Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Nje dite dashuria u rikthye me valixhen e te shkuares , por une celsin e kisha hedhur ne vorgullen e harreses , keshtu ajo valixhe nuk u hap kurre me ..
 
MARIO BENEDETTI

KOHË PA KOHË

E pyeta kohën: Ç’të bëj për të lehtësuar dhimbjen time?
Koha m’u përgjigj: Më lër të kaloj.

Më duhet kohë, kam nevojë për atë kohë
që të tjerët e braktisin,
sepse u tepron ose nuk dinë
ç'të bëjnë me të,
kohë
e bardhë,
e kuqe,
e gjelbër
edhe gështenjë e errët,
ngjyra s'më prish punë,
kohë e thjeshtë
që unë s'mund ta hap
e as ta mbyll
si një derë,
kohë për të parë një pemë, një fener,
për të qenë në buzë të qetësisë,
për të menduar se sot është dimër,
për të vdekur pak
dhe sërish të lind,
për të kuptuar,
për t’u kurdisur,
më duhet kohë e mjaftueshme,
për t’u pllaquritur një copë herë tek jeta,
edhe për të zhbiruar pse jam i trishtuar,
edhe të mësohem me skeletin tim antik

kohë për t’u fshehur
në këngën e një gjeli
dhe për t’u rishfaqur
në një hingëllimë
dhe për të qenë i përditësuar,
për të qenë natën
kohë pa orë pa kursim,

e pranueshme të them se më duhet,
domethënë kam nevojë,
më mungon le të themi
kohë pa kohë.

Web
 
Thone se çdo gjë kalon.
Miqt keshillojne qe çdo gjë kalon por nuk ju thone se si ...
Nuk ju thone se do të kalojë nëpër venat e tua, në kockat , mes konturet e fytyrën tënde, në çdo muskul, çdo pikë gjaku, do zhubrose buzëqeshjen, do notoje në lotët e tu, do të gërmoj në stomak....
Dhe do të kalojë pa mëshirë, pa leje.
Kjo do të kalojë, dhe t'ju ndryshojë.
Sa do te zgjase?...kjo varet nga ju ..

Web
 
Sa bukur kur lexojme gjera te cilat i ndjejme por nuk i themi dot per shume arsye.
Dhe jane keta shpirtra te bukur qe shkruajne dhe ne i lexojme duke u ndjere emocion i gjalle????
 
Por zemra është gjithmonë në të njëjtin vend apo lëviz herë pas here?
A shkon majtas dhe djathtas?"
"Jo, zemra qëndron gjithmonë në të njëjtin vend. Në të majtë.."
Dhe ndërkohë mendoja kur ndjeva rrahjet e zemrës per herë të parë.
Pastaj një dit rriteshIMG_20221210_120757.jpg
Dhe kupton se zemra jeton në një mijë vënde të ndryshme, pa banuar realisht në asnjë vend.
Të ngjitet në fyt kur je emocionuar. Ose bie në stomak, kur ke frikë, ose dhemb.
Ka raste kur emocioni shpejton rrahjet e zemrës dhe duket se dëshiron të të dalë nga gjoksi. Herë të tjera, megjithatë, ajo ndërron me trurin.
Ndërsa rritesh, do të mësosh ta marrësh zemrën dhe ta vendosësh në duar të tjera. Dhe, më shpesh sesa jo, do t'ju kthehet paksa e mavijosur, e thërrmuar copash. Por ju mos u shqetësoni për këtë. Do të jetë po aq e bukur. Ose, ndoshta, do të jetë edhe më e bukur. Sidoqoftë, këtë do ta kuptoni vetëm pas një kohe të gjatë.
Do të ketë ditë kur do të besoni se nuk keni më zemër. Të ketë humbur atë. Dhe do të luftosh ta kërkosh në një kujtim, në një parfum, në pamjen e një kalimtari, në xhepat e vjetër të një palltoje të vjetëruar.
Pastaj, do të jetë një ditë tjetër.
Dit pak më ndryshe.
Pak e veçantë.
Pak e rëndësishme.
Atë ditë qê do ti dëshirosh vdekjen zemrës tënde dhe do kuptosh se jo të gjithë kanë zemër.??
 
