Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Nela

8.


Elis humbi ne mendime ndersa Robert po mbante vesh duke pritur qe ai te pyeste sic bente gjithmone.

Fjalet e Robert e ben akoma me teper konfuz Elis, te cilit i dukej sikur akoma nuk e kishte kaluar adoleshencen, u kthye mbrapa ne kohe dhe i dukej vetja aq shume i papjekur.

-''Cfare ka?'' e pyet Robert duke e rikthyer ne realitet.

-''Ndodh qe te qendrosh me vite me dike qe nuk e dashuron, por mendon se e dashuron?'' e pyet Elis kete here per hesap te vet, per te kthjelluar me teper mendimet qe ju turbulluan.

-''Ndodh rendom, ndodh te kalosh gjithe jeten me dike dhe ne fund te kuptosh qe nuk e ke dashuruar kurre, por e ke dashur, e ke pas perzemer, ka pasur nje ndienje qe te genjen sikur eshte dashuria'' pergjigjet Robert.

-''Nga e dallon dashurine nga kjo ndienje e rreme?''

-''Po ja, nese ajo te can koken gjithe diten, te ben keq dhe ti nuk largohesh dot, atehere eshte dashuri, ti ne dashuron, e dashuron kur cdo kenge qe degjon e imagjinon me ate, kur ne mbremje shtrihesh ne shtrat deshiron me shpirt ta shohesh ne enderr, dashuri eshte kur imagjinon se e humbe dhe te duket jeta e kot, vetem duke e imagjinuar tmerrohesh.'' Pergjigjet Robert.

Elis u qetesua dhe buzeqeshi, sepse keto gjera i bente cdo dite, cdo mengjes, cdo mbremje madje gjate gjithe kohes.

Ai ndihej aq i paditur perballe Robertit sa i dukej vetja me teper se i vogel ne krahasim me ate, gje qe ndodhte nga mosha e Robertit.

-''Pra dashuria eshte te duash te keqen, dhimbjen dhe cdo gje tjeter qe ka nje person?'' vazhdoi Elis me nje tjeter ton zeri, si me i lehtesuar dhe me i qete.

-''Me bukur nuk mund ta thoje'' thote Robert duke pohuar ate qe Elis tha.

-''Nuk me tregove, ajo ishte Nela? Per vajzen e tetvjecares e kam fjalen''

-''Jo, Nela nuk eshte dicka qe kalon, dicka qe mbetet mbrapa ne kohe. Nela eshte gjeja me e bukur dhe me e keqe qe me ka ndodhur ne jete, eshte arsyeja pse syte e mi kane kohe qe nuk shohin drite'' u pergjigj Robert plot melankoli

-''Nela eshte dhimbja me e bukur e imja, ajo qe i jep shije jetes time, njesoj si sheqeri kafese, si kripa gjelles, Nela eshte ajo qe me ben te ndihem gjalle'' shtoi ai dhe nga syte e hirte i shkuan dy lot si te ishin te rende plumb, te cilet rreshqiten neper qafen e tij te rrudhur.

-''Nela eshte arsyeja pse ti nuk shikon?'' e pyet Elis i cuditur

-''Nela eshte ajo qe me ben te shikoj edhe pa sy'' pergjigjet Robert dhe nxjerr nga xhepi nje shami per te fshire syte.

-''Cfare ndodhi qe humbe shikimin?''

-''E lam tek vajza e tetvjecares'' thote Robert nderkohe qe fshinte syte -''Ajo quhej Selena, ishte ndienja qe me shoqeroi edhe per dy vite te tjera edhe pse e shikoja shume rralle ajo vazhdonte te kishte efekt tek une, madje qaja per ate, por nuk e mora kurre me guximin t'i tregoja ndienjat e mia'' vazhdoi te thoshte ai nderkohe qe fuste shamine ne xhep.

-''Po me pas cfare ndodhi me ty? Besoj se njohe Nelen, sepse sic thone plumbi del me plumb edhe dashuria del me dashuri'' thote Elis duke qeshur lehte.

Robert buzeqeshi dhe tundi koken, me pas piu pak nga gota e panisur dhe u drejtua per nga Elis.

-''Plumbi nuk del kurre me plumb, provoje ta besh dhe do e zgjerosh plagen me teper dhe do ndjesh me shume dhimbje, kur shpirti te jete gati ai dashuron vete'' ia kthen Robert.

-''E bukur kjo. Por me thuaj cfare ndodhi me pas, kur u shfaq Nela ne jeten tende?'' flet Elis dhe ne ate moment afrohet nje nga punonjesit e barit, i cili i njoftoi se bari do mbyllej ngaqe kishte shkuar vone.

Elis pa perreth dhe vuri re se ne bar gjendeshin vetem ata dy dhe Pamela e cila po qendronte ulur ne shkallet e katit te dyte.

Dolen te dy jashte dhe po ecnin duke biseduar.

-''Me pas shkova ne gjimnaz. Atje ishte nje jete krejt ndryshe nga ajo e tetvjecares, kishte vajza me te bukura sepse ishin te formuara dhe fizikisht, ne ate moshe qe kisha arritur mendja me teper aty qendronte'' thote Robert nderkohe qe ecte ngadale.

-''Gjimnazi eshte vertete nje periudhe e bukur'' shtoi Elis pas Robertit.

-''Teper e bukur, por nuk ndodhi aty'' thote Robert dhe ndaloi m'u para nje fabrike qe bente zhurme.

-''Cfare nuk ndodhi aty? Njohja me Nelen?'' E pyet Elis plot kuriozitet.

-''Neser do te them me teper'' ia kthen Robert dhe drejtoi bastunin per nga ana djatht e tij.

-''Shtatedhjet e pese hapa me andej eshte shtepia ime, nese do ndonjehere eja te pijme dicka, sonte nuk te tregoj me asgje'' shtoi ai duke qeshur sepse ja la me qellim historin ne ate moment, qe Elis te vinte edhe te nesermen, keshtu Robert fitonte edhe ndonje pije tjeter falas...
 
9.


Nderkohe qe Robert largohej ngadale, Elis e veshtronte dhe i vinte per te qeshur, sepse ai plakush po luante me ate njesoj si macja me miun, por fundja nuk mund te bente asgje per ta kundershtuar dhe per ta detyruar qe t'i tregonte me teper.

Ai vazhdoi te ecte drejt, andej nga ku kishte edhe shtepine. Futi duart ne xhepa dhe ashtu i menduar hidhte hapat ngadale ne rrugen e boshatisur.
Nga mendja nuk i shqitej zeri i ngjirur i Robert kur fliste per Nelen, edhe pse kishte treguar fare pak per Nelen, Elisit i dukej aq shume intriguese Nela, si dicka e rralle, dicka qe jo e zakonshme dhe e tille ishte vertete.

