Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

..................
Packa !...
..................
... Packa se kjo dite qe erdhi,
ngjason rendomte njesoj si dje,
lotet qe prisja as sot nuk i derdhi,
i mban te mbyllura ne te hirtat re !...
...................
Por ... Je ti ketu, edhe me embel,
tek ndrin ne sfondin tim gri,
me buzeqesh sikur te jesh nje enderr,
e me perkedhel plot dashuri !...
....................
Me tymin e cigares, dhe brengat e mia,
nga buzet e mia fluturojne permbi re,
sa e embel, po aq e hidhur eshte dashuria,
nese prane meje, ti zemer nuk je !...
....................
Packa se kjo dite qe erdhi,
nga ajo e djeshma ne dukje nuk dallon,
eshte thjesht dhe nje dite malli,
qe brenda meje si nje shkemb rendon ...
......................
Por je dhe ti !...
E imja naten e mire, e imja mirmengjes,
je ti brenda shpirtit tim, si fllad plot ves,
packa se kjo dite qe erdhi, kembngul' te jete gri,
une edhe sot, do te jem me Ty !!!....
........................
 
Copeza ...

Copeza fjalesh, gjeta ne shpirtin tim strehuar,
me nje ngjyre qe kujton kohen e shkuar,
perlotur, plot jete, mbytur ne nostalgji,
dhe aty e strukur, e fshehur Ti !...

I mora ato fjale dhe i vura mbi buze,
dashurine tende shpirtit, ia vesha si bluze,
te putha serish, me po ate zjarr',
te ndjeva brenda meje, gezuar, te gjalle ....

Copeza fjalesh, te cilat i mblodha,
dhe me to po te shkruaj kete poezi,
ndoshta nuk te ngjajne, syte e tua nuk i kane,
por pas tyre je e fshehur Ti !...

Castet e tua me buzeqeshje permbytur,
peshperimat e tua ne te frikes agoni,
a i mban mend, me thuaj, a i mban ?
me thoje, "po te me ikesh, c'do te bej, s'e di !... "

Copeza fjalesh, gjurme nga te tuat,
ne monopatet e zbehta te shpirtit tim,
dhe keshtu si padashje dhe pakuptuar,
mi ngjyen vargjet perplot me trishtim !....

Copeza fjalesh, perbrenda coptimit tim,
si nje arome jete ne buzen e nates,
ketu do te jem, per ty do te shkruaj,
ketu do te jem .... I fshehur pas fjalesh !!!...

Copezash ....
 
Dedikuar @Perseus aka @Frank

Une ke lumi ti ke forumi
Pa te tregu sa plakush je
Sme zuri gjumi

Nje glas ra mbi foton tende
Dhe me zgjoj
Erdha ketu kte poezi ta referoj

Mixha Frank ti je poet Kogje kandari
te tallem me ty sec me mori malli
Te dhiefsha mitiologjit greke
Dhe fakultetin nje cope letre...

Ca burri je ti qe rin ne forum
Dhe vjersha shkruan
Dergon puca plakave privat
Dhe ben si Don Juan

Te mart mortja me vete
Se gjith jeten loqe mete
U rite u poqe dhe ngele kok loqe

With love

Jorina
 
  • Pëlqej
Reactions: Nio
Pse po dridhen bjeshket tona
Çka ka Cemi e Valbona
Buna, Drini, lumi i Matit
Frym' e lot dalin prej shtratit
Qajn' me turr fushat e gjana
Shum' po i kane lotet kto nana

Thahet bjeshka thahet Drini
Thahet zemra prej deshperimi
Drit' e shpres' thirret vetmia
Turra turra ik rinia
Tu mallkua politiken
Msyjn' Europen e Ameriken

Ka me ik Shqipja prej thepit
Kan' me ik fmija prej djepit
Qysh mbas vdekjes s'Kastriotit
Nuk ka ndodh si n'ditet e sotit
Kur Arbnis' i vdiq kryetrimi
Sot ka vdek shpresa e besimi

Nji naloke e mbulume
N'kullen e saj rrin e vetmume
Në damar' i ngrihet gjaku
Kur i sheh ferrat te pragu
Myshk e bar po i ngjitet murit
Pelcet zemra me ken gurit

