Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Poezi të ndryshme

... Henat e mia ...
.....................
I kam te mbyllura henat e pranverave,
qe kalova me ty,
do ti gjesh neper sirtare,
ne vargje pa fund e poezi ...
... Zverdhur ndoshta,
koha nuk pyet per dashuri,
por kane ende, ate ...
... Shkelqimin e te tuave sy !...
.....................
Nuk shkova shume larg qe atehere,
pas teje erdhi dimri, e une ne dimer mbeta,
si nuk u mund vec njehere,
tek ty t'mos me shkonte kjo mendjeshkreta ....
.....................
... Udhetimi im me i gjate ishe ti,
e prane teje kurdohere limanet e mia,
ndaj tani lundroj neper stuhi,
per vela ... E grisur dashuria ...
.....................
... I kam te mbyllura flladet,
ato, me aromen tende trazuar,
do ti gjesh neper sirtare,
ne cdo flete te shkruar,
ne gjithcka, qe do te gjesh aty,
do te jete dicka, me ty !...
.....................
Nuk ika dot' large,
koha me mori,
as nuk me pyeti, nje fjale nuk ma tha,
ty te vereva tek puthje horizontin,
dhe shpirtin tim te mbytej ne mall ...
... Qe atehere i mbylla henat,
pranverat qe kalova me ty,
dhe kur t'mos jem. aty do ti gjesh,
vargje pa fund e poezi !..
.....................
 
Nje melodi ....

Nen mantelin e zi, te kesaj nate pa hene e pa yje,
nje melodi, e cila shembellen me pyjet,
e dala nga nje dimer i ashper e mizor,
rreshket trishtembel nder rrugicat e zbehta te qytetit te fjetur,
me nje shprese se bukuria e saj dike do te zgjoje,
e do te prek nje shpirt' prej mallit djegur !....

Nen mantelin e zi, te kesaj nate pa hene e pa yje,
harruar pas nje dimri, ngujuar shpirtit tim,
duke e ditur, se brenda ketij qyteti, ti diku fle,
te ndiej si nje melodi !
Si nje melodi e pranveres se pare,
duke mjekuar plage, dimrit vrare !...

Me godinat kokeposhte imagjinoj rrugicat e qiellit,
te cilat pas reve me qendrojne ket' nate heshtur,
ende nuk e kam kuptuar pse na braktisi dielli,
dhe yjet, perse na qendrojne fshehur ?...
Brenda erresires nuk mundem te te gjej,
vec te te ndiej, si kjo melodi,
e di, se diku nen mantelin e erret te nates,
ndodhesh ti, e di !...

Nje melodi,
nen mantelin e kesaj nate pa hene e pa yje,
rreshket trishtembel, si te ish' nje enderr,
ah, sikur rrugen ta gjeje e ketu te vije,
te me puthje buzen e dhembur,
te me prekje, si fllad t'me rreshkisje nder lekure,
nje perqafim te ma falje, sikur !...

Do ta grisja ket' mantel te erret, qe veshtrimin ma perpiu,
dhe naten qe lotet mi shterri, mi piu,
do ta gjeja diellin, qe qendron fshehur pas rresh,
e ketu do ta sillja, te ndrinte ketu mes nesh !...
Por nuk mundem e di, nuk mundem pa ty,
Dashuria ka force, kur marin pjese dy !

Nje melodi,
nen mantelin e zi,
te kesaj nate pa hene e pa yje,
rreshket trishtembel nder rrugicat e zbehta te qytetit te fjetur,
nen te dhe ti,
nje histori,
e nje pranvere e cila ka kohe qe ka vdekur !....
 
Ëndërrës së fshehtë ....
............................
A e di se sa lehtë me ty do dashurohesha ?
.... Fare, fare lehtë ....
Do të strukesha në ty e nuk do të kuptohesha,
ën'drra ime e fshehtë !.....
......................
Të ndieja ndër netë si flladin e natës,
freski kaq e ëmbël brenda shpirtit tim,
të më ledhatoje shpirtin nga këmishë e hapët,
të më puthje qerpikët që lotonin trishtim !....
.............................
Të ndiqja ndër germat e shpërndara nëpër qiell,
shëndruara në copëza rresh,
ti mes tyre më i bukuri diell,
që dhimbjes sime i buzëqesh !...
.........................
Unë me ty do të dashurohesha fare lehtë,
ndoshta dhe jam, vërtet i dashuruar,
ah, sa do doja të udhëtoja dhe unë,
në viset që ti ke udhëtuar !.....
.........................
Të mundesha ta ndiqja ritmin tënd,
e largimet ndër kohë aspak mos të dëgjoja,
të mundesha vërtetë të them që nuk më dhemb,
kur si zjarr me djeg për ty nevoja !.....
..............................
A e di se sa lehtë me ty do dashurohesha ?
... Lehtë, fare lehtë ...
një perkedhelje po të më falësh akoma,
moj ën'drra ime e fshehtë !.....
.........................
 
