Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Qyteti juaj!

Rrelse

Të paktën, në ëndrra të isha e lumtur!
Award
Regjistruar më
Kor 26, 2017
Mesazhe
51,196
Ketu mund te prezantoni qytetin e lindjes ose rrenjeve te tua nga i keni..

Po filloj une e para te flas me krenari per rrenjet e mia per qytetin e Kukesit..
Jam lindur e rritur ne Tirane por kur vjen fjala per Kukesin ndjej nje dashuri te jashtezakonshme..

Historiku i Qytetit


Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire ne koordinatat 42.09°V, 20.43°L. Para vitit 1925, fshati Kukes banohej kryesisht nga banore vendas, aktiviteti kryesor i te cileve ishte bujqesia dhe blegtoria e cila zhvillohej ne tedy anet e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhe.

Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të vecantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregëtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore

Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregëtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobuzët) ngjyrosja dhe perpunimi i leshit etj. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregëtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj. Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet ’90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit, nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit etj.

Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe vëçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti.Kukësi ishte gjithashtu një qëndër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, permes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj.

Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve ’90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmëndur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar.
Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90′ dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj. Shkak i tyre, sot një pjesë e industrisë që mund të ringjallej, mbeti e bllokuar, duke çuar në rrënimin total të objekteve industriale, falimentimin e bizneseve të vogla dhe në një shkallë shumë të lartë të papunësisë. Sot ekonomia e qytetit të Kukësit është e mbizotëruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht është e bazuar tek tregëtia e vogël. Degët zotëruese të ekonomisë ndër të tjera janë: transporti dhe shërbimet.
Kukësi zotëron dhe një aeroport të përmasave ndërkombëtare (përfunduar së ndërtuari në fund të vitit 2004), mirëpo për dhënje me koncension të aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ai sot nuk funksionon. Gjithsesi, ndertimi i autostrades Durres-Kukes duket se i ka dhene fryme zhvillimi qytetit. Jo vetem qe ka bere nje lidhje shume me te lehte me shtetin fqinj Kosoven, por dhe brenda vendit. Koha e reduktuar per te levizur ne nje qytet fqinj, dhe lehtesia ka bere qe jo vetem te marre nje zhvillim te hovshem, por te shihen dhe mundesi te reja turizmi brenda qytetit.

Popullsia e Qarkut te Kukesit eshte pasuria me e madhe e Qarkut. Ne qark, ekziston afersisht nje numer i barabarte mes burrave dhe grave; ky raport eshte i njejte edhe per rrethet. Popullsia eshte me se shumti rurale ku 75.5% e saj jeton ne zonat rurale. Pjesa e mbetur prej 24.5% jeton ne zona urbane, me popullsine me te madhe urbane ne qytetin e Kukesit. Rrethi me popullsine me te madhe eshte Kukesi, ku perfshihet me shume se gjysma e popullsise totale te te gjithe Qarkut. Rrethi i Hasit ka popullsine me te vogel, ku perfshihet vetem 17.7% e totalit te Qarkut. Ndersa vetem rrethi i Kukesit ka nje popullsi prej 63.786 banore.


Traditat tona jane nga me te shumtat.
Traditat kuksiane ne rast dasme dhe morte !
  • Fejesat dhe dasmat

Ne fillim djali qe ka vendosur te fejohet zgjedh vajzen qe do per grua, dhe sic e do tradita kuksiane familjare te djalit shkojne te kerkojne vajzen. Ne rast miratimi, krushqit, pra prinderit e vajzes i japin nje cope te qendisur ose “marhame” e quajtur nga kuksianet, familjareve te te djalit. Pastaj ne nje takim tjeter cifit nderron unazat, dhe se bashku me familjaret caktojne diten e dasmes.

Gjate dasmes, kur krushqit shkojne te marrin nusen, vetem nje pjese e dasmoreve hyjne brenda ne shtepine e nuses, pjesa tjeter bejne aheng jashte. Jane dajat dhe axhallaret ato qe luajne muhabetin me krushqite, pasi dhendrit nuk i lejohet te flase, te beje ze. Pasi merret nusja , para portes se shtepise se dhenderrit i hidhet uje te kembet qe te hiqet syri i keq, ose magjia, pastaj ne preher i ulin nje djale te vogel, me qellim qe ne te ardhmen te beje djale, lyen me mjalte parmaket e shtepise, hy me kemben e djathte, qe shtepise ti ece mbare dhe embel. Te tjeret i hedhin karamele dhe oriz.

