Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alergji ndaj fesë!

Luftrat qe ka bere Profeti Muhamed abbi..ne Medine, Meke, Badri..e sa te tjera.
Di gje ti?
Kur Profeti Muhammed s.a.v.s. u kthye nga vizita e Qabes, i kishin filluar t’i vinin lajme që në kufirin e Sirisë, fiset e krishtera arabe, në ndikim të nxitjeve nga hebrenjtë dhe nga mohuesit, po përgatiteshin për të sulmuar Medinën. Profeti s.a.v.s. dërgoi një njësi prej 15 vetash që t’i hetonin pëshpëritjet. Me të mbërritur në kufi, ata panë që me të vërtetë aty po mblidhej një ushtri. Në vend që të ktheheshin e ta njoftonin Profetin s.a.v.s., ata i pushtoi ndjenja e thirrjes drejt besimit, që në atë kohë, ishte shenjë dalluese e një besimtari. Ata vazhduan përpara me guxim, dhe u bënë ftesë që të vinin në Islam.

Por si mund të ndikoheshin nga mësimi i njëshmërisë së Zotit, ata të cilët, duke u ndikuar nga nxitjet e armikut, synonin ta sulmonin e ta fitonin vendin e Profetit s.a.v.s.?! Përkundrazi, pasi e dëgjuan mësimin e Islamit, nga të katër anët, ata ngrehën dhe shkrehën harqet drejt muslimanëve, ndërsa këta të fundit, kur panë që thirrjes së tyre nuk i përgjigjeshin me argumente, por me shtiza, nuk u arratisën dhe nuk e shpëtuan veten nga qindra dhe mijëra ushtarë, por si muslimanë të vërtetë, që të pesëmbëdhjetët, u rreshtuan për t’u ballafaquar me qindra e mijëra, derisa ranë dëshmorë. Profeti Muhammed s.a.v.s. deshi të dërgonte një ushtri tjetër për t’i ndëshkuar ata që bënë një mizori të tillë, por ndërkohë, ai u njoftua që ushtria që ishte mbledhur atje, u davarit, prandaj, për pak kohë, ai e shtyu planin.

Gjatë kësaj periudhe, Profeti Muhammed s.a.v.s. i dërgoi një letër kreut të fisit Gesan, që ishte guvernator i Basrasë, i caktuar nga qeveria bizantine, ose mbase vetë Kejserit të Bizantit. Me gjasë, letra në fjalë përbënte ankesë për ndodhinë e sipërpërmendur, që disa fise siriane përgatiteshin për një sulm në zonat e muslimanëve dhe se ata, pa arsye, vranë pesëmbëdhjetë muslimanë. Letra ishte dërguar nëpërmjet një sahabi të quajtur El-Hereth. Duke udhëtuar drejt Sirisë, ai u ndal në një vend që quhet Mu’te, ku u takua me Serxhilin, një kryetar të fisit Gesan, i cili ishte një autoritar i caktuar prej Kejserit.

Serxhili e pyeti El-Herethin se ku po shkonte dhe se mos ishte ai kumtuesi i Profetit Muhammed s.a.v.s.. Ai ia tregoi të vërtetën, për të cilën, Serxhili e kapi menjëherë, e lidhi me litar dhe ushtroi dhunë mbi të deri në vdekje. Historia nuk e tregon këtë ngjarje me hollësi, megjithatë, ajo tregon se vrasësi duhet të ishte një ndër krerët e ushtrisë që kishin vrarë pesëmbëdhjetë muslimanët. Pyetjen që i bëri muslimanit, tregon se ai kishte frikë se Profeti Muhammed s.a.v.s. do të ankohej te Kejseri që njerëzit e tij sulmonin muslimanët, prandaj, me siguri, ai ishte trembur se mbreti do ta merrte në përgjegjësi. Kështu, ai ndjeu që shpëtimi i tij do të ishte vetëm nëse e vriste kumtuesin, në mënyrë që të mos transmetohej as kumti, e as të bëhej hetimi. Por, Allahu i Lartësuar nuk lejoi që qëllimet e tij të këqija të plotësoheshin.

Profecia e Profetit s.a.v.s. për betejën e Mu’tes​

Profetit s.a.v.s. disi i erdhi lajmi i vrasjes së Herthit r.a.. Për ta dënuar këtë, si dhe vrasjen e mëparshme, ai dërgoi një ushtri drejt Sirisë prej tre mijë muslimanësh, nën komandën e Zejd ibni Harithasë r.a. (që ishte skllav i tij i liruar për të cilin u përmend në jetën mekase të Profetit s.a.v.s.). Profeti s.a.v.s. porositi:

Zejdi do të jetë komandanti i ushtrisë. Por nëse ai martirizohet, Xhafer ibni Ebi Talibi do të marrë vendin e tij. Nëse edhe ai martirizohet, Abdullah ibni Revaha do të bëhet komandant. E nëse edhe ai martirizohet, atëherë muslimanët të zgjedhin njërin prej tyre si lider.
Në kohën kur Profeti s.a.v.s. po jepte këtë porosi, ndër të pranishmit qe dhe një hebre, i cili u shpreh:

“O Ebul Kasim (Muhammed s.a.v.s.)! Nëse je profet i vërtetë, atëherë këta të tre patjetër do të vriten, sepse Zoti i Lartësuar plotëson fjalën që del nga goja e profetëve të Tij”.
Pastaj hebreu iu drejtua Zejdit r.a. dhe tha:

“Po të them të vërtetën. Nëse Muhammedi është profet i vërtetë i Zotit, ti kurrsesi nuk mund të kthehesh i gjallë”. Zejdi r.a. iu përgjigj: “Unë daç të kthehem, daç mos të kthehem, Muhammedi s.a.v.s. është i Dërguari i vërtetë i Allahut”.[1]

Porosia e Profetit s.a.v.s. për ushtrinë​

Të nesërmen në mëngjes, ushtria u nis dhe Profeti s.a.v.s. dhe sahabët dolën për ta përcjellë. Ishte hera e parë që gjatë jetës së Profetit s.a.v.s., po shkonte një ushtri muslimane kaq e madhe dhe për një çështje kaq të rëndësishme nën komandën e dikujt tjetër. Profeti s.a.v.s. teksa po ecte me ushtrinë, i jepte këshilla të nevojshme, derisa mbërriti jashtë Medinës, në pikën nga e cila ai kishte hyrë në të, një vend ku zakonisht medinasit vinin për të përcjellë mysafirët e tyre. Profeti u ndal dhe u tha:

“Ju këshilloj të keni takvanë e Allahut dhe të silleni mirë me gjithë muslimanët. Nisuni për luftë me emrin e Allahut dhe luftoni me armiqtë tuaj e të Zotit. Kur do të mbërrini në Siri, atje do të gjeni njerëz që përkujtojnë Zotin nëpër faltore. Mos u përplasni me ta e as mos i trazoni. Në vendin e armikut, mos vritni asnjë grua, as fëmijë, as të verbër, as të moshuar dhe mos pritni as ndonjë pemë e mos rrëzoni as ndonjë ndërtesë”.[2]
Pas këtyre këshillave, Profeti s.a.v.s. u kthye dhe ushtria muslimane u nis drejt Sirisë, ushtri e cila, ishte e para e nisur nga Islami kundër krishterimit.

Martirizimi i Hazret Xhaferit dhe i Abdullah Ibni Revahasë r.a.​

Kur ajo mbërriti në kufirin e Sirisë, mori vesh që edhe Kejseri kishte ardhur atje, bashkë me njëqind mijë ushtarë rumë dhe afërsisht po aq ushtarë të fiseve të krishtera arabe. Muslimanët deshën të vendoseshin atje ku ishin e ta njoftonin Profetin s.a.v.s., që ai t’u dërgonte përforcime të reja nëse donte, ose t’i dërgonte ndonjë këshillë. Teksa po diskutohej kjo çështje, Abdullah ibni Revaha r.a. u çua i pasionuar dhe tha:

“O popull, ju ishit nisur nga shtëpitë tuaja për të rënë dëshmorë dhe tani po frikësoheni pikërisht nga kjo gjë. Ne nuk luftojmë me njerëzit për shkak të forcës dhe numrit tonë, por luftojmë me armiqtë për ta ndihmuar atë fe, që Zoti i Lartësuar na e ka zbritur. Çfarë do të ndodhë nëse armiku është i shumtë në numër! Në fund të fundit, ne patjetër do të kemi njërën prej dy të mirave: ose do t’i mbizotërojmë, ose do të biem dëshmorë në rrugën e Zotit”.
Njerëzit kur e dëgjuan, thanë se Ibni Revaha r.a. kishte shumë të drejtë. Menjëherë u dha urdhri për të marshuar përpara. Kur vazhduan më tutje dhe panë që ushtria bizantine po u vinte përballë, u rreshtuan në vendin e quajtur Mu’te. Beteja u ndez. Shumë shpejt, Zejd ibni Haritha r.a., komandanti i muslimanëve u vra dhe flamurin e ushtrisë e mori Xhafer ibni Ebi Talibi r.a., djalë i xhaxhait të Profetit s.a.v.s.. Xhaferi r.a. kur pa që ushtria e armikut po gëlonte drejt muslimanëve, të cilët, për shkak të numrit të tyre të vogël, nuk do të mund t’i bënin ballë, si një luan i ndërsyer ai u hodh nga kali i tij dhe ia preu këmbët:

të paktën unë nuk do të arratisem nga kjo fushëbetejë, sepse parapëlqej vdekjen sesa arratinë,
ishte ky mesazhi që Xhaferi r.a. u dha të gjithëve me veprimin e tij. Në fakt, kjo ishte një praktikë arabe. Ata ia pritnin këmbët kuajve, në mënyrë që kuajt, duke mos pasur kalorësin e vet, të mos vraponin si të tërbuar e të mos çrregullonin ushtrinë. Pas një luftimi të shkurtër, Xhaferit iu pre dora e djathtë, por ai vazhdoi ta mbante flamurin, me dorën e majtë. Kur ia prenë edhe atë, ashtu me krahët e gjymtuar e mbështolli flamurin me gjoksin e tij dhe qëndroi në fushëbetejë, derisa u martirizua. Atëherë, sipas porosisë së Profetit s.a.v.s., Abdullah ibni Revaha r.a. e mori flamurin dhe vazhdoi të luftonte me armikun gjersa ra dëshmor edhe ai. Në këtë situatë tejet të vështirë, muslimanët as nuk kishin mundësi të këshilloheshin për të caktuar ndonjërin prej tyre si komandant, nën trysninë e fortë të ushtrisë së fundbotshme të armikut, ata gati do ta linin fushëbetejën, kur dikush e nxiti Halid ibni Uelidin r.a. të dilte përpara. Ai e mori flamurin dhe vazhdoi të luftonte me armikun deri në muzg.