Nga menyra sesi Robert e kishte pershkruar Nelën atij i dukej sikur e kishte shikuar, e shikonte sa here mbyllte syte ate vajzen e holle dhe me trup te gjate, me flok te drejte dhe te perthyer ne fund, buzet e saj te holla dhe me forme, Robert, me fjale ia kishte pikturuar ne mendje imazhin e saj.

Kur ngriti koken lart, pa se kishte arritur m'u perpara shtepise. E gjithe rruga ju duk sikur e beri per nje sekond te vetem, sepse ne mendje kishte vetem vazhdimin e historise se Robert, nese Nela do shfaqej tani apo jo.

Pastaj pa nga shtepia dhe vuri re se drita e dhomes se ndenjes ishte ndezur, ne ate moment perveshi mengen e kemishesh dhe drejtoi oren per nga drita, ishte ora 3 e mengjesit dhe atij nuk po i besohej qe koha kishte kaluar aq shpejt. Shpejtoi te ngjiste shkallet dhe u fut brenda, ne momentin kur mbylli deren dhe u kthye perballe, pa Luizen e cila po shpejtonte te fshinte lotet.
Ai beri sikur nuk e kuptoi qe ajo po qante dhe shkoi u ul prane saj.

-''Nuk e pash oren fare, nuk e di si iku koha te betohem'' i thote Elis duke i vendosur doren ne kurriz dhe e ledhaton lehte.

-''Duhet te filloj te mesohem me keto vonesa?'' e pyet ajo duke e shikuar ne sy me syte e skuqur.

-''Te pakten sot nuk mban arome femrash, apo nuk ishte Elena sot'' shton ajo pa ja shkeputur shikimin.

-''Ndoshta per pak kohe po, kam nje projekt ne dore me te cilin po merrem'' thote Elis... -''Dhe jo, Elena nuk ishte sot'' shtoi ai dhe u ndie keq si nje nate me pare kur e genjeu se kishte qene me Elenen, kur ne fakt kishte qene me Pamelen.

-''Projekt?'' thote ajo e cuditur

-''Projekt qe behet ne oret e vona te nates!!!''

-''Po projekt, por ti nuk do me kuptoje edhe sikur te tregoja.

Gjithmone i ke injoruar shkrimet e mia, ndoshta sepse vertete jane te shpifur, por kjo eshte dicka ndryshe te betohem'' vazhdoi te thonte Elis plot ngazellim si per t'i treguar se ishte vertete dicka e bukur, dicka ndryshe nga heret e tjera.

-''Elis, ke qe ne gjimnaz qe shkruan dhe nuk ke nxjerr nje liber e marrt dreqi. Je ti qe i injoron dhe nuk e vlerson talentin tend, me thuaj sa here i ke grisur Romanet qe ke shkruar, sa here i ke lene pergjysem dhe i ke hedhur ne zjarr'' thote ajo e irrituar

-''Shkrimet e tua ti e di qe i kam adhuruar qe ne gjimnaz, ishin ato qe me bene te dashurohesha me ty, sepse shikoja bukurine e shpirtit tend te hedhur ne flete, kaq me mjaftonte, por je ti ai qe nuk beson tek vetja'' shtoi ajo dhe u ngrit ne kembe sepse nuk po ndihej mire, ndjeu nxehtesi brenda vetes dhe u revoltua nga Elis.

-''Shume here i kam grisur, shume here'' pergjigjet ai duke ulur koken i merzitur. -''Por kjo eshte dicka ndryshe, e ndjej, qe tek zeri i tij kur flet per ate e ndjej qe eshte dicka ndryshe dhe e bukur'' vazhdoi ai duke ngritur koken dhe shikon Luizen, e cila po mbante ballin me dore.

-''E shikon? Perhere behet fjale per shkrimet e tua, per ty, per histori dhe gjera qe kurre nuk ke marr guximin t'ia tregosh botes, mua me ke harruar, me ke lene ne ate qoshen e harreses dhe mendon se Luiza aty eshte, ka kohe me vone do merrem me ate dhe u bene vite qe pres te merresh me mua'' thote ajo duke ngritur zerin.

-''Ndoshta eshte me mire te qendrojme per pak kohe larg njeri tjetrit'' shtoi ajo duke ulur zerin duke lene te kuptohet se e ka seriozisht.

-''Ke te drejte, te kam lene pasdore'' thote Elis dhe mbeshtetet ne divan

-''Por perhere te kam menduar, ne cdo minute, te betohem. Qe neser do jetojm te ndare, ti ne anen tjeter te shtepise ndersa une ne kete ane, ndoshta do na marri malli nese qendrojme per pak kohe afer por larg''

-''Po nese nuk na merr?'' e pyet Luiza.

-''Atehere ka marr fund cdo gje'' pergjigjet ai.

Luiza e veshtroi per nje cast, me pas mori jastekun dhe shkoi drejt deres e cila ndante dy anet e shtepise. Mbylli deren me celes dhe shkoi u shtri ne shtratn e madh, qe ne ate moment i dukej me i madh se kurre, sepse ai nuk ishte aty. Ndersa ai u struk ne divan dhe mbylli syte, duke u perqafuar me kujtimet e disa viteve me pare, kur ata ishin vetem adoleshente dhe atehere ishin aq te lumtur.

Ndoshta eshte e vertete ajo qe Robert tha ''Njerezit ndjejne lumturi afatgjate kur jane adoleshent te dashuruar, me pas ajo tkurret dhe behet me copeza momentesh lumturie ''
 
10.


Ishte mengjes.
Ate dite dielli ishte me i forte dhe kishte filluar te eliminonte edhe ate pak debore qe qendronte anesh rruges. Rruga ishte e tejmbushur nga makinat.

Qyteti ishte aq shume i zhurmshëm në mengjes sa te bente ta urreje si vend, vetem sepse te prishte gjumin.

Elisit i del gjumi por nuk hap syte dhe ashtu i pergjumur, duke harruar ate qe ndodhi mbreme me Luizen ai zgjat doren duke menduar se ajo ishte diku aty prane tij, me pas hap syte dhe shikon se gjendej ne divan, i vetem dhe i mbuluar me nje batanije, te cilen Luiza ja kishte hedhur mbasi ate e kishte zene gjumi.

Ajo ishte me e dashur se ai, por edhe Elis nuk mbetej mbrapa vecse nuk e tregonte shpesh dashurine dhe perkujdesjen ndaj saj.

