Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Letra dashurie...

Letra e dashurise se Remarkut .

Ti më quan “Rezonancë që merr frymë”
– Ti arrin dhe kë atë aftësinë magjike që t’i thuash dikujt se sa shumë e si e dashuron atë – kurse unë, unë e di, mund ta arrij atë në mënyrë të plotë.
Sa mirë ndjehem kur ti më thua se, edhe pse je vetëm, ndjehesh e qetë dhe e lumtur.
Unë këtë kam uruar vazhdimisht për ty.
Nuk kam uruar kurrë që ti të ndjehesh e mërzitur dhe fatkeqe.
Kam dashur gjithmonë që ti të jesh e lumtur në formë vezulluese, plot dritë dhe e bukur si kurrë herë tjetër dhe dua që kjo gjendje e jotja të jetë e dukshme edhe së largu, në kilometra, dhe që tit a dish me siguri absolute që dikush tjetër nuk jeton në këtë botë, veçse për ty.
A s’është e vërtetë që fati po na bashkon?
A nuk po na lidh ai përjetë?
Ti njeh me imtësi çdo pjesë të qenies sime.
Ti ndjen tek unë dhe nervin më të hollë.
Ti lexon çdo gjë në shikimin tim.
Me gjakun tënd hyn në brendësinë time.
Hyn në gjakun tim të ngrohtë që rrjedh në deje dhe ecën si i çmendur në drejtimin tënd e që, me krahët e tua prej engjëlli, gjoksin tim shëron.
Po, e dashura ime, a nuk është pikërisht kështu?
Nganjëherë më ndodh të eci i vetmuar nën shi e të mendoj e ndiej që lidhja jonë është gjithmonë e fortë, e askush nuk mund ta prishë atë.
Në ato çaste ndiej të vij dikush drejt meje me hapa të lehtë dhe ajo je ti.
Atëherë unë jetoj një ndjenjë të veçantë lumturie që asnjë qenie tjetër njerëzore nuk e ka jetuar.
E, atëherë, ndiej që së bashku me ty, të kthehen tek unë vitet e rinisë që lufta e dhunshme m’i mori dhe, ato vite je ti që vjen e m’i shumëzon me dy.
E kështu ti bëhesh në të njëjtën kohë aventura dhe gruaja ime.
Ti je bërë për mua e unë jam bërë për ty.
Nuk mund të jetë ndryshe.
Nuk je vetëm ti ajo rezonanca që unë ndiej e thith si ajër, por i tillë jam edhe unë.
E di? .
Unë jam një pasqyrë konkave që kap plot ethe dritën tënde, e mbledh atë plotësisht në gjoks dhe, duke e djegur fort, e dërgoj krejt refleksin në drejtimin tënd.
Herë të tjera më duket vetja si një merimangë që end një pëlhurë vezulluese, të trëndafiltë e plot reflekse, – një pëlhurë mendimesh, ndjenjash, pune, fjalësh ngrohtësie, e cila do të të kapë e pastaj të bëhet banesa jote, – e mbushur plot gjëra, të cilat ty të mungojnë.
O drita ime e dashur!
E di? .
Nganjëherë unë nuk mund të ulem për të shkruar librin që kam nisur, të cilin e urrej, sepse ai më largon prej teje.
Në atë moment tërhiqem nga studioja, nxjerr fotografitë e tua dhe i vendos në radhë para meje edhe pse e di që kjo gjë nuk më qetëson, përkundrazi, e bën më të rëndë gjendjen.
Por megjithatë, edhe pse këtë e di, nuk ndërroj mendje e, duke i vështruar ato, nis e flas me ty. Pastaj ndiej që gjendja ime shpirtërore bëhet edhe më e rëndë, sepse është një gjest i vështirë ky, i padurueshëm, por edhe i mrekullueshëm.
Më pas, unë tërhiqem përsëri aty tek vendi im, ulem aty tek vendi im në tavolinën e shkrimit për të vazhduar librin.
Ja, tani ndalova përsëri, sepse ndiej që dora s’po më bindet.
Më duaj!
Më thuaj që ti më do..
Kjo fjalë më bën mirë, më shëron.
Kur ti më thua që më do, unë gjej forcë e shkruaj edhe më bukur e më shpejt.
Sepse unë nuk jetoj veçse për dashurinë tënde.
 