Halidi si “shpata e Allahut”​

Të nesërmen Halidi r.a. doli me ushtrinë e tij, të dërrmuar e të plagosur, për t’u ballafaquar sërish me armikun. Por, atëherë ai përdori një taktikë: pjesën e prapme të ushtrisë e kaloi para dhe të përparmen e kaloi mbrapa; të djathtën në të majtë e të majtën në të djathtë dhe kështu, duke këlthitur e bërtitur, muslimanët dolën në atë mënyrë që armiku të kujtonte se atyre u erdhën përforcime. Kundërshtari filloi të sprapsej, kështu që Halidi r.a. e shpëtoi ushtrinë islame dhe e solli në Medinë.[3]

Lajmin e kësaj ngjarjeje, përmes shpalljes hyjnore, Zoti i Lartësuar ia kishte treguar të njëjtën ditë Profetit Muhammed s.a.v.s.. Ai mblodhi të gjithë muslimanët në xhami. Pasi hipi në mimber, i lotuan sytë. Ai tha:

“O njerëz, dua t’ju njoftoj rreth luftëtarëve të betejës. Ata u nisën nga këtu dhe u rreshtuan përballë armikut. Gjatë betejës, së pari u vra Zejdi, prandaj, lutuni për të. Pas tij, flamurin e mori Xhaferi dhe e sulmoi armikun, gjersa u vra edhe ai, prandaj, lutuni edhe për të. Pastaj, flamurin e mori Abdullah ibni Revaha dhe drejtoi ushtrinë me trimëri të jashtëzakonshme, por edhe ai u martirizua, prandaj, lutuni edhe për të. Pas tij Halid ibni Uelidi e mori flamurin, të cilin unë nuk e kisha caktuar si komandant. Ai vetë e mori përsipër këtë detyrë, megjithatë, u shfaq si një ndër shpatat e Zotit. Me ndihmën e Tij, ai do të kthehet i sigurt me ushtrinë muslimane”.
Ishte ky fjalim i Profetit s.a.v.s., që e shqoi Halidin r.a. ndër të gjithë muslimanët me emrin “shpatë e Allahut”.[4] Ngaqë ai kishte pranuar Islamin vonë, disa sahabë talleshin me të, herë me shaka, herë edhe duke u debatuar. Në një rast të tillë, ai u fjalos me Abdurrahman ibni Eufin r.a., i cili iu ankua të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Profeti s.a.v.s. i tha Halidit: “Pse e lëndon atë që i shërben Islamit që nga beteja e Bedrit? Edhe sikur të shpenzosh arin sa mali i Uhudit, nuk mund të gjesh prej Zotit të Lartësuar shpërblimin që ka fituar ai”. Halidi iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut s.a.v.s., këta më ngacmojnë dhe edhe unë u përgjigjem”. Profeti s.a.v.s. u tha:

“Mos e lëndoni Halidin, sepse ai është një ndër shpatat e Zotit që Ai ka ngrehur për shkatërrimin e mohuesve”.[5]
Ky paralajmërim u plotësua fjalë për fjalë vetëm brenda disa vitesh.

Më në fund, Halidi r.a. e solli ushtrinë në Medinë. Sahabët, që nuk kishin marrë pjesë në këtë betejë, u ngjitën ushtarëve të porsaardhur llagapin “të arratisur”. Me këtë donin t’u thoshin se nuk duhej të ktheheshin, por të vriteshin atje në luftë. Por, Profeti s.a.v.s. tha: “Jo, këta nuk janë të arratisur, por janë ushtarë, që vazhdimisht e sulmojnë armikun”. Me këto fjalë, ai parashikoi luftëra të ardhshme që muslimanëve do t’u duhej të bënin me Sirinë.

[1] Es-siratul-Halabija, vëll. III, f. 75.
[2] Es-siratul-Halabija, vëll. III.
[3] Es-siratul-Halabija, vëll. III, Egjipt, 1935, f. 75.
[4] Buhariu, Kitabul-magazi, bab gezueti Mueta.
[5] Esadul Gabah, vëll. II, Rijad, 1285 Hixhri, f. 94.
 
Po ke bere shkollen e fese. Di shume edhe te krishtere qe kane mesuar krishterimin me shkolle por akoma se dine qe Bibla eshte nje paçavure e shkruar dhe intepretuar shume her e shume keq.

Ti deri tani me kerkove prova asnjeren nuk pranove.
Deri tani ti sme ke sjelle asgje qe une te mohoj. Vec ke thene se historianet ska e te drejte te bejne historine per te cilen po flasim dhe hadithet intepretohen nga ata qe e kane per detyre.