U ngrit ne kembe dhe gjeja pare qe mendoi, ishte qe te hante mengjes, por guzhina ndodhej ne anen tjeter te shtepise, per te shkuar ne anen tjeter te shtepise duhej te kalonte ne deren qe Luiza e kyci, ai provoi ta hapte por ishte e kot. Ashtu duke mbajtur barkun me dore del per ne pune. Akoma nuk e kishte kuptuar rendesine qe ka nje femer ne jeten e nje mashkulli.

Ajo nuk ishte hera e pare qe grindej me Luizen. Ai ishte i qete sepse mendonte qe heret a vone do pajtoheshin, sic ndodhte gjithmone.
Nderkohe qe punonte ne njeren prej gazetave te qytetit, ai mendonte per vazhdimin e historise se Robert, donte me patjeter qe ate nate te degjonte per Nelen.

Dita kaloi me ngadale se kurre, keshtu te duket kur pret dicka, sikur minutat behen ore.

Doli nga shtepia dhe u nis drejt barit. Ishte ora 23:00 kur ai doli jashte. Rralle kishte njerez qe ecnin ne ate rruge drejt atij bari, dukej si nje rruge e shkrete dhe e harruar.

U fut ne bar dhe me sy po kerkonte Robertin, i cili ishte ulur ne fund te banakut.
U afrua tek ai dhe i vendosi doren ne sup.

-''Robert'' e therret ai si per t'i treguar qe tani ishte aty.

-''Je me vonese'' thote Robert duke buzeqeshur.

-''E di, prandaj fillojm sa me pare sepse edhe vone nuk rri dot'' ia kthen Elis

-''Eh grate'' peshperin Robert

-''Vazhdojme por e kam fytin pak si te thate'' shtoi duke u kollitur.

-''Do e njomim'' thote Elis duke qeshur.

-''Atehere, e lam ne gjimnaz apo jo?''

-''Si thua ta lem gjimnazin dhe te kalojme tek Nela?'' e pyet Elis

-''Cdo gje qe do te them ka lidhje me Nelen edhe ato qe te kam thene me pare kane lidhje me Nelen'' pergjigjet Robert

-''Si cdo njeri i moshes time ne te cilen isha atehere edhe une kisha deshira, nuk e kam fjalen per te fluturuar apo per te qene nje hero, kisha deshira seksuale. Nuk kisha dhene akoma puthjen e pare dhe kisha deshira.
Ne pushimet e gjata perhere shikoja nje vajze flokzeze, e cila ishte dy vjet me e madhe se une. Trupin e kishte pak te mbushur, buzet e fryra dhe gjoksmadhe, kishte nje gjoks sa nje dreq'' shtoi ai duke qeshur dhe ne pah i del dhembi i tij i vetem. Mori goten dhe e ktheu duke pire gjysmen e saj.

-''Po pastaj?'' e pyet Elis duke qesjur.

-''Pastaj u "dashurova" pas saj ne fakt pas fizikut te saj. Qe ate dite kur e pash teksa luante me floket e saj te rrjedhshem deshirova qe ajo te ishte e imja dhe doja aq shume te me realizohej ajo deshire.
Ndryshe nga une ajo e kishte dike me te cilin ishte lidhur, me te cilin takohej dhe bente gjera te cilat une vetem i kisha imagjinuar, por nje dite, teksa po ikja per ne shtepi e shoh tek ecte perpara meje, ne krah mbante canten ndersa mbi cante hidheshin floket e saj te zinj ne cdo hap qe ajo bente''

-''I fole?''

-''Jo, ajo me foli. U lodha duke bere hapa te medhenj dhe te shpejte qe te barazoja hapat me ate, t'i dilja perpara, doja pak vemendje nga ajo kupton?''

-''Ajo me pa teksa ecja paralelisht me ate ne anen tjeter te rruges dhe me buzeqeshi, ajo ishte dita ime me e bukur ne ate kohe, nuk ishte pak te buzeqeshte vajza me e bukur e shkolles''

-''Si quhej ajo?'' e pyet Elis

-''Me cmende me kete pyetje'' ia kthen Robert i nevrikosur dhe me pas e kthen goten me fund. -''Po Nela ishte'' shton ai duke shtrenguar nofullat...
 
11.


Kur pa se Robert ngriti zerin, Elis e veshtoi cuditshem dhe kuptoi se po e tepronte duke pyetur vetem per Nelen.

Ai vete i kishte kerkuar qe Robert t'i fliste per jeten e tij dhe tani duhej te degjonte.

Robert ferkoi mjekren me dore si per t'u qetesuar paksa dhe me pas ndezi nje cigare.

-''Ajo nuk ishte Nela apo jo?, e the nga nervat'' thote Elis

-''Degjo deri ne fund dhe pyet per c'ka po te flas'' tha Robert i qetesuar paksa

-''Nderkohe qe ecja paralelisht vetem tre metra larg saj, ajo me shikon dhe me buzeqesh, me pershendet me dore dhe pastaj me ben me shenje qe te afrohesha tek ajo'' shtoi ai.

-''Shkove? Apo kishe serish turp si ne fillore'' thote Elis me shaka si per te thyer ate situate te akullt qe ishte krijuar.

Robert qesh dhe me pas me cigaren ne goje fillonn te flasi.

-''Turp? Vetem turp qe nuk kisha me. Gjimnazi me kishte kthyer ne nje tjeter njeri, ndoshta sepse nuk njiheshim shume me njeri tjetrin, ndryshe ishte ne fillore, pastaj nuk kisha pse te ndjeja turp perballe saj, e para sepse kishim dite qe shkembenim shikime dhe e dyta, buzeqeshja e saj te largonte cdo ndrojtje dhe frike, te bente ta shikoje si dike qe kishe vite qe e njihje dhe mund te flisje me kofidenca.

Pastaj ishin syte e saj, te zinj dhe te medhenj, dukeshin si nje liqen ne mbremjet me hene te plote, ai shikim te bente t'i dorzoheshe, te zhvishte dhe te thonte mos ki turp.'' Tha Robert duke tundur koken.

-''Eja me tha duke ma bere me dore qe te afrohesha.

Ndjeva zemren te me godiste gjoksin ashtu si kurre me pare, me dukej vetja si nje zog ne duart e nje njeriu, nje zog qe po vdiste nga frika, por une po vdisja nga emocioni.

U afrova tek ajo dhe e pershendeta. Ajo me veshtroi me syte e saj te embel dhe pastaj drejtoi shikimin per nga rruga dhe po ecnim duke biseduar.'' Vazhdoi te thonte Robert.

-''Per cfare biseduat?''

-''Biseduam per ne''

-''Per ju?'' e pyet ai i cuditur -''Por ju as nuk njiheshit si folet per ju?''

