Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Tregime motivuese

E Vërteta dhe Gënjeshtra u takuan dikur. Gënjeshtra e përshëndeti Të Vërtetën dhe i tha: -“Ditë e bukur sot”.

E Vërteta, që të sigurohej, hodhi një sy rrotull, vështroi qiellin dhe me të vërtetë dita ishte e bukur!

Ecën për pak sëbashku dhe arritën tek një pus i madh i mbushur plot me ujë. Gënjeshtra zhyti dorën në ujë dhe iu kthye të vërtetës duke i thënë: – “Uji qenka i pastër dhe i ngrohtë, dëshiron të notojmë së bashku”?

Përsëri, E Vërteta ishte dyshuese.

E provoi vetë me dorë, por uji me të vërtetë ishte i ngrohtë!

U futën pra të dyja në ujë dhe notuan për një kohë të gjatë.

Kur papritmas Gënjeshtra doli nga uji, veshi rrobat e Së Vërtetës dhe u zhduk.

E Vërteta e zemëruar, doli e zhveshur nga pusi dhe vraponte kudo duke kërkuar Gënjeshtrën që të merrte mbrapsht rrobat e saj.

Njerëzit që e shikonin të zhveshur, e hidhnin vështrimin diku tjetër, qoftë nga turpi, qoftë nga zemërimi. E gjora E Vërtetë, e turpëruar, u kthye te pusi dhe u zhyt aty përgjithmonë.

Që prej asaj kohe, Gënjeshtra shëtit e shkujdesur kudo, e veshur me rrobat e Së Vërtetës duke përmbushur tekat e njerëzve, të cilët në asnjë mënyre nuk duan të shikojnë Të Vërtetën ashtu si është, të zhveshur.
 
Mora lule sot!
Nuk ishte ditelindja ime,as ndonje feste e vecante.Patem zenken tone te pare mbreme.
Ai me tha shume gjera mizore, qe me lenduan.
E di qe ai eshte penduar dhe nuk I mendonte vertete ato gjera, sepse ai me dergoi lule sot.

Mora lule sot!
Nuk ishte pervjetori yne as ndonje feste e vecante.
Mbreme ai me perplasi pas murit dhe filloi te me godiste.
Dukej si nje makth,nuk mund ta besoja se ishte e vertete.
U zgjova kete mengjes e skuqur dhe e nxire gjithandej.
E di qe ai duhet te jete penduar sepse me solli lule sot.

Mora lule sot!
Nuk ishte dita e femres e as ndonje dite e vecante.
Mbreme ai me goditi serish, dhe ishte me keq se heret e tjera.
Nese une e le ate , cfare do te bej ? Si do te kujdesem per femijet? Po parate?
Kam frike nga ai dhe e jam teper e frikesuar per te ikur. Por e di qe duhet te jete penduar sepse me solli lule sot.

Mora lule sot!
Sot ishte nje dite mjaft e vecante.Ishte dita e funeralit tim.Mbreme ai me ne fund me vrau.Me rrahu per vdekje.
Sikur te kisha patur mjaftueshem kurajo dhe force per ta lene ate do te kisha marre ndihme nga Streheza e Femrave por une nuk e kerkova ndihmen e tyre,
keshtu qe mora lule sot,
per here te fundit.
-Paulette Kelly.
 
Per cfare sherbejne lulet NEse Partneri nuk eshte njeri ???
 
2 SHOKET

Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtirë. Në një moment, gjatë udhëtimit filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit. Ai që ishte rrahur ishte zemëruar, mirëpo pa thënë asnjë fjalë shkroi në rërë “Shoku im më i mirë sot
më ka rrahur".
Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oaz.
Kur vendosin të freskohen ai që ishte rrahur ishte gati duke u mbytur në baltën rreth oazit, por shoku e shpëtoi.
I shpëtuari pasi pushoi pak. shkroi në një gur:
“SHOKU IM MË I MIRË SOT MË SHPËTOI JETËN".
Ai që e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar e pyeti:
Mbasi të rraha, shkrove në rërë e tani shkruan në gur, pse?!
Ai tjetri u përgjigj:
- Nëse dikush na shkakton dhimbje duhet ta shkruajmë në rërë, në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyejë ato fjalë.
Mirëpo,kur dikush bën diçka të mirë për ne, ato fjalë duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti largojë...
MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË RËRË DHE QË PËRVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR!!!
 
