Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndiheni krenar per kombesine?

Status
Nuk është i hapur për përgjigje të mëtejshme
Ndihem krenar se t’paret e mij kan derdh gjak dhe jan rranjt e mija , identiteti jem por ne tnjejten koh ndjej keqardhje per at vend ☹️
 
A ndiheni krenar(e) per kombesin shqiptare?

JO gjithmone jam ndjere krenar per vendin tim, po dashuria qe ndjej per te eshte me e madhe se krenaria.

E ndjeni si instikt, dmth pa pasur nevoj per arsye, apo e arsyetoni me aspekte kulturore dhe historike?

Padyshim, nje nder arsyet kryesore jane aspektet kulturore e gjeografike qe ka vendi jone.

Sa ndikon situata aktuale (kulturore dhe ekonomike) jo e mire e kombit ne krenarine tuaj kombetare?
Apo thjesht e konsideroni si nje koncept te prapambetur ne boten moderne?

Nese do fusim politikem atehere krenaria dhe kombi dalin jasht kesaj fushe, ku mbi 30 vjet pluralizem akoma jemi ne situate tmerresisht te keqe pa hyre ne detaje.
 
Shum krenare ndjehem qe kam prejardhje Shqipetare Kosovare sa qe njeher ishte Formular me shum rendesij dhe pyt shtetesija juaj un shenoj Kosovare kurse me posht vendlindja e shenoj Zürich dhe ajo me von me pyt mfal si ndodh kjo hmmmm qesha dhe i kerkova falje por jam kam qen e do jem shum Krenare qe jam Shqipetare.
 
Baaahhhh ma mire tkisha lind ne Taxhikistan??"memedhe quhet toka, ku me ka rene koka" ,silluni nga te doni ,ketu do vini prap!
 
Kombesin nuk e perzgjedh, thjesht je dhe nuk ka arsye te ndihemi inferior. Krenar te ndihemi dhe ndihem por me kembe ne toke. Shqipetareve u eshte servirur vetem pjesa fatkeqe e historia me keto 120 viteve te fundit. Pa historin e lashte shqipetaret nuk do kishte me cfare te krenohej greqia e maqedonia. Me zakonet tona mburren kurvat serbe e malazeze. Shtriheshim nga sllovenia, hungaria e deri ne kret. Thone alfabeti Latin por eshte nje tjeter genjeshter. Alfabeti iliro-pellazg. Historia e lashtesis eshte historia e shqipetareve. Elita ne perandorin romake. Po ashtu edhe elita ne perandorin Osmane dhe nje nga shtyllat mbajtese te saj dhe Jo te shtypur, mjeran e te leckosur siç na paraqet historia komuniste-sllavo-greke.
Gurthemel i qyteterimit dhe filozofis perendimore por qe na e kan mohuar, si çdo te mire dhe arritje tjeter. Historia nuk eshte vetem 100 vjet.
 
Thone alfabeti Latin por eshte nje tjeter genjeshter. Alfabeti iliro-pellazg.

Gurthemel i qyteterimit dhe filozofis perendimore por qe na e kan mohuar, si çdo te mire dhe arritje tjeter.

Mos e mesoni historine nga portale qesharake.

Jo te shtypur, mjeran e te leckosur siç na paraqet historia komuniste-sllavo-greke.

Je disi i paqart ne konstatimin me siper. Duket sikur edhe historianet shqiptar i fut ne te njejten kategori si historianet sllav dhe grek. Ndoshta sllavet dhe greket na paraqesin ashtu, por jo botimet e akademise sone. Mos denigro akademine shqiptare. Historianet e mirefillte shqiptar (pa marre parasysh autor qesharak si Elena Kocaqi) e kane mbrojtur me dinjitet historine e kombit. Akademik te kalibrit te lart, si prof. Eqrem Cabej, prof. Frano Prendi, prof. Kristo Frasheri, prof. Shaban Demiraj, dhe shume te tjere, i kane kushtuar gjithe jeten mbrojtjes se historise sone.
 