-''Ne njiheshim, ndonjehere shikimet thone shume gjera, thone gjithcka qe fjalet nuk mund t'i shprehin kurre.
Ishin ato shikime ne korridorin e shkolles, kur ajo kalonte perballe meje dhe me shikonte deri ne momentin kur kalonim ngjitur njeri tjetrit, gjerat me te rendesishme i kishim thene me shikime'' pergjigjet Robert -''Pastaj ajo nuk ishte si gjithe vajzat e tjera'' shtoi ai dhe mori goten ne dore.

-''Pse? Cfare e bente ndryshe ate?''

-''Ajo nuk kishte ndrojtje, nuk kishte as cipe dhe kjo e bente aq ndryshe nga te tjerat, ishte femra me e pacipe ne ate shkolle dhe te gjithe vdisnin per ate, eshte e cuditshme sesi e keqa duhet kaq shume, e ke vene re ndonjehere se kur ben keq njerezit te vijne mbrapa, sikur i pelqen te keqtrajtohen, sa me shume t'i injorosh aq me shume te duan dhe ajo kete metode ndiqte, i afronte dhe me pas i injoronte duke i larguar, keshtu te gjithe i shkonin mbrapa''

-''Po thua qe njerezit zakonisht te duan me shume kur i trajton keq?''

-''Po, ndonjehere, por te pakten keshtu nuk te zhgenjejne sepse i le pershtypjen se, ti nuk fal, ti nuk jep mundesi te dyta, ti zhgenjehesh vetem nje here.

Kur sillesh mire me njerezit, te shtrydhin, te perdorin si nje limon, te cilin pasi ja marrin gjithe lengun e hedhin tutje.

Miresine e vlersojne pak njerez dhe zakonisht keta njerez jane ata qe qendrojne pergjithmone.

Kurre mos u bej nje limon, mos i lejo te shtrydhin, por edhe nje njeri qe shtrydh mos u bej''

-''Atehere cfare duhet te behesh?''

-''Behu i zgjuar, mbaj afer njerez qe nuk te shohin si limon, mbaj afer nje mik, nje dashuri dhe familjen, eshte esenca me e shijshme qe mund t'i hedhesh jetes''

-''Ti cfare u bere per ate? Nje limon apo dikush qe shtrydh limonin?'' E pyet Elis. Robert qesh dhe pi ate pak qe kishte mbetur nga gota.

-''Ne shtrydhem njeri tjetrin'' pergjigjet ai

-''Ajo ishte nje njeri qe nuk ishte shtrydhur nga askush, sepse nuk kishte lejuar askend t'i afrohej aq sa per ta shtrydhur.

E di? ndoshta sot do isha akoma me ate''

-''Dhe cfare te pengoi qe te ishe?'' e pyet Elis

-''Jeta, jeta ndonjehere tregohet teper e keqe'' pergjigjet Robert trishtueshem...
 
12.


Robert mori nje pamje te trishte ne fytyre dhe humbi ne mendime, nderkohe, Elis priste vazhdimin e historise.

Pa syte e hirte dhe pa drite te Robert dhe per nje moment imagjinoi se cfare mund te kishte ndodhur me jeten e tij, por zeri i ngjirur me shume se kurre i Robert e beri te permendet.

-''Jeta shpesh here eshte nje ***** e keqe, e di? Ndonjehere te sjell prane vetes njerez te cilet te ben t'i shikosh si njerez qe s'do largohen kurre, te ben te afeksionohesh pas tyre cmendurisht, t'i duash fort dhe t'i dashurosh fuqishem, pastaj sa hap e mbyll syte t'i largon prap, t'i ben aq te huaj thua se nuk i ke njohur kurre'' flet Robert me zerin e trishtuar.

-''Nganjehere t'i merr ajo, e here tjeter largohen vete, sepse dashuria e madhe te mbyt djalosh, te merr frymen, te shtrengon fort, keshtu thone njerezit per t'u justifikuar se hoqen dore, a thua se, dashuria eshte nje gje qe te mbush barkun dhe nuk te nxe me? Eshte zemra ajo qe e mban dashurine dhe zemra nuk ngopet kurre me dashuri, zemrat qe dijne te dashurojne nuk ngopen kurre'' shtoi ai dhe u ngrit ne kembe.

-''Ku po shkon?'' e pyet Elis i cuditur sepse sa kishin filluar te bisedonin dhe ai nuk mund te ikte kaq heret.

-''Eja bejm dy hapa jashte'' tha Robert

-''Jashte ben ftohte''

-''I ftohti te qarteson mendimet dhe te ben te ndihesh gjalle, eja se dua te ndihem gjalle'' ia kthen Robert dhe vazhdoi te ecte ngadale.

Elis afrohet tek ai dhe e kap nga krahu duke e shoqeruar drejt daljes.

Era frynte lehte dhe te perplaste ate acarin e mbremjes se dimrit drejt e ne fytyre, te futej ne sy dhe te bente te nxirrje lot, ndersa ajri te mbushte mushkrite me jete. Ne ate atmosfere, Robert ndihej nje me natyren.
Shpirti i tij ishte nje copez akulli me teper ne ate dimer qe po zgjaste si shume ate vit, po i merrte pranveres nga ditet e saj.

-''Po me pas cfare ndodhi me ate vajzen?'' e pyet Elis per te mos e devijuar biseden ne te tjera detaje.

-''Pastaj filluam te beheshim miq te mire. Cdo mengjes shkonim bashke ne shkolle, ne ditet e pushimit, iknim gjithmone tek nje pyll i vogel qe ishte ne dalje te qytetit. Merrnim bicikletat dhe shkonim andej nga nuk kishte njerez, andej ku kishte vetem lule, fruta pylli dhe peme te larta'' pergjigjet Robert

-''Domethene u dashuruat?''

-''U dashuram? Jo. Ne ishim vetem miq, por ne fillim me pas ndodhi dicka tjeter''

-''Dicka e tipit?''

-''Dicka e tipit qe te perkedhel fundin e barkut, qe te ben te ndihesh me mire se te jesh ne endrren me te bukur qe ke pare ndonjehere. Dicka qe te perkedhel cdo qelize te trupit, te perkedhel shpirtin dhe cdo gje te gjalle qe ke brenda vetes''

-''Dashuri?'' pyet Elis nderkohe qe ecte ngjitur me Robertin

-''Do te tregoj. Ishte dita e veres dhe zakonisht ate dite mblidhen njerez bashke dhe bejne zjarre te medhenj, pastaj kercejne dhe kendojne. Ate mbremje ishim mbledhur te gjithe dhe po festonim ardhjen e pranveres. Ishin pothuajse te gjithe ne nje vend, te rritur dhe te vegjel dhe mes tyre ishim edhe une edhe ajo. Ajo ishte me familjen e saj, ndersa une me familjen time ne nje tjeter zjarr. Ishim perballe njeri tjetrit dhe gjate gjithe kohes shiheshim dhe buzeqeshnim, ne nje moment ajo ngrihet ne kembe dhe me ben me shenje qe ta ndiqja.

