Evropa, perberja e saj

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Kontributor
Mesazhe
14,873
Location
Space
Suedia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në mes të Finlandës dhe Norvegjisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Suedisë është 449,964 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 15 00 L dhe 410,934 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 39,030 km2 ujë. Vija bregdetare e Suedisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 2,233 km që e ndajnë atë nga Finlanda (614 km) dhe Norvegjia. Klima e Suedisë është e ndryshueshme, në pjesën jugore vera dhe dimri janë të ftohtë dhe të vranët, pjesa veriore është e ngrirë, ka një klimë polare. Relievi i Suedisë është kryesish terren i rrafshët dhe më pak rrafshnalta e male të ulëta në perëndim Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit (-2.41 m) në gjirin e liqenit Hamarsjon afër qytetit Krisian-shtad dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,111 metrave në vendin e quajtur Kebnekajze. Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri, bakri, plumbi, zinku, ari, argjendi, uraniumi, pylltaria dhe prurja e ujit.
 

Chat Shqip, Njohje Online

Behuni pjesë e platformës së njohjeve online! Netedy është platforma e chatit më e madhe shqipfolëse! Aty ku mundesia për tu njohur me Vajza & Djem eshte bërë me e thjeshtë!

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Kontributor
Mesazhe
14,873
Location
Space
Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedonine, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon. Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit. Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Kontributor
Mesazhe
14,873
Location
Space
Turqia ndodhet në pjesën jug-lindore të Evropës dhe në pjesen perëndimore të Azisë. Sipërfaqja : 780,580 km². Vija kufitare e Turqisë është 2,627 km. Turqia është një vend që shtihet në dy kontinente në atë evropian e aziatik. Është i rrethuar nga veriu me detin e Zi, nga jugu me detin Mesdhe dhe perëndim me detin Egje. Në veri-perëndim ndodhet deti Marmara. Territori aziatik i Turqisë kufizohet me Gjeorgjinë (252 km), Armenin (268 km) dhe Azerbajxhani (9 km) në veri-lindje; Irani (499 km) në lindje, Iraku (331 km) dhe Siria (822 km) në jug. Territori evropian kufizohet me Greqinë (206 km) e Bulgarinë (240 km). Relievi : Në Turqi mbizotërojnë vargmale euro-aziatik që shtrihen nga lindja a perëndim: me malin Pontici dhe përfundon me malin Tauro. Maja më e larte është mali Ararat (5167 m). Mund të përmendim dhe malet Elmadag, Karabuk e Bozdaglar. Lumi më i rëndësishëm është Tigri e Eufrate, të cilëve i shtohet lumi Meriç, Ergene e Gediz. Klima : Vendi ndahet ne tre zona klimaterike: territori ku ndikon Bregdeti Mesdhe dhe ka një klimë ku mbizotëron vera shume e nxehte dhe me dimër të ftohtë, territori ku ndikon mali Tauro, klima është më e lagësht, ndërsa në pjesën tjetër të vendit mbizotëron një klimë e nxehtë dhe e thatë.
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Kontributor
Mesazhe
14,873
Location
Space
Ukraina ndodhet në pjesën lindore të Evropës.
 

Juno

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
Kontributor
Mesazhe
14,873
Location
Space
Zvicra ndodhet në pjesën qendrore të Evropës.
 

CoVid-19 [ALB]

Top