Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkrime të ndryshme

Është e sigurtë që për gjithçka që do, duhet të paguash njëfarë çmimi.
 
Është e sigurtë që për gjithçka që do, duhet të paguash njëfarë çmimi.
Gjerat qe do fort dhe me shume se veten Zoti ti merr, atehere pse na i jep ne jet se kuptoj?
 
Nëse nuk e di gjuhën aq mirë sa ta kuptosh përrallën e jetës,
s'e merr vesh dot rrëfimin,
s'kupton gjë nga zogjtë, as nga gjethet.
E çfarë dimë ne të rriturit.
Sa bukur shkruajmë dhe kur nuk shkruajmë,
Sa bukur flasim dhe kur heshtim
Sa bukur qeshim kur është për të qarë
Sa pak flasim, kur kemi shumë për të thënë.
Sa shumë themi "jam mire".. kur është e kundërta.
Sa shumë probleme dhe shumë rrugë për ti zgjidhur ato.
Por, ndonjëherë dhe luftëtari më i madh hedh shpatën e tij dhe shkon.....
 
Akoma besoni se keni ardhur në këtë botë rastësisht?
Me një frymëmarrje të vetme, 100 trilion qeliza vijnë në jetë.
Gjatë kohës që shkoni në shtrat natën deri në mëngjes, ADN-ja juaj prej 3 miliardë shkronjash kopjohet në mënyrë të përsosur.
Humbja e një shkronje të vetme do të thotë se jeni të paralizuar në mëngjes.
Për sa ditë kompjuteri më i avancuar në një librotekë mund të kopjojë 1000 vëllime nga 500 faqe?!
Trupi i njeriut e kopjon brenda disa orësh dhe kjo ua mundëson që ju të mbijetoni?
Mendo dhe zgjohu, zgjohu dhe mendo..
“Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Kuran Lukman: 11.

319103258_2039096032932231_3344056681032636710_n.jpg
 
"Të falësh veten do jesh ti që do ta duash më së shumti dhe pas një gabimi"

E ke parasysh kur has diçka që dhe pse e di se do të humbasësh, nuk ndalesh por përpiqesh dhe shpreson deri në fund?
Iluzioni të përfshin, ti ndahesh në dy pjesë: pjesa racionale dhe pjesa e paarsyeshme.
Një pjesë prej teje e di se si do të përfundojë, pjesa tjetër do të gjejë gjithmonë një pikëmbështetje për të vazhduar me shpirt.
Ti e di të vërtetën, thjesht pretendon se nuk e di, sepse dashuron, ndjen, mungon, dhemb e djeg malli.
Por shumicën e kohës ne mashtrojmë veten dhe në fund, sido që të ndodhë, personi më i vështirë për t'u falur dhe bindur, do të jemi ne.
Kjo pra të mëson njerëzit se ku mund të arrijnë me tê dhënat tua dhe pse u beson fort, por mëson dhe veten brenda kësaj dhimbje, ne atë moment kur ndodh dhe pranon se kurrë nuk thuhet kurrë.

M. Cacace
 
THËNIE NGA AUTORË LATINOAMERIKANË

Ka njerëz që nuk mund ta imagjinojnë botën pa zogj; ka njerëz që nuk mund ta imagjinojnë botën pa ujë; ndërsa unë kurrsesi nuk mund ta imagjinoj botën pa libra.
JORGE LUIS BORGES

Moda është legjitime në gjërat e vogla, si veshja; ndërsa në mendim dhe në art moda është e neveritshme.
ERNESTO SABATTO

Komunizmi është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është një kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin, por dhe më tepër akoma, zemrën dhe shpirtin e njeriut.
GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ

Po kush është ky vrasës serial, i cili vret këdo që i del përpara? Pse nuk e fusin në burg? Oh, kurrsesi nuk mund ta burgosin këtë vrasës të tmerrshëm, sepse ai i ka me vete çelësat e të gjithë burgjeve, sepse është një sistem universal pushteti që e ka kthyer botën në një çmendinë ose në një thertore.
EDUARDO GALEANO
 
Nëse dëshironi të jetoni një jetë të qetë dhe të lumtur, ndiqni këto rregulla:
Bëni mirë,
Mos lëndoni kurrë askënd,
Falni gjithmonë,
Jini pozitivë,
Besoni në veten tuaj.