U ngrita dhe shkova pas saj, e cila u drejtua per nga pylli qe ishte ngjitur me vendin ku ishim mbledhur.
Kishte veshur nje fustan te bardhe dhe te fryre, nje bluze te kuqe dhe nje fjongo te kuqe e kishte lidhur ne floket e saj te zinj si nata.
Hena ishte ne ditet e saj te para, por kishte fuqi aq sa per te ndricuar paska ne erresire. Nje ere e ngrohte frynte dhe te bente te ndiheshe sikur po te zgjatej jeta ne cdo frymarrje, e ndieja shiprtin qe po me fluturonte ne ate momente.

Kur ishim larguar mjaftueshem nga njerezit ajo filloi te vraponte dhe te qeshte -''Eja Robert, eja me kap po munde'' me tha dhe vraponte neper ate lendine qe ishte mbushur polt e perplot me lulebore. Vrapova drejt saj dhe mundohesha ta arrija. Era ja merrte floket e gjate dhe te rrjedhshem duke luajtur me to, fustani saj valvitej cdo here e me shume ndersa une afrohesha cdo here e me shume tek ajo'' Tha Robert me pas ndaloi dhe i buzeqeshur ngre koken lart nga qielli!

-''Ka hene sonte djalosh?'' pyet ai mbasi heshti per pak.

-''Po, eshte hene e plote'' pergjigjet Elis, ndersa Robert mori fryme thelle dhe buzeqeshi edhe me teper. -''Po me pas cfare ndodhi? Ndodhi ndonje gje mes teje dhe asaj?'' e pyet ai.
 
13.



Mbasi beri pak hapa Robert ndaloi serish dhe u perpoq te fliste, por per nje moment, te gjithe ato kujtime te rinise e ben te mallengjehet, sidomos ai moment per te cilin po fliste. Me pas hedh nje hap dhe vazhdon te flasi serish.

-''Me pas e arrita, e kapa nga dora dhe vrapuam te dy duke u futur sa me thelle ne pyll.
Aty brenda era nuk na perkedhelte me fytyrat, ishte vetem qetesia e nates qe na perkedhelte shpirtrat dhe na zgjonte ndienja te cilat kishin filluar te rriteshin cdo dite nga pak, si lulet, te cilat mbasi jane bere gonxhe shperthejne ne petale.
Ajo ishte perballe meje dhe qeshte me ze, kishte nje ze aq femijnor sa mund ta ngaterroje me engjejt dhe zanat. M'u afrua dhe me thote (Te kam shume xhan Robert) ma tha ne nje menyre sikur nuk do me shikonte me per te gjithe jeten''

-''Po pastaj?''

-''Pastaj me kapi serish nga dora dhe me terhoqi drejt nje peme te madhe, e cila i kishte shtrire deget e saj si perde qe mbulonin dhomen, u futem poshte atyre degve dhe me kerkoi te ulesha afer pemes.
U ula aty dhe po e shikoja i cuditur. Ajo me zgjonte aq shume deshira sa asnje femer ne bote nuk e bente, vetem me zerin, me butesine e prekejes saj, me fjalet qe thoshte, me cdo gje qe bente zgjonte tek une dicka qe nuk e kisha ndjere kurre me pare.
Ajo ishte me e madhe se une dhe dinte gjera qe une as nuk ja kisha idene qe ekzistonin.'' Thote Robert me nje ton zeri te qete, sikur po e perjetonte te gjithen nga e para.

-''Cfare ndodhi ate nate Robert?'' e pyet Elis i cili ishte perfshire fuqishem nga ajo ngjarje.

-''Ajo hoqi fjongon e kuqe qe mbante ne koke, floket ju derdhen te gjithe mbi supe, pastaj i shkundi disa here dhe mbasi i hodhi mbrapa kokes me afrohet dhe ulet ne prehrin tim. Qeshi kur e beri ate gje, qeshi kur me preku faqet me duart e buta, qeshi kur i buzeqesha, ishim dy femije qe ishin mbeshtjellur nga ndienjat e moshes.

Me pas me afroi buzet dhe me puthi, nuk dija te puthja, kisha bere praktike vetem me imagjinate dhe me kishte sherbyer sepse pak a shume ju pergjigja puthjes se saj, pastaj nuk eshte e nevojshme te dish te puthesh, kur ka ndienja buzet levizin vete, eshte njesoj si muzika qe te ben te levizesh kembet sic duhet ne vallzim.

U puthem per pak minuta, por kaq nuk mjaftoi sepse zjarri qe ishte ndezur nuk kishte ndermend te shuhej me.
Vendosa doren ne kofshet e saj te ngrohta dhe e ledhatova, e perkedhelja ngadale nderkohe qe ajo me puthte.
Me pas me hoqi bluzen dhe me shtriu ne barin e thate. Ashtu sic ishte e ulur ne preherin tim, hoqi dhe bluzen e saj te ngushte dhe gjoksi i fryre u derdh i teri, fillova te dridhesha kur e shikoja ate trup qe dukej vetem pak, por mjaftueshem per te me bere qe te dridhesha.

Me pas ndjeva butesine dhe ngrohetisine e tyre te me preknin trupin, m'u ngjeshen ne kraharor dhe ishte ndienja me e cmendur qe kisha ndjere deri ne ate moment. Pastaj buzet e saj mishtore me preken qafen dhe zbriten deri ne fund te barkut. Bera ate qe beri ajo me mua, e shtriva dhe u ngjita siper saj, duke e puthur dhe duke e perkedhelur te gjithen me buze. Me pas ishte ajo ndienja qe me beri te ndihesha si ne qiell, ndjeva ngrohtesiene e saj te brendshme, degjova frymarrjet e saj te shpeshta dhe te renda ne veshin tim, ishim si dy gjarperinj qe perdridhen mbi trupin e njeri tjetrit duke u lidhur dhe duke u shtrenguar fort.

Me pas u perqafuam dhe ndejtem te heshtur per pak minuta, ne ato pak minuta ndjeva nevojen te qaj, por jo se ndihesha keq, por sepse shpirti kishte arritur ate kulmin e lumturise dhe kishte nevoje te derdhej ne lot, aq shume e ndjeva lumturine ate nate'' thote Robert, por nderkohe lotet i kishin pushtuar fytyren, e ndjente akoma ate ndjesi brenda vetes.

