Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ndonjëherë duhen rrahur gratë

Gruja duhet te tkuptoj me i sy jo me trrahur
 
Femra do 3-e gjona dajak mgjes , dajak ndrek e per tmos i mungu dhe ndark dajak prap
 
Gerina e ka ironizuar mire termin "rrahje". Por varet se sa kuptohet nocioni i civilizimt te drejte gjinore .
Sa per fjalen e rendomte dhe banale qe; femra duhet rrahur,dhe ndeshet shume sidomos ne shoqerine tone shqiptare,si rrjedhoje e shume faktorve.Nje nder arsyet niveli i ulte kulturore , simtomat patriarkale te shoqerise etj etj.
Munde te them vetem kaq;
Qofte mallkuar ajo "pjelle" e cdo femre ,qe merr frymen e pare nga ajo dhe vene dore mbi te.
 
Dajaku per femnen ka dal prej xheneti :p
Cit : populli
 
Ndonjëherë duhen rrahur gratë, dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes. Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua. I thotë mendjes se ajo duhet rrahur jo me qëllimin që të dal e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lerë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.

Megjithëkëtë gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë, Zoti s’ka qënë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë, dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, ai krijoi femrën. Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar.

Edhe për shkak se ato nuk mund ti nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ja u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin se kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës. Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.

Duhen rrahur edhe për arsyen se kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën edhe pse nuk kanë grimën e njohurisë, dhe mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.

Por nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur edhe për shkak se synojnë të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër. Synojnë barazi gjinore kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj ndonjëherë duhen rrahur.

Gerina MULLAJ
Qyyyy tu thaft
 
Kur rrahin grate ..kur poshterojne ato ....te mendojne se vene dore ne njeriun qe i solli ne jete nenen e tyre
 
Ste paska taku zoti hala me nje femer qysh duhet ty Se Pasha familjen ste kisha ra as ndermend me qel ket tem.. qka tkisha shti ndor un niher me te zbut si kingj ..????
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.