319790988_1203653907255582_6210994889511658201_n.jpg
 
Fotoja e parë është shkrepur nga kanali televiziv National Geografic.
Fotoja e dytë është pjesë e librit: "Axhaib el Mahlukat ue Garaib el Meuxhudat" me autor "Al Kazuijni"

800 vite është periudha kohore mes dy fotove!

131029647_843090956515093_8506753703508273223_n.jpg
 
Mos e lodhni shumë vetën të kritikoni të tjerët, të pastroni listën e miqve dhe të njerëzve që keni përreth vetes tuaj. Merrni mësim prej pemëve, ato nuk lodhet me shkundjen e gjtheve dhe të frutave por gjethet dhe frutat e kalbura bien vetvetiu. Pastaj, vjen koha e pranverës kur të njëjtat pemë mbushen gjethe e fruta të reja. Andaj, ndoshta kohë pas kohe kemi nevojë edhe ne që të shkundim listat e miqve tanë për ti pastruar ato dhe për ti dhënë hapësirë miqve të rinj të cilët ndoshta me kohë të gjata janë duke pritur që të jenë miq me juve.

319544762_5462866323822995_4761472242371733641_n.jpg
 
Dashuria ime për ty ka dy jetë.
Prandaj të dua edhe kur s’të dua
E prandaj kur të dua të dua.

Pablo Neruda
 
Une nje jet kam per dashurine
Dy nuk doja as kam kerkuar
E dashurine se nderrova kurre
Dhe kur u ndjeva e tradhetuar.
 
Last edited:
Dovremmo vivere sempre con la speranza di riuscire a transformare in felicita anche le nostre incertezze. Duhet te jetojme gjithmone me shpresen qe tia dalim ti transformojme ne lumturi edhe paqartesite tona.

Nuk e di pse mu kujtuan keto fjale te shkrimtarit te famshem Romano Batalia
Eshte gje e bukur te lexosh, sepse mbjell gjera te bukura ne shpirt dhe dije ne mendje?
 
Largohu nga atje ku nuk e lënë diellin tënd të shkëlqejë.

Ju nuk i detyroheni askujt humorin tuaj, gjendjen tuaj psikologjike dhe mbi të gjitha, nuk i detyroheni askujt qetësinë tuaj shpirtërore.

Kushdo që kujdeset vërtet për ju do të dëshirojë t'ju shohë gjithmonë me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e tuaj. Ai do të dëshirojë vetëm që versioni më i bukur prej jush të lulëzojë dhe do të luftojë për të. Ai do të bëjë çmos për të larguar çdo pyetje nga sytë tuaj. Do t'ju sjellë optimizëm kur të keni nevojë dhe mund t'ju bëjë të ndiheni të sigurt në çdo kohë. Nuk do t'ju shkaktojë boshllëqe emocionale, nuk do të testojë kufijtë tuaj dhe do të kujdeset për qetësinë tuaj shpirtërore. Sepse asgjë në botë nuk është më e çmuar se paqja eshpirtit!

Largohu ku nuk buzëqesh. Sepse nuk do të buzëqeshësh kurrë.
Largohu nga aty ku nuk ka këshilla për të mirën tënde.
Largohu nga lajkatarët, shpirtrat e poshtër.

Mos i bëni vetëm të tjerët të buzëqeshin, nëse ata nuk e bëjnë dicka të tillë.
Buzëqeshja në buzët tuaja është buzëqeshja e shpirtit tuaj! Nuk ka rëndësi nëse është për shkak të dashurisë, një përqafimi, suksesi apo thjesht një shikim, apo mirësie.
Buzëqeshja në buzët tuaja është gjurmë e buzëqeshjes së shpirtit tuaj!
Kushdo që nuk është në gjendje ta krijojë ose ta shkaktojë nuk është vendi ku duhet të qëndroni apo njerëzit që duhet të komunikosh.
Jeta është plot zgjedhje dhe asgjë nuk është e dhënë. Gjithçka varet nga ju dhe ju mund të ndryshoni gjithçka. Pse po, edhe vetmia bën diferencën.