Elis heshti per pak pasi ishte akoma ne thellesine e imagjinates, kishte ndertuar te gjithe skenen brenda mendjes tij dhe ishte mahnitur se sa e bukur kishte qene ajo ngjarje.

-''Pastaj cfare ndodhi?'' thyen heshtjen ai duke pyetur.

-''Ajo me mori fytyren ne duar, me puthi ne faqe dhe mbeshteti koken ne kraharorin tij, duke shtrire floket e saj deri ne barkun tim. E perkedhela neper floke, e perqafova dhe e shtrengova fort, si per t'i treguar qe e doja shume. (Do me premtosh dicka Robert?) me pyeti nderkohe qe qendronte e mbeshtetur ne gjoksin tim (Cfare?) Ajo ngre koken lart dhe drejton shikimin nga une (Me premto se, cfardo qe te ndodhi me vone mes nesh, neser, pasneser, mbas nje muaji apo nje viti, ti nuk do e harrosh kurre kete nate) me thote dhe zeri filloi t'i dridhej

(Ta premtoj) ju pergjigja dhe me pas , e qete e vendosi serish koken ne kraharorin tim.
 
14.


(Ishte kaq bukur Robert, sikur te ndodhte keshtu cdo nate, te ishim bashke pergjithmone) peshperiti dhe me puthi ne trup

(Une dua te jemi keshtu pergjithmone, me premto edhe ti qe do jemi keshtu perhere, se do jemi afer njeri tjetrit pergjithmone) i thashe plot ngazellim dhe ajo buzeqeshi, e ndjeva buzen e saj mbi trup qe buzeqeshi

(Ta premtoj Robert) mu pergjigj dhe pastaj u ngrit ne kembe duke u veshur, ndersa une e shikoja, ajo qeshte dhe vishej, ishte aq e bukur'' thote Robert dhe lotet shkuan edhe me teper ne fytyren e tij.

-''Cfare ndodhi me ate? Jeni akoma bashke?'' e pyet Elis

Robert ngre koken lart nga qielli dhe qau edhe me shume per faktin se nuk shikonte dot yjet, por ai e dinte qe ato ishin ne qiell dhe ndriconin, se ishin aty njesoj sic jane kujtimet ne mendjen e nje njeriu, nuk shuhen kurre.

Elis po vriste mendjen se cfare kishte ndodhur mes tij dhe vajzes ne fjale, per te cilen ai mendonte se ishte Nela, Po priste qe Robert te thoshte dicka por nuk duroi dhe foli

-''E di c'mendoj une?" flet Elis

-''Mendoj se ajo te tradhetoi, te beri keq mbasi te premtoi se do ishte pergjithmone ashtu me ty, ti u zhgenjeve nga ajo dhe prandaj thua se gjerat nuk zgjasin pergjithmone, se lumturia eshte cdo here dhe me e shkurter me kalimin e kohes. Ajo ishte Nela, e bukur, e mire me ty, por me pas te zhgenjeu dhe te beri keq'' shton ai duke ju drejtuar Robertit.

-''Une kurre nuk kam thene se gjerat nuk zgjasin pergjithmone, kam thene se disa gjera nuk zgjasin pergjithmone, kemi kujtimet qe vdesin bashke me ne, kemi dhimbjet qe na shoqerojne gjate gjithe jetes, zhgenjimet, por edhe dashurine e cila kur eshte e vertete zgjat pergjithmone'' ia kthen Robert

-''Ndersa persa i perket historise, nuk ke gjetur asgje, i ke te gjitha gabim sepse ajo nuk me tradhetoi kurre, ajo nuk beri asgje te keqe kundrejt meje, une isha dashuria e saj me e madhe dhe kurresesi nuk do me bente keq'' shtoi Robert nderkohe qe ecte ne rrugen e boshatisur.

-''Atehere ajo ishte Nela, sepse ti nuk e mohove kete gje, nuk the qe nuk ishte Nela'' thote Elis duke buzeqeshur.

-''Nela'' tha Robert duke shfryre,

-''Nela nuk do ekzistonte kurre nese ajo gje nuk do ndodhte'' shtoi ai

-''Cila gje?'' e pyet Elis kureshtar.

-''Kishte kaluar nje vit qe nga ajo mbremje ne pyll. Ajo kishte larguar cdo mashkull nga jeta e saj, pervec meje. Mua me thoshte se ti do qendrosh pergjithmone me mua, krah meje per te gjithe jeten dhe ashtu ndodhi vertete.''

-''Domethene vazhdoni te jeni bashke, kjo po qe eshte nje gje vertete e bukur'' thote Elis

-''Jo, nuk jemi bashke, por nuk eshte e thene ta kesh dike fizikisht per te qene me ate" ia kthen Robert

-''Ishte mengjes kur Albert erdhi me zgjoi nga gjumi, Albert ishte miku im i ngushte, i vetmi mik qe kisha atehere. Gati sa nuk me hodhi nga krevati duke me terhequr.
Askush nuk e dinte per mardhenien tone, as Alberti dhe as shoqet e saj, e dija vetem une dhe ajo, kaq na mjaftonte.
Me thoshte se dicka ka ndodhur ne lagjen numer 7 dhe donte qe te shkonim atje. Tek lagja numer 7 ishte edhe shtepia e saj. Kur u futem ne hyrje te lagjes, pash se kishte shume njerez te grumbulluar tek porta e saj, njerez qe dukeshin te trembur. Me shkoi mendja per keq dhe u shkeputa nga Alberti duke vrapuar per tek turma e njerezve. Kishte shume njerez perpara portes dhe nuk mund te shikoja se cfare kishte ndodhur. Fillova te shtyhem dhe duke u futur mes turmes derisa arrita ne hyrjen e portes, aty ku dukej edhe shtepia e saj.''

-''Cfare kishte ndodhur Robert?"

-''Ne toke dergjej nje kufome e mbuluar me cercaf te bardhe. Nje tel korenti ishte shkeputur nga shtylla qe kalonte mbi shtepine e saj dhe dikujt i kishte rene ne trup. Ishin kater polic qe po merreshin me ngjarjen. Brenda shtepise se saj degjoheshin ulerima, ishin ze femrash... Trupin ma pershkroi nje dritherime e poshter qe m'u mblodh ne fyt, vetem mendimi se asaj mund t'i kishte ndodhur dicka me beri te ndihesha me keq se kurre ndonjehere. Gjithcka m'u erresua kur ne nje cep te cercafit pash te zbuluar dy gisht floke te zinj dhe ne ate moment, pa e kuptuar fillova te eci, sikur kembet po i drejtonte dikush tjeter.

