• This site uses cookies. By continuing to use this site, you are agreeing to our use of cookies. Learn more.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forumin Netedy.com.

Qyteti juaj!

Opium

Anetar i ri
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
539
Likes
209
Age
35
#21
Qyteti im o Zallbastari, 1 rethine e vogel e metropolit, kemi tradit specat, turshite si dhe majtjen e qenve shtepiak.
Shquhemi per aftesi pushke.
Dim te lajme edhe enet n kuzhine.
S pjerdhim nga shiu kur behet fjale per fiksime.
 

El-Culpable

Searching..........
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
493
Likes
223
Age
33
Location
Albania
#24
Dhe akoma po punohet....... lum kush eshte ne fier e lum se kush vjen nuse ne fier. Jo dhe shume kohe por tirana do mbetet thjesht nj i metropol si puna e romes se jeta do behet ne milano. Necfier dmth.... eshte fuqia e 2 ekonomike ne shqiperi pas tiranes.. dhe gjysma e bizneseve te medha en tirane fierake e shkodrane I kane. Tiranc puro ska e mete me. Jane te gjithe tiranc te importuar
 

Seyfert

VIP
VIP i Forumit
Mesazhe
236
Likes
462
Age
35
Location
Prague
#27
Une Jam Peqinas (Beklinet,Peklin,Klaudiana) Peqin
Historia e Peqinit jeton mes të shkuarës dhe të sotmes së tij

TIRANE,15 Janar /ATSH-Zina Tosku/- Peqini është një qytet i vogël, i cili i përket qytetit të Elbasanit. Ai ndodhet buzë një fushe pjellore, rrëzë malit, në të djathtë të lumit Shkumbin, 26 km në lindje dhe 30 km në përëndim të Elbasanit. Peqinasit shquhen për mikpritje dhe respekt.

Sipas studiuesve që interpretojnë gjetjet arkeologjike, rrënjët e lashtësisë shtrihen deri në Iliri, ku qyteti fillimisht rezulton se është quajtur Klaudiana, më mbrapa është njohur me emrin Biklinet, më pas ka marrë emrin Peklin dhe kohë më vonë u identifikua me emrin Peqin të cilin e ka sjellë deri më sot.

Zakoni më i bukur i njerëzve të kësaj pjesë të luginës së Shkumbinit është dhënia e dorës të paktën dy herë miqve.
Edhe kur të presin në shtëpi, në lokal, në rrugë a gjetkë, peqinasit të japin dorën jo një, por dy a më shumë herë, në shenjë nderimi dhe respekti.

Ushqimet që serviren në restorantet, lokalet e ndryshme apo nëpër shtëpitë e qytetit e fshatrave janë të gjitha bio. Të prodhuara në fushat e kodrat të mrekullueshme të kësaj zone.
Pjata e parë e çdo lokali, shtëpie e tryeze është kalastreni, e thënë ndryshe zogjtë e pulës që sapo janë rritur dhe bërë për t’u servirur. Gatuhen kryesisht me dru, sipas traditës së vjetër, por në kushte higjenike shembullore e të servirura me tava balte. Kalastrenet shoqerohen kryesisht me pilaf qe gatuhet me lengun e tyre, me te perbrendshmet, etj Tryeza plotësohet me hudhra dhe qepë të njoma, me sallaturina të freskëta të përmbytura nga vaji ullirit i famshëm për aciditet të ulët dhe vlera të larta ushqimore, të prodhuar nga banorët e zonës.

Djathi i njomë pa kripë, djathi i napës, djathi i dhisë i përgatitur vetë, nuk mungon kurrë në tryeza. Pa dyshim, që pija më e preferuar është rakia e bërë nga familjet dhe mjeshtrat e zones e cila mund të jetë e përgatitur nga rrushi, por edhe nga kumbullat. E në fund i vjen rradha ëmbëlsirës, qumështorit, të përgatitur me qumësht të freskët e gjalpë që piqet derisa ka zënë një cipë kafe të errët, për tu shërbyer më pas me tepsi.

Peqini njihet si zonë me tradita për mbarështimin e gjelit të detit, të ushqyer me ullinj., më të shijshmit e më me famë në të gjithë Shqipërinë.