Pergjithesisht dasma nis te enjten, dite kur dergohen rrobat tek nusja, dhe shtrohet nje dreke me gjithe te mirat. Te enjten shkojne komshinjte qe ta urojne, ndersa te shtunen bejne lojra tradicionale, sic eshte ajo me filxhan. Ato qe fitojne , ngrihen ne kembe dhe kendojne dhe me humaor e batuta ngacmohet pala e humbur.

Per nusen jane vajzat e fshatit ato qe e kendojne, dhe varesisht nga sjellja e nuses shahet ose lavderohet nepermjet kengeve.

Tashme vjen nata e pare e ciftit. Dhenderri futet me te gjuajtura ne kurriz nga shoket e tij ne dhome. Biseda e ciftit ne dhome ne fillim vazhdon ashtu si jane keshilluar nga te tjeret.

  • Rastet Mortore
Ne rast te nje vdekjeje kuksianet e kan per zakon qe naten e pare te mos qahet i ndjeri, diten tjeter ai qahet deri ne momentitn e varrimit. Pastaj familjaret kthehen ne shtepi per te bere pritjen e vizitoreve , te cileve u sherbejne kafe sode dhe cigare. Zija mbahet 7 dite, pas 40 ditesh familjaret shtrojne nje dreke ku flitet per vlerat e te ndjerit
 
Kuksi ri ka bo ndryshime lol
 
View attachment 508View attachment 507 View attachment 508 View attachment 509 View attachment 509 Saranda është qytet në jug të Shqiperisë, e vendosur në bregdetin jonian, përballë ishujve të Korfuzit. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian në Qafën e Gjashtës, që i kushtohet Dyzet Shenjtëve (Santi Quaranta).
Qyteti i Sarandes ndodhet ne nje gji te hapur te detit Jon. Panorama e detit, varieteja e flores, e favorizuar me klimen e bute, e bejne Saranden nje qender te preferuar per clodhje, pushime, dhe nje qytet te preferuar turistesh, jo me kot njihet si qyteti i muajit te mjaltit. Plazhi eshte shume i paster, jane shtuar kapacitetet e hotelerise, restoranteve, diskotekave dhe lokalet e nates. Pushuesi mund te gjeje ketu vlera historike dhe arkeologjike te nivelit boteror, si Butrinti, Kalaja e Lekuresit, Finiqi, Manastiret e vjetra te 40 Shenjtoreve dhe Mesopotamit, etj. Rritja e kultures se sherbimit turistik, e ka ber kete vend akoma me te vizituar nga turistet e huaj dhe vendas.
Ne Sarande sot ka sherbime ditore me traget per ne Korfuz dhe anasjelltash.
 
Last edited by a moderator:
My shkodra

11136669_10204116763380225_3818051422201076746_n.jpg
 
Une Jam Peqinas (Beklinet,Peklin,Klaudiana) Peqin
Historia e Peqinit jeton mes të shkuarës dhe të sotmes së tij

TIRANE,15 Janar /ATSH-Zina Tosku/- Peqini është një qytet i vogël, i cili i përket qytetit të Elbasanit. Ai ndodhet buzë një fushe pjellore, rrëzë malit, në të djathtë të lumit Shkumbin, 26 km në lindje dhe 30 km në përëndim të Elbasanit. Peqinasit shquhen për mikpritje dhe respekt.

peqini-i-vjeter-313x200.jpg
Sipas studiuesve që interpretojnë gjetjet arkeologjike, rrënjët e lashtësisë shtrihen deri në Iliri, ku qyteti fillimisht rezulton se është quajtur Klaudiana, më mbrapa është njohur me emrin Biklinet, më pas ka marrë emrin Peklin dhe kohë më vonë u identifikua me emrin Peqin të cilin e ka sjellë deri më sot.

Zakoni më i bukur i njerëzve të kësaj pjesë të luginës së Shkumbinit është dhënia e dorës të paktën dy herë miqve.
Edhe kur të presin në shtëpi, në lokal, në rrugë a gjetkë, peqinasit të japin dorën jo një, por dy a më shumë herë, në shenjë nderimi dhe respekti.

