Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Epigrama/Aforizma/Vargje/Shprehje satirike

Nuk e di sa shkoi,
që s’të kam takuar,
ndaj më duket Bota,
si plakë e shëmtuar.

Ku je fshehur vallë,
ku je që s’je dukur?
Vetëm nga ty-Bota,
më duket e bukur…
 
Nuk them dot për jetën,
që është shumë e bukur,
kur dhe Një që dua,
s’e bëj dot të lumtur!

“Jeta është e bukur”,
gënjeshtër e vjetër,
kur s’je vetë i lumtur,
s’mund të bësh një tjetër!

“Jeta është e bukur”,
shpesh të gjithë e themi,
sepse vetëm jetën,
dhe gjë tjetër s’kemi!

S’kemi gjë veç jetës,
s’jemi Zot mbi frona,
sido që të jetë,
ajo është e jona!

Nuk kemi veç saj,
gjë më të vërtetë,
jeta e njeriut,
është njeriu vetë!

Njerëzit kur betohen,
gënjejnë vërtet’,
se askënd nuk duan,
mbi jetën e vet!

Nuk është egoizëm,
mendjemadhësi,
nëse ti s’do veten,
nuk të do njeri!

Nëse këto fjalë,
ti i gdhend në mëndje,
mund që të betohesh,
veç me jetën tënde!

Veç atë ke tënden,
në vapë e dëborë,
e është i të gjithëve,
Zoti me Kurorë!

Për punën e Zotit,
mbase flas më kot,
është i të gjithëve,
në vërtet ka Zot?!

Nëse s’ka një Zot,
që krijoi jetën,
ndryshon krejt formula,
për gjithë të vërtetën!

Erdhëm nga krijimi,
a evolucioni?!
Pa menduar shumë,
jetën e jetoni!

Jetën e jetoni,
dhe kur s’është e bukur,
dhe veç Një që doni,
s’bëni dot të lumtur!

Porse lumturia,
s’na ka ngritur lak,
ka që lumturohen,
dhe me fare pak!

Po me ca të tjerë,
do mundohesh kot,
t’u falësh gjithë Botën,
s’i lumturon dot!

Çdo detaj e kemi,
brenda jetës sonë,
se dhe lumturia,
është një emocion!

Është një emocion,
një ekstazë pa fre,
një rrymë pozitive,
që përcjellim ne!

Kur rrymë pozitive,
tek tjetri përçojmë,
dhe veten më shumë,
ne e lumturojmë!

Nuk zgjat përgjithmonë,
le të kesh talent,
herë pas here shfaqet,
vetëm një fragment!

Shfaqet herë pas here,
kudo nëpër botë,
por asnjë s’ka pasur,
lumturi të plotë!

Nuk mund të mallkosh,
as veten as Zotin,
kur bashkëudhëtar,
ke në jetë dhe lotin!
 
Pa ty nuk e di ç’do të isha,
pa ty nuk hedh dot asnjë hap,
ti je semafori i gjelbër,
që rrugën time e hap…

Unë jam një orë që mbetem
po s’u kurdisa nga ty,
unë jam si vesa që tretem,
kur pranë nuk jemi të dy!…

Si busull të kam gjithë jetën
që nuk më tregon veç veriun,
nga ti e zbuloj të vërtetën,
se ç’do të thotë shpirt njeriu!…

Në rrugën time u ndale,
po s’ndrite një çast si kometë,
kur shpirtin si deti ma fale,
Aherë të besova vërtet!…

Mbi shpirtin asgjë s’mund të ketë,
na vlen më shumë dhe nga jeta,
dhe ty ta fala vërtet,
se shpirtin binjak tek ti gjeta!…

Ti je pasqyraa ku unë shoh veten
dhe jetën time që nga fillimi,
kur jam pranë teje brengat më treten
dhe ndrin e ndrin vetëm gëzimi!…

Njëlloj dhe ti për mua je,
pasqyrë me dritë e me shkëlqim,
kur shoh portretin që më dhe,
binjak i bardhë i shpirtit tim!…