Ç'dokush mund të largohet.
Rrugët prandaj janë krijuar..
të gjata, të gjera, të rëndësishme.
Jeta është shumë e shkurtër për të bëre rrugë pa zemër..!
 
Mos harro tre grupe njerëzish:
1. Kush të ka ndihmuar në vështirësi.
2. Kush të ka braktisur në vështirësi.
3. Kush të futur në situata të palakmueshme.
Këta janë mësimi më i mirë që jeta mund të ta jap falas vetëm një herë, hera e dytë do ketë kosto shumë të lartë. Andaj, bëjë kujdes!
318215635_5487534178043023_5466355805963761048_n.jpg
 
Koha është ajo që tregon se çfarë është, dashuria, forca, vullneti, durimi.
Me kohën mësojmë si të luftojmë deri në pikën e fundit, me veten dhe të tjerët.
Jeta na mëson si të besojmë se ka shpresë për të nesërmen.
Sepse jeta është si një përrallë.
Duhet; ta dëgjosh, ta besosh, ta jetosh
Të dish;
Cilat janë ëndrrat?
Cilat janë pritjet?
Çfarë duam të na ndodhë?
Të pyesësh veten çdo ditë, të dish përgjigjet ose ti zbulosh ato.
Të duash të jesh e lumtur, por të dish çfarë është ajo që kërkon.
Të duash.
Të buzëqesh.
Të mos lëndosh.
Të jesh pjesë e ylberit të jetës.
Të duash atë copëzen e qiellit që të takon.
Të zbulosh në fluturim si zogjtë, pa harruar të ecësh, hap pas hapi.
Të duash, shumë e më shumë se kaq.
Të falesh një shkëndijë të zjarrtë.
Të dhurosh një pjesë të vetes njerëzve që kemi përzemër.
Të mos themi, "jetuam kot" asnjë ditë të vetme.
Të jemi mirënjohës.
Të kapërcejmë të keqen.
Edhe çdo mbrëmje të kemi diçka të mirë për të ruajtur brenda shpirtit, të kujdesemi për kujtimet, ato të bukurat duke harruar çdo gjë që helmon shpirtin.
Jeta nuk kthehet mbrapsht asnjëherë....
 
Kënaqu me atë që ke, dhe lëri gjërat ashtu siç janë. Kur të kuptosh që s’mungon asgjë, e gjithë bota do të përkasë (Lao Tzu)
 
Besoj intuitës, i besoj gjithmonë.
Nëse nuk është afër me të vërtetë, e prek me siguri...

FB_IMG_1670829717454.jpg
 
Jeta ka të bëjë me shfrytëzimin e mundësive.
Ka të bëjë me realizimin e asaj që fillimisht keni menduar se nuk mund ta bëni kurrë. Është të jesh pak i çmendur, të ndjekësh zemrën dhe të mos shqetësohesh për çdo detaj që të gjithë mendojnë. Dhe mbi të gjitha, ka të bëjë me të mësuarit për të dashur atë që jeni dhe atë që keni.
 
Është e rëndësishme t'i bëni njerëzit të lumtur, por duhet të filloni nga vetja. Nevojat tuaja janë të parat. Ndonjëherë ne humbasim duke u përpjekur të jetojmë jetën tonë për dikë tjetër, duke u përpjekur të përmbushim pritshmëritë e tyre ose duke u përpjekur të bëjmë gjëra vetëm për t'u bërë përshtypje të tjerëve. Por duhet të jetosh, të bësh dhe të duash që të jesh i lumtur. Sepse kur të vijë koha, marrëdhëniet mund të përfundojnë në një çast, por ju do të jetoni me veten tuaj për pjesën tjetër të jetës tuaj. Mos harroni, është e mundur të kujdeseni për nevojat tuaja, duke u kujdesur edhe për njerëzit përreth jush. Dhe nëse nevojat tuaja plotësohen, ka të ngjarë të jeni shumë më në gjendje të ndihmoni ata që kanë më shumë nevojë për ju.
 