Ishte një herë një princ qe nuk kishte gjetur ende grua. I jati ishte i shqetesuar : ”kur te vdes, do jesh ti mbreti…por vetem nese je i martuar. Kështu thote ligji, prandaj gjej grua biri im ! ”Princi ndoqi keshillen e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbreterise së tij. Ajo me e denja do te me hyjë në zemer dhe do jete gruaja ime ; perseriste princi me vete. Mbërritën ne pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta. Mes tyre ishte dhe vajza e nje prej shërbetoreve te mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E jema ishte munduar ta mbante më kot ne shtepi : ”mos shko ! – princi as sytë nuk ka per ti hedhur, nuk mund te krahasohesh me te tjerat ”. Kaori ishte e vendosur ; do te shkoj ne pallat nënë ! E di qe nuk do me zgjedhe, por te pakten do kem kenaqesine ta shoh princin nga afër.
Princi shpalosi kerkesen e tij : ju uroj mireseardhjen te gjithave. Gjitheseciles nga ju do ti jap nje farë luleje dhe ajo qe pas 6 muajsh do më sjellë lulen me te bukur do behet gruaja ime, mbreteresha e ardheshme .
flowers-vase.jpg

Kaori mori faren e saj dhe sapo u kthye ne shtepi e mbolli ne nje vazo te madhe balte. Çdo dite e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lageshtia, nga rrezet e forta të diellit. E jema kur e shihte tek kujdesej aq shume mendonte: ”princi duhet te martohet me ty, vetëm per gjithe kete dashuri dhe perkushtim që dhuron ”.
Kaloi nje muaj dhe ne vazo nuk kishte dalë as edhe nje filiz. Asnjë ! Kaori pyeti kopeshtarë të vjeter, zbatoi keshillat e tyre…nuk mbiu gjë. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgje ! As edhe nje gjethëz.
Kur mberriti dita e takimit, Kaori gjithesesi vendosi t’ja çonte vazon Princit ne shenje te dashurise dhe përkujdesjes .” Bija ime, mos shko !”- i perseriste e jema që pa gdhirë. Çfare mendon se do thote princi kur ta shohe vazon bosh ?
Pasi mberriten ne pallat Kaori u vu ne rradhe me qindra vajza te tjera qe mbanin ne duar lule te mrekullueshme me arome dehese. Princi shihte me admirim çdo lule qe kalonte para tij. Kur ju shfaq perpara Kaori, princi , germoi me kujdes baltën në vazo . Pas saj kaluan vajza te tjera, te gjitha shume krenare per lulet e tyre te bukura. Ne fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do behet vajza qe mban ne dore vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnje lule”. Vajzat reaguan te habitura : “ Uaa, si keshtu? Nuk eshte e drejte ! Çfare vendimi eshte ky ?”
Princi me nje levizje te dores ju bëri shenjë te pushojne dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja qe ka ditur te rrisë lulen e ndershmerise. Eshte e denje te behet mbretereshe. Farat qe ju dhashë ishin pa jete, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”. Kaori dhe princi u martuan ditën e parë të pranverës dhe shkonin shumë mirë bashkë. Vazhdoj ende të besoj se : Perpjekjet, perkushtimi, dashuria dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë dhe sidoqoftë ♥♥
 
Perse e paskeni lene pas k’te temen : ?

Historia e një vajze të verbër

Na ishte një vajzë e verbër që e urrente veten vetëm pse nuk mund të shihte. Ajo urrente cdo njeri përvec të dashurit të saj. Ai ishte gjithmonë aty për atë. Një ditë ajo shprehi dëshirën e saj që buronte nga zemra, se nëse mund të shikonte botën do të martohej me të dashurin e saj.
Nje dite, një njeri i dhuroi dy sy dhe ajo mund të shikonte gjithcka, duke përfshirë edhe të dashurin e saj. Nga një gëzim i tillë i dashuri e pyeti: “Tani që mund të shikosh botën, do të martohesh me mua?“
Vajza u trondit kur shikoi që i dashuri i saj ishte i verbër gjithashtu dhe refuzoi që të martohej me të. Nga hidhërimi, idashuri u largua me lot në sy dhe shkroi një letër duke I thënë te dashurës:
"Vetem kujdesu per syte e mi, zemër.”
Kështu ndryshon truri i njeriut kur ndryshon statusi. Vetëm pak e dinë se si ka qenë jeta më perpara dhe kush ka qenë gjithmonë aty dhe pranë edhe në situatat më të dhimbshme.
Jeta është një dhuratë.
Sot, përpara se të thuash një fjalë të pakëndshme, mendo per dikë qe nuk mund te flasë.
Përpara se të ankohesh për shijen e ushqimit, mendo per dikë që nuk ka asgjë për te ngrënë.
Përpara se të ankohesh për bashkëshortin ose bashkëshorten, mendo për dikë i cili po i kërkon Zotit me ngulm për një shok ose shoqe jete.
Sot, përpara se të ankohesh për jetën, mendo për dikë i cili ka shkuar shumë herët në parajsë.
Përpara se të ankohesh për fëmijët e tu, mendo për dikë që s’ka fëmijë dhe I deshiron ato.
Përpara se të debatosh për shtëpinë që është e papastër, që dikush nuk e ka pastruar apo fshirë atë, mendo për njerëzit që po jetojnë rrugëve.
Përpara se të ankohesh për rrugën e gjatë që bën me makinë, mendo për dikë i cili po atë distancë e bën në këmbë.
Dhe kur je I lodhur dhe ankohesh per punën, mendo për të papunët, njerëzit me aftësi te kufizuara dhe për ato që dëshirojnë te kenë një punë si tënden.
Por perpara se të mendosh ti drejtosh gishtin dikujt apo të denosh dikë, kujto se asnjë nga ne nuk është pa mekate dhe ne të gjithë i pergjigjemi një, të vetmit Krijues.
Dhe kur mendimet dëshpëruese duken sikur po të marrin përpara, buzëqesh dhe falendero Zotin që je gjallë dhe akoma me njerëz përreth.