Disa figura historike me te cilet mund te krenohemi si komb:

1. Filipi II i Maqedonise. Mjeshter lufte dhe politikan i afte. Reformues i mbreterise se Maqedonise. Pushtoi Greqine. Krijoi te gjitha kushtet per te birin e tij, Aleksandrin, per te pushtuar Persine.

2. Aleksandri i Madh. Mjeshter absolut i artit te luftes. Udheheqesi ushtarak me i suksesshem ne lashtesi. Taktikat e tij ende studjohen ne cdo akademi ushtarake ne bote.

3. Pirro i Epirit. Mjeshter i artit te luftes. Triumfues ndaj romakeve (2 here), maqedoneve, kelteve, dhe spartaneve.

4. Mbreti Bardhyl. Ndertoi nje mbreteri te fuqishme e cila perfshinte pjese te Maqedonise.

5. Mbreti Agron. Ushtria e tij theu Ligen e Aetolise e cila ishte mjaft e fuqishme ne ate kohe.

6. Gjeneralet e Aleksandrit te Madh, te cilet u ben mbreter te provincave te Aleksandrit mbas vdekjes se tij. Disa prej tyre themeluan dinasti qe udhehoqen per shekuj te tere.

7. Nje sere perandoresh romak/bizantin, perfshi Konstandinin e Madh me origjin nga Dardania.

8. Gjin Bue Shpata, princ i Despotatit arberor te Artes ne shekullin XIV.

9. Gjergj Kastriot Skenderbeu. Terrori i Osmaneve. Mjeshter i luftes guerrile. Fitues i sa e sa betejave me efikasitet spektakolar.

10. Merkur Bua. Komandant stradiot me origjine dhe ndergjegje shqiptare. Mjeshter i kaloresise se lehte.

11. Gjergj Basta, me origjine shqiptare. Gjenerali i 100 fitoreve. Mjeshter absolut ne fushebeteja dhe autor i disa botimeve mbi teorine e artit te luftes.

12. Ali Pash Tepelena. Figure komplekse, jo i perkryer por gjithsesi politikan i afte dhe ndertues i pashallekut me te zhvilluar ne Ballkan. Sikur te kishte gjetur mbeshtetje te ndonje superfuqi Europiane (sic i'u dha Greqise dhe Serbise) do e kishte arritur lehtesisht pavaresine e Shqiperise ne 1820.

13. Rilindasit, nder te cilet benin pjese atdhetar te shquar si Abdyl dhe Sami Frasheri, Ismail Qemali, Fan Noli, etj. dhe poet te kalibrit europian si Naim Frasheri, Gjergj Fishta, dhe Migjeni.

14. Nene Tereza. Shenjtore; e vleresuar me cmimin Nobel per paqe.

15. Ismail Kadare. Shkrimtar i nivelit nderkombetar.

16. Lulzim Basha. Tradhetar (firmosi marreveshjen famekeqe te detit), por ka edhe ane pozitive: do hyj ne histori si klloun i papare qe mahnit me idiotesite e tij. lol
 
Mos e mesoni historine nga portale qesharake.

Aty ku jepen burime te besueshme, nuk jan qesharake.
Qesharak do ishin disa kalibra te lart komunistash qe e ben historin paçavure.

Je disi i paqart ne konstatimin me siper. Duket sikur edhe historianet shqiptar i fut ne te njejten kategori si historianet sllav dhe grek. Ndoshta sllavet dhe greket na paraqesin ashtu, por jo botimet e akademise sone. Mos denigro akademine shqiptare. Historianet e mirefillte shqiptar (pa marre parasysh autor qesharak si Elena Kocaqi) e kane mbrojtur me dinjitet historine e kombit. Akademik te kalibrit te lart, si prof. Eqrem Cabej, prof. Frano Prendi, prof. Kristo Frasheri, prof. Shaban Demiraj, dhe shume te tjere, i kane kushtuar gjithe jeten mbrojtjes se historise sone.
Historianet e afirmuar nga shteti, padyshim qe kan qen dhe jan te afte, por u kan pelqyer pak perrallat. Flet vete historia jon e shkuar e afert. Nuk them qe kan mbajt qendrime antishqipetare por jo gjithemone I kan treguar ato qe din. Ndoshta prej kushteve, rrethanave apo interesit. Kush po e di.
Meqenese nuk jemi te fushes, percjellim çfare shkruajn me te diturit.
 
