Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

PREMIER LEAGUE

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,196
Nemanja Matic e dëshironte largimin nga Chelsea
Nemanja Matic e ka kërkuar transferimin e tij tek Man.United. Trajneri i “Djajve të Kuq” Jose Mourinho është shprehur se trasnferimi i mesfushorit në radhët e United u realizuar falë vullnetit të futbollistit. Special One thuri dhe një sërë elozhes në drejtim të Matic duke e cilësuar atë si në element kyc për skemat e tij në repartin e mesfushës.
 
Mourinho i sugjeron Bale të kërkojë largimin nga Reali
Jose Mourinho i ka sugjeruar Gareth Bale të kërkojë publikisht largimin nga Reali i Madridit, në mënyrë që Manchester United të ketë mundësi ta blejë.

Trajneri i dërgoi uellsianit një mesazh në telefonin personal, me “Djajtë e Kuq” që janë gati të paguajnë afro 100 milionë euro, shifër të cilën Reali e pagoi në vitin 2013 te Tottanhami.
 
View attachment 46 View attachment 47
Tatuazhi prekës i Valon Behrami-t
Valon Behrami zbulon tatuazhin e tij të ri. Mesfushori i Watford, ka bërë tattoo pothuajse gjithë këmbën e tij të djathtë, me një dizanj shumë prekës, duke pasqyruar në të genocidin serb ndaj Kosovarëve.

32-vjeçari ka lindur në Mitrovicë, por luan me Përfaqësuesen e Zvicrës, megjithatë mesa duket, Behrami nuk është nga ata persona që e harrojnë orgjinën e tyre apo dhe atë çfarë kanë kaluar kosovarët vite më parë.

Pasi prindërit e tij humbën punën, familja e Behramit u largua për në Canton Ticino, vend në Zvicrën Jugore, në vitet 1990, teksa në në vitin 1998 morën lejeqëndrimin e përkohëshëm.

Një foto vlen sa 1000 fjalë, dhe këto që tregojnë tatuazhin e Behramit, vlejnë shumë herë më shumë.
 
Arsenal-leicester luhet tenis .. Watford-Liverpul katastrrofe :p Embelsira angleze Chelsi kampjon -Burnley 0-3 pjesa pare ! Bixhozzzz krejt Futbolli ka humb :)
 
Vetem Liverpul qe skam per ta prekur ndonjehere ne jeten time!
I bejne rezultatet si te duan..
 
Liverpuli eshte per tu loz ne neshjet e medha jo me kta 1.4 koef ... Ekip fmijesh mo ca pret
 
View attachment 89
Hyri në fushë nga stoli dhe i dha fitoren Arsenalit që realizoi një përmbysje të madhe duke fituar 4-3 ndaj Leicester City-it, për ti bërë nisjen më të mirë të mundshme sezonit të ri të Premier Leagues. Olivier Giroud nuk e fsheh kenaqësinë që rezultoi deciziv për skuadrën e tij ndërkohë që në një intervistë mohoi edhe zërat që e shohin të ardhmen e tij larg topcinjëve të Londrës. Gjithmonë flitet për të ardhmen time por unë do të qëndroj te Arsenali deklaroi sulmuesi francez.

Fernando Llorente po rikuperohet nga dëmtimi ndërkohë që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi spanjoll aktualisht është pjesë e Swansea në Premier League angleze, por gjasat janë që ish bomberi i Juventusit të largohet nga klubi uellsian. Megjithatë te Sëansea as që e mendojnë largimin e Llorentes me trajnerin Paul Clement që deklaroi se shpreson shumë që sulmuesi iberik të qëndrojë në skuadër.

Frikë për një largim të mundshëm të Eden Hazard. Te Chelsea i tremben një lamtumire të sulmuesit belg në këtë merkato. Në pamundësi për të firmosur me Kylian Mbappe, i cili është pranë kalimit te Paris Saint Germain, Reali i Madridit për të përforcuar sulmin po mendon pikërisht për Hazard i cili për tu transferuar tek Los Blancos është gati të largohet nga Blutë e Londrës.

Manchester United me blerjet e Lindelof, Lukakut dhe Matic ka shpenzuar 75% të shumës që kanë vendosur në dispozicion drejtuesit për merkaton verore. Jose Mourinho e ka bërë edhe njëhere tjetër të qartë se ka nevojë për një sulmues krahu. Dy dëshirat e trajnerit portugez janë Ivan Perisic i Interit dhe Gareth Bale i Realit të Madridit por me italianët dhe spanjollët që po bëjnë rezistencë, për United do të jetë shumë e vështirë të afrojë në ekip njërin prej tyre.
 
auto_auto_MAIN-Lionel-Messi-Pep-Guardiola-Manchester-City-badge1484727995_11507880023.jpg

‘Bomba’ nga Anglia: Messi largohet nga Barça, City gati pagën ‘faraonike’


Lionel Messi po e mendon seriozisht mundësinë e transferimit tek Manchester City.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Barcelona mund të ndahen përfundimisht në fund të këtij sezoni, pasi argjentinasi po zvarrit rinovimin me katalanasit, shkruan tabloidi britanik, “The Sun”, raporton SYRI.net.

