Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Pena NeTeDy per muajin Janar

Mendoj se krijimi me i bukur i Netedy ka qen Mos u dorzo,, @Lektor uroj te jesh mire dhe shkrimet e tua mungojn ta dish.?

Mos u dorëzo

Do ketë dhe momente
Që ngjajnë si errësira
Ku për te ecur përpara
Do të mungojë dëshira

Do ketë dhe momente
Ku ti do mendosh
Që dhe të cohesh nga shtrati
Të bën të lotosh

Do ketë dhe momente
Ku fare s'do kujtosh
C'ndjesi është të qash
Të qeshësh dhe jetosh

Do ketë dhe momente
Ku dot nuk i përtyp
Kur lodhja rëndon qepallat
Dhe kockat fort t'i shtyp

Por mos e harro kurrë
Dhe kur fati s'të kujton
Se ajo që ndjejmë
Nuk zgjat përgjithmonë

Se dikur dikush
Këto ka përjetuar
Ndjeu të njëjtat gjëra
Por ka mbijetuar

Njëlloj si dhe me gjethet
Që vjeshta fort i shkund
S'do të thotë se gabove
Dhe gjithcka mori fund

Kurrë mos u dorëzo
Edhe kur te biesh
Mendo dhe mblidh forcat
Më e fortë të ngrihesh

Kur te ndodhin ty këto
Kujto ti gjithçka që ke
Gjithçka që për ty ka vlerë
Beso në atë çfarë je

Mendo thjesht një film të ri
Një mik që të fton të dalësh
Një libër plot optimizëm
Një mendim që thotë mos ndalësh

Mos harro ti asnjëhere
Sepse herët apo vonë
Mbi gjithçka bie sipari
Dhe një ditë gjithçka mbaron

Por sipari le të bjerë
Mbi miqësitë e mbaruara
Mbi trishtimin që shtrëngon shpirtin
Përmbi dashuritë e shkuara

Mbi gjithçka që rëndon zemrën
Mbi të kqijat që te thanë
Mbi gabimet dhe pendesën
Mbi keqardhjen që të lanë

Lëre siparin të bjerë
Mbi gjithçka që të lëndon
Asnjëherë mos rëntë tek ty
Sepse ti se meriton

Se sa një sipar i mbyllur
Më tepër meriton ti
Më shumë se një shfaqje dhimbsur
Që përfundon në tragjedi

Ti vërtet meriton shumë
Se me buzëqeshje durove
Do vij një ditë që të jesh
E lumtur që su dorëzove

Dhe një ditë kur të zgjohesh
Do jesh femër e patundur
Ngrihu ti nga shtrati jot
Dhe kur duket e pamundur

Sepse ti je qënie fortë
Por dhe e brishtë si flutur
Dhe kur dëshiron të qash
Vlerëso ti cdo gje të bukur

Buzëqesh ku do të jesh
Dhe kur ndjen që se bën dot
Dhe kur qan, sërish buzëqesh
Le të thonë po qesh me lot

Fundja jeta është e bukur
Jetoje pa u brengosur
E meriton ti plotësisht
Se je qënie e përsosur
Faleminderit ?
 
Paska ardh janari knejna ?
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.