Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alergji ndaj fesë!

Nqs ti ske lexuar nga histori se si u zbatua taksa "xhize",se si u perdor politika "perca dhe sundo" per te pafete,se si u vendos dhe zbatua sistemi Timarit,une skam ca faktesh te jap.
Gjon Kastriotin sta sjell dot ne forum.
po, por duhet të dish që jo gjithçka që lexon, janë ashtu siç pretendon autori i tyre. Nëse lexon për UÇK nga librat e Beogradit, të sigurojë që do të mbushesh me vrer për UÇK-në. Jo gjithçka që lexon mbështet mbi fakte, dhe jo secili argument është i qëndrueshëm. Tani nëse pret nga unë të marr të mirëqenë çfarëdo që shkruhet, atëherë po diskuton me njeriun e gabuar. Unë përdor kokën time për të nxjerrë përfundime, nga historianët duam vetëm fakte historike. jo interpretimet e tyre për historinë.
 
Po nuk e di se me beni cudi por luftrat e Profetit jane te njohura dhe te pranuara dhe nga vete bota Islame..nuk jane as sekret dhe as kundershtohen.

Një komandant lufte

Në 623, komuniteti i formuar rreth Muhamedit shkoi në luftë kundër "pabesëve" të Mekës, një konflikt i cili zgjati deri në vitin 628. Pas një fitoreje myslimane në Badr në 624, kurejshët morën hakmarrjen e tyre, falë një akuze të shkathët. Kalorësia e Khalid ibn al-Walid, në Uhud në vitin 625. Pastaj ata nisën të gjitha forcat e tyre të qytetit të Mekës dhe aleatëve të tij arabë beduinë për të sulmuar Medinën. Kjo ekspeditë e madhe, prej afro 10,000 burrash, dështoi pa luftë në 627 përpara hendekut që Profeti kishte gërmuar rreth Medinës.

Prej atëherë e tutje, rryma përfundimisht u kthye në favor të Islamit. Khalid, pushtuesi i Uhudit dhe pushtuesi i ardhshëm i Sirisë, Amr ibn al-As që do të nënshtronte Egjiptin dhe shumë anëtarë të tjerë të aristokracisë Kurajchite u mblodhën në vitet 628-629. U miratua një armëpushim me Mekën, i cili bëri të mundur dorëzimin në Islam të Beduinëve të Veriut dhe disa oaze Siriane. Më në fund, në vitin 630, Mahomet, master nga ana e tij e një ushtrie prej 10,000 vetësh, kapi Mekën pothuajse pa rezistencë, me koston e një amnistie të gjerë dhe një hyrje të jashtëzakonshme të më të aftëve të kurejve në rrethin e komandës myslimane .

Një ekspeditë e parë në tokat ulur të Sirisë dështoi përballë rezistencës bizantine. Pas paraqitjes së Taifit dhe Jemenit, viti 631 ishte ai i delegacioneve të fiseve të mbledhura ose të paraqitura.

Kur Muhamedi vdiq më 8 qershor 632, shteti Medinan ushtroi hegjemoninë e tij mbi pothuajse të gjithë Arabinë, dhe tashmë po synonte një zgjerim drejt veriut të Sirisë. Dominimi, pa dyshim, i pasigurt. Zhdukja e Mahomet ngriti problemin e ruajtjes së unitetit midis Mekës dhe Medin, pastaj të shkëputjes së një pjese të madhe të lindjes dhe jugut të Arabisë, nga e cila i ra Abu Bakr, halif i zgjedhur "" pasardhës ", 632- 634 të Profetit, për të thyer revoltën. Kjo luftë kundër pabesëve arabë Maghazi e udhëhequr nga Muhamedi u siguroi juristëve të shekujve të vonë 8-9 me modelin për përpunimin e xhihadit *, detyrimin e luftës së Shtetit Islamik kundër botës jobesimtare me qëllim të konvertimit ose nënshtrimit. Islami mund të marrë qoftë drejtimi. Dhe figura e luftëtarit të muxhahidit është një nga paradigmat kryesore të civilizimit islam.
Si pate kaq shume nerva ??
 
