Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Epigrama/Aforizma/Vargje/Shprehje satirike

S’kam dashur kurrë që të lëndohesh,
se të kam dashur sa s’ka më,
po ti në mjegull më largohesh,
ndaj unë me dhimbje po të lë!

S’besoj se do lëndohesh sot,
ti ende s’di ç’është dashuria,
ndaj s’munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave të mia!

Veç bukurisë së pakursyer,
natyra çdo gjë të ka dhuruar,
një bukuri e parrëfyer,
u vyshke që pa lulëzuar!

Dhe pse e kam kaq të vështirë,
po të përzë nga zemra ime,
si yll nga larg ndriçomë më mirë,
dhe më dil veç në ëndërrime!.

Pas meje do të vijnë të tjerë,
dhe do të puthin puthjen time,
dhe ti s’do ndihesh më e mjerë,
do shkrihesh nëpër përqafime!

Prapë do të thuash: “Sa të dua,
o sa të dua s’e them dot!.”,
edhe njëlloj si dhe me mua,
fare më kot do derdhësh lot!.

Në sa biseda do të shkrihesh,
dhe do të hiqesh virgjëreshë,
kur e mendoj si do lëpihesh,
më vjen të qaj edhe të qesh!

Unë gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj që prapë të dua,
sepse përjetë më ka dehur,
nektar’ i buzëve të tua!.

Unë vetë isha i lënduar,
dhe ndofta të lëndova shumë,
në ato vise ku ke shkuar,
asnjë nuk di të puthë si unë!.

Është e pamundur që të ndrijë,
për gjithë jetën dashuria,
një që pas meje do të vijë,
do puthi veç puthjet e mia!.

Megjithatë po të uroj:
“U bëfsh prapë yll e lëshofsh nure!”,
se dhe për mua e besoj,
do çelë me gaz një tjetër lule!.

Në ndjenja akull na ka ngrirë,
gjithçka më tutje është kot,
ndaj Lamtumirë veç Lamtumirë,
se Mirupafshim s’të them dot!.

Do shkojë kohë e mund të kthehesh,
po do të jetë shumë e vështirë,
mbase do duash të rrëfehesh,
por unë nuk jam një manastir!.

Shpëtuam paq nga ai lak,
shpëtove ti shpëtova unë,
por s’të urrej s’jam zemërak,
se s’të kam dashur dhe aq shumë!

Urrejtje s’ka jo rastësisht,
se nuk ka ndodhur veç mes nesh,
një që ke dashur marrëzisht,
është e pamundur ta urresh!.

Në jetën time o moj mike,
unë s’kam urryer asnjë femër,
këto dy forca vullkanike,
të njëjtin zjarr çlirojnë në zemër!
 
Ka njerez, qe do ti kesh ne jeten tende
Por jane, sa gishta ka pellembe e dores
Pastaj ka nga ata, qe jane zhul ne shpirt
Sa nuk i lane dot, as uji gjithe botes

Jane te mpakur, ne trurin e zhulosur
Ne mendimin, se vec tyre tjeter nuk ekziston
Sa per te ardhur keq, jane te mjeret
Kesaj bote, qe e keqja mbizoteron.
 
Ah moj vajza fluturake,
vitet tutje ti s’u plake,
koha ikën e largohet,
fluturakja zbukurohet!

Fluturake a s'mi thua,
ato sekretet e tua,
nga të shtonet bukuria,
nga vetja a Perëndia?

Bukurinë e kam për fis,
po dhe vetë e kollandris,
sekretin e dinë të tërë,
bukuria lind e bërë!

Bukuria lind e bërë,
kot që të mundohesh kot,
të lodhet një jetë të tërë,
njeriu se ndryshon dot!
 
?...i preva mustaqet diellit, i lava qeleshen, i vesha vlagen e tokes, me nja dy dallge pagjumesie corapet, e nja dy cifla zemre te thyera kepuce i vendosa ne kembe dhe prap nuk ja kishte enda te ngrohe!
Ore pizeveng i thashe, pse nuk ngroh?!
Jo une tha, dimri!
E po kot nuk thone faji mbetet gjithmonë jetim, qe ne pikenisje...!"
 
Të shumta janë vargjet për nënën, por s'duhet të harrojmë dhe babain, shkëmbin e jetës sonë.
Mirnjohje, respekt dhe shumë dashuri për figurën atërore

Se baba s'të bëhet bota
Si ai nuk gjen njeri
E bën shpirtin copa-copa
Çdo fitore e ndan me ty

Se duron kurrë dhimbjen tënde
Bëhet lot për të ndihmuar
Nuk i mbyll as sytë e ballit
Veç të shoh në shpirt gëzuar

Duart, trupi i bëhen plagë
Asgjë ty mos te mungojë
I dhemb shpirti kur rrëzohesh
Të puth dorën të të shërojë

Nuk duron të ndjesh mërzi
Të mungojë asgjë në zemër
Bëhet shok për djalërinë
Mik i shtrenjtë për çdo femër

Sytë e babit kurrë nuk qeshin
Me merak të rrit çdo ditë
Si një zjarr që të mban ngrohtë
Me gjak trupi të jep dritë

Me baba nuk je i varfër
Kush ne jetë s'të poshtëron
Në krahë të tij e kap qiellin
Fjala Baba shpirtin shëron
 
Reflektim

Kot kerkoni dashurine .
Do ktheheni gjithmone me duar bosh .
Dashuria nuk kerkohet.
Kur kerkohet, eshte lemoshe !