Hadithet ne fakt flasin shume qarte skane nevoj per intepretim...jane shume te qarta.
Pikerisht per kete arsye nuk te pergjigjem sepse ti vet flet vet e vulos. More rolin tani edhe te muhadethinit. Kur ben diskutim me te hajrit, flasim.
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Kur Profeti Muhammed s.a.v.s. u kthye nga vizita e Qabes, i kishin filluar t’i vinin lajme që në kufirin e Sirisë, fiset e krishtera arabe, në ndikim të nxitjeve nga hebrenjtë dhe nga mohuesit, po përgatiteshin për të sulmuar Medinën. Profeti s.a.v.s. dërgoi një njësi prej 15 vetash që t’i hetonin pëshpëritjet. Me të mbërritur në kufi, ata panë që me të vërtetë aty po mblidhej një ushtri. Në vend që të ktheheshin e ta njoftonin Profetin s.a.v.s., ata i pushtoi ndjenja e thirrjes drejt besimit, që në atë kohë, ishte shenjë dalluese e një besimtari. Ata vazhduan përpara me guxim, dhe u bënë ftesë që të vinin në Islam.

Por si mund të ndikoheshin nga mësimi i njëshmërisë së Zotit, ata të cilët, duke u ndikuar nga nxitjet e armikut, synonin ta sulmonin e ta fitonin vendin e Profetit s.a.v.s.?! Përkundrazi, pasi e dëgjuan mësimin e Islamit, nga të katër anët, ata ngrehën dhe shkrehën harqet drejt muslimanëve, ndërsa këta të fundit, kur panë që thirrjes së tyre nuk i përgjigjeshin me argumente, por me shtiza, nuk u arratisën dhe nuk e shpëtuan veten nga qindra dhe mijëra ushtarë, por si muslimanë të vërtetë, që të pesëmbëdhjetët, u rreshtuan për t’u ballafaquar me qindra e mijëra, derisa ranë dëshmorë. Profeti Muhammed s.a.v.s. deshi të dërgonte një ushtri tjetër për t’i ndëshkuar ata që bënë një mizori të tillë, por ndërkohë, ai u njoftua që ushtria që ishte mbledhur atje, u davarit, prandaj, për pak kohë, ai e shtyu planin.

Gjatë kësaj periudhe, Profeti Muhammed s.a.v.s. i dërgoi një letër kreut të fisit Gesan, që ishte guvernator i Basrasë, i caktuar nga qeveria bizantine, ose mbase vetë Kejserit të Bizantit. Me gjasë, letra në fjalë përbënte ankesë për ndodhinë e sipërpërmendur, që disa fise siriane përgatiteshin për një sulm në zonat e muslimanëve dhe se ata, pa arsye, vranë pesëmbëdhjetë muslimanë. Letra ishte dërguar nëpërmjet një sahabi të quajtur El-Hereth. Duke udhëtuar drejt Sirisë, ai u ndal në një vend që quhet Mu’te, ku u takua me Serxhilin, një kryetar të fisit Gesan, i cili ishte një autoritar i caktuar prej Kejserit.

Serxhili e pyeti El-Herethin se ku po shkonte dhe se mos ishte ai kumtuesi i Profetit Muhammed s.a.v.s.. Ai ia tregoi të vërtetën, për të cilën, Serxhili e kapi menjëherë, e lidhi me litar dhe ushtroi dhunë mbi të deri në vdekje. Historia nuk e tregon këtë ngjarje me hollësi, megjithatë, ajo tregon se vrasësi duhet të ishte një ndër krerët e ushtrisë që kishin vrarë pesëmbëdhjetë muslimanët. Pyetjen që i bëri muslimanit, tregon se ai kishte frikë se Profeti Muhammed s.a.v.s. do të ankohej te Kejseri që njerëzit e tij sulmonin muslimanët, prandaj, me siguri, ai ishte trembur se mbreti do ta merrte në përgjegjësi. Kështu, ai ndjeu që shpëtimi i tij do të ishte vetëm nëse e vriste kumtuesin, në mënyrë që të mos transmetohej as kumti, e as të bëhej hetimi. Por, Allahu i Lartësuar nuk lejoi që qëllimet e tij të këqija të plotësoheshin.

Profecia e Profetit s.a.v.s. për betejën e Mu’tes​

Profetit s.a.v.s. disi i erdhi lajmi i vrasjes së Herthit r.a.. Për ta dënuar këtë, si dhe vrasjen e mëparshme, ai dërgoi një ushtri drejt Sirisë prej tre mijë muslimanësh, nën komandën e Zejd ibni Harithasë r.a. (që ishte skllav i tij i liruar për të cilin u përmend në jetën mekase të Profetit s.a.v.s.). Profeti s.a.v.s. porositi:

Në kohën kur Profeti s.a.v.s. po jepte këtë porosi, ndër të pranishmit qe dhe një hebre, i cili u shpreh:

Pastaj hebreu iu drejtua Zejdit r.a. dhe tha:

Porosia e Profetit s.a.v.s. për ushtrinë​

Të nesërmen në mëngjes, ushtria u nis dhe Profeti s.a.v.s. dhe sahabët dolën për ta përcjellë. Ishte hera e parë që gjatë jetës së Profetit s.a.v.s., po shkonte një ushtri muslimane kaq e madhe dhe për një çështje kaq të rëndësishme nën komandën e dikujt tjetër. Profeti s.a.v.s. teksa po ecte me ushtrinë, i jepte këshilla të nevojshme, derisa mbërriti jashtë Medinës, në pikën nga e cila ai kishte hyrë në të, një vend ku zakonisht medinasit vinin për të përcjellë mysafirët e tyre. Profeti u ndal dhe u tha:

Pas këtyre këshillave, Profeti s.a.v.s. u kthye dhe ushtria muslimane u nis drejt Sirisë, ushtri e cila, ishte e para e nisur nga Islami kundër krishterimit.