kam përshtypje se i ngatërroni dy gjëra thelbësore në këtë diskutim, e para diskutimi është mbi fetë, në këtë rast mbi Islamin, dhe jo mbi besimtarët, mbi myslimanët. Besimtarë e jobesimtarë, të fe e të pafe, ka njerëz me virtyte dhe ka njerëz të lig, ne po diskutojmë mbi atë se pse njerëz kanë alergji automatike ndaj fesë, si ideologji, e pastaj mund të zbresim në diskutim mbi besimtarët, nëse konstatojmë që fetë janë në rregull, por nëse konstatojmë që fetë janë burimi i të keqes, atëherë s'ka sens të diskutohet mbi fetarët. Më kupton? Ti më thua për një hoxhë që i paska shitur, e që mund të jetë edhe e vërtetë, por unë të tregoj për qindra hoxhallarë që kanë rënë dëshmorë në luftën e Kosovës, janë të rregjisturar mbi njëqind. E shumë më shumë, kanë shpëtuar, por kanë mbetur me pasoja të luftës... kështu që, mos i përbaltë një kategori të tërë njerëzish vetëm pse një i llojit të tyre është i keq!
Vlla musliman jam vet
1 muslyman i keq i bo edhe shum te tjer te kqinj
1 katolik i keq i bo edhe shum te tjer te kqinj
Cdo e mir e ka nje te keqe edhe cdo e keqe e ka nje te mir
 
  • Pëlqej
Reactions: A2.
Alergji mjep bordogalli edhe limoni ? feja eshte kultur nuk duhet ti ngatarrojm gjerat ?

@centos kur bohen kshu temash duhet te reagojm sepse hasmi me te njollos ka qef ?
 
Dale se do referencat tani ??
Edhe po te gjej emrat e historianeve me siguri nuk do pranohen.
Nuk do pranohen se jane historiane dashakeqes dhe islamofobe.
Dhe historine e Shqiperise duhet ta mesojme nga Turqit sesi Shqiperia lulezoi gjate perandorise osmane,se historianet tane sjane te besueshem.
 
Ironia është një rrugëdalje e mirë për atë që ska argumente ?
 
Dale se do referencat tani ??
Edhe po te gjej emrat e historianeve me siguri nuk do pranohen.
I dinë shumë mirë referencat, dhe nuk ka historinë që flet mbi këta beteja( 22 nga vetë Muhamed). Ka dhjetra hadithe islame që shkruajnë për këta beteja të tmerrshme në shpjegim ?
 
Ironia është një rrugëdalje e mirë për atë që ska argumente ?
Me kte i vure kapak.
Thua gjithcka do pa asnje argument duke thene vetem keshtu "u shpall" dhe per cdo koment na kerkon fakte.
Kur tna sjellesh ti nje foto te certifikates te lindjes te Muhamedit do marresh me shume fakte nga ne.
Ke hap nje teme bazuar ne mendimin e nje anetari qe nuk pasqyron realitetin.
Nqd eshte dikush qe ka alergji,e ka prej prifterinjve dhe imameve qe na bejne karshillik gjithe diten nmaje te Range Roverit dhe askush se di ca pune bejne.
 
I dinë shumë mirë referencat, dhe nuk ka historinë që flet mbi këta beteja( 22 nga vetë Muhamed). Ka dhjetra hadithe islame që shkruajnë për këta beteja të tmerrshme në shpjegim ?

Hadithet jane me fakt burimi i pare historik mbi keto beteja....burime te cilat jane nga vete librat e tyre te shenjte.
Qe me sa duket jane shkruar kot, e nuk qenkan te verteta!! Ose se di cfare shpjegimi dine ti japin....
 