Fjalet qe mendoj cdo nate kur mbyll syte jane me mijera dhe te gjithave u buzeqesh vetem nje fytyre ne erresire:TI!Sepse ti je endrra ime, jeta ime, je arsyeja per te cilen Zoti me dergoi ne toke!E kur vjen dita dhe ti me shtrengon ne krahe s'me ngelen me mendime qe ti thurr, sepse hipnotizohem e teri prej teje, i mbyll syte qe mos verbohem nga drita jote dhe marr puthjen prej buzeve te tua mjalte si te ish ushqimi im pas 100 vitesh gjumi!E pra kjo je ti o shpirti im, kjo je ti gjithcka ti perfaqeson!Le te me thone njerezit qe jam i marre, e di, per ty kjo do te ishte pak, sepse ti meriton me shume, madje ti duhej te ishe nje pikture qe un te mundja te te adhuroja pa u trembur se dikush me vezhgon pas shpine!Dashuria ime s'ka kufij, sepse ajo ka vite perjetesia qe eshte larguar prej tyre, ajo ka prekur pafundesite e galaktikave me te pakonceptueshme sepse zemra ime eshte kaq e madhe, ndaj te fut ty te gjithen brenda, zemra ime madje sa nuk cahet prej teje, zemra ime te do ty si nje dhurate e cmuar, zemra ime te do vetem ty!Ja kush je ti, ja edhe un, ja kush eshte dashuria qe me lidh pas teje me zinxhire ndjenjash dhe vetemohimi!Le te thone qe jam i cmendur, do i le ta thone prape, gjithmone, sepse un e di qe i tille jam, i cmendur, pas teje i marrosur, sepse ti je frymezimi im, je gjithcka kam pasur dhe do te kem brenda trurit!Te dua dhe nuk pyes perse jetohet, sepse e di qe vetem per TY!Te dua
 
  • Pëlqej
Reactions: .
Leter dashurie.
-hshshsjjs kdjdkjs hdjsjjs msosksjs hsjsjs jdjjsjsjsj jdj js k disb ksjdjsjsn ksoneh ksisnj jshhbs jj jj. Jeisjsj hqb, jejen klowkwn jdjuu jd jidjen pwine jdiheb. Jeineke ndj j , jendjej keneje he qpiwn kshsu , hehen ksis . Je sjej ienwnhe ksin eundo eiye kusn. ❤️
 
Nga letrat e dashurisë së Pedro Salinas për Kathrine R. Whitmore

Për të jetuar, nuk më duhen
ishuj, vende, kulla.
Ç’gëzim më të thepisur
sesa të jetosh në përemra!
Zhvishi rrobat,
tiparet, imazhet;
Nuk të dua ashtu,
të maskuar si dikush tjetër,
gjithmonë bijë e diçkaje.
Të dua të pastër, të lirë, të pazvogëlueshme: ty.
E di se kur të të telefonoj ty
mes gjithë njerëzve,
të botës,
se vetëm ti do të jesh ti.
Dhe kur të më pyesësh
se kush po të telefonon,
se kush të pret,
do t’i varros emrat,
etiketat, historinë.
Do t’i hedh tutje
gjithçka ata hodhën përmbi mua
përpara se të lindja.
Më në fund, i kthyer në anonimitetin e
përjetshëm të lakuriqësisë,
të gurit të botës,
Do të të pëshpëris:
‘Të dua, po , unë jam ai.’
 
  • Super Dashuri
Reactions: .
Letra që Mark Shllaku, i burgosur politik, i pa fajshem, i la pak ditë para se ta pushkatojnë bashkëshortes dhe femijeve te tij të mitur.

“E dashtuna Angje e fëmijë!

