Milan – Inter në Serie A mund të zhvillohet më 3 ose 4 prill.
“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar se ndeshja e shtyrë nga xhiroja e 27-të, mund të zhvillohet në mesjavën e dueleve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja ishte shtyrë pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, përcjell “lajmi.net”.
Por, data e duelit do të zyrtarizohet tani kur Milan u eliminua nga Europa League. /Lajmi.net/