Sipas këtij tabloidi, Messi është duke menduar mundësin që të bashkohet me Pep Guardiolën tek Manchester City.

Sipas raportimeve të fundit Messi u ka thënë shokëve se nuk është duke i besuar planit të Barcelonës pas largimit të Neymarit.

Po ashtu, Messi ka ndryshuar mendjen për largim nga Barcelona pas situatës për referendum në Katatoni.

Manchester City është i gatshëm t’i ofroj Messit 40 milionë sterlina për nënshkrimin e kontratës.

Përveç kësaj, klubi nga Premierliga i ka ofruar argjentinasit një pagë marramendëse prej 500 mijë sterlinash në javë dhe një kontratë 5-vjeçare.

Presim të shikojmë vendimin e Messit.

Screenshot_11507880000.png
 
auto_skysports-premier-league-football-red-monday-mnf-roberto-firmino-paul-pogba_38109201507987483.jpg

VIDEO/ Liverpool-Manchester United, rezultat i papritur
15:24, 14/10/2017

Liverpool dhe Manchester United kanë dalë barazim 0-0 në kryendeshjen e Premier League për këtë xhiro.

Heronjt e takimit kanë qenë padyshim portierët respektivë ku kanë bërë disa pritje të jashtzakonshme.

Momentalisht United ndodhet në vend të parë me 20 pikë +1 nga City i cili luan në 16:00 me Stoke Cityn e Shaqirit.

Liverpool ka 13 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.
 
Perfundimisht nuk jam tifoze e kampionatit anglez:)
 
Historia e Marcus Rashford, kur ëndrra bëhet realitet

Marcus-Rashford-656519.jpg


http://supersport.al/historia-e-marcus-rashford-kur-endrra-behet-realitet/#respond

“Shpresoj që e ardhmja ime të jetë brilante, në shkollë dhe jo vetëm. Vecanërisht në karrierën time si futbollist. Dua të kem një jetë ndryshe dhe ta bëj familjen time të lumtur dhe të tjerët të ndihen krenar për mua. Kam vetëm një objektiv në jetën time dhe ajo është të bëhem një futbollist profesionist dhe shpresoj që kjo të ndodhë te Manchester United.”

Kjo ishte ëndrra e Marcus Rashford, e ruajtur në një copë letër, të cilën e shkruajti kur ishte 11 vjec. Ambiciet e një futbollisti farë të ri në moshë u bënë realitet, sepse ai sot është një nga futbollistët më të vlerësuar nga Jose Mourinho. “Djali i Mrekullueshëm”, sic e therrasin të gjithë, pak ditë më parë festoi 20-vjetorin.

Sulmuesi është rritur në akademinë e Manchester United, skuadër të cilën e ëndërronte që fëmijë. Debutim ëndrrash për Rashord në atë mbremjë në Eurupa League, përballë Midtylland, e më pas ndaj Arsenalit. Njeriu i duhur, në vendin e duhur e në momentin e duhur.

Vite më parë 20-vjecari ka vuajtur nga një problem shëndetësor, që nuk e linte atë të rritej, por e kaloi shumë shpejt. Nuk rritej dot fizikisht, por talentin e tij askush nuk e pengonte dot të zhvillohej. Maturimi erdhi në të gjitha kuptimet, jo vetëm në atë trupor, por edhe atë profesional, nga United në Kombëtaren Angleze.

Fjalëpak e punëshumë, si në shkollë ashtu dhe në fushë. Qëndron larg zhurmave mediatike, sepse puna për të vlen më shumë se gjithcka. Ky është Marcus Rashford, “Wonderboy” i “Djajve të Kuq”.
 
Man. United, pagë përrallore dhe 4 blerje “big” që Mourinho të rinovojë

mourinho-1.jpg


Një pagë “galaktike” 22 milionë euro në sezon dhe katër blerje të rëndësisme: Griezmann, Bale, Soler dhe Forsberg. Kjo është oferta që po përgatit Manchester United për Jose Mourinhon, në mënyrë që portugezi të pranojë zgjatjen e kontratës me “Djajtë”, me aktualen që skadon në verë të vitit 2019.

