• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

U vra nga ish-burri 23 vjeçarja.....

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ

U vra nga ish-burri, 23-vjeçarja kishte urdhër mbrojtjeje deri në tetor. Si u ndryshua masa për mjekim të detyruar nga gjyqtari i përfolur. Babai mori përsipër…​


Cifti Ne Fier



FIER
Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti dhe deri në 14 tetor të këtij viti, 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit, e megjithatë ish-bashkëshorti i saj nuk ka dashur t’ia dijë duke i marrë jetën në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se çifti kanë bërë zgjidhjen e martesës dhe ka pasur urdhër mbrojtje nga 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021. Zgjidhjen e martesës dhe urdhrin e mbrojtjes e ka pasur si çështje gjyqtari Alfred Konomi.
Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’.


Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të 21.09.2020 për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga ‘mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ në masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta.


Një herë në muaj, sipas vendimit, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Specialiteteve Fier. Po edhe këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare.




"Balkanweb"
 

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ

Gjyqtari liroi autorin e vrasjes në Fier, kreu i ILD: Ka nisur menjeherë vlerësimi i rastit, prej momentit të parë po ndjek raportimet për ngjarjen​

11 Shtator, 2021 17:33
Artur Metani



Kreu i ILD, Artur Metani ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Fier të një burri i cili vrau ish-bashkëshorten.

Në fakt, autori rezulton se ka qenë i liruar nga gjyqtari Piro Sota në Fier. Elton Bengaj Metaj ishte në burg, por gjyqtari Sota i ndryshoi masën në një mjekim të detyruar në një institucion mjekësor e më pas në mjekim të detyruar ambulator.
Madje ish-bashkëshortja kishte dhe urdhër mbrojtje, por këto nuk e parandaluan dot vrasjen.

Metani thekson se prej momentit të parë po ndjek raportimet mbi ngjarjen dhe menjëherë ka nisur vlerësimi i rastit dhe të dhënave.


STATUSI NGA ILD
Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë
e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale. #ILD
Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.



(BalkanWeb)
 

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ

I veshur me xhup dhe i fshehur në një zonë rurale, shihni momentin e arrestimit të 31-vjeçarit që vrau ish-gruan​

Fier Autori



I fshehur në një zonë rurale dhe me armën e krimit me vete. Kështu e ka gjetur policia e Fierit, 31-vjeçarin Elton Meta, i cili mbrëmjen e kaluar ekzekutoi ish-gruan e tij 23-vjeçare Sabrina Benga.

Sipas policisë, kanë qenë 3 orë ndjekje në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, teksa ai u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan.

Në operacion për arrestimin kanë marrë pjesë Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.



"Balkanweb"
 

Hera

其他我
Anetar i Stafit
Adm Nt2
Mesazhe
22,376
Vendndodhja
Zài tā de xīnlǐ

“Duheshin me kokë, nusen e kisha rritur vetë”, flet nëna e autorit të vrasjes në Fier: Më bëri hatanë, dhimbje e madhe. Ja telefonata e djalit me burrin pas krimit​


Nena E Autorit Fier



Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zhupan të Fierit, ku 31-vjeçari Elton Metaj nga fshati Peshtan vrau me automatik, ish-bashkëshorten e tij 23-vjeçare Sabrina Benga.

Nëna e autori, Sabire Metaj tha për gazetarin Ervis Kuçi se i biri me nusen duheshin shumë dhe nuk e di si erdhi gjithë ky konflikt dhe më pas vrasja.
Ajo tha se e ndjen dhimbjen njësoj si familja e vajzës, pasi Sabrinën e kishte rritur vetë.

“E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin.

Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të.

Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon.

Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Armën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë armë në shtëpi. Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fshihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë. Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më vriste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim..sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit.







Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb"
 
Top