Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Astrit Balliu ......

KAM TY DHE GJITHË BOTËN KAM !

Gjunjë presin ata sy
Kush i sheh dhe nuk i dridhen ?
Pak të meritojnë ty
Çfarë pse si mizat rreth të mblidhen !

Thikë në zemër takat e tua
Kush i dëgjon e nuk kthen kokë ?
Pastaj ul kokën, thotë-s'është për mua !
Ç'padrejtësi në këtë botë !

Dhe pastaj, pastaj them unë
Jam me fat që ty të kam!
Si t'kem lindur ditë të shtunë
Kam ty dhe gjithë botën kam !

-Astrit Balliu -
 
NËNËS …!

Ki kujdes !-ashtu më thua
Dhe në sytë e tu shoh lotë .
Kjo “kujdes” s’është veç “të dua”
Por më e shtrenjta fjalë në botë !

Thua-kujdes, dhe buza të dridhet !
Rrahjet e zemrës ti ndjej nënë
Lëmsh në grykë diçka më mblidhet
Të rrimë pak bashkë s’qenka e thënë !

-Astrit Balliu-
 
TY MREKULLIA TË VJEN ANËS !

Tek rri vështroj dy sytë e tu
Që vezullojnë si dy shkëndija
Më ikën mendja kuturu
Ç'flakë mbajnë brenda doja të dija !

Shoh ata buzë të kuqe flakë
Që janë ilaç etjen të shuash
Vetëm ti prekësh qoftë edhe pak
Edhe ti lësh kurrë s'do të duash !

Ç'të them për trupin, tamam selvi
Vetë mrekullia anës i vjen !
Një herë të vetme ta mbash në gji !
Dhe qetësi kurrë më nuk gjen !

-Astrit Balliu
Selanik 6/11/22
 
Nuk je thjeshtë femër, por një sirenë
Sirenë deti , që në tokë jeton !
Se ç’dëm më bën , s’ia ke idenë !
Tërmet në zemër , me sytë m’shkakton !

Dhe buzëqeshja tërheq si magnet
Mjaltë sikur rrjedhin të tuat buzë !
Shkruaj për ty , çfarë se s’jam poet ?
Se je për mua , më e bukura muzë !
-Astrit Balliu -
 
DO TË TË DUA...!

Të uroj fat dhe të lë një porosi
rrallë e tek do të bësh mirë t'më kujtosh.
Të më dhurosh dhe mua pak lumturi
edhe nëse për t'u kthyer,s'do të mendosh.

Ki kujdes për veten,kaq të them
s'dua lajm të hidhur për ty të dëgjoj.
Edhe nëse kurrë s'do të arrij të të kem
me të njëjtën fuqi,të të dua do të vazhdoj.

Nuk dua të më bësh që të vuaj
tē dëgjoj asgjë të keqe,s'dua për ty
Ndaj me lumturinë tënde mos luaj
dhe pse veç,të përbashkët e kemi që të dy...

-ASTRIT BALLIU-
07/09/00
 
DASHURI PËR MUA ËSHTË ... !

Pyet ç’është dashuria ,
Është ç’lidh pra ne të dy !
Të kemi të njëjtin pikësynim
Jo veç të shihemi sy më sy !

Më pyet , si e konceptoj ?
Çfarë bëj unë për dashurinë
Deri ku për të , thua shkoj
Dhe si e lidh me xhelozinë ?

Po ja pra , kjo është dashuria
Të më flasësh të të flas
Të kenë vlerë fjalët e mia
Kur ti them para dhe pas ..

Po pra quhet dashuri
Kur s’të kam e frika m’zë
Bëhet të mos ndjej xhelozi
Mos ti vallë nuk kthehesh më !

-Astrit Balliu-
 
Eh, ta dija në të mungoj
Të mbaruar s’ka kjo natë
Sms-të unë rri lexoj …
S’ka një opsion-u lexua prapë

Dhe të shihje ti se sa herë
Jam kthyer e i kam lexuar
Vërtet ndihem “shpresëprerë”
Vështirë të hysh në të “harruar”

-Astrit Balliu -
Kte e kam lexuar por sme pelqen, nuk ka metafora, nuk shkruan vargun e lire, me bukur shkruan Bledi Ylli
 
Kte e kam lexuar por sme pelqen, nuk ka metafora, nuk shkruan vargun e lire, me bukur shkruan Bledi Ylli

Mua me pelqen humbja e tij .....

Kurse Bledi eshte tjeter stil .....dhe shkruan bukur
 
Ka një stil te çuditshme sikur humb ne çfarë shkruan
E kuptova " gjuha vete ku dhemb dhembi" me kete kuptim.
Sikur te gjithe, por disa dine ta shkruajne dhimbjen.
Ndoshta me pelqen me shume triumfi i te mires jo i humbjes, ndoshta kjo eshte arsyeja.
Faleminderit agapi ?
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.