E zbulon britanikja Daily Mail, sipas të cilës, kjo është mënyra e të vepruarit nga drejtuesit e United, për t’u paraprirë bisedimeve të mundshme të Mourinhos me PSG. Al Khelaifi nuk është i bindur aspak me trajnerin spanjoll, Unay Emery, të cilin kërkon të zëvendësojë me “luzitanin”, por as në Manchester nuk po qëndrojë duarkryq në një situatë të tillë.

Strategjia e United është e qartë: të rrisë pagën e trajnerit, por edhe t’i plotësojë të gjitha dëshirat e merkatos. Pas largimit të Alex Ferguson në verë të 2013-ës, Manchester United ka kaluar periudha të paqëndrueshme me Ryan Giggs, David Moyes dhe Van Gaal në krye të pankinës dhe vetëm me Mourinhon është rikthyer qetësia, falë suksesit në Europa League në fund të sezonit të shkuar. Mourinho akualisht përfiton 15 milionë euro në sezon, por PSG përvecse i ofron një pagë stratosferike, është gati të paguajë edhe një klazuzolë largimi 20-30 milionë stërlina për prishjen e parakohshme të kontratës me United. E si mund të bindet 54-vjecari për të qëndruar në “Old Trafford”? Duke i ofruar një pagë “faraonike” dhe duke i plotësuar cdo kërkesë përsa i përket merkatos.
 
mustafi-1.jpg


http://supersport.al/mustafi-dhe-dy-here-sanchez-arsenali-mposht-2-3-cristal-palace/#respond
Cristal Palace nuk arriti të merrte pikë ndaj Arsenalit në sfidën e zhvilluar në “Selhurst Park”, e fundit për javën e 20-të të Premier Leagues. Shqiptari Shkodran Mustafi kaloi në avantazh “topçinjtë” që minutën e 25-të të pjesës së parë, por në fillim të fraksionit të dytë Townsed ktheu baraspeshën në rezultat, por edhe untuziazmin te tifozëria vendase. Gjithsesi, Arsenali gjeti dy gola të shpejtë me të njëjtin autor Alexis Sanchez në minutat 62 dhe 66, ndërsa Tomkins shkurtoi në 2-3 në minutën e fundit të kohës së rregullt. Një fitore të rëndësishme kjo për Arsenalin, që mban në vendin e 6-të në të njëjtën kuotë pikësh me Tottenhamin (37). Liverpooli, që është i fundit në zonën Champions, ka grumbulluar vetëm një pikë më shumë.
 
View attachment 14317
Dy skuadrat favorite për të fituar edicionin e sivjetshëm në Europa League, Atletico e Madridit dhe Arsenali, do të përballen sërish mes tyre, në orën 21.05, në atë që ndryshe konsiderohet si një finale të parakohshme, prej nga ku do të mësojmë edhe emrin e ekipit që do të sigurojë finalen e 16 majit, që do të zhvillohet në stadiumin e Lyonit.
Në “Emirates” dy klubet u përballen për herë të parë ndërmjet tyre në gjithë historinë e Kupave të Europës. Ndeshja ishte emocionuese, me londinezët që pavarësisht se kundërshtari zhvilloi më shumë se 80 minuta lojë me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq Vrsajlkos, nuk arritën dot të ruanin epërsinë e siguruar falë golit të Lacazzette, pasi francezi Griezmann barazoi, duke u dhënë një avantazh të konsiderueshëm Atleticos në sfidën e kthimit.
Los Cholchoneros në “Wanda Metropolitano” regjistrojnë në total vetëm dy humbje, njëra në Kupën e Mbretit, ndaj Sevillas, dhe tjetrën kundër Chelsea-t në Champions.
Arsenali është kualifikuar në 6 nga 7 përballjet gjysmëfinale në Kupat e Europës, ndërsa Atletico në krahun tjetër ka kaluar dy gjysmëfinalet që ka patur në formatin Europa League, me Liverpoolin në vitin 2010 dhe Valencian në 2012-ën. “Bardhekuqtë” nuk dështojnë në fazën gjysmëfinale që nga viti 1999, kur i eliminoi Parma.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Salzburgut dhe Olimpique Marseille, dy skuadra që ishin bashkë edhe në Grupin I të këtij edicioni. Në takimin e parë të zhvilluar në “Velodrome”, ekipi i Rudi Garcias arriti të fitonte 2-0, rezultat që përcjell qetësi në radhët e skuadrës franceze. Sidoqoftë, ekipi ku aktivizohet futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, që është njëkohësisht edhe zëvendëskapiten i Salzburgut, deri më tani ka treguar se edhe atëherë kur nuk pritet di të surprizojë, siç ishte rasti i ndeshjes kundër Lazios, ndaj edhe këtë herë do të mundohet maksimalisht ta befasojë klubin francez.
 
Po theria A ku eshte dor?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.