Në kohën e komunizmit, mbarështohej në kooperativa ndërsa sot gjendet në çdo familje fermeri të Peqinit.
Në pranvere, fillojnë edhe qingjat e vegjel e më pas edhe kecat, që banoret e këtyre trevave i rrisin në njomishtet e pafund të dy anëve të Shkumbinit.

Nëse seicili turist brënda apo jashtë Shqipërisë do të mund të zbulontë këto vlera të panjohura të pasurise gastronomike, të tryezës peqinase, me siguri ky qytet do të përbëntë një nga ndalesat e rradhës për agro-turizmin Shqiptar.
-Peqinasit që shkruan historinë-

Një qytet si Peqini, ndonëse i vogël nga gjiri i tij kanë dalëfigura që kanë lënë gjurmë në histori. Njërëz që kanë mundur të realizojnë ëndrrat e tyre të mëdha, që kanë dhënë shpirtin për hir të dijes e kulturës, por jo vetëm. Qytetarë si FerdinandDeda (Artist i merituar) dirigjenti i parë i orkestrës simfonikë të radiotelevizionit shqiptar, Rifat Teqja (Artist i popullit) dirigjenti i orkestrës së Operas dhe Baletit, Behije Cela ish këngëtare e radio Tiranës e shumë figura të tjera.


Peqinasit kanë qënë pjesëmarrës në shumë ngjarje historike të rëndësishme në të cilat ka dhënë kontribut, duke nisur që nga shpallja e pavaresisë, luftën e Vlorës, kongresi i Lushnjes e deri në Luftën e Dytë Botërore. Nga dëshmitë historike, Peqini është një vendbanim i lashtë ilir. Në vitin 1431 rezulton që emrin i këtij qyteti ka qënë Beklinet e më pas Peqin.

Çdo ditë ky qytet i mesit të Shqipërisë zgjohet i dyfishtë. Qyteti i kohës së sotme-Peqin dhe qyteti i së kaluarës-Klodiana e lashtë. Banorët e tij e kanë cdo ditë në sy, e shohin sesi ndryshon. U gëzohet ndërtimeve të reja dhe hidhërohen nga harresa dhe mosdalja në pah e vlerave të qytetit.

Shtëpitë në Peqin janë të vendosura njëra pas tjetrës. Ato ndahen nga rrugica të ngushta të cilat shoqërohen me disa pemë anash tyre, duke i dhënë gjelbërim qytetit. Në kryqëzimin e parë ndodhen ngjitur dy shkolla. Shkolla e mesme “Zihni Magani” dhe shkolla 9-vjeçare “Demir Godelli”, ndërkohë që lokalet e ndërtuara tani vonë shoqërojnë të gjithë rrugën.

Një histori e tërë e krijuar me shumë kujdes, Kalaja e qytetit, rruga egnatia , xhamia, shtëpia e pionerit janë tregues të një historie të gjallë e cila ende sot kurizon këdo që viziton këtë qytet. A thua që një histori e tillë të mund të vdesë një dirë !?!…jo ! Askush smund të ç’bejë atë që është ndëtuar me shumë mund.

Shumë autorë kanë shkruar për Peqinin. I kanë lënë mbresa kur e kanë vizituar. Një ndër këto autorë ka qënë Edith Durhan, kroniste angleze. Në shkrimet e saj thuhet “Edhe floriri i vogël është por vlerën e ka të madh”, një shkrim ky që rezulton I dokumentuar që në vitin 1910. Është e natyrshme që kur peqinasit lëxojnë këto vargje ndjehen krenarë për vendin e tyre.
Peqini, një vend i pasur me histori

Ata që mendojnë se Peqini është një qytet i ndërtuar se fundmi gabojnë, sepse në fakt historia e tij shkon thellë deri 2 mijë vjet më parë.

Por kjo kala ka një histori të vecantë. Gjatë ndërtimit të saj, punohej vetëm natën dhe ditën mbulohej me gjethe që të mos e shifte armiku. Trualli në të cilin është ndërtuar nuk ka asnjë mbrotje natyrale ndërsa muret e kalasë qëndrojnë në këmbë deri në 4-5 metra. Kalaja ka formë trekëndëshi dhe tre kullave u mungojnë catite. Një kala e cila takon shekullit të pesëmbëdhjetë.