Vetëm sigurohuni që ta mbani mend. Gjithmonë ik nga ata që të vjedhin buzëqeshjen???
 
Çdo shpirt ka nevojë për shpirt që shpirtit t'i jap shpirt.

FB_IMG_1671301921917.jpg
 
Ata që nuk i kursejnë fjalët e tyre janë Ata që flasin me fjalë të bindura dhe të qarta.
Ato shpjegohen në mënyrë të barabartë. Ata nuk kanë frikë dhe nuk fshihen të thonë atë që ndjejnë Ata flasin me gjuhën e shpirtit të tyre. Fjalët e tyre janë po aq të pastra sa shikimi i tyre. Dhe dalin nga zemra e tyre.

Ata nuk kanë frikë t'ju shikojnë në sy dhe t'ju thonë të vërtetën. Për të thënë atë që të tjerët nuk kanë guxim të thonë. Ata bëjnë dallimin me bindjen dhe intuitën që i zotëron. Me guxim që i dallon. Ata nuk kanë mësuar të pretendojnë të marrin atë që duan. Ata nuk i shfrytëzojnë emocionet për t'i shërbyer interesave të tyre. Ata kanë mësuar gjithmonë të pretendojnë dhe të fitojnë atë që duan. Ata nuk kanë frikë nga marrëdhëniet. Ata nuk i shmangen angazhimeve. Ata nuk kanë frikë të prishin imazhin e tyre. Ata qeshin me zemër dhe nuk kanë turp të qajnë nga shpirti.

Ata kuptojnë më shumë sesa mund të durojë kjo botë. Ata mund të përballojnë më shumë sesa u jep kjo botë. Ata flasin pak. Ata dinë shumë. Ata janë autentikë dhe të ndershëm në gjithçka. Ata nuk kanë frikë nga ndjenjat e tyre. Ata duan me pasion. Ata e japin veten me gjithë qenien e tyre. Ata e respektojnë partnerin e tyre, e këshillojnë se duan ta shohin që të vlerësohet më shumë nga të gjithë dhe e trajtojnë atë ashtu siç e meriton. Ata nuk i përdorin ndjenjat e tij për të arritur ambiciet e tyre personale. Nuk i shkaktojnë atij pasiguri dhe fobi. Në vend të kësaj ata e mbrojnë atë dhe kujdesen duke treguar dashurinë e vet në çdo rast.

Ata besojnë në veprim dhe jo në teori. Ata nuk i pëlqejnë fjalët e mëdha boshe. Ata dallohen nga cilësia dhe jo nga sasia e njerëzve pranë vetes. Ata nuk e fshehin se kush janë. Përkundrazi, krenohen me të dhe e bërtasin me çdo lëvizje të tyre. Ata e shpallin atë në çdo vështrim të tyre. Ata e urrejnë sjelljen e keqe, mosmirnjohësit ,Ata e duan autenticitetin. Ata e urrejnë të keqen dhe errësirën e shpirtrave. Ata nuk imitojnë apo kopjojnë idhujt e cekët.
Thjeshtë kanë forcë të vazhdojnë edhe kur gabojnë, duke kërkuar falje bindshëm.
Ata dinë të duan.

Web
 
Shprehni atë që ndjeni, jini të sinqertë emocionalisht. Eksternalizoni emocionet tuaja sepse në të kundërt, ato do të veprojnë si një bombë me sahat që do të shpërthejë në momentin më të papërshtatshëm.

Mësoni t'i përvetësoni ndjenjat tuaja dhe mos t'i ruani ato thellë në shpirtin tuaj edhe kur janë gabim, ti lufto.

Është veçanërisht e vështirë për të shprehur një emocion për shkak të pikëpamjes se eksternizimi i një emocioni çon në dobësi. Por është diçka më e zakonshme të flasësh për ndjenjat tua të pastra,sido të jetë situata.

Pas frenimit të emocioneve është frika, frika nga komenti, frika nga dobësia, frika nga lëndimi, frika nga refuzimi. Gjithçka që di është se jeta është shumë e shkurtër për të jetuar me frikën e ndonjë gjëje.

Mos kini frikë të shpreheni. Ndjehesh të përqafosh, bëje, ndihesh i trishtuar të shpërthejë në lot, bëje, Ndjen zemërim shprehe mos u mbyll. Kurrë mos u pendoni për ndjenjat që keni nxjerrë nga zemra apo të thëna me shpirt.

