Infeksionet urinare konsiderohen ndër infeksionet më të shpeshta të cilat jo vetëm përbëjnë një nga faktorët më të rëndësishëm të dëmtimit të funksionit të veshkave, por ato kanë një influencë të jashtëzakonshme në prishjen e cilësisë së jetës.
Mendoni një grua, e cila kudo që të shkojë, së pari duhet të mendojë për vendin e tualitet apo një burrë që e ka të detyrueshme të prishë gjumin disa herë gjatë natës. Natyrisht më të prekura janë gratë për vetë natyrën anatomike të rrugëve urinare. Sidomos me fillimin e jetës seksuale dhe me shtatzaninë, numri i grave të prekura nga infeksionet urinare është shumë i shpeshtë.
Megjithatë, duket sikur natyra e ka për detyrë ekuilibrin. Pas moshës 50 vjeçare ajo “hakmerret” ndaj seksit mashkull duke i predipozuar ata ndaj problemeve të shpeshta të infeksioneve të prostatës. Të dhënat e literaturës vënë në dukje faktin që 50% e grave në Amerikë vuajnë nga infeksione të rrugëve urinare. Në Italinë e Jugut kjo shifër shkon në 70%. Mendoni në Shqiperi, konform higjienës personale, sa i shpeshte duhet të jetë ky infeksion.
Cilat janë shenjat më kryesore të një infeksioni urinar ?
Urinim i shpeshtë me djegje dhe jo rrallë me padurim për të urinuar, me dhimbje gjatë urinimit dhe me gjak në disa raste janë shenja të mjaftueshme për të menduar se kemi të bëjmë me një infeksion të rrugëve urinare. Kujdes; nëse fillon temperatura, ethet, të dridhura, dhimbje mesi do të thotë që infeksioni tashmë ka kaluar nga fshikëza e urinës, në veshka.
Cilët janë shkaktarët e këtij lloj infeksioni?
Escerica Coli është shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve urinare. Më të rrallë janë Stafilokoku apo Proteusi.
A është i vështirë zbulimi i infeksionit urinar dhe përjashtimi i llojeve të tjera të infeksioneve apo problemeve shëndetësore të dyshuara?
Si vihet diagnoza ?
Diagnostikimi i infeksioneve urinare në përgjithësi nuk konsiderohet i vështirë. Ankesat e mësipërme të të sëmurit janë të mjaftueshme për të gjykuar se kemi të bëjmë me një infeksion urinar. Për më tepër, ekzaminimet e rekomanduara nga mjeku si analiza e urinës, urokultura apo echografia të orientojnë shumë në drejtim të diagnozës dhe të shtrirjes së infeksionit.
Shumë e rëndësishme për mjekun është përcaktimi, nëse infeksioni ka prekur vetëm fshikëzën urinare apo veshkat, pasi mënyra dhe kohëzgjatja e mjekimit në të dyja rastet është e ndryshme. Për të kuptuar rëndësinë e këtij diferencimi mjafton tju them se një infeksion i rrugëve të poshtme mund të mjekohet edhe për 3 ditë kurse mjekimi i infeksioneve të veshkave mund të kërkojnë 2- 6 javë. Gjithsesi edhe për këtë gjë të ndihmojnë shumë ankesat e të sëmurit.
Temperatura me ethe dhe të dridhura si dhe dhimbjet e mesit e bëjnë mjekun të kërkojë ekzaminime të tjera për të konfirmuar apo përjashtuar faktin që tashmë infeksioni ka prekur veshkat. Nëse pas mjekimit, pacientët nuk përmirësohen apo gjendja përkeqësohet, është e nevojshme të bëhet një vlerësim i mëtejshmëm i gjendjes për të gjetur një arsye apo shkak për mosreagimin nga mjekimi.