Bjeshkt' e nalta derdhen lotë
Thahet bari pa kullot'
Tufa dhensh, n'shpat e rudina
Shtohen ujq e egersina
Moj shqipni nan' e pafaje
S'tu ndane kurre ujq e çakaje

Nji naloke qe renkon
Permbi lot nji drit' vegon
Nji kushtrim si vetim' thek
Mos i len shpresat me vdek'
Ti jetove si burrnesh'
Prap' do vijë dita me qesh

Bijt' e tu do ta kuptojn'
Se ne luft' me shoqi-shojn'
Për kulet' e per pushtetin
S'ja kthejn' nanes dinjitetin
Hiqni mllefet padrejtësine
Me bashkim për nan Shqipnine

Do te kthehen drita e shpresa
Do te vijne nipa dhe mbesa
n'tok t'nan lokes
Jo rrogetar' n'dyert e botes
Me ta shnosh zemren e vrame
Me rinu trojet e thame.
 
Laraskida !!!...
......................
Në kazanin e vendit tim që vëlon kaq zhurmshëm,
mbështetur mbi hirin e një zjarri të shuar,
gatuajmë lëngun magjik, Asteriks !!!
Ndoshta dukemi një popull i turpshëm,
një popull i urtë, i butë, i shtruar,
Ti, nuk do pish as sot, Oveliks !!!
...........
Ne ziejmë një recetë tonën,
Ujë me ujë, dhe ujë e prapë ujë,
të gjejmë forcën të luftojmë ç'na ka pushtuar,
se lamë nam në veti e në botë bujë! ....
................
Panoramiksi ynë me planet afatgjata,
netëve për ne vuan e s'e zë as gjumi,
gatuan këtë çorbën si nënëngrata,
se pa këtë çorbë do të na marrë lumi !....
... Ujë me ujë, dhe ujë e prapë ujë !....
.....................
.... Në vendin tim dikur toka e shqiponjave,
shqiponjat mbaruan nga gjueti e ndaluar,
laraskash ta quash, sot nuk është gabim,
dielli lind i perënduar,
Hëna gremisur, gërxheve rrëzuar,
njerëzit kaluar në gjysëm shtizë !....
..................
Ti, nuk do pish as sot, Oveliks !....
..................
Ujë me ujë dhe ujë e prapë ujë,
se lamë nam në veti, e në botë bujë ! .....
..................
... Këtu ku erdhe mirë s'je menduar,
habitur mos më shif, hiç Asteriks,
ndofta hapat mirë s'i ke peshuar,
gropat e zeza të bëkërkan fiks !...
Erërat e errëta që rrëshkasin ndër hundë,
e brenda mushkërive trufullojnë plotë tërbim,
marshojnë, marshojnë, marshojnë triumfuese,
duke nxirë, errësuar, qelbur gjakun tim !
Këtu ku ke ardh', ke bërë shumë gabim !...
Ujë me ujë dhe ujë e prapë ujë,
Se lamë nam në veti e në botë bujë !...
Ti, nuk do të pish as sot', Oveliks !....
.....................
Vallëzojnë rreth kazanit plaka shamizeza,
një vallëzim mortor që përmbahet në recetë,
trazojnë çorbën me kocka të shkreta
nën hirin e shuar shpres' e vdekur pjell' !!!.....
Këtu ku erdhe mirë s'je menduar,
e hapat peshuar, jo s'ke patur hiç,
mes valles mos më qëndro kështu i hutuar,
Kjo çorba jonë ka nevojë për k'rriç !.....
.................
Ujë me ujë dhe ujë e prapë ujë,
Se lamë nam në veti e në botë bujë !....
.... Ti, nuk do pish as sot', Oveliks! ....
.... Këtu ku erdhe, s'ikën më Asteriks! ....
Ujë me ujë dhe ujë e prapë ujë !.....
se lamë nam në veti e në botë bujë !...
.....................
 
Te pres ...
.................
Te pres pas puthjes qe me ngeli fshehur,
sikurse veshtrimi qe turpshem dheut iu leshua,
te pres pas c'do deshire prej teje te dehur,
te pres per te te thene se sa shume Te Dua !....
................
Ne mjediset e matura te trupit tim,
kam nje shpirt qe nuk mund te kufizohet,
brenda shpirtit mbaj nje enderr,
qe drejt teje neteve te mia leshohet !...
..................
Te pres pertej, aty ku trupi nuk do te mundet te shkoj,
do te te pres tek ylli qe enderrove ti,
te pres tek perqafimi qe me fale dikur,
te pres dhe tek perqafimi qe do te vij' ...
..................
 