Me letra dhe passaporte greke jam krenar qe jam shqiptar dhe gjysem korcar
 
Historianet e afirmuar nga shteti, padyshim qe kan qen dhe jan te afte, por u kan pelqyer pak perrallat. Flet vete historia jon e shkuar e afert. Nuk them qe kan mbajt qendrime antishqipetare por jo gjithemone I kan treguar ato qe din. Ndoshta prej kushteve, rrethanave apo interesit. Kush po e di.
Meqenese nuk jemi te fushes, percjellim çfare shkruajn me te diturit.

Jo jo, ti po percjell cfare shkruajn antishqiptaret shqipfoles qe tallen me lexuesin, nuk po percjell cfare din 'me te diturit'.

Cili qenka ai i ditur/akademik qe paska arritur ne perfundimin se alfabeti latin ka qene iliro-pellazg kur iliret nuk e shkruanin gjuhen e tyre?

Edhe pretendimi se greket s'do kishin me cfare te mburren sikur historia te shkruhej drejt eshte tallje me lexuesin. Pavaresisht faktit se shteti grek eshte pozicionuar kunder nesh, nuk mund te mohojm historine e tyre. Kane kontribuar mjaft ne letersi dhe filozofi. Kjo qasje me mohime ekstreme na ben te dukemi qesharak para te huajve.

Mesoni historine nga librat e akademise shqiptare, jo nga portale anonime te cilat shpeshhere jane te regjistruara jashte Shqiperise.
 
Normal qe po edhe ne kemi pluset edhe minuset tona por sidoqofte duke lexuar, degjuar se ca kan kalu te paret tane jemi kock e fort si rrac ?
 
Meqenese nuk mund te korigjoj shkrimin me numer 50, po shtoj nje sqarim ketu:

Mos lejoni qe tradhetia e Lulzim Bashes t'ju bej te ndiheni keq si shqiptar. Ajo mbeti thjesht nje tentative. Gjykata Kushtetuese beri detyren dhe e rrezoi marreveshjen. Luli na beri nje nder me ate perpjekje sepse tregoi fytyren e tij. Ai do perfundoj ne koshin e plehrave te politikaneve antishqiptar.

Shqiperia do behet dhe kete gje nuk e ndalon dot askush!
 
Meqenese nuk mund te korigjoj shkrimin me numer 50, po shtoj nje sqarim ketu:

Mos lejoni qe tradhetia e Lulzim Bashes t'ju bej te ndiheni keq si shqiptar. Ajo mbeti thjesht nje tentative. Gjykata Kushtetuese beri detyren dhe e rrezoi marreveshjen. Luli na beri nje nder me ate perpjekje sepse tregoi fytyren e tij. Ai do perfundoj ne koshin e plehrave te politikaneve antishqiptar.

Shqiperia do behet dhe kete gje nuk e ndalon dot askush!

Politika ne vetvete i ka bere njerezit te jene inferior e te pashprese per kombin e tyre dhe si e tille do vazhdoje perderisa qenie te tilla do mbajne peng popullin.
 
Politika ne vetvete i ka bere njerezit te jene inferior e te pashprese per kombin e tyre dhe si e tille do vazhdoje perderisa qenie te tilla do mbajne peng popullin.

Qeniet si Luli, qe falin territor, tashme jane ne opozite. S'ka se si ta mbaj peng vendin.
 
Qeniet si Luli, qe falin territor, tashme jane ne opozite. S'ka se si ta mbaj peng vendin.