Kot zvarritesh qe ta zgjosh.
Kur nuk ngjit ...nuk ngjit ...dhe pike !
Po nuk pat ate ....kimine .
Se zgjojne dot as perendite .

Ndodh qe lind krejt pa pritur .
Atehere kur nuk e pret fare .
Edhe nese ja mbyll deren .
Ajo futet per dritare.

Ndaj , hiqni dore nga kerkimet .
Bejeni gjumin e qete .
Por ,dritaren lereni hapur .
Kushedi ...ndoshta vjen vete .
??????????
 
E marr penen per te shkruar
Dora dridhet s' shkruan dot
Nuk gjej fjale per te shprehur
Syri mbushur plot me lot.

Psheretin shpirti i gjore
Del zemra nga kraharori
Makaber, jetet po ikin
Krimineli vrastar i mori.

Me qan syri e renkon zemra
Turbullire me eshte bere mendja
Dridhen gjunjet nuk me mbajne
Per humbje jetesh ofshajne.

Ah, kjo droga dhe alkoli
Ne qafe shume njerez mori
Si luan e ujqer ulerasin
Te fajshem e pafajshem vrasin

Vrasin, presin e masakrojne
Gjithe kockat i gjymtojne
Zvarre te marrin ,te heqin osh
Ketu jeta s'vlen nje grosh.

Dhe krijesen me te brishte
Qe te fal vec dashuri
E bejne cope - cope
Sikur eshte prone e tij.

Mjere nena edhe baba
Mjere per femijen e tij
Mjere per femijet e mire
Mjere per femijet e keqinj.

Krimi ketu ka marre dhene
Mjaft mire i organizuar
Mendojne vec per pasurin
Qe nuk kane per ta gezuar.

Lakmia e konkurenca
Te pashpirt i ka bere
Vrasin ,presin e coptojne
Shuan njerezin te tere.

Ketu jeta s'vlen nje grosh
E ka marre perupia
Shteti nuk i del per zot
Mbajme syt nga Perendia

Jeten na e ka dhene zoti
Askush s'ka te drejte ta marri
Mblidhe mendjen o i paudhe
Ti ,ti o kriminel vrastari.

Ti ,ti o kriminel vrastari
Mos tu gjendte as varri
Asnje nga ju nuk shpeton
Eshte nje Zot qe ju gjykon.

Eshte nje zot qe gjykon
Gjykon me pa aneshmeri
Lot te pafajeshme shikon
Zoti ,Ai do vendos drejtesi.
 
Nga ç'qiej zbrite, s'e kuptova,
Në zemrën time, si u fute?!
Udhëve të shpirtit pa shkrirë dëbora,
Në cilin Zot vallë ti u lute?!

Ç'erëra të prunë, pranë këtij dimri?
Vatrës së zemrës i ndeze zjarrë,
Sikur një engjëll me krahë shpirti,
Dëborës çele, lulen e parë.

Nga ç'qiej zbrite, nuk e di,
Nuk di kujt ylli dritën ia more,
Në ç' Zot u lute, a Perëndi,
Por di që zemrës pranverë i solle.
 
.....SA JAM PENDU

Më mori malli dhe për çudi,
Nisa fytyrën të të formoj,
Të ndjeja sërisht buzën e kuqe,
Po kurrsesi nuk qe njësoj.

Diç më shtrëngoi në zemër keq,
Emrin ta thashë pak belbëzuar,
Si paska qënë kjo jetë për dreq,
Dhe veten time, paskam harruar.

Një erë e lehtë, gënjeshtër dimri,
Pak shi I hollë, sa për bezdi,
Jo s'është kurrë ai shi prrilli,
Kur dashuronim unë dhe ti.

Me shall mbështjellë, ashtu I fikur,
Në trotuar më kot nxitoja,
S'hodha dot sytë rreth e perqark,
E dinin sytë seç unë kërkoja..

Trokitje këpucësh mbi trotuar,
Dhe një e qeshur pak e lasdruar,
Ish thjesht e gjitha një ngacmim,
Për t'më kujtuar, sa jam penduar.

Nuk ishte e jotja padyshim,
Të qeshurën kishe, plotë me jetë,
Tani marr frymë, pa ditë me diell,
Pa dashuri, poshtë e përpjetë.
 