Ushqimet që serviren në restorantet, lokalet e ndryshme apo nëpër shtëpitë e qytetit e fshatrave janë të gjitha bio. Të prodhuara në fushat e kodrat të mrekullueshme të kësaj zone.
Pjata e parë e çdo lokali, shtëpie e tryeze është kalastreni, e thënë ndryshe zogjtë e pulës që sapo janë rritur dhe bërë për t’u servirur. Gatuhen kryesisht me dru, sipas traditës së vjetër, por në kushte higjenike shembullore e të servirura me tava balte. Kalastrenet shoqerohen kryesisht me pilaf qe gatuhet me lengun e tyre, me te perbrendshmet, etj Tryeza plotësohet me hudhra dhe qepë të njoma, me sallaturina të freskëta të përmbytura nga vaji ullirit i famshëm për aciditet të ulët dhe vlera të larta ushqimore, të prodhuar nga banorët e zonës.

Djathi i njomë pa kripë, djathi i napës, djathi i dhisë i përgatitur vetë, nuk mungon kurrë në tryeza. Pa dyshim, që pija më e preferuar është rakia e bërë nga familjet dhe mjeshtrat e zones e cila mund të jetë e përgatitur nga rrushi, por edhe nga kumbullat. E në fund i vjen rradha ëmbëlsirës, qumështorit, të përgatitur me qumësht të freskët e gjalpë që piqet derisa ka zënë një cipë kafe të errët, për tu shërbyer më pas me tepsi.

Peqini njihet si zonë me tradita për mbarështimin e gjelit të detit, të ushqyer me ullinj., më të shijshmit e më me famë në të gjithë Shqipërinë.

Në kohën e komunizmit, mbarështohej në kooperativa ndërsa sot gjendet në çdo familje fermeri të Peqinit.
Në pranvere, fillojnë edhe qingjat e vegjel e më pas edhe kecat, që banoret e këtyre trevave i rrisin në njomishtet e pafund të dy anëve të Shkumbinit.

Nëse seicili turist brënda apo jashtë Shqipërisë do të mund të zbulontë këto vlera të panjohura të pasurise gastronomike, të tryezës peqinase, me siguri ky qytet do të përbëntë një nga ndalesat e rradhës për agro-turizmin Shqiptar.
-Peqinasit që shkruan historinë-

peqi-290x200.jpg
Një qytet si Peqini, ndonëse i vogël nga gjiri i tij kanë dalëfigura që kanë lënë gjurmë në histori. Njërëz që kanë mundur të realizojnë ëndrrat e tyre të mëdha, që kanë dhënë shpirtin për hir të dijes e kulturës, por jo vetëm. Qytetarë si FerdinandDeda (Artist i merituar) dirigjenti i parë i orkestrës simfonikë të radiotelevizionit shqiptar, Rifat Teqja (Artist i popullit) dirigjenti i orkestrës së Operas dhe Baletit, Behije Cela ish këngëtare e radio Tiranës e shumë figura të tjera.

Peqinasit kanë qënë pjesëmarrës në shumë ngjarje historike të rëndësishme në të cilat ka dhënë kontribut, duke nisur që nga shpallja e pavaresisë, luftën e Vlorës, kongresi i Lushnjes e deri në Luftën e Dytë Botërore. Nga dëshmitë historike, Peqini është një vendbanim i lashtë ilir. Në vitin 1431 rezulton që emrin i këtij qyteti ka qënë Beklinet e më pas Peqin.

Çdo ditë ky qytet i mesit të Shqipërisë zgjohet i dyfishtë. Qyteti i kohës së sotme-Peqin dhe qyteti i së kaluarës-Klodiana e lashtë. Banorët e tij e kanë cdo ditë në sy, e shohin sesi ndryshon. U gëzohet ndërtimeve të reja dhe hidhërohen nga harresa dhe mosdalja në pah e vlerave të qytetit.

Shtëpitë në Peqin janë të vendosura njëra pas tjetrës. Ato ndahen nga rrugica të ngushta të cilat shoqërohen me disa pemë anash tyre, duke i dhënë gjelbërim qytetit. Në kryqëzimin e parë ndodhen ngjitur dy shkolla. Shkolla e mesme “Zihni Magani” dhe shkolla 9-vjeçare “Demir Godelli”, ndërkohë që lokalet e ndërtuara tani vonë shoqërojnë të gjithë rrugën.