Më kanë nda nga shokët për të më ekzekutu.
Nuk po më dhimet jeta vetëm se ju po ma merzisni shpirtin.
Mos u mërzit për mue vetëm m’i rrit fëmijët me hir të Zotit.
Amanet babën e mos i trego për mue.
Borgj i kam Halitit për tjegullat dhe në ardhtë dita, jepja për mue.
E dashtuna Angje!
Jam lidh kamsh e duersh.
Edhe pak orë me kanë mbet me jetue.
Mendjen e kam te ti e fëmija që nuk mujta më ju gëzue.
Tashti më kanë pikëllue shumë fytyrat tuaja që më dalin parasysh e s’më lanë me dekë… banu e fortë.
Angje...!
Ne tu mbushtë mëndja me u martue e ke lejen teme por mos me më harrue.
Por amanet fëmijët.
Të kam dasht me shpirt deri tash në çast të mramë të jetës teme.
Edhe në atë jetë do të lutem për ty. Amanet mos u mërzit për mue por shikjo fëmitë.

Ju puth me mall për herë të fundit.

E dashtuna Angje!
Të lutem me m’i ba hallall vuajtet që të kam shkaktue.
Të lutem me mu interesue për eshtrat e të mos më harrojsh për kurdoherë.
Me m’i marrë eshtrat e me mi çu në një vorr.
Kam me vedi një teneqe me emnin tem, me të mundësh me më njoftë.
Hallall të gjithëve dhe ty të parës.
Po vdes si një shqiptar i mirë dhe i ndershëm.

Marku.

70998
 
HEY!
Kaluan shume kohe qe sjemi bashke
Kaluan shume kohe qe nuk shihemi
A thua kush ishte fajtori per kete,une apo ti?
Ehh...Thone qe kur e humbet ja din vleren!
E vertete apo jo?
Kshu ndodhi dhe me ne te dy!
Gabuam mesa duket,ndoshta duhet Te kujdeseshim me shume per njeri-tjetrin
Tash ku jemi?Larg njeri-tjetrit...
Valle a je i lumtur?
Valle a te mungoj,sic me mungon ti mua?
Valle a me mendon sic te mendoj un ty?
Sikur ta dije qe te mbaj akoma ne zemer...
Thelle thelle brenda meje ndodhesh!
Nuk Po heq dot dore nga ti!
A do jete e mundur valle Te shikoj njehere nese je i lumtur.....
Ehhh sa me mungon?
Akoma TE DUA!
 
Sdij te bej letra dashurie ? skam mesuar najher kur ta boj do e nxjerr ?
 
  • Përqafime
Reactions: .
4 letra dashurie nga Simone De Beauvoir

fs-2.jpg



Më 14 prill 1986 u nda nga jeta një prej personazheve më interesante të letrave të shekullit XX, shkrimtarja franceze Simone De Beauvoir.

Bashkëjetuese e Sartrit, e një nga autoret që shkroi aq shumë për të drejtat e grave, De Beauvoir do të kujtohet gjithnjë për qasjen e saj liberale ndaj shumë çështjeve që e përsosën shoqërinë e kohës që jetoi.

Sot po e kujtojmë përmes 4 letrave të dashurisë, që ajo ia shkroi të dashurit të saj sekret, poetit amerikan Nelson Algren.

