15.
Te permendi ty para se te mbyllte syte, shqiptoi emrin tend) me tha ai duke qare dhe me perqafoi fort, ndersa une qaja dhe nuk pushoja dot.
Ne mbremjet kur hena ishte ne ditet e saj te para, ikja ne pyll dhe shkoja tek pema ku bem dashuri per here te pare, rrija atje dhe qaja me ore, ndonjehere flija atje dhe ne mengjes ikja ne shtepi, ajo peme mban emrin e Belmes te gdhendur disa here ne lekure.
Ndersa mbremjet ne shtepi ishin nje ferr i vertete, cdo nate i lutesha zotit te ma kthente ose te me merrte edhe mua, madje tentova edhe vetvrasjen sepse nuk duroja dot me te rrija pa te, pa buzeqeshjen e saj, pa aromen e atyre flokve, pa shikuar fjongon e saj te kuqe mes flokve, pa perqafimet dhe puthjet e saj me dukej jeta njesoj si te haje nje dru te thate, pa shije.
Cdo gje kishte lidhje me Belmen ne ate qytet dhe keshtu prinderit u detyruan te shpernguleshim ketu, ne kete qytet, qe dhe une te shkeputesha disi nga e shkuara dhe nga kujtimet, te jetoja te tashmen dhe jo te kaluaren'' tha Robert, nderkohe syte e Elis ishin mbushur me lot dhe po qante, kurre nuk e kishte menduar se ngjarjet kishin rrjedhur ne kete menyre kaq te trishte dhe te padrejte.
Fytyra e Elis ishte mbytur ne lot, te cilet kishin rrjedhur deri poshte ne qafen e tij.
Per nje moment ai po mendonte se sa e dhimbshme eshte te humbasesh ne ate menyre njeriun qe do, ate qe te fal buzeqeshje, qe te ben te ndihesh gjalle dhe qe te ben te jetosh ne nje bote qe s'te duket e shpifur edhe pse mund te jete e tille. Ne vend te Belmes ai vendosi Luizen, ndersa veten e tij e zevendsoi me Robert dhe ja ku ishte aty perballe kufomes se dashurise, shikonte buzeqeshjen dhe syte e shuar te Luizes qe dergjej e shtrire. Trupin ja pushtoi ajo dritherima te cilen e ndjen deri ne kocke, ndjeu aq shume dhimbje vetem duke e menduar, pastaj u kthye ne realitet dhe pak a shume e kuptonte sesi ndihej Robert.
-"Ishte e veshtire ta kaloje ate gjendje?" E pyet Robertin, i cili kishte nxjerr shamine dhe po fshinte fytyren.
-"E veshtire? Ishte perjetimi i ferrit tim, nese vdes dhe do iki ne ferr lutem qe te mos jete i tille, sepse eshte nje situate te cilen nuk do e perballoja dot per te dyten here" pergjigjet Robert.
-"Per tre vite me rradhe dilja ne ballkon dhe shikoja yjet, sepse gjithmone me thoshte se (Kur te vdesim ne te dy, ne qiell do ndizen dy yje te rinj, te cilet do jene me te bukurit e qiellit) dhe per kete arsye e kerkoja mes yjeve, se mos ndoshta do arrija te dalloja buzeqeshjen e saj, shkelqimin qe syte e saj kishin kur buzeqeshte, kur me thoshte se jeta do jete e bukur nese do te kem ty prane" vazhdoi te thoshte ai nderkohe qe vazhdonte te fshinte syte, sepse lotet nuk dinin te ndalonin.
-"Cfare u be me vone me ty Robert? Si munde ta kaperceje kete situate, sepse nuk eshte e lehte te kapercesh situata te tilla dhe sidomos ne moshen qe ti ishe"
-"Ajo ngjarje ishte si te hidhje nje gur te madh ne koven ne te cilen uji kishte qene perhere i qete, guri ra dhe uji u derdh, kova u ca dhe mbeti vetem guri brenda" pergjigjet Robert.
-"Vajzat si Belma jane te rralla, sepse ne pamje te pare duken te pacipa, te pamoralshme, por vetem sepse ke degjuar fjale per to dhe ben lidhjen me fjale dhe me fytyren e atij personi dhe te duken fjalet te verteta. Per Belmen kishin thene shume gjera, por vetem djemt qe ajo kishte refuzuar, e kupton?
Ne meshkujt kur na refuzojme na duket sikur na kane shkelur krenarine dhe per te mos u dukur te mposhtur bejme si te forte dhe si pa ndienja duke share, ne fakt disa meshkuj jo te gjithe.
Dhe Belma e tille ishte, e pikturuar si nje ***** nga fjalet e te tjerve, por ata nuk e njohen ashtu sic munda une ta njoh, nuk arriten dhe nuk ksihin fatin te ndjenin butesine e shpirtit te saj, nuk e pane asnjehere buzeqeshjen e saj nga disa centimetra larg, nuk e ndjen buzeqeshjen e saj ngjitur ne buzet e tyre, une po, prandaj e kisha teper te veshtire ta kaloja ate situate, por jo ta harroja, s'do ja falja kurre vetes po te harroja Belmen, do ishte me keq se vdekja e saj, s'do e harroja kurre ate sepse njerezit si ajo nuk harrohen, por u mesova me idene se ajo nuk do ishte me fizikisht me mua, se koha nuk kthehet mbrapa asnje sekond dhe e pranova kete fakt, se ajo nuk do ishte me. Me dhimbte ky fakt, me dhimbte te dija se fjongo e kuqe nuk do qendronte me mes flokve te saj te zinj dhe me dhembi per shume gjate, akoma me dhemb" shtoi ai dhe futi doren ne xhepin e xhaketes.
-"Me vjen keq Robert, ma merr mendja sa e veshtire ka qene" i thote Elis duke i vendosur doren mbi sup si per ta ngushelluar disi.
Robert nxjerr doren nga xhepi dhe bashke me doren kishte nxjerr edhe nje lecke te bardhe, e cila mbante te mbeshtjellur dicka. Ai fillon ta hapi dhe ne pah del fjongo e kuqe e Belmes.
-"Nuk po me besohet qe fjongo ekziston akoma" thote Elis i suprizuar dhe tenton ta preki fjongon....