Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tare flet për shortin në Europa League, cakton objektivin e Lazios

centos

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhj 13, 2004
Mesazhe
39,976
tare_1521186733-3642527-300x164.jpg


Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios në një lidhje telefonike për emisionin Europa League në Supersport, iu gëzua kualifikimit të bardhekaltërve në çerekfinalet e Europa League ndërsa i bëri një analizë ecurisë së Lazios në këtë sezon.

Pse ajo paraqitje e dobët në sfidën e parë dhe ky reagim sot ndaj Dinamos së Kievit: “Dinamo e Kievit në Romë bëri një ndeshje shumë të mirë në të gjitha aspektet duke na vënë në vështirësi, por edhe ne nuk shfaqëm nivelin tonë më të mirë. Sot e dinim që në lojë ishte kualifikimi dhe nuk kishim rrugë tjetër veç fitores kështu që bëmë një paraqitje të shkëlqyer duke siguruar në fund një kualifikim të merituar”.

Mos duhet të zgjidhni vetëm një kompeticion ku duhet t’i përqëndroni të gjitha bateritë: “Lazio e ka skuadrën për t’i përballuar të gjitha kompeticionet. Na vjen keq që u eliminuam nga Kupa e Italisë, ndërsa në kampionat jemi në rrugën e duhur pasi ndodhemi në zonën Champions, dhe 3 nga 4 ndeshjet e ardhshme i kemi në shtëpinë tonë. Përsa i përket Europa Leagues duhet edhe pak fat, duhet parë edhe shorti dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg edhe në këtë kompeticion”.

De Vrij shënoi sot, a do të largohet nga Lazio, e keni gjetur pasuesin e tij: “De Vrij mund të konsiderohet një futbollist i larguar nga skuadra, futbolli kështu është dhe ne i urojmë më të mirën atij në klubin e ri ku do të shkojë në fund të këtij sezoni. Nuk e kam e gjetur ende pasuesin e De Vrij por gjatë muajve të ardhshëm do të punojmë për të gjetur një emër në lartësinë e tij”.

Kur do të vijë momenti që Lazio nuk do të shesë më futbollistë dhe do të kërkojë të fitojë trofe: “Largohen lojtarë nga Reali i Madridit e nga Barcelona e jo më pak nga Lazio. Largimet janë pjesë e futbollit, por sjellin edhe të ardhura ekonomike të mëdha, janë pjesë e procesit të rritjes së klubit tonë. Normalisht që duam të fitojmë edhe nga ana sportive, tani mendojmë vetëm për ndeshjen e rradhës atë ndaj Bolognas në kampionat. Në Europa League duam të bëjmë histori do të jetë e vështirë por ka shumë shembuj, psh Braga para disa vitesh edhe pse ishte një skuadër e vogël por shkoi deri në finalen e këtij kompeticioni, pse jo të mos e arrimë dhe ne diçka të tillë”.

Kë skuadër dëshironi në short për fazën çerekfinale: “Nuk kam asnjë lloj preference, mjafton që të jetë një skuadër që të kemi mundësinë për të kaluar në raundin tjetër. Do të mësojmë shortin dhe më pas do të analizojmë me qetësi kundërshtarin. Salzburgu? Edhe Salzburgu eliminoi Borussian e Dortmundit kështu që nëse shorti do të na vinte përballë nuk duhet ta nënvlerësojmë për asnjë arsye”.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.