Duke vizituar Peqinin, prekim nga afër copëza të historisë të cilat po ti bësh bashkë, japin një vlerë të madhe për historinë e shqipërisë.

Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk..
Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë patur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e “Klaudianës” është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem.

Demir Pasha ka qenë i fundit që ka jetuar në kalanë e Peqinit. Këtë fortesë e përmend në shënimet e tij edhe kronikani i shekullit të XVII-të, Çelebiu, i cili thotë: “…muret e kësaj kështjelle shkojnë rreth 12 metra të lartë. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarë. Ka 5 topa në këtë kështjellë dhe 10 shtëpi të vogla të mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu një xhami të vogël pa minare. Në të majtë të kështjellës ngjitur me një mur ka një namazgja…”
Kalaja ka qenë e pajisur me llagëme (tunele) të nëndheshme që shërbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, në kohë të vështira. Po ashtu, në muret e kalasë janë gjetur tuba prej balte, që sipas arkeologëve do të thotë se në kohë lufte furnizimi me ujë është bërë nga jashtë.

Madje flitet se egzitojnë varre shumë të vjetra, të cilat kërkojnë gërmime, e nëse d të gërmohet në brendësi të saj dhe zbulohet pjesa bizantine, atëherë interesi edhe i të huajve do të ishte i madh.
Por kalaja i përket periudhave të ndryshme, në rindërtimin e saj.

E para i takon shekullit I dhe të III- të, ku kanë qenë vetëm muret rrethuese si dhe disa pjesë të kullave.
Periudha e dytë i përket viteve 1670, kur kalaja u vizitua nga udhëtari turk Elvia Çelebia. Në shënimet e tij kalaja përshkruhet në të njëjtën formë me atë të periudhës së dytë. Kësaj periudhe i përket ndërtimi i disa ambienteve dhe të portës së vogël të hapur në kullën 4 këndëshe. Mbi to është ndërtuar edhe një xhami e vogël pa minare, kryesisht për të kryer ritet fetare për ushtarët që jetonin në kala.

Periudhës së tretë i takon pjesa e ndërtimeve brenda dhe jashtë kullave. Në këtë periudhë bëhet kthimi i kullave nga të rrumbullakët në poligonale, rindërtime që i përkasin viteve 1770.

Hapja e një porte të vogël në këtë kala u bë pikërisht për të lehtësuar komunikimin me qytetin, kur krahina dhe kalaja e Peqinit ishin shndërruar në shesh betejash ndërmjet Bushatllinjve të Shkodrës dhe Ahmet Kurt Pashës së Beratit.

Periudhës së katërt të ndërtimit i përket ndërtimi i frengjive të mëdha të topave, duke prishur të voglat.
Për nga teknika e ndërtimit kullat e kalasë janë të ngjashme me disa kulla në kalanë e Beratit, të Shkodrës e Tepelenës, dhe këto punime njihen si punime të kohës së Ali Pashë Tepelenës.

Kalaja ka formën e një katërkëndëshi me katër kulla anash. Fillimet i ka në shek 140 p.e.s. Ndërkaq në kohën e mesjetës në vitet 1400 janë ndërtuar edhe muret e kalasë, të cilat ekzistojnë edhe sot.

Themelet e kalasë mbartin origjinë romake edhe pse ajo i është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh nga Osmanët, nga spahiu i kazasë, nga Demir Pashai, dhe sot nga harresa.Çdo gur në këtë kala rrëfen diçka. Ajo fsheh historinë ndaj një qyteti që kurrë nuk do të mjaftonte për të shkruar për të.


Xhamia është nje tjetër pjesë e historise së qytetit. Xhamia e Abdurrahman Pashes është nje prej xhamive me te vjetra ne vend e cila daton me vitin 1667. Kjo xhami ka sherbyer si vend adhurimi per shekuj me rradhe pervec periudhes se komunizmit tregon Imami i xhamise.