Nuk shihet shpirti te pasqyraa,
sepse pasqyraa bën dhe gabime,
por shpirtin shpesh e shpreh fytyra,
me hidhërime dhe gëzime…

Pasqyraa s’është aq e përkryer,
sa të tregojë me imtësi
portretin tënd aq të shkëlqyer,
ku buron dritë e mirësi…
 
Ky mentalitet eshte i cuditshem. Sa me shume mundohesh te kuptosh aq me shum humbet sensin e llogjikes me te. Se eshte nji llum qe bejm pjes edhe me të jemi familjarizuar.
Kemi rënë si viktima në kte mentalitet si insektet në rrjetën e merimangës.
Na ka ngushtuar horizontin dhe ka ndërtuar nji barrjer që na bën ta hedhim posht imagjinatën dhe llogjikën.
Gjykojmë si kur jemi në zoti por nuk na pëlqen tna gjykojnë ky në fakt është standart i dyfishtë por nuk e pranojmë.
Besojmë në ide de kur e mendon thëll nuk bën aspak sens.
Por nuk jemi kaq të fuqishëm sa ta ndryshojmë ambjentin toksik me njerëzit negativ që na rrethojnë por të paktën të mendojmë në jasht kti mentalitetit dhe ta pranonojme realitetin ashtu siç është.abstract-painting-faces-1024x710-1-768x533.jpg
 
Të shikoj përherë, sytë tek ty më mbetën,
Atë buzën tënde, mjaltë e ke të shkretën,
S'po të them asgjë, as për gushën jo,
Se ndoshta më thua, më poshtë mos vazhdo.

Se do t'ketë diçka, që poshtë fëshfërin,
Ndoshta është burim, që rrjedh në luginë,
Dhe përballë aty, si dy kodra ngritur,
Si dy pëllumba rrinë, nën këmishë ngjitur.

Më të bukur s'kish, si kopështi Edenit,
Por më shumë ti ngjaje, si mjelmë e liqenit,
Përmbi buzën tënde, buzën pak të vije,
Edhe helm të ishte, prapë do ta pije.

Në kët' jetë mortore, kush vallë nuk u shua
E ëmbël, do t'ish vdekja, mbi buzët e tua,
Prandaj s'u përmbys, djepja që të tundi,
Se më bëhesh ëndërr, e më hyn tek gjumi
 
Nje dite ngrita syt e po shihja qiellin plot me yje
Njeri me vrau syrin dhe vendosa mos i ndahesha me sepse me kujtonte yllin tim qe admiroja
Ne fakt jo isha gabim …
ai kishte qen thjeshte nje vetetime ne form shkelqimi qe me verboi
I fala shpirtin dhe ma copetoi
Ska gje i Thash vetes dite me te mira do vijne dhe ne Qielli do mbushet perseri me yje si ne fillim
 
Mbetet brënda vetes një ndjenjë,
E brisht, e përjetshme, e lasht.
Mblidhet, pastaj derdhet si perenjtë
E bukur, edhe pse e frikëshme nga jasht!

Fshihet dashuri pa fund,
Atëhere kur e mendon që s'ka!
Ta dhurosh për aq sa mund,
Sepse ky Zot ty...ndaj ta dha!
 
Siç ka problem përmbi problem,
Ka dhe buzëqeshje plotë mirësi.
Sa herë mendon që plaga dhemb
Mos e prek... por lëre në qetsi.

Në kalofsh ti shumë pengesa
Përgatitu dhe për disa tjera.
Nuk egzistojn udhë pa kthesa
Pa vështirësi nuk na jepet jeta.

Mos e humb ti forcën tënde
Bëhu si diell që rreze lësho
Mbase sot nuk ishte dita jote
Por mbase nesër...edhe po!
 