Martirizimi i Hazret Xhaferit dhe i Abdullah Ibni Revahasë r.a.​

Kur ajo mbërriti në kufirin e Sirisë, mori vesh që edhe Kejseri kishte ardhur atje, bashkë me njëqind mijë ushtarë rumë dhe afërsisht po aq ushtarë të fiseve të krishtera arabe. Muslimanët deshën të vendoseshin atje ku ishin e ta njoftonin Profetin s.a.v.s., që ai t’u dërgonte përforcime të reja nëse donte, ose t’i dërgonte ndonjë këshillë. Teksa po diskutohej kjo çështje, Abdullah ibni Revaha r.a. u çua i pasionuar dhe tha:

Njerëzit kur e dëgjuan, thanë se Ibni Revaha r.a. kishte shumë të drejtë. Menjëherë u dha urdhri për të marshuar përpara. Kur vazhduan më tutje dhe panë që ushtria bizantine po u vinte përballë, u rreshtuan në vendin e quajtur Mu’te. Beteja u ndez. Shumë shpejt, Zejd ibni Haritha r.a., komandanti i muslimanëve u vra dhe flamurin e ushtrisë e mori Xhafer ibni Ebi Talibi r.a., djalë i xhaxhait të Profetit s.a.v.s.. Xhaferi r.a. kur pa që ushtria e armikut po gëlonte drejt muslimanëve, të cilët, për shkak të numrit të tyre të vogël, nuk do të mund t’i bënin ballë, si një luan i ndërsyer ai u hodh nga kali i tij dhe ia preu këmbët:

ishte ky mesazhi që Xhaferi r.a. u dha të gjithëve me veprimin e tij. Në fakt, kjo ishte një praktikë arabe. Ata ia pritnin këmbët kuajve, në mënyrë që kuajt, duke mos pasur kalorësin e vet, të mos vraponin si të tërbuar e të mos çrregullonin ushtrinë. Pas një luftimi të shkurtër, Xhaferit iu pre dora e djathtë, por ai vazhdoi ta mbante flamurin, me dorën e majtë. Kur ia prenë edhe atë, ashtu me krahët e gjymtuar e mbështolli flamurin me gjoksin e tij dhe qëndroi në fushëbetejë, derisa u martirizua. Atëherë, sipas porosisë së Profetit s.a.v.s., Abdullah ibni Revaha r.a. e mori flamurin dhe vazhdoi të luftonte me armikun gjersa ra dëshmor edhe ai. Në këtë situatë tejet të vështirë, muslimanët as nuk kishin mundësi të këshilloheshin për të caktuar ndonjërin prej tyre si komandant, nën trysninë e fortë të ushtrisë së fundbotshme të armikut, ata gati do ta linin fushëbetejën, kur dikush e nxiti Halid ibni Uelidin r.a. të dilte përpara. Ai e mori flamurin dhe vazhdoi të luftonte me armikun deri në muzg.

Halidi si “shpata e Allahut”​

Të nesërmen Halidi r.a. doli me ushtrinë e tij, të dërrmuar e të plagosur, për t’u ballafaquar sërish me armikun. Por, atëherë ai përdori një taktikë: pjesën e prapme të ushtrisë e kaloi para dhe të përparmen e kaloi mbrapa; të djathtën në të majtë e të majtën në të djathtë dhe kështu, duke këlthitur e bërtitur, muslimanët dolën në atë mënyrë që armiku të kujtonte se atyre u erdhën përforcime. Kundërshtari filloi të sprapsej, kështu që Halidi r.a. e shpëtoi ushtrinë islame dhe e solli në Medinë.[3]

Lajmin e kësaj ngjarjeje, përmes shpalljes hyjnore, Zoti i Lartësuar ia kishte treguar të njëjtën ditë Profetit Muhammed s.a.v.s.. Ai mblodhi të gjithë muslimanët në xhami. Pasi hipi në mimber, i lotuan sytë. Ai tha:

Ishte ky fjalim i Profetit s.a.v.s., që e shqoi Halidin r.a. ndër të gjithë muslimanët me emrin “shpatë e Allahut”.[4] Ngaqë ai kishte pranuar Islamin vonë, disa sahabë talleshin me të, herë me shaka, herë edhe duke u debatuar. Në një rast të tillë, ai u fjalos me Abdurrahman ibni Eufin r.a., i cili iu ankua të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.. Profeti s.a.v.s. i tha Halidit: “Pse e lëndon atë që i shërben Islamit që nga beteja e Bedrit? Edhe sikur të shpenzosh arin sa mali i Uhudit, nuk mund të gjesh prej Zotit të Lartësuar shpërblimin që ka fituar ai”. Halidi iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut s.a.v.s., këta më ngacmojnë dhe edhe unë u përgjigjem”. Profeti s.a.v.s. u tha:

Ky paralajmërim u plotësua fjalë për fjalë vetëm brenda disa vitesh.

