Kam mbetur mbi keto shkalle duke pritur dike, qe mbase nuk i ka menduar kurre syte e mi para se te fleje, kam mbetur para deres se atij treni, qe mbase po te kisha hypur, do te kisha filluar nje jete ndryshe..po kam qendruar ketu, pa levizur.
Kam mbetur ne buzet e tij, ne ato buze qe mbase kurre nuk me kane dashur, kam mbetur ne lekuren e dikujt, qe vetem ka patur nevoje te perkedhelet, por jo ai mua.
Kam mbetur ne kete krevat te vogel deti, ku me ka rrahur era e me ka zene dielli, duke besuar se ndonje mengjes nuk do te ngrihesha me kurre per ta pare diellin.
Kam mbetur ne syte e nenes time, po edhe ne syte e ndonje te panjohuri qe me ka gjetur te bukur, por pa me shikuar vertet.
Kam mbetur shume here duke qare per shume dashuri te mbaruara qe nuk nisen asnjehere.
Kam mbetur shume here duke folur me sy te trukuar, po mbase shume te sinqerte.
Kam mbetur shume here para pasqyres duke bere lista me gjera qe nuk do ti kem kurre, qe kurre nuk me lejohen, per gjera apo per njerez qe nuk dua ti humb, por qe nje dite do te ndodhe.
Kam mbetur shume here para dollapit tim te vjeter duke pare dhuratat e Vitit te Ri, kurre te dhuruara.
Kam mbetur shume here ne vende te mira duke u lutur per ate qe dua, po mbase kam kerkuar edhe vdekjen time, po i paafte per te thene lamtumire.
Kam mbetur kudo, po larg nga ketu.
Kam mbetur ne endrrat e mia, sepse ne endrrat e mia di akoma te qaj, te qesh e vallezoj..di akoma te besoj.
Kam mbetur e paprekur, me sa duket, e megjithate nuk jam me kurre...