Puthjet duhen vjedhur.
Inati duhet nxjerrë me të bërtitura.
Fjalët duhen thënë duke u parë në sy.
"Më mungon" duhet zëvëndësuar me "Hape derën jam këtu ".
Premtimet duhen mbajtur nëse ndjen akoma.
Le ti mësojëm këto dreq gjërash e mjaft bëm rolin e krenarve..!!
 
Luli i vocerr .....
( 2014 )

Te pashe ne rruge e mu kujtua,
Luli i vocerr i Migjenit,
me doren tende drejtuar,
mua e nje bisnesmeni ....

I rreckosur e i palare,
" me jep iqind lek ti zotri "
shapkat dimrit i heq zvarre,
neper balte e neper shi ....

Bashke me buzet sec i vare
duart e tua i deshperuar,
nuk te dha dhe as nje pare,
ja ky bossi i mallkuar ....

Dhe u ktheve ti nga mua,
me pe drejtperdrejt´ ne sy,
erdhe prane e me the,
me jep iqind lek´ ti zotri ....

Fiks´ si ty i vara buzet,
ngrita supet i deshperuar,
dhe aty gjeta pergjigjen,
se portofolin e kam harruar,
per momentin nuk me ndodhet,
asnje qindarke brenda ne xhep,
se do te te jipja sa te kisha,
pa ngurrim e me gjithe qejf ....

Ku te rrija e te te shjegoja,
se dhe une cop - cop jam,
asnje kokerr leku vertet,
brenda xhepave nuk kam,
edhe portofoli djale,
ka kohe qe s´me hyn ne pune,
eshte diku ne nje sirtare,
i mbuluar me pelhure ....

Ti lyp qind'she une lyp pune,
ti shet mjerim e une shes trup,
trup e shpirt´ i roberuar,
keshtu thjesht per te jetuar ....
Kjo eshte bota vocerrak,
dergjem une, do dergjesh ti,
perderisa une nuk reagoj,
me e mjere do te jete per ty ....
Me e zeze po vjen nata,
qe prej kohesh na ka mbuluar,
na e vodhen gjithe driten,
e ne ferr´ na kane leshuar ....
E si une jane shume,
qe po dergjen ne ket bot´
por c´ka po me dhemb me shume,
eshte se askush nuk reagon ....
Dua kaq shume te uleras,
e nga gjumi njerezit te zgjoj,
te gerthas " Mjaaaaft, mjaaaaft "
kjo bote duhet te ndryshoj !....

Te pashe ne rruge e mu kujtua,
Luli i vocerr i Migjenit
doren tende drejtuar,
mua e nje bisnesmeni !......
 
Me ty i dashuruar ....

Une jam fjala qe linda ne erresire,
por jo nga goja e djallit,
une jam nje lutje e nje deshire,
qe dergjet ne krahet e mallit .....

Jam ajo enderr qe do vdes,
e do te vije serish,
jam poezi qe vajton,
ne mes te dashuris ...

Jam pik loti i rrezuar,
ne nje faqe te zhurritur,
jam deshire per buzet e tua,
e per to jam i uritur ....

Jam nje tingull, melodi,
qe rend bashke me flladin,
prane teje vij e loz,
melodine e mallit .....

Jam trishtimi dhe e di,
jam c´te mbaj lenduar,
por te kam jet´ o shpirt´,
me ty jam i dashuruar ....

Jam nje lutje e pergjeruar,
qe drejt henes shkon,
jam c´fare bredh ne erresire,
dhe ty te kerkon ....

Nuk jam hije, as lugat,
s´jam enderr e harruar,
por jam shpirt qe bredh´ ne nat´
me ty i dashuruar !.....
 
Pritja

Një det i fshehur shpirti brënda
Një rreze shprese qëndron jashtë
Tik take ore shpërthen zëmra
Si mundet çasti s'u bëri bashkë?