TRADHTIA” E POETIT
Të kam “tradhtuar” kaq herë, e dashur,
farën e tradhëtisë e mbjell në letër
kur ne çmendemi në detin e përflakur,
muza, si dallgët, puth bregun tjetër.


Unë të “tradhtoj” çdo ditë, çdo çast,
i dënuar të ec në “fushën me mina”,
por i gjithë ky qiell nuk quhet fat,
vetëm tek ti marrin zjarr vetëtimat.


Unë do të “tradhtoj” derisa të vdes,
këtë “tradhëti”, ti vetë e ke bekuar,
ndryshe, e dashur, s’mund të jem poet
dhe ti s’kishe për të më dashuruar.



~ Myrteza Mara ~
 
Ke shkomi kavajes
Te djelen.isha.nplazh
Pa prit pa mendu
Surratin tand pashe


Me ca rrobe banjo
Si drane.kopliku
Po u rrotullojshe
Me ta pa publiku


Kisha ngel keq
Beqar I stazhinu
Jo se sme donin
Po sishin per mu



Jo per.gjo.tkeqe
Por kam.pretendime
Vij nha dere modhei
Mnem rraca ime

Tashi ta vashdoj
Atje ku e lash
Sa tpash at bazret
Ndashni me ty rash :p




Duartrokitje
 
I kam harruar fjalët e dashurisë
Që t'i pëshpërita.
Por kujtoj se si një gjeth
Ra nga dega
Mbi ty,
Mbi mua
Ra.
Nuk do vete më atje.
Mund një gjethe të bjerë prej dege
Si dikur
E ti nuk je atje
As unë...

Ć. Sijarić
 
Sy qe serisht te pash, ai veshtrim qe shpirtin godet , ajo buzeqeshje qe mendjen me rremben!
Ishe aty duke me par, duke kerkuar shikimin tim , dy shikime te perplasur me njeri tjetrin, ca do ngjallnin, vall do zgjohesh emocioni qe dikur na bashkoj, ai pasion qe dikur e lam te shteroj?! Sa e shmanga ate shikim, skisha guxim, sdoja te shihja ate drit né syt e tu, se serisht do perhumbesha, trupi me dridhej, mbas njerezve fshihesha, hapat me shpesh i hidhja! Serisht te lash aty, spata guxim as kesaj rradhe te te afroja..........


Ps: sorry se seshe poezi!
 
... Pa ty !...
...................
... Me mungon,
dreqi ta marre ti me mungon,
edhe perse tingellon sikur marrezi,
bie mbremja,
diku shkoj une, dhe diku tjeter ti !....
.....................
Nuk e di ...
... Dhe mos me pyet se cfare eshte dashuria,
ne fakt, ne kete bote s'besoj se dikush di,
ngjan me dhimbje kur e perqafon vetmia,
Ngjan me frike, kur kaq larg je ti !...
......................
... Sikur yll, i pamundur per tu prekur,
harruar nder rrugetimet e tua pafund,
dhe diku brenda meje si nje enderr e zbehur,
qe nuk pranon te marri fund !....
.......................
.... Trishtuar me veshtron vetja ne sy,
diku brenda meje duke kerkuar ty,
ate shkelqim, qe ma falin vec syte e tua,
ndoshta dhe marrezi, por, di qe te dua !...
......................
Me mungon,
rralle t'me kete munguar dikush kaq shume,
dhe nese po, duhet ta kem harruar,
ti ne shpirt' vertet me qendron,
e per at'Zot me mban lenduar !...
... Trishtuar,
buleza loti valezuar ne sy,
ah, sa bosh me duket bota,
te endem keshtu, pa ty e DASHUR
 

Fan Noli

Merr E Zgjidh
A te duhen luftetare?
Dhe arratine armiku te marre?
A do botes ti vesh zjarre?
Merr nja dhjete kosovare.

A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burrerore
Shkon ne kukes i ken ne dore

Ate duhen sharlatane
Qe lepihen ne cdo sahane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane


A do njerez per aheng
Per tryeza e e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta i gjen vec ne shkoder

Njerez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne cdo ane
qe te bejne muhabet
Keta jane mjeshterit dibrane.