Me kte i vure kapak.
Thua gjithcka do pa asnje argument duke thene vetem keshtu "u shpall" dhe per cdo koment na kerkon fakte.
Kur tna sjellesh ti nje foto te certifikates te lindjes te Muhamedit do marresh me shume fakte nga ne.
Ke hap nje teme bazuar ne mendimin e nje anetari qe nuk pasqyron realitetin.
Nqd eshte dikush qe ka alergji,e ka prej prifterinjve dhe imameve qe na bejne karshillik gjithe diten nmaje te Range Roverit dhe askush se di ca pune bejne.
Në rregull të falënderoj për kontributin tënd në këtë temë. Kurdo që do të diskutosh në mënyrë të sinqertë e me argumente, këtu m'ke, ndërsa në plotë pjesë tjera këtu në forum ka vend dhe për ironi e sarkazëm, jo që s'e kam qejf e as që nuk e zotëroj, por nuk e ka vendin këtu.
Dolëm nga diskutimi për fetë në diskutim për fetarët, ore më thuaj në cilin vend të Kuranit ke lexuar që thuhet kështu e kështu, ti më thua po si është përhap Islami... Flasim dhe për mënyrën se si është përhap Islami, por fillimisht të flasim për Islamin, Krishterimit, Judaizmin, si ideologji dhe në çfarë thërret e pastaj mund të lëshohemi të flasim për pasues të tyre... Sidoqoftë, jo gjithkush ka kapacitet intelektual e bagazh të mjaftueshëm për të hyrë në secilën temë, faji im këtu është që për shkak të mirësjelljes e vazhdoj diskutimin me atë që qartësisht është këtu vetëm për të dhënë "konstatime të padiskutueshme". Epo mirë, mabji dhe mos gabo të lejosh të ndikohesh nga fakte e argumente të qarta. Kudos!
 
@Liber8
Ketu flitet per lufte dhe plaçke lufte! Fliter per fushate jo per mbrojtje...

Jane hadithet e famshme.

1326. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: "Një nga Pejgamberët e parë a.s. u nis për një fushatë të shenjtë luftarake dhe u tha pasuesve të tij: 'Kushdo që ka një bashkëshorte, me të cilën nuk ka shkuar ende dhe që dëshiron ta konsumojë martesën, nuk duhet të vijë me mua. Nuk duhet të vijë as ai që ka ndërtuar shtëpi, por nuk ia ka përfunduar çatinë; as ai që ka dele a deve dhe pret që ato t'i lindin. Kështu Pejgamberi u nis për fushatë dhe, kur arriti te qyteti rreth kohës së faljes së ikindisë (koha e pasdites), i tha diellit: 'O i diell! Edhe ti je nën Urdhrin e Allahut, edhe unë jam nën Urdhrin e Allahut. O Allah! Ndaloje atë që të mos perëndojë!' Dielli u ndal dhe Allahu e nxori atë Pejgamber fitimtar. Pastaj ai e mblodhi plaçkën e luftës dhe erdhi zjarri për ta djegur, por nuk e dogji.Ai u tha (njerëzve të tij): 'Disa nga ju kanë vjedhur diçka nga plaçka e luftës, prandaj nga çdo fis duhet të vijë nga një përfaqësues për të më dhënë mua besën duke shtrënguar duart me mua. Kështu bënë dhe dora e njërit mbeti e ngrirë në dorën e Pejgamberit të tyre. Pastaj Pejgamberi i tha këtij përfaqësuesi: 'Vjedhja është bërë nga njerëzit e tu, prandaj të gjithë njerëzit e fisit tënd duhet të më japin dorën e besës/ Duart e dy a tri vetëve mbetën të ngrira në dorën e Pejgamberit të tyre dhe ai u tha: 'Ju e keni bërë vjedhjen'. Pastaj ata sollën një kokë të artë, si kokë lope dhe e vunë atje. Atëherë zjarri erdhi dhe e përpiu plaçkën e luftës." Pejgamberi a.s. shtoi: "Pastaj Allahu pa dobësinë dhe pamundësinë tonë, kështu që Ai e bëri të ligjshme plaçkën e luftës për ne." (3124)