Shkeputur nga google , Tregime motivuese
 
Per ty !!!!!!!!!

E dashur ....vajza... qe une dashuroj, Si mund te fle un gjate nates pa me dale gjumi dhe pa pare yjet qe jane si pasqyre e bukurise tende, qe me ndez shpirtin, me flakeron, me djeg te terin. Si mund te flas me te tjeret kur sapo hap gojen, me duket sikur do ulerij fjalet "te duaaaaaa " dhe si mund te eci neper rruge pa filluar te vrapoj, te vrapoj pafund, te gjithe rruget e botes vetem per te te takuar ty. Ti je ajo qe me ben te drridhem si gjethja e vjeshtes qe pret te bjere ne toke, sic dua un te bie ne humneren e kraheve te tu dhe te te perqafoj sa te mos kem me fuqi. Kur perqafoj njerez, imagjinoj sikur je ti dhe papritur filloj i perqafoj me shume por pastaj me vjen te qaj se realiteti me kthen me kembe ne toke dhe kuptoj se ti je larg. Si ka mundesi qe sapo te prek, filloj e skuqem. Thua se po prek trendafilin me te cmuar ne bote dhe kam frike se mos padashur e kepus. Je kaq e brishte dhe e embel. I ke parasysh cimcakizat super te embel qe mezi reziston qe te mos i pertypesh. Ashtu esht dashuria ime per ty, e parezistueshme per tu mbajtur nga nje person i vetem. Prandaj ke lindur ti ne kete bote. Per te me kapur doren dhe per ti lidhur se bashku duke mos lene asnje hapsire ndermjet gishtave. Si nje puzzle perfekt. Me duhet vetem te mbyll syt dhe te rri pergjithmone ashtu duke enderruar per ty sepse je endrra me e bukur qe mund te ekzistoje. Te dua pafund. Aq shume sa do te donte mijera universe per te mbushur emocionet vetem ne momentet kur ti buzeqesh sepse arsyeja e asaj buzeqeshje jam un. Ndonjehere i bej pyetje vetes: si mund te te dua kaq shum?? Dhe pergjigja eshte shume e lehte: sepse nuk ka micky pa minnie, nuk ka nate pa yje, nuk ka dite pa diell,nuk ka zemer pa rrahjet e saj. Dua te jem aty ne momentet me te bukura te jetes tende sepse dua qe ato te jen dhe momentet me te bukura te jetes time. Dua te jesh arsyeja per te cilen jetoj per nje kohe shumeeee te gjate. Ndoshta per 1 vit, ndoshta per 1 shekull... Si thua per nje perjetesi???
@Dorina & @Zana si thoni ??
 
Perse e paskeni lene pas k’te temen : ?

