• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

“Qaj kur Dybala qëndron në stol, në janar largohet nga Juventusi”

Alb

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
Mesazhe
4,598
Likes
93
Age
18
#1


Maurisio Zamparini, presidenti i Palermos, klubi ku ka luajtur më parë Paulo Dybala pas transferimit te Juventusi, është shprehur se sulmuesi argjentinas do të largohet nga badhezinjtë në merkaton e dimrit. “La Joya”, e nisi aventurën në Serie A me Palermo-n, para se të bashkohej me “Zonjën e Vjetër” në verën e vitit 2015.

“Sa herë që qëndron në stol, më bën të qa. Ai është në stol për shkak të Allegri-t. Allegri duhet të vijë në Palermo dhe të fitojë titullin, sepse është e lehtë të jesh fenomen me Juventusin. Dy vjet më parë i dërgova Dybala një mesazh dhe e këshillova që të shkonte në Spanjë, ku do të luante futboll dhe jo të qëndronte në Itali

Do të largohet, sepse Juventusi dëshiron të fitojë 120 milionë euro. Në janar unë mendoj se ai do të largohet, për në Spanjë. Ai ka oferta në Spanjë dhe Angli. Juventusi ka shumë kampionë dhe është e vështirë për të gjithë të luajë, por është patjetër një arsye për të qarë kur një fenomen si ai nuk luan”, tha Zamparini për “RMC Sport”.

The post “Qaj kur Dybala qëndron në stol, në janar largohet nga Juventusi” appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.