Kjo eshte nje veper e rralle e ndertuar nga Abdurrahman Pasha e mbetur si nje prej trashegimive kulturore ottomane ne Shqiperi.

Madje, një prej televizoneve turke “TRT turk” ka realizuar një dokumentar për qytetin e Peqinit, duke treguar më shumë mbi historinë e xhamise e Kullës së Sahatit por edhe të Kalasë. Ky dokumentar është shfaqur per qytetarët turk duke e cilësuar Peqinin, një vend të pasur me histori.

Për qytetin e Klodianes flet edhe historiani tjetër grek Straboni, në librin “Itinerarium Provinciarium” i cili ka jetuar në vitet 63 – 20 para Hazreti Isait a.s., kur Maqedonia u bë provincë romake. Qyteti Klodiana përmendet edhe në “Itinerarin e Burdigales” e vitit 333 shkruar nga një murg i cili në vitin 333 ka bërë një udhëtim nga Bordoja ne Jeruzalem dhe ka fjetur ne qytetin e Klodianës. Historiani Malhu shkruan: deri në vitin 479 Peqini njihej si qendër e zhvilluar urbane, por invazioni i gotëve me Teodorikun, sulmuan dhe shkatërruan këtë qytet, ku sipas historianëve ishte me shtëpi shumë të dendura.

Sot, është zbehur shumë besimi i njerezve ndaj fesë islame në qytet edhe pse simbolet e saj jane ende dhe kisha ungjillore e ndertuar ne vitin 98′ ka luajtur rol të rëndësishëm në shumë aspekte në qytet, qoftë kjo në përfshirjen e te rinjve ne aktivitete apo në edukimin e femijeve me parimet e respektit dhe dinjitetit te seicilit. Ky fakt, ka rritur dhe numrin e besimtareve te krishtere në qytet, duke ndryshuar gjurmet e vjetra të historisë, të nje qyteti kryesisht te besimit islam. Sipas të dhenave të historisë ka që apostulli biblik Pal, i përmenduar në literature e krishterë i cili ka kaluar ne rrugen Egnatia në Shqiperia, pergjatë vizitës së tij në Ballkan.

Në shënimet e historianit Kiel, sheshi që tanimë mban emrin e dirigjentit të parë të Orkestrës Simfonike në Shqipëri, “Ferdinand Deda” një nga emrat më të ndritura që Peqini ka nxjerrë, përpara saj përmendet si vend pushim për karvanët që dikur përshkonin rrugën Kandavia e më pas atë Egnatia, e ndërsa sot e njëjta hapësirë është improvizuar si stacion krejtësisht i shëmtuar për mjetet e transportit. Rruga Egnatia është një tjetër copës e historisë. Kalldrëmi i saj tashmë i prishur paksa, ndërsa ferrat dhe barishtet janë ngritur në lartësinë e harkut të saj

Nuk ka mjaftuar as përshkrimi i Elvia Çelebiut, as rreshtat që ka shkruar pena e Edith Durham, as fjalët e gdhendura që ka hedhur në letër Sami Frashëri e shumë dijetarë të tjerë e as kronikanë të kohës që na sjellin pamjen e një të kaluare të lavdishme, qe ende sot ka gjuhe të flasë !

Faleminderit Qe i Kushtuat Pak Kohe Rreshtave Te Shkruar Per Qytetin Tim Respekte Forumista.....
A eshte e vertete se eshte dhe qytet fanatikesh?
 

Fiore

Ikur larg.....
Staff member
Administrator/e
Mesazhe
4,361
Likes
1,412
Location
Gjithandej...:D
#32
Aman Ku ka si Saranda:)
Dhe pse origjinen ekam nje mix Dibra-Dropull !
Te lindesh e te rritesh ne gjithe ate mrekulli natyrore te ben kaq te mire, jah si mua:):p
 

El-Culpable

Searching..........
I Rregjistruar/e
VIP i Forumit
Mesazhe
493
Likes
223
Age
33
Location
Albania
#33
@Fiore saranda tani ne dimer eshte si dermenasi im

Nga prilli deri netetor ka jete... ne dimer mbyllen te gjithe brenda me keq se ketu ne fier