Hotel Linkoln, Nju Jork

E Enjte mbrëma, 30 Tetor 1951

Nelson, dashuria ime e vërtetë,
Jam tmerrësisht e lodhur, por nuk mund të shkoj të fle pa të shkruar. Ishte shumë e vështirë të largohesha, një orë e gjysmë pasi ndjeva se të interesoja ende; është shumë e hidhur të mendosh se mund t’ia kisha dalë të qëndroja edhe më gjatë, nëse do të kisha menduar se ty të interesoja akoma. Duhet të flas me ty; sonte, është e vetmja lloj qetësie që mund të ëndërroj. Qava gjatë gjithë udhëtimit me tren, me taksi dhe gjatë fluturimit me avion flisja me ty dhe mos u tremb aq shumë nëse qaj.
Në “hyrjen” që më bëre të lexoj dje, Tomas Man thotë se përpara çdo krize, Dostojevski kishte disa sekonda lumturie, që vlenin dhjetë vjet jetë. Padyshim që ndonjëherë, ti ke fuqinë të më japësh në disa minuta, një lloj etheje që vlen sa dhjetë vjet shëndet. Mbase, meqë zemra jote e pistë është e thellë dhe e ngrohtë, por jo aq e ethshme sa imja, nuk mund ta kuptosh se sa u trondita kur dhurata e dashurisë tënde m’u fal edhe një herë disa orë më parë. Më sëmuri fizikisht. Kur të shkruaj ty, është si një lloj lufte kundër kësaj sëmundjeje. Kështu që, më fal nëse kjo letër duket e kotë. Duhet ta ndihmoj veten që të dal nga kjo. Pastaj shpesh herë dëshiroja të të tregoja, doja të të thosha edhe një herë, si ndihem për ty dhe mua.
Ndihem gjithmonë fajtore karshi teje, që nga dita e parë, sepse mund të të jepja aq pak dhe të të doja aq shumë. E di që më beson; e di që i kuptove gjithçka që të thashë. Ti nuk do ta kishe pranuar kurrë të vije dhe të jetoje në Francë përgjithmonë dhe në Amerikë nuk ke ato lidhje që kam unë në Paris. Nuk dua të shfajësohem sërish për këtë gjë: nuk mund ta braktisja Sartrin dhe shkrimin në Francë. E pranoj që më beson, kur thosha se nuk mundem. Gjithsesi, e di se të kuptosh arsyet e mia, nuk ndryshoi gjë: nuk ta dhashë të gjithë jetën time ty; të dhashë zemrën dhe gjithçka që mundja, por jo zemrën. E pranova dashurinë tënde dhe e ktheva në një dashuri të largët – nuk ka gjë që i ke thënë vetes, e mos e kem folur edhe unë me veten time. Ndihem fajtore, gjithmonë dhe është ndjesia më e hidhur që kam provuar ndonjëherë, kur flitet për burrin që do. Aq shumë sa të kam lënduar, braktisur ty, jam lënduar edhe vetë. Gjithmonë kam pasur frikë se mund të mendoje që e kam marrë unë pjesën më të këndshme të dashurisë sonë dhe nuk më interesonte për pjesën e keqe që ta lashë ty. Por nuk është e vërtetë. Nëse dështova të të fal lumturinë, që duhet ta japë një dashuri e vërtetë, e bëra edhe veten shumë të palumtur; më merrte malli në çdo mënyrë, çdo kohë dhe ideja e fajit tim dhe e zemërimit tënd të mundshëm karshi meje, shpesh herë më trishtonte tërësisht.
Për shkak se të dhashë kaq pak, m’u duk shumë të drejtë që të më dëboje nga zemra jote. Por duke e menduar të drejtë, nuk e bënte më të lehtë. Herën e parë në Nju Jork ishte e vështirë – vitin e kaluar u bë shumë e vështirë. Dhe më beso për këtë: nëse qava kaq shumë dhe u solla si e marrë, kjo erdhi nga një plagë shumë e thellë, që mbeti hapur gjithë vitin. Po, është shumë e hidhur kur ndjen se s’të duan, ndërkohë që dashuria jote është më e fortë se kurrë dhe mospranimi i beftë. Po, fillova ta pranoj faktin kur erdha të të takoj këtë vit; u mundova të jem e lumtur në shoqërinë tënde dhe me dashurinë time. Nuk më bëri shumë të lumtur, por dukej se mund ta përballoja.
Sonte, jam e frikësuar, vërtet, e trembur për vdekje sepse edhe një herë m’i bëre shkrumb e hi kalatë. The që nuk do të më dëbosh më nga zemra jote; prandaj, nuk ka pse të luftoj kundër moskokëçarjes tënde, nuk më kanë mbetur më asnjë lloj arme, më duket se mund të lëndohem sërish, nëse vendos përsëri që të më dëbosh dhe sonte, këtë ide nuk e përballoj dot. Jam e lodhur për vdekje. Ndihem e dorëzuar në dorën tënde, krejt e pambrojtur dhe për herë të parë të lutem: më mbaj në zemër, ose më dëbo, por mos më lër të ngërthehem pas dashurisë dhe befas të zbuloj që nuk ka më. Nuk dua të përballem sërish me të; nuk e duroj dot këtë ide. Po, jam krejt e marrë. Nëse ndodh të dashurosh një tjetër grua, nuk kam ç’të bëj. Por dua të them: për sa kohë që zgjedh të më dëbosh ose jo, mendo se çfarë do të thotë edhe për mua. Të lutem, mos ma merr dashurinë tënde tani. Më mbaj në zemër derisa të takohemi përsëri! Le të takohemi brenda një kohe të shkurtër!
Të dy e dimë, që në fund do të bëhet siç ke vendosur ti dhe unë nuk do të ndihem. Dije, se kjo është letra më e tmerrshme që do të marrësh nga unë. Doja thjesht të thosha, se këtë herë do të të kërkoj diçka. Të mos më nxjerrësh nga zemra jote, mundohu të më mbash brenda saj. Sa pak zgjati, edhe pse e dija se mendon për mua, zgjati shumë pak! Nuk mund ta pranoj se ishte vetëm gjysmë ore; duhet të zgjasë. Dua të më puthësh me dashuri edhe një herë. Sa shumë të dua!
Të kam dashur për dashurinë që më fale dhe për ndjenjën e madhe seksuale dhe lumturinë që zgjove brenda meje. Por edhe pse këto kanë mbaruar, ose janë gati në të mbaruar, dashuria ime kokëfortë mbijetoi; kjo, falë asaj që je ti. Vetëm sepse je ai që je – çfarëdo që më ta japësh ose jo – do të të mbaj gjithmonë në zemër. Kur më duket e mundur që mund të jetë sërish dashuri e lumtur, m dërrmon krejt. Jam një pirg i gjorë copëzash të bëra shkrumb. Prandaj, mos u inatos me mua që të shkruajta këtë letër prej të marri.
U ktheva sërish, në hotelin Lincoln. Do të mundohem të fle. Kam frikë nga nata. Kurrë nuk kam dashur më shumë në jetë, se sa të të shoh përsëri.