Sa e tepert eshte te duash dikë më shumë se veten, por ama është dhe gjëja më e bukur që mund të të ndodhë ,të dëgjosh e ndjesh rrahjet e zemrës, e njëkohësisht frymëmarjen tënde.
Eshtë dhe kjo një mundësi apo jo?
 
Nëse doni të dini se ku është zemra juaj, shikoni se ku shkon mendja juaj kur endet. Siç tha dikur Steve Jobs, “Koha juaj është e kufizuar, prandaj mos e humbni duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Mos u kapni nga dogmat, ku jetoni nga rezultatet e të menduarit të njerëzve të tjerë. Mos lejoni që zhurma e opinioneve të të tjerëve të mbyt zërin, zemrën dhe intuitën tuaj të brendshme. Në një farë mënyre, ata tashmë e dinë se çfarë dëshironi të jeni vërtet. Çdo gjë tjetër është dytësore.”
 
Mos ia kaloni gjithmonë fajin të tjerëve, në një moment do të jetë edhe tek ju faji.
Mësoni të pranoni pasojat e veprimeve tuaja dhe të jeni në gjendje t'i kapërceni ato me kokën lart, asgjë nuk ndodhi nëse bëni një gabim, edhe nëse lëndoni dikë mund ta rregulloni atë.

Çështja është të mos jesh i vogël, të pranosh që kishe faj, të kërkosh falje, të ulësh kokën dhe të thuash “më fal, gabimi im!”.
 
Last edited:
Në momentet tuaja të qeta, për çfarë mendoni?
Sa larg keni arritur apo sa larg duhet të shkoni?
Pikat tuaja të forta dhe të dobëta?
Më e mira që mund të ndodhë apo më e keqja që mund të vijë?
Në disa momente të qeta, kushtojini vëmendje të folurit tuaj të brendshëm. Sepse ndoshta, vetëm ndoshta, e vetmja gjë që duhet të ndryshojë në mënyrë që ju të përjetoni më shumë lumturi, më shumë dashuri dhe më shumë vitalitet, është mënyra juaj e të menduarit.
 
Mos u shqetësoni për atë që të tjerët po bëjnë më mirë se ju. Përqendrohuni në thyerjen e rekordeve tuaja çdo ditë. Suksesi është një betejë vetëm mes TY dhe VETES. Dhe çfarëdo që të bëni, refuzoni të ulni standardet tuaja për të qenë të barabartë me ata që refuzojnë të rrisin standardet e tyre.
 
Ty...

Dëgjo, unë ty të ndjej, të ndjej sa t'i se di
eja, jepma dhimbjen, dhe zemrën mos ma fshi'
Eja lëre këtu dhe në të qahet, qaj
unë lotët mund t'i fshi, por zemrën dot s'ta thaj...
Eja thahu këtu, dhe tretu përmbi sy
Dhe tek qerpiku im pastaj bëhu hi...
Tretu në të tretet, humb në do të humbësh
thyeu e thërrmohu kur jetës të lëkundesh...
Cifla-cifla bëhu si erë a si rërë,
Por eja, jepma dhimbjen tek shpirti im të flerë..
Hirin tënd do marr dhe prapë do e bëj zjarr
dhe ti do e kuptosh se gjeta një thesar.
Se gjeta tek një dhimbje fuqinë e botës mbarë!
Se gjeta tek një lot jetën në filiz
Kaq shpejt paske harruar se je prej dashurisë?!
Ti vetë ma mësove jetës si durohet
si zemra para zemrës kurrë nuk turpërohet,
Por veten lë aty edhe kur s'do të flasë
se zemra kur ka zemrën veten mund t'a masë
me gjithë ç'i del përpara, trishtim edhe gëzim
ti vetë ma mësove ku zemra gjen fuqinë!
Pra eja, jepma dhimbjen, unë do e bëj fuqi
Dhe prapë do të të them se ti je aq Njeri,
Ti je një forcë e madhe që dot nuk emërzohesh
Ti je ajo zemër që duhet të tregohesh!
Unë jam ende këtu, në dhimbje dhe gëzim,
Unë gjë s'mund të të jap përveçse shpirtit tim.
Nesër do i themi dhimbjes të dy bashkë
Ne ty të kemi mundur veç duke u dashtë!

Lulëzim Beshaj
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.