Më në fund, Halidi r.a. e solli ushtrinë në Medinë. Sahabët, që nuk kishin marrë pjesë në këtë betejë, u ngjitën ushtarëve të porsaardhur llagapin “të arratisur”. Me këtë donin t’u thoshin se nuk duhej të ktheheshin, por të vriteshin atje në luftë. Por, Profeti s.a.v.s. tha: “Jo, këta nuk janë të arratisur, por janë ushtarë, që vazhdimisht e sulmojnë armikun”. Me këto fjalë, ai parashikoi luftëra të ardhshme që muslimanëve do t’u duhej të bënin me Sirinë.

[1] Es-siratul-Halabija, vëll. III, f. 75.
[2] Es-siratul-Halabija, vëll. III.
[3] Es-siratul-Halabija, vëll. III, Egjipt, 1935, f. 75.
[4] Buhariu, Kitabul-magazi, bab gezueti Mueta.
[5] Esadul Gabah, vëll. II, Rijad, 1285 Hixhri, f. 94.

Tregoja ti shohe @Liber8 abbi...se deri tani luften se ka qejf tia permendesh.
 
Pikerisht per kete arsye nuk te pergjigjem sepse ti vet flet vet e vulos. More rolin tani edhe te muhadethinit. Kur ben diskutim me te hajrit, flasim.

Po Kuranin vete e lexon dhe e kupton apo te intepreton ndonje qe e ka per detyre dhe kete pune?
Qe kur filluan ta intepretojne aty nisi mashtrimi me i madh. Me beso te gjithe i kemi aq mend sa te kuptojme ca eshte shkruar mos u bind edhe per faktin se duhet intepretim per cdo gje.
 
Po Kuranin vete e lexon dhe e kupton apo te intepreton ndonje qe e ka per detyre dhe kete pune?
E lexoj dhe e kuptoj sic thote edhe Zoti se e zbritem Kuranin me ajete te kjarta dhe jo krejtesisht te kjarta por ato te kjartat jane nena e librit (shumica), ndersa te tjerat i kuptojne ata qe thellohen ne dituri.

Edhe per Kuranin ka shkence te vecante tefsiri qe quhet, dhe ata qe e komentojne, quhen tefsirolog qe duhen vite te shumta studimi per tmarre kete titull.
Ka ajete qe anulojne ajetet tjera (sepse periudha kohore ishte 23 vite deri sa u kompletua zbritja e Kuranit). Here shpallej nje citat, here disa, e here nje kaptine, varesisht nga nevoja, koha apo situata qe kerkohej.
 
Ne rregull vella. Nuk dua te zgjatem e dija shume mire qe ne fillim se ky diskutim nuk ka nje fund. Dhe ne fakt sic u tha keto tema jane delikate e une nuk dua aspak te lendoj njeri. Nuk kam asgje kunder individeve...me teper e kam me doktrinen ne fjale. Besimtaret i respektoj por jo besimet fetare. Mund te duket pak kontradiktore por e ka nje arsyetim.

Gjithashtu dua te them se panvaresisht pikepamjeve te ndryshme ke respektin maksimal. Je i qete dhe dukesh qe je njeri i mire, rralle me ndodh ne te tilla diskutime, pjesa me e madhe jane me pak tolerante.
Cfaredo bindjesh qe te kemi rendesi ka qe ne thelb te jemi njerez te mire e te respektojme njeri tjetrin.
Per aq kohe sa do te dime kete njerzimi do te jete shume here me mire.
 
Një sqarim të përgjithshëm për mënyrën e argumentimit në debate të tilla:

E para, kur debatohet për një ideologji/fe, argumente për të provuar të metat e kësaj ideologjie/feje duhet të sillen nga vet ideologjia/feja, e jo nga veprimet që i bëjnë pasues të saj. Le të jemi më të qartë, hadithet, dhe pjesë nga Kurani që u sollën këtu, përbëjnë provë për debatin, pastaj mënyra e interpretimit duhet të mbështet në fjalë të ekspertëve të fushës. Po e marr vetëm hadithin e fundit të sjellë nga @Poker si shembull për të sqaruar këtë që po them.

Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. mori dy robëresha nga robërit e luftës së Hunejnit dhe i la ato diku në një shtëpi të Mekës. Kur i Dërguari i Allahut a.s. i liroi robërit e Hunejnit pa shpërblim, ata dolën duke ecur nëpër rrugë. Umeri i tha (të birit): "O Abdullah, shih si është puna.v Abdullahi i tha: "I Dërguari i Allahut a.s. i ka liruar robërit pa shpërblim." Ai i tha: "Shko atëherë dhe liroji ato dy robëresha.

Ky hadith dëshmon që kishte luftë, gjë, që nuk e kam mohuar në postime të mësipërme, përkundrazi, e pranoj këtë, por arsye të luftës janë në qendër të debatit, dhe jo fakti që kishte luftë mes myslimanëve të parë dhe paganëve të kohës, arabët. Dhe nëse e lexon hadithin me kujdes e sheh se edhe mënyra e luftës, gjegjësisht, trajtimit të robërve ishte shumë më e avancuar se sa mënyra e idhujtarëve të kohës. Ishte risi lirimi i robërve pa kompensim.
Beteja e Hunejnit ndodhi pas çlirimit të Mekës (pa luftë, Profeti u kthye nga Medina me pasues të tij, dhe idhujtarë të Mekës e dorëzuar qytetin pa luftë). Pra, pasi u çlirua Meka, idhujtarët grumbulluan një numër jashtëzakonisht të madh të luftëtareve (rreth 30,000 ushtarë) duke u bërë bashkë shumë fise. Ata kishin për qëllim të ndalnin përhapjen e Islamit përmes likuidimit të Profetit dhe pasuesve të tij. Kjo ishte një nga betejat më të rënda të myslimanëve ku mezi arritën t’i mposhtin idhujtarët...