“Asnjëherë mos kërkoni falje për shprehjen e ndjenjave tuaja. Kur e bën këtë, po kërkon falje për të vërtetën"
Më fal që të desha më shumë se veten.
Më fal që të lodha e mërzita me dashurinë time.
Më fal që ndjeva dhembsuri dhe pranova të flas me ty, e të jap dritë prej shpirtit tim.
Më fal që u dashurova me ty.

Të gjithë gabojnë, disa pse e shprehin dashurinë e tjerë që e fshehin dashurinë.

Web
 
Last edited:
Si të llogarisim miqësinë...?
Të gjithë ne, miqësinë e llogarisim me anë të kohës. Por, sa prej nesh janë në gjendje që miqësinë ta llogaritin në një formë tjetër...?
Pra, sa prej nesh janë në gjendje që të thonë se këtë e kam mik prej kaq vështirësive, kaq situatave të palakmueshme, kaq ndihmave të ofruara, kaq gëzime të ndara bashkë, kaq ndejave painteres, kaq përkrahjeve, etj...?
Nëse jeni në gjendje që nga e tërë lista e miqve të nxirrni disa të tillë, dijeni se ju jeni person me fat...

319528028_743185590701552_8461535801711127560_n.jpg
 
Vocerraku kishte ngecur mes disa luleve dhe spo largohesh dot prej atje,renda me vrap une drejt tij e mora dhe fillova ti perkedhelja ate koken e vogel te tijen,ishte i trembur dhe tentonte shpesh te largohesh duke levizur krahet e tija ndersa un i kisha kapur kembet,e doja pak per vete dhe si per ti treguar pak nga ne dhe bota jon e futa brenda habitatit ton jetsor,aty e humbi fare me shpetoj nga dora dhe vetem beri nje perplasje shume te keqe pas nje xhami,ai donte te ikte...mezi e kapa pas rremujes qe u be,e kisha ne dore dhe ndjeja vetem rrahjet e tij,dukesh i trembur dhe i dorzuar para meje,duke mos pasur forc te ikte ai po qendronte ne qetesin e perkedhelis se kokes,duke e ferkuar njekohsisht po dilja tashme jashte,u sigurova qe ishte mire dhe hapa duart e lash te shkonte ne udhen e tij.
Hapi krahet direkt dhe iku humbi brenda 1 sec...
Snapchat-1206356764.jpg
Jemi krijuar te kemi jetesa te ndryshme por na lidh e njejta ndjesi dhe nevoj e te pasurit lirin ton.
-Hapni krahet dhe fluturoni po njesoj,shkoni dhe jetoni aty ku paqa dhe qetesia e shpirtit marrin nje udhe.....
 
Pranë do të kemi gjithmonë njerëz që do na vlerësojnë. Ata që do na inkurajojnë.
Ata do të na mbajnë në zemrën e tyre çdo ditë - si frymë.
Ata do na kërkojnë dhe do të na gjejnë.
Ata do të ndajnë kafshatën e fundit me ne.
Ata do të djegin botën për ne.
Ata do të ndërtojnë ura, do të shëmbin mure.
Ata do na japin miqësi, dashuri dhe më shumë.
Ata do na mbajnë në krahë kur nuk kemi forcë për të ecur.. dhe do të fluturojnë me ne kur të hapim krahët nga lumturia.
Do të ketë edhe të tjerë, sigurisht.. por do të jenë thjesht, të njohur...
Le të vlerësojmë më shumë ata me të cilët ia vlen të hapim zemrën..!
 
Ëndrrat e mia ti dhurova
Të fala ndjenjë e dashuri
Me lotë syrin e pushtova
ike ti

Çdo çast jete tu përkushtova
Të ngrita në qiell si perëndi
Por në fund vetmin takova
Atëher kur’’
ike ti

Vret si thikë e shkreta fjalë
Shpirti digjet, e bëhet hi
T’kërkoj në ëndrra mbushur mallë
Por’’. s’je ti

Veten time e turturova
Duke fshirë lotët në sy
Por një gjë kurrë se mohova
Dashurin
Për ty
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.