Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Hebrenjtë dhe e “drejta stërgjyshore” mbi Jeruzalemin?

Socialdisexpert

Social_distance_expert
ANETAR ✓
Regjistruar më
Shta 2, 2020
Mesazhe
7,207
Hebrenjtë dhe e “drejta stërgjyshore” mbi Jeruzalemin?

Në debatin rreth konfliktit izraelito-palestinez një nga tezat që dëgjohet shpesh nga kampi izraelit është ajo e te “drejtës stërgjyshore”, dmth se hebrenjtë janë banorët original të Palestinës dhe si rrjedhojë edhe të Izraelit. Se ata e kane sunduar Jeruzalemit për pjesën më të madhe të historisë, kësisoj kanë të drejtë ta pretendojnë atë si të tyren. Por, historikisht, hebrenjtë kurrë nuk e mbajtën Jeruzalemin për ndonjë kohë të konsiderueshme krahasuar me të gjitha kombet e tjera që jetuan dhe sunduan atje.

Në vërtetim të kësaj, një kronologji historike e sundimit mbi qytetin e Jeruzalemit është mëse e domosdoshme.

“Për afërsisht 3500 vjet – po po, thuaje këtë shifër me zë të lartë: TRE MIJË E PESEQIND VJET- në atë që quhet periudha Proto-Kananease, Jeruzalemi u përkiste Kananeasve që adhuronin shumë perëndi dhe perëndesha. Studiesit kanë gjetur referencë për qytetin e Jeruzalemit që shkon deri në vitin 2000 para erës sonë. Fjala është "Rusalimum" dhe gjendet në tekstet e Mbretërisë së Mesme të Egjiptit. Studiuesit besojnë se emri është një përkushtim përëndeshën kananease të botës së nëndheshme, "Shalim", e gjendur në shkrimet e shenjta Ugaritike.

Në fund, Jeruzalemi kaloi nga Kananeasit tek Egjiptasit. Kështu që, këtu kemi egjiptianët dhe kananeasit që janë banorët origjinalë të Jeruzalemit për 3,500 vjet para se hebrenjtë ta pushtonin atë.

Jeruzalemi u mor nga mbreti David në 1010 para erës sonë dhe u humb në vitin 925 para erës sonë kur u mor sërish nga Egjiptianët. Jehoashi i Izraelit e rimori për pak kohë në 786 para erës sonë, por më pas qyteti u mor sërish nga asirianët në vitin 740 para erës sonë. Pra gjithsej, deri në këtë periudhë izraelitët kanë sunduar mbi Jeruzalemi për vetëm 131 vjet, pothuajse aq sa sundimi i Kryqtarëve në Jeruzalem në Mesjetë.

Hasmoneasit hebrenj e morën përsëri qytetin në vitin 140 para erës sonë nën komandën e Simon Thassi-it por më pas hebrenjtë e humbën sundimin ndaj qytetit në vitin 134 kur ai u morr nga persianët seleucid. Kjo përbën edhe 6 VJET të tjera sundimi hebraik mbi Jeruzalemin. Për shkak të një lufte civile ndërmjet persianëve seleucid, në vitin 116 para erës sonë, Judea rastësisht u bë e pavarur. Në vitin 87 para erës sonë, mbreti hebre Hasmoneas ekzekutoi 800 hebrenj për kryengritje. Në vitin 47 para erës sonë, hebrenjtë e humbën sërish Jeruzalemit, këtë here qyteti u mor nga Romakët. Kjo i shton edhe 69 vjet sundimit të Jeruzalemit nga hebrenjtë.

Në total, me ndërprerje të vazhdueshme hebrenjtë sunduan sunduan Jeruzalemin për ndoshta rreth 206 vjet

Romakët Para-Konstandinit e sunduan atë për 250 vjet.

Të krishtert bizantinë e sunduan atë për 304 vjet.

Myslimanët e sunduan atë nën Perandoritë Hulefa el-Rashidunëve, Emevive dhe Abasitëve për 332 vjet.

Perandoria Fatimide myslimane e sundoi qytetin për 129 vjet.

Kryqtarët e morën atë nga muslimanët dhe e mbajtën atë për 88 vjet.

Sundimtari mysliman Salahudini e morri qytetin atë në 1187 dhe pasardhësit e tij e mbajtën atë për 63 vjet.

Perandoria Muslimane Mamlukase e drejtoi atë për 236 vjet.

Osmanët e qeverisën atë për 401 vjet.

PERMBLEDHJE

206 VJET E SUNDIMIT HEBRE.

392 VJET SUNDIM TË KRISHTERË.

MBI 800 VJET SUNDIM MYSLIMAN

PËRPARA KËSAJ KANANEASIT DHE EGJIPTASIT E SUNDUAN QYTETIN PËR 3500 VJET

Studimet bashkëkohore gjenetike tregojnë se Libane
zët janë pasardhësit e drejtpëdrejt kananeas. Për më tepër shih:

https://www.cell.com/ajhg/fulltext/S0002-9297(17)30276-8


[…]

Pra, historia aktuale na tregon se hebrenjtë sunduan Jeruzlemin pak më shumë se 2 shekuj. Të krishterët e sunduan atë për gati 4 shekuj, dyfishin e asaj kohe. Myslimanët e sunduan atë për më shumë se 8 shekuj, më shumë sesa dyfishi i kohës që të krishterët qeverisnin dhe katërfishi i kohës që qeverisnin hebrenjtë […]

Shibli Zaman

FB_IMG_1620821627099.jpg

Huazuar
 
Nese qenka e drejta stergjyshore atehere qysh shpjegohet dyndja e tyre masive neper Europe ne kohen e Luftes ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.