U gjenda perballe cercafit dhe u ula ne gjunje duke e ngritur ngadale... Floket e zinj dolen akoma me shume ne pah dhe dhimbja filloi te behej me e madhe, me pas doli ne dukje fjongo saj e kuqe, te cilen nuk e hiqte kurre nga koka, lotet me pushtuan fytyren, pastaj doli balli i vogel, vetullat e holla, syte e mbyllur dhe fytyra saj e bardhe dhe e bukur.
Ngriva perpara saj, ndjeva vetem dhimbjen qe te me binte ne fund te shpirtit dhe lotet qe me rreshqisnin neper fytyre. U hodha mbi te duke qare dhe po e perqafoja fort'' vazhdoi te thoshte Robert duke qare.

-''(Belma ngrihu) therrita duke qare dhe po e prekja nga fytyra.

Dikush me kapi nga krahet dhe me ngriti lart, ishte i ati saj, qe me shikoi ne sy dhe duke qare me mori me futi brenda ne shtepi.,,,
 
15.


Te permendi ty para se te mbyllte syte, shqiptoi emrin tend) me tha ai duke qare dhe me perqafoi fort, ndersa une qaja dhe nuk pushoja dot.

Ne mbremjet kur hena ishte ne ditet e saj te para, ikja ne pyll dhe shkoja tek pema ku bem dashuri per here te pare, rrija atje dhe qaja me ore, ndonjehere flija atje dhe ne mengjes ikja ne shtepi, ajo peme mban emrin e Belmes te gdhendur disa here ne lekure.

Ndersa mbremjet ne shtepi ishin nje ferr i vertete, cdo nate i lutesha zotit te ma kthente ose te me merrte edhe mua, madje tentova edhe vetvrasjen sepse nuk duroja dot me te rrija pa te, pa buzeqeshjen e saj, pa aromen e atyre flokve, pa shikuar fjongon e saj te kuqe mes flokve, pa perqafimet dhe puthjet e saj me dukej jeta njesoj si te haje nje dru te thate, pa shije.

Cdo gje kishte lidhje me Belmen ne ate qytet dhe keshtu prinderit u detyruan te shpernguleshim ketu, ne kete qytet, qe dhe une te shkeputesha disi nga e shkuara dhe nga kujtimet, te jetoja te tashmen dhe jo te kaluaren'' tha Robert, nderkohe syte e Elis ishin mbushur me lot dhe po qante, kurre nuk e kishte menduar se ngjarjet kishin rrjedhur ne kete menyre kaq te trishte dhe te padrejte.

Fytyra e Elis ishte mbytur ne lot, te cilet kishin rrjedhur deri poshte ne qafen e tij.
Per nje moment ai po mendonte se sa e dhimbshme eshte te humbasesh ne ate menyre njeriun qe do, ate qe te fal buzeqeshje, qe te ben te ndihesh gjalle dhe qe te ben te jetosh ne nje bote qe s'te duket e shpifur edhe pse mund te jete e tille. Ne vend te Belmes ai vendosi Luizen, ndersa veten e tij e zevendsoi me Robert dhe ja ku ishte aty perballe kufomes se dashurise, shikonte buzeqeshjen dhe syte e shuar te Luizes qe dergjej e shtrire. Trupin ja pushtoi ajo dritherima te cilen e ndjen deri ne kocke, ndjeu aq shume dhimbje vetem duke e menduar, pastaj u kthye ne realitet dhe pak a shume e kuptonte sesi ndihej Robert.

-"Ishte e veshtire ta kaloje ate gjendje?" E pyet Robertin, i cili kishte nxjerr shamine dhe po fshinte fytyren.

-"E veshtire? Ishte perjetimi i ferrit tim, nese vdes dhe do iki ne ferr lutem qe te mos jete i tille, sepse eshte nje situate te cilen nuk do e perballoja dot per te dyten here" pergjigjet Robert.

-"Per tre vite me rradhe dilja ne ballkon dhe shikoja yjet, sepse gjithmone me thoshte se (Kur te vdesim ne te dy, ne qiell do ndizen dy yje te rinj, te cilet do jene me te bukurit e qiellit) dhe per kete arsye e kerkoja mes yjeve, se mos ndoshta do arrija te dalloja buzeqeshjen e saj, shkelqimin qe syte e saj kishin kur buzeqeshte, kur me thoshte se jeta do jete e bukur nese do te kem ty prane" vazhdoi te thoshte ai nderkohe qe vazhdonte te fshinte syte, sepse lotet nuk dinin te ndalonin.

-"Cfare u be me vone me ty Robert? Si munde ta kaperceje kete situate, sepse nuk eshte e lehte te kapercesh situata te tilla dhe sidomos ne moshen qe ti ishe"

-"Ajo ngjarje ishte si te hidhje nje gur te madh ne koven ne te cilen uji kishte qene perhere i qete, guri ra dhe uji u derdh, kova u ca dhe mbeti vetem guri brenda" pergjigjet Robert.

-"Vajzat si Belma jane te rralla, sepse ne pamje te pare duken te pacipa, te pamoralshme, por vetem sepse ke degjuar fjale per to dhe ben lidhjen me fjale dhe me fytyren e atij personi dhe te duken fjalet te verteta. Per Belmen kishin thene shume gjera, por vetem djemt qe ajo kishte refuzuar, e kupton?

Ne meshkujt kur na refuzojme na duket sikur na kane shkelur krenarine dhe per te mos u dukur te mposhtur bejme si te forte dhe si pa ndienja duke share, ne fakt disa meshkuj jo te gjithe.
Dhe Belma e tille ishte, e pikturuar si nje ***** nga fjalet e te tjerve, por ata nuk e njohen ashtu sic munda une ta njoh, nuk arriten dhe nuk ksihin fatin te ndjenin butesine e shpirtit te saj, nuk e pane asnjehere buzeqeshjen e saj nga disa centimetra larg, nuk e ndjen buzeqeshjen e saj ngjitur ne buzet e tyre, une po, prandaj e kisha teper te veshtire ta kaloja ate situate, por jo ta harroja, s'do ja falja kurre vetes po te harroja Belmen, do ishte me keq se vdekja e saj, s'do e harroja kurre ate sepse njerezit si ajo nuk harrohen, por u mesova me idene se ajo nuk do ishte me fizikisht me mua, se koha nuk kthehet mbrapa asnje sekond dhe e pranova kete fakt, se ajo nuk do ishte me. Me dhimbte ky fakt, me dhimbte te dija se fjongo e kuqe nuk do qendronte me mes flokve te saj te zinj dhe me dhembi per shume gjate, akoma me dhemb" shtoi ai dhe futi doren ne xhepin e xhaketes.

-"Me vjen keq Robert, ma merr mendja sa e veshtire ka qene" i thote Elis duke i vendosur doren mbi sup si per ta ngushelluar disi.