E Mërkurë në mëngjes

I dashuri im i shtrenjtë, fjeta pak, por kam ende dhembje të tmerrshme koke. Sapo i telefonova kompanisë Air France; më presin më orën dhjetë edhe sërish po më therin brengat. Nuk e mbledh dot mendjen, të të telefonoj, apo jo? Them se jo. Nuk besoj se mund ta përballoj dhe nuk dua të jem “duke qarë nga larg”, siç thua ti.

Ajo që nuk arrita ta shpreh mbrëmë plotësisht, është ëmbëlsia e atyre ditëve me ty. Që në fillim e bëre gjithçka aq të ngrohtë e të lumtur, gjë që më lumturoi më shumë se sa kam qenë këto dy vjet. Sa mirë ishte të jetoje me ty! Mirë u pafshim, i dashuri im.

Nëse përplaset avioni im, në çastet e fundit do të mendoja vetëm të të falënderoja për gjithçka që më fale. Meqë nuk do të ndodhë, do të vazhdoj të të dua gjithë vitin, derisa të jem përsëri në krahët e tu.

Të puth nga zemra ime gjithmonë e përvëluar. Ti më mbaj në zemrën tënde! Të dua!

E Mërkurë, 31 (Newfoundland)

Për “banorin,” në 6228, Forrest Avenue, Gary, Indiana, SH.B.A.

I dashur banor, peshqit në Newfoundland u dërgojnë përshëndetjet më të ëmbla vëllezërve të tyre në lagunë. M’u bënë orë të tëra në fluturim. Drekë e mrekullueshme me “foie gras”[1] dhe shampanjë, por nuk pushoj dot së qari. Është vërtet gjë e keqe, sepse avioni nuk është si treni në Gary; është plot me njerëz, të cilët thonë se më njohin. Shpresoj që tani mos qaj më. Më duket, se lotët që nuk i derdha gjithë vitin, duheshin derdhur tani. Ndihem po aq e shëmtuar sa një tetëdhjetë vjeçare dhe po aq e marrë sa kur mbushe të dyzetat. Në shtëpinë tënde të vogël e të rehatshme, tani është ora tre.