A te duhen budallenj
Ca gomere e ca kopuk
Hajdut kacak e batakcinje
Shko e merri mu ne Puke

A do trima sejmene?
Kapardisur kudo vene
Gjumi pa i zene t mos flene
Per tre mirditore bej bene

Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se i njeh gjithe vendi mbarre
Nuk bejne tjeter vec per xhandar

A te duhen genjeshtar?
Matrapaz e koke thare?
Kripen ta shesin per fare
Mer krutane dhe je i lare

Do dembele per Stamboll?
Mos u lodh e mos hic hall
te rreshtosh nja tri tabor
Tiranasit ti zgjedhesh me dore

Po qejflinj a te duhen,
qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit,
vec Elbasani i rrit

Ne do burra llafezane,
qe cudisin gjithe dynjane
Qe rrine tere diten rruges
Nga keta gjen plot ne Durres

Po kerkove koke palare
Kryengrites dhe gomare
Qe punet te shkojne vaj
shko e merri ne Kavaje

Kerkon hoxhe e kerkone prift
mos bridh e mos u ngjit
Se si keta qe bejne mekat
i gjen vetem ne Berat

A do urte njerezite te rine
Nen komande te kesh ushtrine
ne tabjate te kesh njerezine
Merre te gjithe Laberine

Do per pune,nje korcar?
i ke bujq e ustallare,
me gra bashke e hapin varre
krah e koke su ka te share

Do budallenj qe vec hane?
Me dy kembe do hajvane?
pasuri qe sdin te vene
Merr shetit gjithe Myzeqene.

A do te ruash florine?
katandine e shtepine?
Me dy qofte mbush sinine
Ec e mere Gjirokastrine

A do te hash e te besh qejf?
Sofra e shtruar si per mbret
pasterti e per yzmet,
te tille gjen vec ne Permet

Do ministra kolonjare?
Se mbahen burra per mend
Duan kudo te jene te pare,
ne mexhlis e ne kuvend.

Hall i madh me skrapallinj
Ka rrezik te hash dhe dru
Dy ministra le te rrine
se na duhen dhe pa tru

Ore te gjore,harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak,
Dy shirit e nje medalje
kesaj pune i vene kapak.
- poezi nga Fan Noli
 
Dy Buzë...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
by Migjeni
 
Enderroj si nje femi
Cdo gje me ate pasterti!
Enderroj qe te kem nje jet
Ku shpresa te mos thyhet komplet.

Enderroj e shpres jap dhe....
pse asgje seshte si me par.
Cdo gje nje fillim ka....
dhe fundin askush se di!

Me pyet e do pgj.
Me kerko e do venitesh
Me thuaj se ckerkon
Vall e di cfare don?!
Je thjesht nje erresir
Ku driten pret e asgje ste cek
Ndjenjat tashme akulli i zuri
E cdo gje perzuri!

Zgjohuuu te thash, zgjohhuuuu
Tashme je ketu , duke me par
Né syt e tu shoh ende pakez drit
Me thuaj se si ta kthej ate ndjenj serisht!

Ti ul koken e sme flet.
Duart shtrengon e mua me largon...
Me skam se cte te them,
Vec fjala lamtumir tashme ka ngel!

Bye me ?
 
Last edited:
Vargjet qe ti shkruan
Duket qe ti vuan
Te kuptoj se e kam perjetuar
Cdo te thoje te vuash
I dashuruar

Kuraje mike
Asgje ska qene e shkruar
Fati ashtu ka dashte
Mos te jeni te dashuruar

Ne kte bote te lige
Cdokush kto vuajtje I kalon
E vuan me shume
Ai qe sinqerisht dashuron

Ngrije koken lart
Shiko si shendrin dielli pa re
Neser mos harro qe neser
Eshte nji dite e re

By me.......edhe kjo :p
 
Me thuaj !!!...
..........................
... Me thuaj,
perse jemi gatuar keshtu ?....
Endrra te bukura qe quhen jete,
dhe ne fund te udhes ku shkojne fluturuar,
vdekja i pret ....
... Me vret,
shterrimi me mbyt,
te lutem me kupto dhe mos u cudit,
me shume se e imja me dhemb e jotja heshtje,
me mban frikesuar me shume,
e jotja vdekje .....
........................
Me thuaj,
perse keshtu ndihem,
si nje dege e rrenduar,
qe prej peshave thyhet,
i pamundur,
frikesuar ...
... Castet dhe pakez ti zgjas,
mos te me shuhesh ti,
perse dreqi ta marre, vdekja,
nuk jane te tuat sy ?!...
.................
Dhe te vrapoja, me padurim drejt saj,
ti thoja : "erdha , te lutem mos qaj "....
te shuhesha sikur enderr, e te lindja ne endrrat e tua perseri,
perse te mos jesh Vdekja, por e vdekshme dhe ti !....
Dashuri !!!...
.........................
 
Janë disa orë !...

Janë ore të tilla, me të tilla ngjyra,
dielli fshehur në Gri,
janë ndjenja të tilla, e zymtë ngjan natyra,
pa të tuat sy !...

Në orët e para a në ato të vonat,
dita nis e me ty përfundon,
je ti që dhe brenda gjumit,
ëndërrat e mia i shoqëron !...