Përtej rrugica sa heshtur rri
Heshtur buza nën mijëra fjalë
Qerpikët përplas shpesh me nxitim
Një pyetje bluan;Përse s'ka ardhë?

Vështrimin përtej dritares tretur
Në fletë zemre dhimbjen ndjen
Buzës së purpurt një puthje mbetur
Brengos shpirtin ,përse s'po vjen!?

Mendimet ikin si zogjtë shtegtarë
Kapërcejnë trishtuar korac zemre
Pritja dritares ndjenjën ka vrarë
Si duron tëngën shpirti kësaj femre.
 
Letrat

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me biçikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një çast.

Dritëro Agolli
 
Shikoj tradhëtinë dhe e kuptoj:
Kam mbetur një kokëtrashë i ngratë!
Gjithmonë më shfaqet me një fytyrë,
Gjithmone them: "E hëngra prapë!"

Teodor Keko
 
Nëse nuk piqemi,
Nëse pikëllimi ka mall,
Më harro e bukur,
Thuaj u pamë në një përrallë...

Azem Shkreli
 
Si s'të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".

Fatos Arapi
 
Letër nënës

Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto ndër sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç'thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T'iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t'i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t'artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m'u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.

Sergej Aleksandrovic Esenin
 
Lord Byron, "Stanzas to Augusta"

Though the day of my destiny's over,
And the star of my fate hath declined,
Thy soft heart refused to discover
The faults which so many could find;
Though thy soul with my grief was acquainted,
It shrunk not to share it with me,
And the love which my spirit hath painted
It never hath found but in thee.

Then when nature around me is smiling
The last smile which answers to mine,
I do not believe it beguiling
Because it reminds me of thine;
And when winds are at war with the ocean,
As the breasts I believed in with me,
If their billows excite an emotion
It is that they bear me from thee.

Though the rock of my last hope is shiver'd,
And its fragments are sunk in the wave,
Though I feel that my soul is deliver'd
To pain--it shall not be its slave.
There is many a pang to pursue me:
They may crush, but they shall not contemn--
They may torture, but shall not subdue me--
'Tis of thee that I think--not of them.

Though human, thou didst not deceive me,
Though woman, thou didst not forsake,
Though loved, thou forborest to grieve me,
Though slander'd, thou never could'st shake,--
Though trusted, thou didst not betray me,
Though parted, it was not to fly,
Though watchful, 'twas not to defame me,
Nor, mute, that the world might belie.

Yet I blame not the world, nor despise it,
Nor the war of the many with one--
If my soul was not fitted to prize it
'Twas folly not sooner to shun:
And if dearly that error hath cost me,
And more than I once could foresee,
I have found that, whatever it lost me,
It could not deprive me of thee.

From the wreck of the past, which hath perish'd,
Thus much I at least may recall,
It hath taught me that what I most cherish'd
Deserved to be dearest of all:
In the desert a fountain is springing,
In the wide waste there still is a tree,
And a bird in the solitude singing,
Which speaks to my spirit of thee.
 
Ti s'më do? S'të dhimbsem sado pak?
... Nuk ta mbushkam syrin, apo si?
Prapseprapë, ndizesh e merr flakë,
Tek shtërngohesh supeve të mi.

Mike epsh e tëra , lajka s'dua,
As i vrazhdë nuk të sillem dot.
Veç me thuaj, sa kështu si mua,
Puthur e shtërnguar ke gjer sot!

Unë e di, të gjithë hije u bënë
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim.
Prehër pa u ulur ti s'ke lënë,
Siç po rri tani në prehërin tim.

Dhe në këto çaste, ndonjë tjetër,
Sjell ndërmend ti, syçkat tek pulit.
Mos pandeh se po mërzitem tepër.
Tjeterkënd e kam dhe unë në shpirt.

S'eshtë fat kjo lidhje mëndjelehtë,
Po një flakë çasti. Veç ta dish,
Siç të njoha rastësisht i qetë,
"- Mirëmbetsh!", - do të të them sërish.

Edhe ti do marrësh udhën tënde,
Do bësh pluhur ditën plot mërzi,
Veçse, mos lakmo t’i prishësh mendjen,
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri.

Krah për krah me ndonjë tjetër djalë,
Udhës kur të shkosh ti, ku ta dish,
Ndoshta, edhe unë do të kem dalë
Për shëtitje, e shihemi sërish!