Shume e vertete ajo qe thua nuk e mohoj biles edhe duan denuar me burg nese do kishte shtet.
Po shqiptaret jane te denuar ne fatin e tyre se hoqem nje Luli e vendosem nje Lul tjeter ku ne 7 vjet qeverisje e ka kthyer Shqiperine me me pak se 2 milion banore, pa kaluar ne probleme te brendshme sociale..
 
shqiptaret jane te denuar ne fatin e tyre se hoqem nje Luli e vendosem nje Lul tjeter ku ne 7 vjet qeverisje e ka kthyer Shqiperine me me pak se 2 milion banore, pa kaluar ne probleme te brendshme sociale..

Pse shkruan 'shqiptaret ... ne fatin e tyre'?! Ti je apo s'je shqiptar(e)?

Lulin e permenda per tradheti. Mbi Ramen nuk rendon ai krim.

Shqiperia me me pak se 2 milion banor?! Te zvogelosh shifren me 30% (nga 2.9 ne 2) eshte munges ekstreme sinqeriteti. Ketu duhet te ndaloj pergjigja ime, por po e vazhdoj edhe pak.

Rama po hedh themelet e shtetit modern me reformen ne drejtesi. Shefi i Lulit, domethene Berisha, nuk u perpoq t'a bente nje gje te tille. Madje ishte fajtori kryesor per degradimin e turpshem te themelit te shtetit, pra te sistemit te drejtesise. Edhe sikur Rama te ishte njesoj si Berisha ne cdo aspekt tjeter qeverises, fakti qe ai po reformon drejtesine dhe hedhe themelet per nje shtet te se drejtes i cili eshte ne hapat e para te zbatimit (ngritja e SPAK-ut, OFL e policise se shtetit, se shpejti ngritja e BKH-se, etj.) mjafton per te treguar se Rama dhe Berisha jane shume ndryshe nga njeri tjetri.

Krahaso poashtu stabilitetin makrofinanciar. Berisha e la Shqiperine me nje borxh te fshehur prej rreth 10% te PBB-se ne 2013, domethene ne nje recesion te thelle (ekonomia filloi te tkurret). Rama riktheu stabilitetin financiar; me shume njerez paguajn energjine elektrike, me shume biznese paguajn tatime, me shume importues paguajn doganat. PBB filloi te rritej me 3-4% (ekonoma po forcohet). Sigurisht qe ka ende mjaft probleme. Por keto shifra, sidomos ndryshimi i PBB-se, jane treguesit kryesor ne cdo bised ekonomike.

Berisha e falimentoi sistemin energjitik (CEZ kishte humbje kolosale sepse sistemi i drejtesise nuk vepronte kur vidhej energjia, nderkohe qe Berisha i'a hodhi fajin CEZ-it, e deboi, dhe i la nje superfature Shqiperise per te paguar ne arbitrazh). Rama e stabilizoi sistemin, dhe fatkeqesisht i'u desh te paguante edhe gabimet e Berishes ne arbitrazh.



Ne cdo forum shqiptar, ashtu si edhe ne seksionet e komenteve te portaleve te lajmeve ne Facebook, madje edhe ne komentet kur ato postohen ne Youtube, gjenden antar si ti qe bombardojn mendjen e lexuesve shqiptar me brrockulla helmuese, duke vjell vrer dhe pesimizem mbi cdo teme qe ndikon te bindjet dhe te psikologjia e shoqerise shqiptare. Madje te ********.com duket se edhe adminet jane me palen antishqiptare. Kur me pyesnin pse mendoj se ka antishqiptar ne forum, dhe une u jepja argumente te detajuara, stafi i forumit i fshinte pergjigjet e mia. Dhe kur une ironizova me Kacifasin (terroristin grek qe vrau RENEA), adminet ME DHANE 'BAN' nga forumi. Me ate veprim efektivisht i dolen ne mbrojtje terroristit grek dhe propagandes helmuese.
 
Status
Nuk është i hapur për përgjigje të mëtejshme

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.