju ka thënë menjëherë se besonte si ishit bërë për njëri-tjetrin, në pak kohë që keni qëndruar bashkë, ai ka qenë shumë i përkushtuar ndaj jush dhe kjo ju duket e çuditshme… edhe pse ju pëlqen. Mendoni se nëse ai vepron kështu pa asnjë hezitim me dikë që sapo ka njohur, ndodh sepse nuk u jep shumë rëndësi këtyre gjesteve ose ndoshta dashurohet shumë lehtë.

Ka tradhtuar më parë
Nëse rastësisht njihni një histori të tij dashurie që lidhet me pabesinë, është shumë e mundshme që edhe për ju nuk do të ketë shumë respekt! Në përgjithësi, personi i pabesë nuk tregon shumë për veten e tij, por një e dhënë mund të jetë fakt se ai nuk jep detaje mbi arsyet e prishjeve të lidhjeve të tjera.

Gënjen shumë mirë
Ka një aftësi të pabesueshme për të gënjyer: e keni parë të gënjejë shefin e tij, miqtë, madje edhe ju e keni “kapur” në disa raste. Ndoshta bëhet fjalë për gënjeshtra të vogla e të pavetëdijshme, por gjithsesi është e çuditshme natyrshmëria dhe lehtësia që ai i thotë gënjeshtrat. Madje ndonjëherë përfundoni duke u besuar gënjeshtrave dhe nuk arrini t’i ndani ato nga realiteti.

Është egoist!
Duhet të bëni gjithmonë gjithçka në mënyrën e tij. Ai ndihet si deponuesi i së vërtetës absolute, do që të jetë gjithmonë më lart se ju… atëherë ky është mentaliteti i një personi të pabesë. Egoistët mund ta racionalizojnë dhe justifikojnë pabesinë me më shumë lehtësi.

Pabesia e trashëguar
Pabesia është një sjellje e lindur apo e fituar? Sipas statistikave, 80 për qind e njerëzve të pabesë vijnë nga familje me baballarë ose nëna me histori tradhtie. Edhe pse verbalisht e dënon veprimin e prindërve të tij, është më e lehtë që një situatë pabesie të rezultojë normale në krahasim me një person që nuk e ka jetuar kurrë nga afër një gjë të tillë.

Është një person i shthurur
Studimet tregojnë se personat që kanë qenë jashtëzakonisht aktivë seksualisht para se të angazhohen me dikë, kanë më shumë vështirësi për të mbajtur një marrëdhënie monogame. Por nëse pas këtij të shthururi fshihet një sjellje prej “koleksionisti” të dashurash, që reflekton autostimën e tij mbi sasinë e personave me të cilët shkon në shtrat, kjo gjë nuk ka gjasa të ndryshojë.

Nuk ju lë që të “futeni” në jetën e tij
Në fillimin e një lidhjeje është normale që mos të dini gjithçka ndodh rreth tij, por nëse keni kohë që jeni bashkë dhe nuk njihni asnjë nga miqtë ose familjarët e tij, ka shumë mundësi që ai të ketë një lidhje tjetër paralele me një person që i njeh ata ose ndoshta ai nuk është i bindur që t’ju përfshijë ju në jetën e tij. Gjithsesi, çdo rast i tillë nuk është një bazë e mirë për të filluar një lidhje sentimentale.

Është xheloz
Kush ka qenë i pabesë e ka kuptuar se sa e lehtë është të besohet se këtë gjë mund ta bëjnë të gjithë. Nëse filloni të dilni me një person që qysh në fillim dyshon për çdo lëvizje tuajën, thotë gjëra të tilla si “sigurisht ke dalë më përpara për t’u takuar me ndonjë tjetër”, edhe pse mund ta thotë me një ton shakaje, ose kritikon mënyrën tuaj të të veshurit apo kujdesin e sjelljes suaj me të tjerët, bëni kujdes! Shpesh e bën këtë, sepse e di mirë atë çfarë thotë…
 
Ashtu them dhe une @SiSi vetem se kete tiparin e fundit, ate te xhelozise nuk e kam fare :p

Te tjerat i paska ra pikes
 
Vajza nji mashkull I zgjuar kurre nuk njifet...... por shumica e meshkujve sotgut te lene shume per te deshiruar
 
Do paskemi lufte me duket ???
 
Shef si hakmeret kjo @Chrono_Crusade ne menyren me te mire te mundshme

Dhe kjo se ka pase te lehte pore eahte menyr me e miremire per timua hakmare ndaj nji mashkulli
 
Vallaj skemi nevoje per keshilla hiç :p
 
Shef si hakmeret kjo @Chrono_Crusade ne menyren me te mire te mundshme

Dhe kjo se ka pase te lehte pore eahte menyr me e miremire per timua hakmare ndaj nji mashkulli
Do ishte menyra ideale per nje mashkull kjo lloj hakmarrjeje. Por a e meritojne kaq te thjeshte hakmarrjen valle ? ?
 
Mire qe e ke bo ne status qe harresa eshte hakmarrja ma e mire looool
 
Me vjen keq qe do e hane kot ata te miret, qe jane pasionante, xheloza dhe me fantazi te bujshme seksuale... Gjynaf e :p
 
Lere lere :p
 
Do ishte menyra ideale per nje mashkull kjo lloj hakmarrjeje. Por a e meritojne kaq te thjeshte hakmarrjen valle ? ?

Mvaret se si e meritojne nese te do poooo sepse e cmend
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.