Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Lahuta e Malsise

Jupiter666

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 10, 2020
Mesazhe
3,760
Shijoni Homerin Shqiptar!

Hej, moj Zanë, ty t'kjosha true,
si s'po t'bjen ndër mend për mue,
punë të hershme me m'kumtue;
kangë e valle me m'fillue;
por me rrin tue fluturue 5
mollë në mollë e ftue në ftue
me ato shoqe tue këndue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj tue lodrue,
npër lendina e npër rudina, 10
np'r ata brej, aha e çetina,
ku bân çerdhen gjeraçina,
bulon molla e lulëzon thana
e prijnë valle Orë e Zana
nepër rreze qi lëshon hana. 15
......[...]
 
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë!
Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî’n e per Imâ’n,
T’bâj qi t’ kjajë e zeza nânë!
T’ bâj qi t’kjajë pa exhel tý nâna;
Pse n’ Shqypní ká djelm si Zâna,
Qi per Mbret e troje t’ veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta:
E kû i lypë besa e burrnija,
Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
Kta mâ t’ parët jânë n’ fushë t’ mejdanit,
Kta mâ të rrebët janë n’ballë t’dushmanit:

3DEF4CC2-902E-465A-BFC8-A77C49823218.jpeg
 
Lamtumir'vénet e mia,
qé po zhduki dalngadalé,
gjémon deti, ushton stuhia,
l'kundet barka valé mbi valé.
Vénin tém má s'kám me pa,
ku kam le e jám burrnue,
syt' e mi kané me kja,
pa u gjet'kush me m'ngshllue ( AT' GJERGJ FISHTA perpara qe me dek)

CCAD8C43-CC07-4D69-819F-B247515FE2AD.jpeg
 
Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk’rën ketë Shqypni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak, 5
frymën tue ia xanun njak,
e as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n’ murë, 10
me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!..
 
Kulshedra

Lum e lum per t’ Madhin Zot!
Ç’ kà shkrefë sande gjith ky mot,
Gjith ky mot e kjo vetimë,
Gjith kjo gjàmë e bumbullimë,
Thue po shâmen qiell e dhè. 5
Kà lshue prrue, po, e kà lshue shè;
Rreh shtergata, shungullon era;
Ushtojn malet, me t’ hi mundera;
Kaq nji mot kà shkrefë n’ malci:
Shka do t’ jèt, vall, nuk e di. 10
M’ at Bigë t’ Shalës kà dalë Kulshedra,
Me shtatë krena e gjashtë parë kthetra,
E per krye kà ‘i sy në ballë,
Bishtin giatë, me i mrrijtë në zàll:
Qi, t’ u hjedhë e t’ u perdredhë, 15
Tue hingllue e tue turfullue,
Zjarm e surfull tue flakrue,
Krepa e gur tue rrokullue,
Dukagjinin don me shue,
Per nji dhûnë qi i bâka Shala: 20
Kur Dragoni Vocerr Bala,
Fmi tue kênë, n’ nji shpellë të malit
N’ gjumë e ndeshka, e ‘i sy prej ballit
Zjerrë i a paska me nji hû,
Kah i a ngulka dèr në trû. 25
Asht ndezë flakë T’ tanë Biga e Shalës
M’ zhuri t’ Lumit m’ maje t’ halës.
Mnderue gjindja prejksi nâmi,
Kah si kshtêja pelset shkâmi,
Jânë ngujue nder shpija e stane; 30
Hikë shkerbèt kanneper plane,
E nper pisha luron bisha
M’ at Gùr t’ Lekës e m’ kep t’ Parûnit,
Me ju dhimtë gurit e drûnit.
Kur Drangojt e Shqyptaris, 35
Si të fushës si të malcis,
Atà pàm e kan vetimen,
Edhè ndie kan bumbullimen.
Qi po ushtote Dukagjinit
Mbi Qafë t’ Diellit m’ valë të Drinit, 40
Mirë me vedi jânë kujtue,
Se Kulshedra atjè âsht diktue...[...]
 