Nuk ka çtë duhet
Nuk ka çtë duhet, aspak shoqëri
Të rrish i vetmuar, do jetë më mirë
Nëse pranë vetes, ke një shpirtëzi
Një njeri të poshtër, një ndyrësirë

S'ka çtë duhet, një i pa nder e i pa bes
Që shpirtin e ka mbushur, veç ligësi
Kur nënë dhe bab, është gati ti shes
Asnjëherë mos prit, të mira prej tij

E çfarë nuk mban, mbi vete kjo tokë
Ndesh rëndom, kësisojë mbeturine
Kur vjen të lëpihet, e të shtiret si shok
Thikën e helmuar, ta ngul pas shpine

Ashtu pa e kuptuar, mund të biesh pre
Gënjehesh nga lajkat, a një fjalë e bukur
Atëher kur të mburr, e shpatullat ti rreh
Ki mëndjen or mik, se ka për ta futur

Fjalët e mënçura, kurrë nuk do treten
Ti ruash si vlerë, të marësh ndonjë këshillē
Për shok të mirë, të mbash vetëm veten
Dhe qëndro sa më larg, nga njerëz të tillë
 
Humbi fjala o miq humbi
Fjala vret me shume se plumbi
Nuk po duket asgjekundi
Me thoni ku do dale fundi

Plumbi vret e ste paguan
Fjala shume renkon e vuan
Plumbi paguan Maliqin
Fjala respekton ligjin

Maliqi pret edhe vret
Plumbi sec e beri mbret
Fjala, fjala me shume halle
Fjala eshte zonje e madhe

Fjala vret me shume se plumbi
Eshte thenie me shume vlere
Plumbi nga vendi se tundi
Rron e do mbetet perhere
 
U venit dhe kjo nate e porten mbylli
E diten e gdhiva ne kembe e pa gjume
Sa here malli yt me ka zene vec prita
Mua te ngratin qe te dua kaq shume

Mua te ngratin qe te dua kaq shume
Te pergjerohem me ben, nuk e fsheh
Ne rrjetat e tua kembet mu zune
Ndaj ne zemren tende me ngri nje fole

Ndaj ne zemren tende me ngri nje fole
Ku shpirtin ta clodh, pastaj te dalldis
Mos me zgjo te lutem, lerme pak te fle
Ne gushen e bardhe arome qiparis

Ne gushen tende arome qiparis
Ndjej ujvarat sikur trupit me leshohen
Aty kam gjithe pranverat e smund te leviz
Ndaj dimrat nuk mund te me afrohen

Ndaj dimrat kane frike te me afrohen
E dine merakun qe kam per ty
Nuk kam dert nese shirat terbohen
Mjafton mos te bien ty ne sy
 
Ky çast në dukje i qetë

Mendimet për ty më ranë

Ndjenjat princeshë e vërtetë

Frymëzime të bukura më dhanë



Një mendim i çastit më vjen

Të mbytem në sytë e tua

Vështrimi jot kaq magjepsës

Më ka magjepsur dhe mua



Për flladin e ëmbël të erës

Dhe syri më xhelozon

Në flokët e tua si ujëvara

Plot finesë po vallëzon



I ëmbël dhe plot rrezatim

Portreti jot i shkëlqyer

U gdhend nga dalta e Zotit

Dhe doli aq i përkryer



Ti je princeshë e zanave

Jo thjesht sa për t'u dukur

E ëmbël dhe plot mirësi

Ëngjëllsisht je shumë e bukur



Dehëse dhe thjesht mahnitëse

Një imazh i paimitueshëm

Një bukuri kaq madhështore

Si fenomen i pashpjegueshëm



Ti je kënaqësia e syve

Si ëngjëll plot bukuri

Habitem se si ndërthuren

Mendja dhe bukuria tek ti
 
Ne valet e detit i zhyta mendimet
Ne shpirt me rendonin e smund ti largoj
E ne ate cast me mungoi nje rrahje zemre
E shpejt è kuptova pa ty smund te jetoj

Ne ate perendim te ngrohte, me ngjyrat e embla
I shtriva mendimet i lashe ne qetesi
Aty jete papritur morì edhe zemra
E rrahjet i ndjeva te shtoheshin ne gji