Robert nxjerr doren nga xhepi dhe bashke me doren kishte nxjerr edhe nje lecke te bardhe, e cila mbante te mbeshtjellur dicka. Ai fillon ta hapi dhe ne pah del fjongo e kuqe e Belmes.

-"Nuk po me besohet qe fjongo ekziston akoma" thote Elis i suprizuar dhe tenton ta preki fjongon....
 
16.


"Mos e prek" i kthehet Robert duke larguar doren e Elis nga drejtimi qe kishte marre -"Askush nuk e ka prekur kete fjongo pervec meje, nuk eshte lare kurre dhe mban akoma aromen e saj" shtoi Robert duke e mbeshtjellur me shpejtesi.

-"Sa vite kane kaluar qe atehere Robert?" e pyet Elis nderkohe po mundohej te bente vete llogarite.

-"Kane kaluar afersisht 64 vite" pergjigjet Robert.

-"Dhe ti e ke mbajtur ate fjongo per 64 vjet, e mahnitshme, duhet ta pranoj qe eshte gjeja me e bukur qe kam hasur dhe degjuar ndonjehere"

- "E di djalosh? Kur e do shume dike, kur e do me shpirt dhe me pastrerti nuk do mund ta harrosh kurre rendesine e atij personi, nuk do harrosh dot aromen qe ka, mjafton te mbyllesh syte dhe te duket sikur e ndjen ate arome, ndjen embelsine e prekjes, zerin qe te kumbon ne mendje, dashuria eshte e gjitha ketu dhe ketu" thote Robert duke vendosur doren ne zemer dhe pastaj ne koke -"Eshte zemra ajo qe nuk i harron keto gjera dhe ja dergon mendjes qe t'i shijoje nga e para edhe pse jo ashtu sic i ke shijuar realisht" vazhdoi te thoshte Robert.

-"Eshte e cuditeshme sesi nje njeri mund te flas kaq bukur per dashurine, mos ndoshta ke qene shkrimtar ti Robert?" e pyet Elis duke bere shaka si per te thyer pak ate situate te trishte qe ishte krijuar.

-"Shkrimtar? Me thuaj ti qe je shkrimtar, a jane shkrimtaret njerez? Jane apo jo? Vetem se ata i hedhin ndienjat ne leter, ndersa une po t'i tregoj ty. Kemi te gjithe te njejtat drama ne jete djalosh, jemi te gjithe te njejte" pergjigjet Robert.

-"Ne jete na ndodh qe te dashurojme vetem nje here, por edhe disa here, jane dashuri qe ndryshojne nga njera tjetra, por jane te gjitha te bukura edhe pse shpesh here kane fund te trishte."

Elis po degjonte Robertin, por nderkohe kishte humbur ne mendime, e kishte akoma mendjen tek ngjarja e Belmes dhe po mendonte se sa shume do humbiste nese dicka do i ndodhte Luizes dhe per nje moment ai u ndie i friksuar se mos po e humbiste Luizen me gjerat qe po bente.

-"Po me degjon?" ja nderpret mendimet Robert -"Je shume i heshtur dhe ti zakonisht je shume llafazan, pyet shume" shtoi ai duke buzeqeshur paksa.

-"Me fal, por per nje moment humba ne mendime, mund te vazhdosh" thote Elis

-"Cfare te shqeteson?"

-"Shume gjera, por me teper gjendja qe eshte krijuar ne shtepi, kohet e fundit ime shoqe dhe une kemi bere shume debate dhe gjerat duken sikur po marrin tatpjeten" thote Elis i trishtuar.

-"Jeni grindur? Po pse shqetesohesh. Kur te shkosh sonte ne shtepi, perqafoje dhe do e shikosh se gjithcka do shkoj mire, perqafimet jane ilac per femrat, femrat jane si macet, kane deshire te ledhatohen, te luajn, te struken diku dhe te ndihen te mbrojtura dhe perqafimet jane mbrojtja me e mire, perqafimet i zbusin problemet"

-"Kemi kohe qe nuk perqafohemi, rralle here ndodh, sepse gjithmone shkoj vone ne shtepi ngaqe puna qe kam eshte e tille dhe ne ate ore qe kthehem ne shtepi ajo fle gjume dhe eshte e nervozuar me mua, pastaj tani jetojme ne dhoma te ndara, kemi ndare shtepine ne dy pjese" thote Elis nderkohe qe ecte ngadale me Robertin.

-"Qenka keq puna" thote Robert duke perkedhelur mjekren

-"Beje keshtu, sonte shko ne shtepi dhe kerkoje, nese nuk te pranon futu nga dritarja ose shqyej deren dhe perqafoje fort edhe nese ajo do jete kundra ti mos e lesho derisa te qetesohet, keshtu beja me Nelen kur nervozohej, ajo vajze ishte aq shume nevrike, duhet te besh nje cmenduri djalosh ndryshe dashuria ze ndryshk, eshte si mentesha e deres, po nuk e vajose fillon ben zhurme, pastaj femrat cmenden kur behen cmenduri per to" vazhdoi te thoshte Robert.

-"Nela? Kur do me flasesh per Nelen?" e pyet Elis plot kureshtje sapo degjoi emrin e saj.

-"Do kisha deshire te njihesha me gruan tende, neser si thua? Te flas edhe per Nelen!" thote Robert

-"Me thuaj dicka per Nelen, nje ngjarje, nje detaj, si ishte ajo?
Neser mund te vij te marr meqe eshte e djele dhe jam pushim" thote Elis

-"Sic e shikon arritem tek fabrika, kjo do te thote se arrita ne shtepi dhe nuk flas dot me tani" tha Robert duke buzeqeshur ne menyre djallzore sepse i pelqente kur e linte ate plot kuriozitet -"Neser te pres te vish per te me marre" shtoi ai nderkohe qe largohej.

Elis e shikon me inat dhe duke tundur koken fillon te largohet. Ai e urrente kur e bente kurioz dhe me pas nuk i tregonte asgje, i dukej sikur po luante me nervat e tij.

Kur arriti ne shtpi ai pa se drita e dhomes tij ishte e ndezur, kjo tregonte se Luiza kishte dal ne anen tjeter te shtepise.

Futet ne shtepi dhe gjeja pare qe i bie ne sy ishte ushqimi i ngrohte ne tavoline. Aty kuptoi se sa shume e donte Luiza ate, aq sa perkujdesej dhe shqetesohej per te edhe pse ishin te zene.

Shkon tek dera dhe mundohet te uli dorezen, por ajo ishte e kycur.

-"Dua te them dicka" flet Elis dhe ulet ne dysheme prane deres.

-"Fol pergjigjet ftohte Luiza, e cila ishte afruar tek dera....
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.