Gjaku i marrun

Fort gjimue kan bjeshkë e male,
Fort shungllue kan prroje e zalle,
Prroje e zalle edhè livadhe,
Kur piskatë ká Zana e Madhe,
Zana e Madhe e Vizitorit: 5
Ushtoi bjeshka e Durmitorit !
Larg piskamen paska ndie
Ora thepe e Malit t’ Zi,
N’Durmitor qi m’ a ká, shkina,
Bigen nalt mbrendë nder do stina, 10
Tanë lëmashk, tanë lerë e rrgallë:
Kû bîjtë hala m’ shkam të gjallë,
Hellë, ngallitë, thue po do qiellen
Me pershkuem, e mbí të cillen
Çilë sýzhgjeta shqype zogat, 15
Ku edhè sutat kerkojn llogat,
E as Shnaprendjet s’ dêhet bora.
Piskamen ká ndie, po, Ora
N’Durmitor, edhè sa ndora
N’ tingell zânin njoftë e ká: 20
Njoftë e ká, mirë m’tê i ká râ,
Se Sýgrizha e Vizitorit,
Si njaj plajmi n’ muej t’ Brymorit,
Po i bijte ajo rrfé Shqypnís,
Per t’ grishë burrat e Malcís, 25
Me i rrâ ndihmë ushtrís shqyptare
N’at Nokshiq: ku tash batare
Pushkë e top rri tue vlue,
Gjylja e plumja tue vringllue,
Porsí breshni me murrâ. 30
Edhè kqyr at herë ç’ká bâ
Njekjo Ora malazeze,
Vetullreptë e ftyrkermeze,
Njanit sý si e vrangtë, po, shtriga;
Por e fortë, e idhtë si shlliga, 35
E e pabesë, gjithmonë belá,
Kurrkund halli mos m’ i u pá,
Kur po bâte mendsh ndojhera...[...]
 
I DBUEMI
Poezi nga At' Gjergj Fishta

Lamtumirë! – vendet e mija,
Qi po zhduken dalë-kadalë;
Qimon deti, ushton duhia,
Lkundet barka valë mbi valë.

Kah njai diell, qi asht tue flakue
Andej fill un tash do t’veta…
Lamtumirë! atdhe i bekue!
Lamtumirë! për sa t’jet jeta!

Nesër nade kur mbi ne
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhé
Mue prej teje ka me m’da!

E por n’pvetsha ret’ mizore,
E por n’pvetsha zogjt e detit;
Se për ty, moj tokë arbnore,
S’ka me m’folë ma kush mue t’shkretit…

Tjera fusha e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhë, n’tjera qytete;

Vendin tem, por, s’kam me e pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kanë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.

Pa kend temin, posë nji Zotit,
Tue shtektue për dhé të huej,
Kanë me m’shkue ditt e motit
Sha e pëbuzun prej gjithkuej.

Kam me pasë shkretin’ për votër,
E për shtrojë të ndezten ranë;
Kam me pasë, ulkojën motër,
Kam me pasë, ehu! tigren nanë…

Nana e mbetne për së gjallit
Ka me m’kja, kushdi, ndo’ i ditë,
Dersa motra, dekun mallit,
Kot ndo’ i herë mue ka me m’pritë

Ka me i njehë, po, krushqt, e mjera,
Me i pru nanës n’shpi ni t’re:
Por i vllaj, kushdi, m’atë hera
Ka me u kalbun për nën dhé!

E njai dhé – ehu! kob prej qiellet!-
S’ka me kenë, jo, dheu i t’parvet,
Ku ma bukur qiella kthiellet,
Ku ma ambël n’ghuhë t’shqyptarvet

Para Hyj’t naltohet luta (1),
E ku besa asht e shejtnueshme
E ku zemrat s’dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.

Oh! ju bjeshkët e Shqyptaris’!
Ku ma mirë shndritë dielli e hana,
E ku logu a’ i bujaris!
E ku rriten djelm si zana!

Un ju kurr s’kam me u harrue,
Kahdo t’m’jet gjykue me u endë:
Dersa t’muj me ligjirue,
Ju gjithmonë kam me u përmendë!

E ato halë (2) e qepariza
Kam me i pasë ndër mend gjithmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë…

Por, oh vaj! malet e mija,
Qe, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhia,
Lkundet barka valë mbi valë.

Lamtumirë, pra, bjeshkë e male!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta (3) e ju gjeth hale,
E ju prroje edhe ju gurra!

Lamtumirë, ju mrize e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr’ve!
Lamtumirë, ju fusha t’gjana,
Ju livadhe, ene ju djerre.

Lamtumirë ti shpija e t’parvet,
Ku ma s’parit m’agoi drita
E ku strehë u dhaçë shtektarvet
Miqt e babës edhe ku i prita

Lamtumirë, caran (4) m’votër.
Lamtumirë, ju armët e shkreta!
Lamtumirë, ti nanë e motër!
Lamtumirë, për sa t’jet jeta!…

O shtektar, m’nji vorr të ri.
N’hassh ndo ‘i herë ti, tue ndjekë shtekun,
T’çilun n’ranë npër ndo ‘i shkreti,
Aty vetë kam me kenë dekun.

Nji kryq drunit, t’kjosha true,
Ziere e venma përmbi krye,
E, nemose, ti për mue
Lutju Hyjt’për shka t’kem fye.

Shkruar më 1909. Sqarime: Luta – lutja; 2. Halë – pisha, bredha; 3. Breshta – pyje me bredha; 4. Caran – gur katror në votër

76339
 
Fatkeqesisht lahuta (e Malesis) tashme zyrtarisht pak vite me pare u njohe si lahuta e Serbis.
Mos te habitemie kur te dal edhe vepra e njohur serbe "Mujoviç dhe Haliloviç", "Mrizi i Zanaviç"...etj
Te na rroj patriotizmi.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.