Pohimet janë bërë nga shefi i Dolby Lab’s, Poppy Crum në Ted 2018, transmeton KosovaPress. Ajo ka studiuar reagimet e njerëzve derisa ata kanë shikuar filmat duke përdorur teknika të skanimit.
“Pajisjet e ardhshme mund të vendosen në hapësira publike dhe nuk do të ketë asnjë mënyrë për të mashtruar këtë teknologji pasive”, pohon Crum.
Trupi i njeriut transmeton sinjale të ndryshme që mund të skanohen dhe analizohen nga sisteme të avancuara të kompjuterëve, duke zbuluar gjithçka që rrjedh nga disponimi ynë e deri te shëndeti i përgjithshëm.
Duke përdorur kamera me imazhe termale, leximin e mendjes përmes elektroencegalogramit EEG, shkencëtarët kanë treguar se një gjë e tillë mundet së shpejti të jetë e botës reale.