Dashuria ime po fluturon bashkë me mua.

Simona jote

E Hënë


U bë një javë pa letër. Prita e prita, por këtë letër ta dërgoj pa pritur më. Moti është me më shumë diell; tani është vërtet bukur. Po punoj shumë. Libri yt është një novelë për francezët nga viti 1945 deri në 1948; mundohem të tregoj rigjallërimin që ndjemë kur mbaroi lufta, shumë gjëra filluan nga e para dhe pastaj dalëngadalë pasoi zhgënjimi. Do të jetë libër shumë i gjatë, me shumë njerëz dhe shumë histori. Ndër to, përpiqem të tregoj diçka nga historia jonë 1) sepse duket si historie e ditëve të sotme, kjo dashuri nga Parisi në Çikago, me avionë që i sjellin qytetet kaq afër, por edhe aq larg, 2) dhe sidomos sepse më pëlqen të kujtoj gjëra, këto gjëra, në letër. Tani po shkruaj atë pjesë, pjesë disi e shkurtër që dëshiroj të jetë shumë e bukur. Punoj shumë për të. Por nuk është një gjë e zgjuar për tu bërë, sepse kam kujtesë mjaft të mirë dhe gjërat që kujtoj duken kaq të vërteta, kaq afër. Ndihem tepër e trishtuar. Aq e trishtuar, sa nuk ishte e lehtë të të shkruaja. Ndjeja sikur shumë nga dashuria nuk ka vlerë. Ti dukesh shumë mirë, me aq sa të mbaj mend.

Më vjen mirë që në zemrën tënde të virgjër, ka gjithnjë një njollë të zezë. Njerëzit dinë si të mjekojnë një gju, apo një kyç, por nuk dinë si të shërojnë zemrën e lënduar; prandaj besoj se do ta mbaj zemrën time të copëtuar dhe të mos ta përdor më kurrë. Për ty është mjaft mirë, shtazë e gjorë; zemra ime do të të përkasë ty, ashtu si unë.

Simona jote
 
NE
Dhe ja ku jemi perseri bashke...
Te lodhur e te sterlodhur...
Te plagosur...
Perseri bashke pas shume pengesash...
ME KISHTE MARRE MALLI PER TY!
Per aromen tende,per zerin tend,per fytyren tende
Por me teper me kishte marre malli per syte e tu dhe buzeqeshjen tende.
Sa bukur buzeqesh...
Por ndjej se kjo buzeqeshje eshte pak e zbehur...
Ndjej se syte e tu,nuk me shikojne me si m pare...
Ndjej se nuk e kemi me ate ngrohesi
A thu valle pse?
Per here te pare kam FRIKE...
KAm frike se do te humbas serish...
Kam frik se do largohesh...
Kam frike se do me lendosh,do me merzitesh...
Kam frike se do me lesh vetem...
A do mund te me duash ashtu siq te dua un?
A do mund te me duash si me pare?
A do mund te me besosh,siq te besoj un?
Shpresoj...
A thua valle do mundemi Te kalojme pengesat tjera...
A thua valle do jemi VETEM NE dhe ASKUSH TJETER?
EH...Gjithe keto pytje do te marrin pergjigje kur ta shohesh dashurine time per ty...
Ne syte e tu...
 
Hej ti Femer Unike !
Te flas eshte Teper!
Heshtja thot me shume se Bibla!
 
Letër Dashurie

Poezi Mascha Kaleko
Përktheu: Enver Robelli


Ti me pëlqen shumë,
Por, nuk kam guxim
As ma t’voglën fjalë me ta thanë.
Turpnohem dhe skuqem
Dhe vdes tue belbëzue,
Prandej po e marrë guximin me t’shkrue përmes postës:

Një letër dashnie po ta shkruej sot prej mëngjesit,
në orën tetë,
Tanë natën
Veç për ty kam mendue, asgja tjetër.
Kisha dashtë sall dy fjalë më t’i shkrue:
<Të due>-shkurt e thjeshtë,
Por, për fat të keq, për fat të keq s’po guxoj!
Prandej po të shkruej për gjana dhe njerëz
Që në thelb s’kanë asnjë randësi për mue.
Pa marrë parasysh se çka ka me qenë e shkrueme
në këtë lëtër-
Veç një domethanie e ka: më ka marrë malli për ty!