Ti më fort pas tjetrit do të ngjeshesh
Dhe me kryet ulur, ftohtësisht,
"- Mirëmbrëma!" - do më pëshëndesësh,
Ndërsa unë: "- Mirëmbrëma Miss!".

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,
S'do më dridhet shpirti për asgjë!
Kush ka dashur, s'mund të dashurojë!
Kush është djegur, s 'mund të digjet më!

Sergej Esenin - TI S’MË DO…
(Shqipëroi: Jorgo Bllaci)
 
ERDHE VETË,A MA SOLLE TI?

Sonte më erdhe si një mjellmë e bardhë
Më ndale pranë vetes me syrin e zi
O zot ç'është kjo mrekulli që më rri pranë
Erdhi vetë apo ma solle ti?

Lermë ta kundroj e ti them dy fjalë
Si zog nga shtegtimi ti qëndroj mbi qerpik
Ti marr pak ujë liqenit të syrit të saj
Ti lexoj dëshirat që ka thell në shpirt.

Jo s'do ti lutem sa ti zbres mbi buzë
Aty ku bletët e shpirtit kanë shkarkuar nektar
Mjalt në më dhëntë s'ikij pa ja puthë
Puthje do ti jap borxh të ma kthej me zjarr.

E si ti ndahem të prushtës buzëkuqe?
E ti zbres drithëruar në gushë
E shikoj me sy jo s'më thotë tutje
Të ndalem e si i etur ëmbël do t'ja puthë.

Do të vëzhgoj tinëz shtegun mes dy gjinjve
Si i burgosur do të arratisem në mes tyre pa kuptuar
E do kacavirrem me puthje ti mbuloj dritat e syve
Zotit i lutem të rri dhe pak aty gjinjve i ngujuar.

Dhe në më zbuloftë nga puthjet shfrenuar
Do ta ftoj të fluturojmë qiejve në amëshim
Aty dhe zemrat do qetojmë shpirtrave mërguar
Eh jo vërtet e gjitha kjo ishte veç një ëndërrim,,,,,,,,
 
S'ja dal dot te mos mendoj per ty
s'ja dal dot te mos i kujtoj ata sy
per ty mendoj gjithmon
qe kur hap syte ne mengjes dhe deri naten vone!
Fjalet e tua zemren ma mbushin plot, sa qe gjumi sme ze s'ja dal dot!
Kujtoj me mall fytyren tende te embel
pres me padurim te jem pran teje zemer!
Dashuria per ty me ka ber tjeter njeri
ke ndryshuar cdo gje tek une,Ase vete se di...
06:20 Zemra vec per ty po rreh . ...............
......
 
... Do te t'dua !!!...
.....................
... Nuk ka rruge qe nuk ka fund,
sic nuk ka zemer qe te mos jete lenduar,
dhimbja, sado e forte, ne fund humb',
ne fund dhe vete jeta ka per te shkuar !...
.........................
... Ne udhet e endura me nje shpirt te kerrusur,
buzeqeshjen e gjeta kur te njoha ty,
ti nuk kishe flaket e nje zjarri,
por ishe nje fllad' perplot me ngrohtesi !...
..............................
Sikur fund' te mos kishe,
me ty mund te endesha deri ne perjetesi,
por une e di, se ashtu sic erdhe,
do te te duhet te ikesh nje dite, e di !...
.............................
Cila rruge te mbajti larg meje,
dhe cila prane meje te udhetoi ?...
... Cila frike, me thuaj e dashur,
brenda perqafimit tim te strehoi ?!...
... E me beri kaq shume te te dua !!!...
..................................
Do te iki nje dite,
jo nga deshira,
por nga koha qe do te me shterret,
Do ti falem nates,
kur jeta ime te erret,
dhe nga c'fare do te me shoqeroj,
nga cfare ne shpirt do te kem, brenda,
ti do te jesh aty te me buzeqeshesh,
nga me te emblat, me e embla !....
..................................
... Do te te pres, diku brenda nje casti,
te ndare me ty, me ty te jetuar,
edhe pse nuk do te jetoj perjetesisht,
tashme e di ... Perjetesisht do te te dua !!!...
....................
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.