1327. Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. dërgoi një njësi luftarake për xhihad në drejtim të Nexhdit duke qenë edhe ai pjesëmarrës në të. Pas kësaj ata fituan si plaçkë lufte shumë deve dhe secilit luftëtar i ranë për hise nga dymbëdhjetë a nga njëmbëdhjetë deve (dhe në fund) secilit i dhanë edhe nga një deve tjetër më tepër. (3134)

1328. Xhabiri r.a. tregon: "Kur i Dërguari i Allahut a.s. po ndante plaçkën e luftës në (vendin e quajtur) Xhiërana, dikush i tha atij: "Bëhu i drejtë (në ndarjen që po bën)." Pejgamberi a.s. i tha atij: "Padyshim që do të isha i mjerë po të mos veproja gjithnjë me drejtësi!" (3138)

1329. Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. mori dy robëresha nga robërit e luftës së Hunejnit dhe i la ato diku në një shtëpi të Mekës. Kur i Dërguari i Allahut a.s. i liroi robërit e Hunejnit pa shpërblim, ata dolën duke ecur nëpër rrugë. Umeri i tha (të birit): "O Abdullah, shih si është puna.v Abdullahi i tha: "I Dërguari i Allahut a.s. i ka liruar robërit pa shpërblim." Ai i tha: "Shko atëherë dhe liroji ato dy robëresha." (3144)
 
Me fal, mos i ik pyetjes. Copy paste qe solle me lart, reference te lutem pastaj flasim per hadithe.
 
Sa keq që preket islami nga ca të paditur qe ngelen tu marr copy ne gogel ? mbylleni këtë temë se lat nam
 
Temen e mbylla une me idene se ceshtja e fese eshte dicka delikate e gjithmone ngjall debat.
Diskutim te mbare....
 
Sa keq që preket islami nga ca të paditur qe ngelen tu marr copy ne gogel ? mbylleni këtë temë se lat nam

Deri tani asnjeri nuk quajti asnje te paditur apo injo.rant. Ne fakt mendoj se ne baze respektojme njeri tjetrin.
I paditur eshte kush nuk di respektin dhe normat baze te diskutimit dhe e kthen ne personale dicka qe ne fakt eshte ceshtje qe mund te diskutohet shume qetesisht.
 
@Liber8

Muḥammad ibn Isḥāq ibn Yasār

Ky eshte historiani dhe ai qe ka shkruar biografine e Profetit.
SHume shpesh i referohen ketij autori kur behet fjale per jeten e Profetit, luftrat etj.

Vepra e tij quhet "Sirat Resul Allah"...qe do te thote "Jeta e te derguarit te Zotit" .
 
Nuk do pranohen se jane historiane dashakeqes dhe islamofobe.
Dhe historine e Shqiperise duhet ta mesojme nga Turqit sesi Shqiperia lulezoi gjate perandorise osmane,se historianet tane sjane te besueshem.

Nuk e di perse grate suljote u hodhen dore per dore me foshnjet ne krah ne humnere perballe ushtareve turq!
 
Nuk e di perse grate suljote u hodhen dore per dore me foshnjet ne krah ne humnere perballe ushtareve turq!
O vlla une e mbylla kte mhb se skam nerva. Ne thelb cdo fe predikon paqen dhe dashurine. Prb eshte si e interpretojne ata qe e shperndajne.
 
Une nuk jam ndonje besimtar i devotshem por fese qe i perkas eshte feja islame.

Nuk jam as kunder feve te tjera..
As i kam kto problemet psh nuk do martohesha me nje vajz krishtere..apo e disa gjera te tjera..

Cdo kush eshte i lire te besoj ku te doj.

Por ne fund ngelemi njerez te gjithe
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.