E poshtun kam qenë ndaj teje,
I neveritshëm ke qenë ndaj meje,
Por, këtu s’ban punë tash as vajtimi, as psherëtima,
Grindje ka gjithkund,
por i mençmi lëshon pe,
Sepse ne sërisht duem me u pajtue:

Një letër dashnie po ta shkruej sot prej mëngjesit,
në orën tetë,
Tanë natën
Veç për ty kam mendue, asgja tjetër.
Kisha dashtë sall dy fjalë më t’i shkrue:
<Të due>-shkurt e thjeshtë,
Por, për fat të keq, për fat të keq s’po guxoj!
Prandej po të shkruej për gjana dhe njerëz
Që në thelb s’kanë asnjë randësi për mue.
Pa marrë parasysh se çka ka me qenë e shkrueme
në këtë lëtër-
Veç një domethanie e ka: më ka marrë malli për ty...
 
Ka kaq shumë kohë që nuk jemi parë, apo takuar ?

Takuar kemi harruar, kur ishim fatlum. Thellë brenda nesh shkojmë dhe vijmë. Zgjohemi gjithnjë nga trokitjet e diellit në xham dhe pëshpërima që na frymon e na përvëlon. Mungimi e ndez qiellin e mallit e gërryn e prehrin e dëshirimeve. Në sy na shpërthejnë shkëndija yjësishë dhe prushe prekjesh që drithëruan ajrin. Më kot rrekemi të gjejmë në këtë flakë vetmie që na djeg; takimi e duarve, përplasjen e buzëve, shpërthimin e kurmeve. Gjithçka ka mbetur atje tej… vërshon ne vena e në dej. Përshpërima e ajrit dhe ledhat e dritës së pakët, frymon në gjendjet e mbetuar pezull dhe idilin përvëlak që struket në sendet e mbetura ende aty ku hutimi ynë i la stampuar në kujtesën e kohës.

Hëna nuk shikon më nga dritarja. As dielli nuk nuk vjen të më zgjojë. Zogjtë nuk ulen më në parvazin e dritares. As trokitja e hapave te pragu nuk dëgjohet që atë ditë. Gjithçka e ka braktisur solemnitetin e asaj ndarje. Asnjë shkëndijë shprese nuk pipëtinë në honin e thellë të vetmisë. Murosur ka mbetur në ajrin e atij pikëllimi, e purpurta e atij portreti që u shndërrua në mirazh cfilitës. Ka shterrur çdo ngjyrë e fikur çdo dritë, veç silueta jote ka mbetur e nderur si një vegim, në kujtimen e taftit të atij mëngjesi ikjeje, zemërthyerje. I’u dhe ikjes duke harruar të gjesh rrugën e kthimit. Por ai shpirt nuk kam harruar të vij tek ti, ndoshta si dikur, si atëherë me letrat e stolisura me fjalë zemre.

Kur këtë letër do të marësh në duar, si një purtek do të dridhesh e tëra, dhe zemra do të rrah fort. Pupthi do të ndjesh kërcimin e kraharorit. Buzët do të eshkën. Frymëmarrja do të të shpeshtohet dhe me ajër nuk do të ngopesh dot.

Ato fjalë, ato rreshta, janë prekjet që kurrë si shkëmbyem e shikimet që largësia i theu pa mëshirë. Në këtë çast do të përpiqesh të formëzosh atë përfytyrim që tretet nëpër këto mendime e gurgullon nëpër këto germa.