Një histori e tërë e krijuar me shumë kujdes, Kalaja e qytetit, rruga egnatia , xhamia, shtëpia e pionerit janë tregues të një historie të gjallë e cila ende sot kurizon këdo që viziton këtë qytet. A thua që një histori e tillë të mund të vdesë një dirë !?!…jo ! Askush smund të ç’bejë atë që është ndëtuar me shumë mund.

Shumë autorë kanë shkruar për Peqinin. I kanë lënë mbresa kur e kanë vizituar. Një ndër këto autorë ka qënë Edith Durhan, kroniste angleze. Në shkrimet e saj thuhet “Edhe floriri i vogël është por vlerën e ka të madh”, një shkrim ky që rezulton I dokumentuar që në vitin 1910. Është e natyrshme që kur peqinasit lëxojnë këto vargje ndjehen krenarë për vendin e tyre.
Peqini, një vend i pasur me histori

Ata që mendojnë se Peqini është një qytet i ndërtuar se fundmi gabojnë, sepse në fakt historia e tij shkon thellë deri 2 mijë vjet më parë.

kalaja-1-1-321x200.jpg
Por kjo kala ka një histori të vecantë. Gjatë ndërtimit të saj, punohej vetëm natën dhe ditën mbulohej me gjethe që të mos e shifte armiku. Trualli në të cilin është ndërtuar nuk ka asnjë mbrotje natyrale ndërsa muret e kalasë qëndrojnë në këmbë deri në 4-5 metra. Kalaja ka formë trekëndëshi dhe tre kullave u mungojnë catite. Një kala e cila takon shekullit të pesëmbëdhjetë.

Duke vizituar Peqinin, prekim nga afër copëza të historisë të cilat po ti bësh bashkë, japin një vlerë të madhe për historinë e shqipërisë.

Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk..
Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë patur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e “Klaudianës” është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem.

Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit. Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…”
Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.

kalaja-2-341x200.jpg
Madje flitet se egzitojnë varre shumë të vjetra, të cilat kërkojnë gërmime, e nëse d të gërmohet në brendësi të saj dhe zbulohet pjesa bizantine, atëherë interesi edhe i të huajve do të ishte i madh.
Por kalaja i përket periudhave të ndryshme, në rindërtimin e saj.

E para i takon shekullit I dhe të III- të, ku kanë qenë vetëm muret rrethuese si dhe disa pjesë të kullave.
Periudha e dytë i përket viteve 1670, kur kalaja u vizitua nga udhëtari turk Elvia Çelebia. Në shënimet e tij kalaja përshkruhet në të njëjtën formë me atë të periudhës së dytë. Kësaj periudhe i përket ndërtimi i disa ambienteve dhe të portës së vogël të hapur në kullën 4 këndëshe. Mbi to është ndërtuar edhe një xhami e vogël pa minare, kryesisht për të kryer ritet fetare për ushtarët që jetonin në kala.

peqini-po-350x139.jpg
Periudhës së tretë i takon pjesa e ndërtimeve brenda dhe jashtë kullave. Në këtë periudhë bëhet kthimi i kullave nga të rrumbullakët në poligonale, rindërtime që i përkasin viteve 1770.

Hapja e një porte të vogël në këtë kala u bë pikërisht për të lehtësuar komunikimin me qytetin, kur krahina dhe kalaja e Peqinit ishin shndërruar në shesh betejash ndërmjet Bushatllinjve të Shkodrës dhe Ahmet Kurt Pashës së Beratit.

Periudhës së katërt të ndërtimit i përket ndërtimi i frengjive të mëdha të topave, duke prishur të voglat.
Për nga teknika e ndërtimit kullat e kalasë janë të ngjashme me disa kulla në kalanë e Beratit, të Shkodrës e Tepelenës, dhe këto punime njihen si punime të kohës së Ali Pashë Tepelenës.

Kalaja ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla anash. Fillimet i ka në shek 140 p.e.s. Ndërkaq në kohën e mesjetës në vitet 1400 janë ndërtuar edhe muret e kalasë, të cilat ekzistojnë edhe sot.

Themelet e kalasë mbartin origjinë romake edhe pse ajo i është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh nga Osmanët, nga spahiu i kazasë, nga Demir Pashai, dhe sot nga harresa.Çdo gur në këtë kala rrëfen diçka. Ajo fsheh historinë ndaj një qyteti që kurrë nuk do të mjaftonte për të shkruar për të.