Ulur bregut te detit ne qetesi degjoja dallget
Dukeshin sikur shfletoheshin si faqet e nje libri te lexuar
Aty lindi historia è nje ndjenje te bukur
Qe me embelsi cdo cast eshte perjetuar

Cdo dallge qe perplasej fundoste mendimin
Qe me qetesi e kisha lene shtrire
E thelle eshte ndjenja si deti me dallge
Qe te rremben vrullshem te zhyt ne thellesi

Me mbuloi perendimi me ngjyrat e embla
Qe mendjes dhe syve i falin kenaqesi
E une bashke me ndjenjen qe rritet ne zemer
Po zhytem mes dallgesh qe te me sjelle tek ti
 
Mrekullia e tetë

Tetë marsi i bekuar
Për mua ish një mrekulli
Se erdhe në jetë bija ime
Si ëngjëll plot me bukuri

Zoti të bëri për vete
Dhe tek unë të dhuroi
Në sy të hodhi dy dete
Gjer në detaj të pikturoi

Shpirti fort më dhemb
Për ty bija ime
Se nuk mund të jap
Frymë prej frymës time

Gjithë bota mu shemb
Kur zemra të ndali
Dhe këtë herë Zoti
Jetën ty ta fali

Ditët po kalojnë
Dhe dhimbja është zbutur
Çdo ditë që kalon
Bëhesh më e bukur

Në krahë kur të mora
Lot më ranë nga sytë
Se u dashurova
Unë për herë të dytë

Sa shpejt iku viti
Një javë më është dukur
Çdo ditë të shikoja
Rriteshe si flutur

Datëlindja e parë
Oh Zot sa kam pritur
Shoh princeshën time
Sa shumë qënka rritur

Ndodh që fati bëhet dreq
Dhe kthetrat sërish i nxori
Në shtratin e një spitali
Ne festuam 1-vjetorin

Të putha me lot në sy
Fort të dhashë një përqafim
Si dhuratë për 1-vjetorin
Të dhashë gjak, prej gjakut tim

Asnjëherë nuk u dorëzove
Je një vajzë që fort lufton
Pas dhjetë ditesh ne të dy
U kthyem në strehën tonë

Ti je dritë dhe forca ime
Si dhuratë zbritur nga qielli
Të ushqej dhe buzëqeshim
Shohim bashkë se si lind dielli

Je gjithçka që s`mund të thuhet
Aq sa fjalët janë të kota
Je fillimi i botës time
Prapë tek ty më mbaron bota

Ti je frymë e frymës time
Je një jetë që s`ka mbarim
Gjithçka dua, gjithçka kam
Je shpirti i shpirtit tim
 
Unë të puthja, madje te kafshoja pak
E ti më përshpërije në vesh me lutje
Veçse buzët e kuqe të bëra gjak
Më ftonin mua, në të tjera puthje

Mos mi ha buzët, më luteshe e qeshur
Se do të duhen prapë, do të duhen ta dish
Pas çdo kafshimi, buzët e pangrëna mbetur
Unë u sulesha atyre me mall të trishtë

Vitet ikën, ty një tjetër frymë të ngroh
Buzët një tjetër t'i kafshon gjithësesi
Dënoj veten, që su bëra vampir për to
Ndërsa buzët e mia, kafshoj në vetmi
 
Femra, duhet të jini të buta
Bota mund tju ashpërsojë shumë herë
Ndaj mos e lejoni kurrë këtë dhimbje
Që tju bëjë të urreni të tjerë

Mos lejoni ligësinë e të tjerëve
Tju vjedh ëmbëlsinë tuaj të vyer
Sepse jeni qënie e përsosur
Sepse jeni thjesht e përkryer
 
Femra, duhet të jini të buta
Bota mund tju ashpërsojë shumë herë
Ndaj mos e lejoni kurrë këtë dhimbje
Që tju bëjë të urreni të tjerë

Mos lejoni ligësinë e të tjerëve
Tju vjedh ëmbëlsinë tuaj të vyer
Sepse jeni qënie e përsosur
Sepse jeni thjesht e përkryer
Mesazh i bukur permes rimes se vargut. Me pelqeu!
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.