Me sytë që i tret tej dhe gishtat që pleks nëpër flokë, përpiqesh të kapësh fillin e hollë të këtij përfytyrimi idilik, e me të, të endësh portretin tim, fytyrën e një vegimi, zërin e një trazimi, afshin e një pranie që ta rrëmben era nga prehri, dorën që gërmëzon nëpër këto fjalë zjarri, diellin e një dëshirimi, që lyp në agimet e vetmisë tënde.

Shtangesh ashtu në hutim duke dëgjuar trokun e rrëmbyer të zemrës dhe duke imagjinuar hapat që të afrohen dhe zërin që të pëshpërimën në vesh. Një prekje e lehtë që pushon mbi ty si petale, të kthen në rrëke drite, në një energji që të shpërbën në frymë, në frymën që mbush heshtjen që të rrethon, e përplaset në asgjënë që ngre në dëshirim.
 
Letrat e dashurise kane lezetin e vet, nuk krahasohen me asgje. Kam patur ca deri vone, derisa i dogja. Ishin me parfum, tash e 10 vite loool.
 
Letra e Tatjanës drejtuar Onjeginit

Po marr guximin që t’ju shkruaj…
C’do deshit më, veç shpirtit tim?
E di, se është e drejta juaj
Të më dënoni me përçmim.
Po ju që e shihni si po vuaj
Me pak mëshirë, sado pak,
Nuk do më zmprapsni zemërake!
Më parë desha të rri qetë
Për turpin tim, besomëni,
Ju s’do të dinit kurrsesi,
po të mund të shpresonja vetë
Që, kur e kur me plot hare
të kem t’ju shoh këtu tek ne
Që t’ju dëgjoj si kuvendoni,
T’ju them një fjalë dhe pastaj
Në zemër veç një mall të mbaj,
Veç gjer sa rrish të më takoni…
Po thonë se ju s’rrini dot
Në fshat të heshtur ju mërziteni
E ne… ne rrojmë me të kotë
Plot gas se vini e na aviti.
Pse arthtë vetë ashtu neëfshat,
Na gjettë tek ky vend i qetë?
T’ju njoh s’do kisha kurrë fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkretë.
Dhe afsh’ i shpirtit tim në jetë
Duke u qetuar (kushedi!).
Një mikut mund t’i bëhesha mike
Dhe shoqe e jetës e besnike
Dhe zonjë e ndershme për shtëpi.
Një tjetër… jo askujt në jetë
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qielli vetë,
jam e jotja në përjetësi;
Gjithë jeta ime më pat qenë
Një peng se ty do të takoj
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të adhuroj…
Përhera të kam ëndërruar
të ndjenja thellë thellë në gjit
me atë vështrim që më trondit
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
ty zërin… jo s’ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre, të kuptova
Më preke fort u përvëlova
Thashë ësht ai thesari im!
S’është e vërtetë? Po, të kam ndjerë
Më flisnje kur me dhemshuri
ndihmoja njerëzit e mjerë,
Më sillte shpesh lutja qetësi,
Edhe tashi, ndaj kësaj grime
A nuk je ti, o ëndrra ime,
Që n’errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S’je ti që plot prej dashurije
Shpres’ edhe gas më murmuron?
Kush je ti? Ëngjëlli me shpresë,
apo një lajkatar i pabesë?
Ma hiq tashi këtë dyshim
Kjo mbase nj’ëndërr mund të jetë
Për zemrën time një zhgënjim
E ndryshe krejt fat’ i vërtetë…
Po dhe kështu jet dhe fat
veç ty që sot t’i kam besuar
Më qan me lot shpirt i ngratë
E mprojtje vij për të kërkuar.
Mendo: jam vetë s’kam ku flas
askush nuk mund të më kuptojë
Mendja fillon të më lëshojë
Në heshtje duhet të humbas.
Të pres ti eja sic ma k’ënda
Dhe shpresat ngjallm’ i përsëri,
A ma prish ëndrrën që tashi
Me të qortuara të rënda!
Mbarova! S’mund ta rilexoj…
Po vdes nga frik’ turpëruar
Po nderit tuaj i besoj

Me plot guxim duke shpresuar…
 
Skam marrë që në gjimnaz?
Sms po.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.