Xhamia-e-Peqinit-Sh-275x200.jpg
Xhamia është nje tjetër pjesë e historise së qytetit. Xhamia e Abdurrahman Pashes është nje prej xhamive me te vjetra ne vend e cila daton me vitin 1667. Kjo xhami ka sherbyer si vend adhurimi per shekuj me rradhe pervec periudhes se komunizmit tregon Imami i xhamise.

Kjo eshte nje veper e rralle e ndertuar nga Abdurrahman Pasha e mbetur si nje prej trashegimive kulturore ottomane ne Shqiperi.

Madje, një prej televizoneve turke “TRT turk” ka realizuar një dokumentar për qytetin e Peqinit, duke treguar më shumë mbi historinë e xhamise e Kullës së Sahatit por edhe të Kalasë. Ky dokumentar është shfaqur per qytetarët turk duke e cilësuar Peqinin, një vend të pasur me histori.

Për qytetin e Klodianes flet edhe historiani tjetër grek Straboni, në librin “Itinerarium Provinciarium” i cili ka jetuar në vitet 63 – 20 para Hazreti Isait a.s., kur Maqedonia u bë provincë romake. Qyteti Klodiana përmendet edhe në “Itinerarin e Burdigales” e vitit 333 shkruar nga një murg i cili në vitin 333 ka bërë një udhëtim nga Bordoja ne Jeruzalem dhe ka fjetur ne qytetin e Klodianës. Historiani Malhu shkruan: deri në vitin 479 Peqini njihej si qendër e zhvilluar urbane, por invazioni i gotëve me Teodorikun, sulmuan dhe shkatërruan këtë qytet, ku sipas historianëve ishte me shtëpi shumë të dendura.

Sot, është zbehur shumë besimi i njerezve ndaj fesë islame në qytet edhe pse simbolet e saj jane ende dhe kisha ungjillore e ndertuar ne vitin 98′ ka luajtur rol të rëndësishëm në shumë aspekte në qytet, qoftë kjo në përfshirjen e te rinjve ne aktivitete apo në edukimin e femijeve me parimet e respektit dhe dinjitetit te seicilit. Ky fakt, ka rritur dhe numrin e besimtareve te krishtere në qytet, duke ndryshuar gjurmet e vjetra të historisë, të nje qyteti kryesisht te besimit islam. Sipas të dhenave të historisë ka që apostulli biblik Pal, i përmenduar në literature e krishterë i cili ka kaluar ne rrugen Egnatia në Shqiperia, pergjatë vizitës së tij në Ballkan.

Në shënimet e historianit Kiel, sheshi që tanimë mban emrin e dirigjentit të parë të Orkestrës Simfonike në Shqipëri, “Ferdinand Deda” një nga emrat më të ndritura që Peqini ka nxjerrë, përpara saj përmendet si vend pushim për karvanët që dikur përshkonin rrugën Kandavia e më pas atë Egnatia, e ndërsa sot e njëjta hapësirë është improvizuar si stacion krejtësisht i shëmtuar për mjetet e transportit. Rruga Egnatia është një tjetër copës e historisë. Kalldrëmi i saj tashmë i prishur paksa, ndërsa ferrat dhe barishtet janë ngritur në lartësinë e harkut të saj

Nuk ka mjaftuar as përshkrimi i Elvia Çelebiut, as rreshtat që ka shkruar pena e Edith Durham, as fjalët e gdhendura që ka hedhur në letër Sami Frashëri e shumë dijetarë të tjerë e as kronikanë të kohës që na sjellin pamjen e një të kaluare të lavdishme, qe ende sot ka gjuhe të flasë !

Faleminderit Qe i Kushtuat Pak Kohe Rreshtave Te Shkruar Per Qytetin Tim Respekte Forumista.....

 
Do ishte bukur sikur te flisnim pak per kulturen e zakonet e seciles krahine,nga e cila ne vime!
Te sjellim foto,gatime,fjale dialektike,muzike etj etj...
Fundja jemi nje popull me shume tradita e histori te bukur...:)

Po e startoj unee:)
Origjina ime eshte nga qyteti i Dibres :)
View attachment 2972
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.