Shënim: Nëse ju intereson më shumë rreth kësaj beteja mund t’ju sjellë me referenca historike çfarë ndodhi dhe pse ndodhi...

Gjithashtu argument për këtë lloj debati janë edhe pjesë nga Kurani të sjellë këtu nga z. @Poker

Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni , e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

Fillimi i ajetit e bartë përgjegjësinë për mirëqenien në familje tek burrat. Pra, përcakton se të ardhurat familjare janë përgjegjësi e burrit dhe jo e gruas. Këtu hynë, ushqimet për anëtarë të familjes, veshmbathjet, etj... Pjesa e dytë, duke filluar nga fjalët E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, fletë për rastet kur ka rebelim të gruas dhe mënyrat se si duhet të provohet të zgjidhet mospajtimi mes bashkëshortëve, duke ia lënë përgjegjësinë më të madhe burrit. Pra, e para duhet të këshillohet gruaja, nëse kjo s'bënë punë, atëherë duhet të largohet nga shtrati, nëse kjo s'bënë punë, atëherë burri ka të drejtë ta rrah gruan. Por, tek fjala rrahja e gruas është debat i gjerë mes dijetarëve mysliman ku mendimi më i saktë në bazë të asaj që kam arritur të kuptoj është se këtu është për qëllim rrahja me misvak (misvak është një lloj shkopi i vogël, sa gishti tregues, si për nga gjatësia ashtu edhe për nga trashësia), pra nuk është për qëllim dëmtimi i tyre, por shprehja e hidhërimit dhe zhgënjimit nga ajo.
Fundi i ajetit potencon se nëse ka respekt, atëherë asnjë nga këto nuk lejohen të përdorën në raport me gruan.

Shënim: Ky është një sqarim shumë i shkurtuar, për ata që janë të interesuar mund t’ju sjellë sqarim të detajuar me referenca, nga komentatorë më të famshëm të Kuranit.

Unë besoj që kjo është mënyra më e drejtë e sjelljes në familje, dhe nuk kam asnjë problem me këtë ajet. Sikur të ndiqeshin këto format në raport me gruan nga burrat, sot do të kishte shumë më pak ndarje, e shumë më pak familje të shkatërruara. Pastaj, edhe sot kur po flasim burrat keqtrajtojnë gruan në mënyrë më mizore, herë duke shkuar me shumë dashnore, e me prostituta të ndryshme, e herë duke e rrah në mënyrën më mizore sikur të ishte kafshë. Fatkeqësia jonë është se ne duam të fitojmë debatin dhe jo të përfitojmë nga debati. Prandaj, i harrojmë ato që kemi pa me sy, në familjet tona ose të fqinjve tanë, dhe hiqemi si dikush që s'jemi....

Sidoqoftë t'i kthehemi temës, së dyti, kur bëhet fjalë për historinë, ne duhet të sjellim shënime historike sa më afër për kohën që po flasim. Për të qenë të drejtë duhet të gjejmë një pal të tretë, e cila s'ka interes të drejtpërdrejt për atë që po flasim. Për shembull nëse diskutojmë mbi UÇK-në, s'duhet të marrim përrallat e shkruara nga serbët, sikundër që s'duhet të marrim as përrallat e shkruar nga disa 'komandat' të luftës, por duhet të marrim versionin e gazetarëve dhe reporterëve të luftës, ku kishte shumë në Kosovë. Kjo ishte vetëm si shembull. Ndërsa kur flasim për kohën, e administrimit të Perandorisë Osmane, atëherë nëse mund të gjejmë dokumente të kohës, kjo është më e mirë. Pra, kur themi që kishte taks për jomyslimanët, atëherë të gjejmë një faturë të kohës, nëse jo, atëherë dëshmitë e atyre që kanë paguar, e kështu me radhë... Në këtë formë e ndërtojmë debatin mbi baza të forta dhe mund të vazhdojmë duke nxjerrë përfundime, ndërsa duke kërcyer nga tema në temë dërgojmë sinjale se qëllimi ynë i vetëm është ta fitojmë debatin dhe jo të sjellim dobi duke u përpjek të gjejmë përfitime të dyanshme. Xhizje e përmendur nga dikush prej anëtarëve lartë, është një taks për jomyslimanët që jetojnë në shtetin Islam, e cila kishte më shumë karakter të një sigurimi që paguhet sot, se sa të një takse për besimit e tij. Pak më qartë, jomyslimanët nuk ishin të detyruar të merrnin pjesë në rast të një sulmi nga jashtë, por myslimanët kishin për detyrë t’i mbronin këto familje, dhe në këmbë të kësaj, ata paguanin një taks shumë simbolike. Kjo taksë aplikohej vetëm për ato familje jomyslimane që kishin të ardhurat e mira, dhe nuk aplikohej për familje të varfëra. Për të kuptuar më gjegjësisht se si funksiononte Xhizja në shtetin Islam, kthehu tek libri Omer ibn Abdulazizi, i botuar nga Fjalaebukur.
Gjithsesi, ne nuk mund, dhe s’është e thënë të pajtohemi, por duhet të ruajmë korrektësinë në debat, ose të mos hyjmë fare, ndërsa duke ofenduar tjetrin, e duke shkruar me sarkazëm, nuk përfitojmë gjë, dhe nuk arrijmë askund.