Historia e një vajze të verbër

Na ishte një vajzë e verbër që e urrente veten vetëm pse nuk mund të shihte. Ajo urrente cdo njeri përvec të dashurit të saj. Ai ishte gjithmonë aty për atë. Një ditë ajo shprehi dëshirën e saj që buronte nga zemra, se nëse mund të shikonte botën do të martohej me të dashurin e saj.
Nje dite, një njeri i dhuroi dy sy dhe ajo mund të shikonte gjithcka, duke përfshirë edhe të dashurin e saj. Nga një gëzim i tillë i dashuri e pyeti: “Tani që mund të shikosh botën, do të martohesh me mua?“
Vajza u trondit kur shikoi që i dashuri i saj ishte i verbër gjithashtu dhe refuzoi që të martohej me të. Nga hidhërimi, idashuri u largua me lot në sy dhe shkroi një letër duke I thënë te dashurës:
"Vetem kujdesu per syte e mi, zemër.”
Kështu ndryshon truri i njeriut kur ndryshon statusi. Vetëm pak e dinë se si ka qenë jeta më perpara dhe kush ka qenë gjithmonë aty dhe pranë edhe në situatat më të dhimbshme.
Jeta është një dhuratë.
Sot, përpara se të thuash një fjalë të pakëndshme, mendo per dikë qe nuk mund te flasë.
Përpara se të ankohesh për shijen e ushqimit, mendo per dikë që nuk ka asgjë për te ngrënë.
Përpara se të ankohesh për bashkëshortin ose bashkëshorten, mendo për dikë i cili po i kërkon Zotit me ngulm për një shok ose shoqe jete.
Sot, përpara se të ankohesh për jetën, mendo për dikë i cili ka shkuar shumë herët në parajsë.
Përpara se të ankohesh për fëmijët e tu, mendo për dikë që s’ka fëmijë dhe I deshiron ato.
Përpara se të debatosh për shtëpinë që është e papastër, që dikush nuk e ka pastruar apo fshirë atë, mendo për njerëzit që po jetojnë rrugëve.
Përpara se të ankohesh për rrugën e gjatë që bën me makinë, mendo për dikë i cili po atë distancë e bën në këmbë.
Dhe kur je I lodhur dhe ankohesh per punën, mendo për të papunët, njerëzit me aftësi te kufizuara dhe për ato që dëshirojnë te kenë një punë si tënden.
Por perpara se të mendosh ti drejtosh gishtin dikujt apo të denosh dikë, kujto se asnjë nga ne nuk është pa mekate dhe ne të gjithë i pergjigjemi një, të vetmit Krijues.
Dhe kur mendimet dëshpëruese duken sikur po të marrin përpara, buzëqesh dhe falendero Zotin që je gjallë dhe akoma me njerëz përreth.

Shkeputur nga google , Tregime motivuese
Po prame kjo eshte femra...... jo te gjitha kuptohet...
 
Ashtu mendoj dhe, une @Zana
Po merni vesh ju femrat e sotme smerni vesh.....
 
@Zana oj zemra e, vogel eshte nji kapitull I tere ose nji enciklopedi e skam kohe ta tregoj tecgjitgen
 
N
Porosia e prindit për birin e posamartuar

O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde. Prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to:porosiaE para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

E katërta: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

E gjashta: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.

E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

E teta: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

E nënta: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

E dhjeta: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.
Gjith ket koh me more me e lexu por qe ja vlejti
Bravo .e perzgjeedhura e tregimeve do jet kjo .
 
N

Gjith ket koh me more me e lexu por qe ja vlejti
Bravo .e perzgjeedhura e tregimeve do jet kjo .
Faleminderit:)
Sikur ta kuptonin te gjithe meshkujt kshu si ty mesazhin qe percjell tregimi...
 
Tregimi për plakun
që deshi të shpëtonte macen
nga mbytja ne lum

Një plak i urtë i ulur në breg të lumit vuri re një mace që kishte rënë në ujë dhe po mbytej. Ai vendosi ta ndihmojë atë mace dhe ja zgjati dorën, por macja e frikësuar e gërvishti.
Plaku, për një moment e tërhoqi dorën, por përsëri e shtriu dorën e tij për ta shpëtuar macen. Edhe kësaj radhe macja e frikësuar e gërvishti dhe ai përsëri e tërhoqi dorën e tij.
Plaku nuk u spraps dhe për të tretën herë ia zgjati dorën maces që ta nxjerr nga uji. Një njeri i ulur aty pranë, i cili gjatë gjithë kohës po i përcillte veprimet e plakut, bërtiti: “A nuk more mësim në dy tentimet e para.., a do të përpiqesh përsëri?
Plaku nuk ia kushtoi vëmendje fjalëve të tij dhe vazhdoj përpjekjet për ta shpëtuar macen nga uji derisa më në fund arriti ta nxjerr atë nga uji ku po mbytej.
Pastaj iu afrua njeriut që i bërtiti dhe i tha: ”Biri im, natyra e maces është që të gërvishtë, ndërsa natyra ime është të dua dhe të sillem mirë me të tjerët, pse dëshiron që natyra e maces ta mbizotëroj natyrën time?!
Biri im, me njerëzit sillu sipas natyrës tënde, e jo sipas natyrës së tyre pa marrë parasysh se çfarë janë dhe sa herë të kanë lënduar. Mos i dëgjo zërat që përpiqen t’i ndryshojnë cilësitë tuaja të mira edhe nëse të tjerët nuk e meritojnë mirësjelljen dhe butësinë tende. Nëse jeton me dëshirën që të tjerët t’i bësh të lumtur, I Lartësuari do të dërgoj dikë që edhe ty të të bëj të lumtur”, përfundoi plaku i urtë.
ETIKA E TREGIMIT:
Mbaje zemrën tënde të pastër dhe do të fitosh dashurinë e zemrave tjera. Kurrë mos u anko nga momentet e lumturisë që u ke ofruar të tjerëve, edhe nëse ata nuk e kanë merituar.
 
Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.