• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Ë,ë,Ç,ç GëRMAT E VEÇANTA TE GJUHËS TONë TË BUKUR. MUND TË VEPRONI KËSHTU: për Windows

Universal

UnRealIRCD.HELP
I Rregjistruar/e
Mesazhe
1,678
Likes
1,337
Age
28
Location
127.0.0.1
#1
Ë,ë,Ç,ç GëRMAT E VEÇANTA TE GJUHËS TONë TË BUKUR. MUND TË VEPRONI KËSHTU: për Windows


Shkronja ose gërma "Ë" Shtypni tastin "Alt" dhe numrin 0203

Shkronja ose gërma "ë" Shtypni tastin "Alt" dhe numrin 137

Shkronja ose gërma "Ç" Shtypni tastin "Alt" dhe numrin 128

Shkronja ose gërma "ç" Shtypni tastin "Alt" dhe numrin 135


VINI RE : Nqs doni të përshpejtoni me disa hapa të automatizuar ath mund të provoni si e ndërtova unë.


1)Ndërto një mesazh ikone (.ico) me programin e prefuar që keni.

Ruaje në formatin .ico mundësisht me emrin gërma ë.ico

Ose .png ose .jpg .Pastaj trasformoni këto imazhe në formatin .ico (imazhe ikona)

Këshilloj programin "Pixillion Image Converter Software" por mund të përdorni cilindo program që dëshironi



2)Hap një faqe notepad she kopioni si më poshtë:

------------------------------------------------------------------------------------------------------

#NoEnv ; Recommended for performance and compatibility with future AutoHotkey releases.

; #Warn ; Enable warnings to assist with detecting common errors.

SendMode Input ; Recommended for new scripts due to its superior speed and reliability.

SetWorkingDir %A_ScriptDir% ; Ensures a consistent starting directory.

^e::

Send, ë

Return

------------------------------------------------------------------------------------------------------

VINI RE : 4 rradhët e para janë të pandryshueshme. Janë thjesht përcaktime dhe kushte

rradha e 5 [ ^e:: ] tregon : që mbaj shtypur tastin CTRL + e (Ctrl=^ , e=e , ::= mbyll shprehjen)

Rradha e 6 shtyp në dokument gërmën/shkronjën "ë"

Rradha e 7 mbyll ciklin

KUJDES : Ruani dokumentin si gërma ë.ahk


3)Shkarkoni programin AutoHotkey nga adresa https://www.autohotkey.com/ dhe hape .

Ngarko File e mësipërm gërma ë.ahk dhe mundësisht imazhin gërma ë.iko

Resultati do jetë gërma ë.exe . Çdo herë që shtypni Ctrl+e shtypet ngërma ë.

Kështu me rradhe për gërmat e tjera…



Ju lutem më thoni si mendoni ose më tregoni si ta bëjmë më të thjeshtë dhe më të dobishëm. /itshqip.com
 

Aimilius

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
72
Likes
64
#2
Besoj se kjo është mënyra më e thjeshtë dhe unë këtë përdor për më shumë se një dekadë.



Si të shkuajmë në shqip dhe si të shtojmë gjuhën shqipe në kompjuterin tonë për përdorimin e ë-së dhe ç-së? Kjo është çështja!!!
Fillimisht vemë tek shiriti i programeve (toolbar) atje ku është shenja e gjuhës EN dhe zgjedhim language preferences





zgjedhim Add Language dhe përzgjedhim shqip
….. dhe gjuha shqipe është shtuar

Për të kaluar nga gjuha angleze në shqip apo anasjelltas shtypim butonin e windows-it dhe me pas butonin hapësirë, ose mbajmë shtypur butonin e majtë ALT dhe më pas shtypim butonin SHIFT

Kini parasysh se kur shkruani dhe keni të përzgjedhur gjuhën shqipe ka për të nxjerrë shkronjën ë
shtypet butoni ; për shkonjë ç butoni [

Më poshtë keni tastjerën shqiptare dhe sesi koiçidojnë butonat në lidhje me tastjerën standarte amerikane


më tepër: Si të shkruajmë gërmën ë dhe ç