Përforcimi i ri, Alexis Sanchez, ka shfaqur gëzimin e tij duke shpjeguar arsyen e transferimit nga Arsenal te skuara rivale e Premierligës, Manchester United.
“Që nga fëmijëria, ëndrra ime ka qenë të luaj për Man Utd”, deklaroi Sanchez për uebfaqen zyrtare të klubit, përcjell “lajmi.net”.
Sanchez pritet të bëhet futbollisti më i paguar në Premierligë me kontratën e tij në Manchester United. /Lajmi.net/