Lulelakër me Vezë Për Një Mëngjes Plot Shëndet
@Claa nga me te preferuaratFoto: Flickr
Një mëngjes i lehtë, padyshim i shijshëm e mbi të gjitha i pasur në vlera ushqyese.
Një mënyrë fantastike për të mbajtur trupin dhe organizmin në formë, për të nisur ditën mbarë me energji dhe shëndetshëm.
Kjo pjatë përbëhet nga dy përbërës fantastik në vlera ushqyese, vezë dhe lulelakër.
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë për 4-5 persona)1 kg lulelakër
2-3 lugë gjelle me miell
3 kokrra vezë
2-3 lugë gjelle djathë
2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri
Kripë
Piper
Djathë i bardhë (sipas preferencës)
Përgatitja
Lulelakra pastrohet nga gjethet dhe i hiqet kërcelli.Tufat e mëdha të luleve ndahen në disa pjesë.
Lahen në ujë të ftohtë dhe lihen të zjejnë në ujë të valuar me kripë (15-20 minuta).
Lulelakra hiqet nga zjarri, kullohet uji dhe e nxehtë vendoset në një pjatë që të ftohet.
Ndahet në feta të vogla, të cilat spërkaten me pak kripë, piper, djathë të bardhë të thërrmuar ose djathë kaçkavall të grirë.
Më pas kalohen në miell, në vezët e rrahura dhe skuqen nga të dyja anët. Shoqërohen me domate dhe kastraveca të freskët.
/AgroWeb.org