Buzët mund të thonë,
fjalë dhe çudira,
po gjuha e syve,
është më e mira.

Sepse sytë flasin,
me dritë dhe shenja,
siç flasin ndër netë,
ylli edhe Hëna.

Dy njerëz më kot,
janë të dashuruar,
kur gjuhën e syve,
ende s’kanë mësuar.

Është gjuhë e butë,
po djeg dhe si shpuza,
pa vendosur syri,
s’mund të puthi buza.

Pa u puthur buza,
nuk ka dashuri,
nga gjuha e syve,
lind ajo magji.
 
Ti po qesh me dhimbjen time,
por një gjë nuk e di
dhimbja është diçka që ecën
do arrijë dhe tek ti .

Dhe për ty po më vjen keq
dhimbje të vogël të uroj
që të mundesh ta përballosh
derisa ajo të kalojë .

Stuhi dhimbjesh kanë rënë mbi mua
dhe të tjera do vazhdojnë
por unë kurrë nuk do përqesh,
ata që dhimbje po kalojnë.

Kush dikush një dhimbje përjeton
vështirësishtë qëndron në këmbë,
ndaj gjithmonë në lutjet e mia
unë lutem dhe për të.
 
I dola botës në fund,
po si Ty s’gjeta gjëkund,
se ti je si një kometë,
del një herë në njëqind vjet!

Njëqind vjet s’pres dot i ziu,
se unë rroj sa rron njeriu,
shfaqu moj të priftë e mbara,
bëj ç’të bësh dil më përpara!

Leri lodra e shakara,
bëj ç’të bësh dil më përpara,
jeta është e shkurtër shumë,
s’kemi kohë as ti as unë!

Ja ku dole pak nga pakë,
gjysma zjarr e gjysma flakë,
më e ndritura në shoqe,
bëre si bëre më dogje!
 
Kallkan më ngrin në zëmër,
o Zot përse më tall,
se shtrihem me një engjëll,
dhe zgjohem me një djall…

Dhe shkoj mes errësirës,
dhe rrugën kurrë s’e humb,
po sapo dal në krye,
goditem nga një plumb…

Të fundmin lek që pata,
të parit lyps ja dhashë,
më shau paq nga mbrapa:
“Kaq pak more qelbash?!”

Vështirë dhe më vështirë,
dhe kurthe edhe leqe,
ç’më duket më e mirë,
për dreq del më e keqe!

Kështu s’i shtyj dot ditët,
s’jam kalë që vrapin ngas,
kam shpirt si gjithë poetët,
dhe mendjen shumë e vras…

Me muzë dhe mërzi,
çdo ditë e plagos zemrën,
dhe s’them për asnjeri:
“Në djall e ç’i bën mëmën!”
 
Kallkan më ngrin në zëmër,
o Zot përse më tall,
se shtrihem me një engjëll,
dhe zgjohem me një djall…

Dhe shkoj mes errësirës,
dhe rrugën kurrë s’e humb,
po sapo dal në krye,
goditem nga një plumb…

Të fundmin lek që pata,
të parit lyps ja dhashë,
më shau paq nga mbrapa:
“Kaq pak more qelbash?!”

Vështirë dhe më vështirë,
dhe kurthe edhe leqe,
ç’më duket më e mirë,
për dreq del më e keqe!

Kështu s’i shtyj dot ditët,
s’jam kalë që vrapin ngas,
kam shpirt si gjithë poetët,
dhe mendjen shumë e vras…

Me muzë dhe mërzi,
çdo ditë e plagos zemrën,
dhe s’them për asnjeri:
“Në djall e ç’i bën mëmën!”
Na cove depresion ?
 
Dashuri dhe jetë
Ty, që endrrën m'a mban zgjuar
Edhe shpirtin m'a bën erë.
Mij'ra herë më ke lënduar
S'të urreva, asnjëherë !
Ty, që zemrën të dhurova
Si të ishte, një pikturë.
Dhe pse veten e përçmova
Ty, nuk të urreva kurrë !
Dashuria ka urrejtje
Mirëpo unë s'e gjeta dot.
Nuk harrova të të dua
Dhe pse je motiv për lot’ !
Dhe pse je ti shkak i heshtjes
I mërzis që më mbyll sytë.
Perëndia e kurreshtjes
T'adhuroj dhe pse më mbyt !
T'adhuroj edhe i mbytur
E vetmja udhë që më le ti.
Nuk do t'lodhem duke pritur
Dhe pse ''ardhje'' s'ka, e di !
Ty, që ëndrrën m'a mban zgjuar
Edhe shpirtin ma bën erë.
Mij'ra milje e mërguar
E unë pranë të ndjej përherë !
Nuk ka jetë pa pasur vuajtje
Dashuri, nuk ka pa jetë !
.B.Y.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.