Trishtimi është aty në orët që nuk je,
malli për ty rritet ndër ditët që shkojnë,
dëshirat e mia ngrihen në qiell,
dhe brenda Gri-së, ty diell të kërkojnë !....

Të më ndrish' përsëri,
të mos më harrosh,
të më puthësh në sy,
të më ledhatosh,
e ndër këmbët e tua,
unë mallin ta vras,
me forcën e shpirtit,
sa të dua të thërras !!...

Jane orë të tilla, që të kam dhe nuk ngopem,
të prek' dhe dua të të prek dhe më shumë,
jane disa orë moj zemra ime,
të ndiej brenda meje dhe nuk të gjej fund !....
 
Është e dielë, dhe Ti je kaq e bukur! Nesër, s'do jetë më e dielë, por, po kaq a ca më shumë e bukur, do jesh, prapë Ti...

E, kështu, çdo ditë përtej së dielës!
 
LIRIKA E VDEKJES (nga libri “Mekatari”)

si gurët e shahut pasi loja ka mbaruar
mbretër e mbretëresha...kuaj e kështjella
ushtarë e oborrtarë...të ngrënë a të gjallë
në të njëjtën kuti mbyllen,
ashtu në të fundmen ditë sekondat, minutat, javët,
muajt, vitet që kujtesës sonë sillen…
çdo gjë që sot kemi dhe ajo çka pas nesh mbetet
gjithshka pra…gjithshka…sikur të mos kish qenë kurrë
brenda një arke dikur do tretet…

kur dyert janë mbyllur dhe trokitje s’ka
e asgjë e kësaj bote më s’të çudit...
kur lumenjtë e shpresës janë mbytur në një rrudhë
vjen një ditë kur ti kupton se gruaja e fundit që të pret
është e panjohura vdekje...
ajo që kurrë nuk harron,
e vetmja dashnore e përpiktë,
e ndërsa ndjen se jeta po ikën
kurreshtja për castin e fundit zë udhë…

lërmë pra të mendoj për vdekjen, e dashur,
krahët…përqafimi…puthja e saj…si do jenë vallë?
thonë e errët eshte ajo, por ndoshta edhe plot dritë…
vdekja hidheron ata që kurrë s’jetuan…
ata që nga e panjohura e jetës kishin aq shume frikë…
por sado e huaj të jetë e njohur do më duket...
shumë do më dojë...kur pranë do t'më struket
do bëj sikur e dua, nëse vërtet si ç‘thonë…
vdekja është grua…

mos vdis para meje, e dashur…
të lutem…
prit edhe pak…
më mjafton ajo çka brenda meje vdiq
për sa kohë isha gjallë…

kur ftesë e Vdekjes të vijë
le t'më nxjerrin të parin nga dhoma…
jam mësuar të rroj me shumë dashuri,
por kurrë me dy kufoma…

të lutem mos vdis para meje, e dashur,
me vdekjen lërmë të të tradhëtoj…
të shkoj i pari unë…
t’i ngop epshet e saj dhe ta vë në gjumë
e kur ti atje të vish në krah të të marr
i yti edhe në varr…
mos vallë po kërkoj shumë?

©artangjyzelhasani
 
Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit

Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.
Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me çka ka brenda
Dhe Burrë do jesh, o biri im!

Rudyard Kipling
 
Mbaji ata që dashuron pranë
vetes.
Thuaju duke mërmëritur se
sa shumë ke nevojë për ta,
dashuroji, sillu mirë, gjej kohën
për ta, thuaju "më vjen keq", "më
fal", “faleminderit” dhe të gjitha
fjalët e dashurisë që di.
Asnjeri nuk do të të mbajë mend
për mendimet e tua të fshehta!

Gabriel Garcia Marquez
 
Më prit se një ditë do vij,
Në shkretëtirën tėnde atje,
Do vij si një shi,
Vec pa gjëmim e rrufé.

Do vij dhe barin tënd do ta lag,
Barin e vyshkur në shpirt,
Po duhet ta dish që jam larg,
Ndaj pakëz më prit…

Dritëro Agolli
 
NDONJËHERË

Bota të duket e vogël,
sa mundesh ta mbash në duar,
ëndrra të duket pa vlerë
sa mundesh ta shohesh dhe zgjuar,
dita të duket sekondë
dhe orëve vlera i´u humb,
ndonjëherë të pamundurën kërkon,
por s´mundesh ta gjesh askund.

Ndonjëherë, te duket bota e vogël,
me veten ecur brenda saj,
në duar botën kur mban
i heshtur, ndihesh pafaj.
Ndonjëherë, por vetëm ndonjëherë
arrin të mbash një botë në duar,
e vërteta fare ndryshe mbetet,
ti thjesht vetëm ke imagjinuar.


Alma Papamihali
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.