Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Petullat e fshira të Korçës

VolkaN

Mess with the best, die like a rest.
ANETAR ✓
Regjistruar më
Nën 16, 2017
Mesazhe
48
petetelll.jpg

Është një recetë e thjeshtë, me pak përbërës. Po ju sjell dy variantet sipas meje, korçarët mbase i bëjnë edhe ndryshe por mua më pëlqen të provoj dhe disa gjera i ndryshoj :) Gjëja e parë që do bëjmë janë palaçinkat.
Ato origjinalet bëhen me ujë, jo me qumësht, si palaçinkat e zakonshme. Unë i bëra me qumësht, por pa vezë.

Përbësit:
Miell 800 gr
Kripë
3 lugë vaj
Qumështin e shtojmë me sy, aq sa të bëhet një masë jo shumë e trashë, as e lëngshme fare sepse nuk lidhet.
Për mbushjen kam përdorur dy variante, njëra me gjizë të njomë, e perzier me kajmak e tjetra me djathë të thërrmuar.

Për shëlliren ku do ''lahen'' petët:
Shëllirë djathi rreth 1 filxhan
Mendërz të thatë
Hudhra 4-5 thelba
Ujë rreth 2 filxhanë
Gjalpë 3-4 lugë

Arra një dorë

Bëjmë palaçinkat. Zëmë brumin me të gjithë përbërësit dhe i pjekim në tigan, një nga një. Në fillim përgatisim shëllirën e aromatizuar: Pastaj në një tigan veme gjalpin të nxehet pak, shtojmë aty hudhrat e grira, i skuqim lehtë derisa të marrin ngjyrë të artë jo të digjen i hedhim ujin,shëllirën dhe menderzën (nenexhikun) e lëmë të ziejë ca. Marrim një tavë me diametrin e petëve, e lyejmë me gjalpë. Bëjmë gati mbushjen,me djathë të thërrmuar ose gjizën e përzier me kajmak e pak kripë.
Marrim petët, i lagim një nga një, shtrojmë në tavë petën e lagur, djathin, përsëri pak mendërz dhe e spërkasim me arra e kështu me radhë deri sa të mbarojë, e presim në copa dhe i pjekim ne furrë për t’I pjekur për rreth 15-20 minuta në 200 gradë.
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.