Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndonjëherë duhen rrahur gratë

U

Universal

Guest
Ndonjëherë duhen rrahur gratë, dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes. Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua. I thotë mendjes se ajo duhet rrahur jo me qëllimin që të dal e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lerë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.

Megjithëkëtë gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë, Zoti s’ka qënë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë, dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, ai krijoi femrën. Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar.

Edhe për shkak se ato nuk mund ti nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ja u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin se kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës. Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.

Duhen rrahur edhe për arsyen se kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën edhe pse nuk kanë grimën e njohurisë, dhe mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.

Por nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur edhe për shkak se synojnë të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër. Synojnë barazi gjinore kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj ndonjëherë duhen rrahur.

Gerina MULLAJ
 
Po mor duhet rraf biles & me shpulla :p para dhe pas .. Buke :d
 
Nje grua hidhet nga ballkoni sic hidhen rendom qeset e mbeturinave ne kulturen tone...Nje tjeter fyhet, shahet, ofendohet, por "burri e don"...Nje tjeter kercenohet qe te mos beje hap nga shtepia...Nje tjeter grua frymon e jeton nen forcen e dhunes e diktatit...E keshtu cdo dite ka " nje tjeter"....
E serish nuk bejme ze....Cdo rast zhurmon e fshihet... Cdo dite mbyllim syte, a thua se duhet te presim deri sa probabiliteti i dhunes ndaj grave te jete te pakten 1 grua e dhunuar ne cdo shtepi...
Askush nuk ben asgje, te pakten ne komunitetin tim...Kjo me indinjon...
Askush nuk i bashkohet fushatave te sensibilizimit per eleminimin e dhunes me baze gjinore...Askush nuk i pergjigjet nje zeri qe therret per tu bere bashke...pertej mureve te zyrave e shtepive....
.....ASKUSH, sepse ky fenomen "nuk ndodh tek ne, ne nuk jemi nje shoqeri e dhunshme"....
Mjer me ke po ecim e ku po shkojme!!!

Kèto le te mare parasysh e dashura Gerinè.
 
Mund te them vetem dicka, mashkulli perher kerkon te tregoj superioritetin e tij, ndaj femres dhe kur sja arrin nepermjet fjales ..... mendon se rruga e duhur eshte dhuna! Per tu kuptuar keta lloj meshkujsh per mendimin tim, kan kaluar nje femijeri te veshtire,sepse vet fakti qe ti je i lindur nga nje femer, je rritur e ushqyer pri saj, ke nje moter te cilen do jepje jeten per te , kur nga nje femer lind ndjenja me e bukur qe do te shoqeroj ter jeten sic eshte trashgimtari jjuaj, si mundet te ngrihet dora ndaj gjith ketyre gjerave bashk te permbledhura né nje qenie njerzore!
 
Shih !
@gentleman fshije temen para se te gjej une nje vidio qe gruaja persekuton burrin :p
 
Fiore te gjithe e dime qe ky fenomen ekziston dhe do vazhdoje te jete.
 
E di se ku qendron problemi I sotshem mashkull femer....

Femra vete nga natyra qe kame lind e tille e ka ne thua, mos bindjem ose. Shume e veshtire ta bindesh per dicka qe ajo dyshon

Pastaj kohet ku ne po jetojme eshte diskriminim ndaj seksit mashkull
Familja mund tw kete edhe llafe e ngritje toni nga ana e mashkullit
Per vete faktin se eshte mashkull e natyra I ka falurrene force me shume ze me te trashe....

Femra lajmeron policine dhe burri pas hekr a ve per 6muaj

Femra gjithmone do te jeni te dytat ne familje pas mashkullit.
Ju jeni nji lule qe mashkulli duhette kujdeset per ju
Duhet tju plotesoje ne cdo aspekt
Ama nese ju doni gjera qe per momentin nuk jane te mundshme do ta vrisni ate mashkull (( nese ai ju dashurn vertet,))

Keshtu qe perdoreni pak trurin me shumw
Ndaj femres kam respekt maksimal se eshte ajo krijesa e cdo individi ne kte bote .


Por do ju ngrite zeri ndonjihere per tju bere te vetdijshme hejjj, ku po shkon sic ta ruaj privatesine tende. Nuk te lejoj t, cenosh te timen.

Nesw ke dicka eja ta diskutojme.
Jo une te kaloj ne dru
E me vone te kaloj pas hekrave.


Jam kunder dhunes ndaj femres ama jam pro diplomacise ndaj tyre

Mashkulli duhet te jete burre dhe dipllomar I madh ne ditetti e sotshme me femren e tij
 
@SiSi gabimii perseritur quhet faj
Gabimin e fal por fajin kurre!!!!!!
 
E drejte ..ama nje gje te kesh parasysh ...femra edhe nese gabon ka gjithmon te drejte ...ligji i natyres ky:)

Amosjqr.. dmth edhe nqs nje femer esht Bushter,e tradhton burrin i bie qe ka te drejt? are u fcking joking lol
 
@TheDevil ate pune as se coj ne mendje se ku i. Perfundon koka si perfundon krahu e si perfundon kemba pastaj. Te me brase dinjitetin e krenarine timee kurre. Aty une nuk e rraf. Por e copetoj komplet.
Kir sja bej ate gje sdo teti kete te drejte ta beje........
 
Me pas frik me hap lajmet se ...vrau burri grun se nuk u cua ti bente gjellen ...vrau burri grun sepse kishte lyer buzet ..edhe habiteni kur tja fusi gruja bomben ne kervat se ju ca koka tu duru injorantin ne shpi ...kete po thonit ju se spo e mor vesht se vec keto lexoj e degjoj neper lajme
 
Un me ket termin e dhunes sjam dakort..aman me tmallku zoti e me tdhen i gru si kjo @Alesia iher ne jave e ka me hak dajakun :p
 
@El-Culpable Tradhetia esht ekstremi,por gjithcka varet nga Femra,nqs Femra esht provokuse,acaruse,posesive.. nevrike,etj. Por qe Dhuna s`esht dicka e mire.. :D :p
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.