E zgjata pak me këtë shkrim, por besoj që, ai që ka durim ta lexojë do të përfitojë diçka, edhe pse për të sqaruar plotësisht, për gjithçka që aludoj aty, do të duhej të shkruaj shumë më shumë.

Shnet juve dhe mua!
 
E para dhe 1 nga gjerat me te rendesishme feja myslymane diskriminon &Privon femrat nga shume te drejta etj etj ska asgje kunder myslymanve por lunder te gjitha feve tgjith besojn ne 1 zot po fe jan 1000 si shpjegohet ??!
Duet me e gjet se ku diskriminohet femra ne Fen islame jo me fol kot.ne asnje Ajet Ku'ranor nuk shkruan.pa me lexuar nuk duhet te akuzohet dicka nese sje nje praktikant ma mir ri urt e mos shkruaj ska lidhje ciles fe i takon por mos e perbuz se te asnje fe nuk shkruhet per dhun per diskriminim apo diçka
 
I lash diskutimet fetare ?
 
I lash diskutimet fetare ?
Me mir ato diskutime beni me naj Hoxh ose ndonje Prift qe ka kry shkoll per at lemi jo çdonjeri si un si sjam i asaj lemie ose naj tjeter ......?
 
LoL skan kohe ata jane te zen lol duke perhapur fjalen e zotit ??
 
Duet me e gjet se ku diskriminohet femra ne Fen islame jo me fol kot.ne asnje Ajet Ku'ranor nuk shkruan.pa me lexuar nuk duhet te akuzohet dicka nese sje nje praktikant ma mir ri urt e mos shkruaj ska lidhje ciles fe i takon por mos e perbuz se te asnje fe nuk shkruhet per dhun per diskriminim apo diçka

Lexoje se ta kam sjelle nje me siper.

Surja 4 /34

Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fshehtës. E ato që u keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni , e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi
 
Po @A2. Cfare ka thene pikerisht per kete se lexove fare?
 
Syrja 4/ 15

Ato nga gratë tuaja që bëjnë imoralitet (zina), kërkoni që kundër tyre të dëshmojnë katër vetë prej jush (burra); nëse vërtetohet më dëshmitarë (imoraliteti), mbyllni ato në shtëpia derisa t'i marrë vdekja ose derisa All-llahu të përcaktojë ndonjë rrugë për to.
 
Po @A2. Cfare ka thene pikerisht per kete se lexove fare?

E lexova ....lexoni ju ate qe shkruhet jo cfare ju do qejfi juve te intepretoni.

Mashkulli ka rolin dominant. Ne gjykim te tije mund te rrahe gruan nese ajo rrebelohet dhe ai ka rolin edukues ndaj gruas!!! Edukues thua se grate sjane te afta te edukohen?

Kush e percakton se ne cilat kushte quhet rrebelim ose jo? Ne cilat kushte apo ne ilen pjese te Kuranit eshte shprehur se quhet rrebelim dhe kur jo?
Ne ketw baze kushdo perdor standartin e vete dhe ushtron dhune sipas qejfit te vete.
 
Un nuk kapish ne fe, por besoj marrezisht ne zot e kjo me mjafton.
 
@A2. Rrahja me misvak apo me shkop te vogel nuk permendet asgjekundi ne Kuran.
Ata mendimtarer tuaj mundohen te shpikin intepretime se si te zbusin kete disktiminim qe i behet femeres.
Kurani flet shume hapur nese rrebelohen i rrihni. Kaq mbaroi ske cfare intepreton ti ketu dhe ata mendimtaret sepse nga aty fillojne mashtrimet me keq akoma.

Ju qe jeni besimtare vete Allahu ju ka sjelle Librin e Shenjte lexojeni sic eshte shkruar jo si e interpretojne. Askush nuk duhet dhe mundet te intepretoje fjalen e Zotit.

Na thoni ne cilin pjese ne Kuran flitet se duhet interpretim per te kuptuar fjalen e Zotit ne librin e shenjte. Perkundrazi ky luber nuk pranon ndryshim dhe nuk pranon intepretim.

Por juve vazhdoni te bini ne kontradikte me ate qe thoni ju, ate qe thone Kurani dhe ate qe ju ka thene Allahu ne Kuran.
 
E lexova ....lexoni ju ate qe shkruhet jo cfare ju do qejfi juve te intepretoni.

Mashkulli ka rolin dominant. Ne gjykim te tije mund te rrahe gruan nese ajo rrebelohet dhe ai ka rolin edukues ndaj gruas!!! Edukues thua se grate sjane te afta te edukohen?

Kush e percakton se ne cilat kushte quhet rrebelim ose jo? Ne cilat kushte apo ne ilen pjese te Kuranit eshte shprehur se quhet rrebelim dhe kur jo?
Ne ketw baze kushdo perdor standartin e vete dhe ushtron dhune sipas qejfit te vete.
Ne e interpretojme si eshte interpretuar drejt, ndersa ju e shtremberoni qellimisht, duke luajtur rolin e dijetarit.
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.