Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Shkruani diçka të bukur..!!

Dikush e injoron praninë tënde,kurse dikush tjeter do të bënte gjithshka për të të pasur ty.
 
????????????
 
Nuk e di kush eshte me budallai nga ne te dy.
Un qe të jap te drejte ty.
Apo ti qe me jep mua te drejte.
 
Nuk e di kush eshte me budallai nga ne te dy.
Un qe të jap te drejte ty.
Apo ti qe me jep mua te drejte.
Spaska asnje budalla ne mes mesa kuptoj une.,pervec se deshires per mos bere njeri-tjetrin te ndihet keq si pasoje e asaj qe ndjeni ndoshta?
 
Të dëshiroj në radhë të parë të duash!

”Të dëshiroj në radhë të parë që të duash e që, duke dashtë, gjithashtu të të duan. E, nëse nuk është ashtu, të jesh i shpejtë në të harruar, e pasi të kesh harruar të mos mbash mëri.

Dëshiroj, pra, që mos të jetë ashtu, por që po qe se është, duhet të dish të jesh pa u dëshpëruar.

Të dëshiroj gjithashtu që të kesh miq, e që, edhe nëse janë të këqinj e jokorrektë, të jenë guximtarë e besnikë, e të paktën të kesh një tek i cili të mund të besosh pa dyshuar.

Sepse jeta është kështu, të dëshiroj gjithashtu që të kesh armiq. As shumë as pak, në masën e duhur në mënyrë që, ndonjëherë, të vësh në pikëpyetje sigurinë tënde.

E që mes tyre, të ketë të paktën një që të jetë i drejtë, që të mos ndihesh tepër i sigurtë.

Të dëshiroj për më tepër që të shërbesh, por jo të jesh i pazëvendësueshëm. Dhe që në momentet e këqija, kur mos të mbesë asgjë tjetër, ai shërbim të jetë i mjaftueshëm për të të mbajtur në këmbë.

Po ashtu të dëshiroj që të jesh tolerant; jo me ata që gabojnë pak, pasi kjo është e lehtë, por me ata që gabojnë shumë dhe në mënyrë të parikuperueshme, dhe që duke bërë një përdorim të mirë të asaj tolerance, të shërbesh si shembull për të tjerët.

Të dëshiroj që duke qenë i ri të mos piqesh para kohe, e që kur të jesh i rritur, të mos insistosh për t’u plakur, e që kur të jesh i plakur mos t’i dedikohesh dëshpërimit.

Sepse secila moshë ka kënaqësinë dhe dhimbjen e vet dhe është e nevojshme që t’i lejojmë që të rrjedhin në ne.

Të dëshiroj që kësaj udhe të trishtohesh, jo gjithë vitin, por vetëm një ditë. Por në atë ditë të zbulosh që buzëqeshja ditore është e mirë, që e qeshura që bëhet zakon është ushqim dhe e qeshura e vazhdueshme është e dëmshme.

Të dëshiroj që të zbulosh me urgjencë maksimale, pavarësisht gjithçkaje, se ekzistojnë e të rrethojnë qenie të lodhura dhe të trajtuara padrejtësisht dhe njerëz të palumtur.

Të dëshiroj që të ledhatosh një mace, të ushqesh një zog, të dëgjosh një zog rrëfashku duke kënduar triumfalisht këngën e tij mëngjesore, sepse në atë mënyrë do të ndihesh mirë pa ndonjë arsye.

Dëshiroj gjithashtu që të mbjellësh një farë, sado e vogël që të jetë, dhe ta shoqërosh në rritjen e saj, për të kuptuar se nga sa jetë është e përbërë një pemë.

Të dëshiroj, edhe që të kesh para, sepse është e nevojshme të jesh praktik. Dhe të paktën një herë në vit një pjesë nga ato para t’i vësh mënjanë dhe të thuash: “Këto janë të miat”, vetëm për të qenë i qartë se kush është pronar i kujt.

Të dëshiroj gjithashtu që asnjë nga dashuritë e tua të mos vdesë, e nëse vdes ndonjë, të mund të qash pa u ankuar dhe të vuash pa u ndjerë fajtor.

Të dëshiroj në fund që, nëse je burrë, të kesh një grua të mirë, e nëse je femër, të kesh një burrë të mirë nesër dhe të nesërmen, dhe kur të jeni të rraskapitur apo të buzëqeshur, prapë të teprojë dashuri sa për t’ia nisur nga nga e para.

Nëse të gjitha këto gjëra ndodhin, nuk kam më asgjë për të të uruar...”.

Viktor H.
 
BESA ....me kultin e nderit eshte i lidhur edhe kulti i fjales se dhene ose sic njihet nder shqiptar 'kulti i beses'. Kjo eshte fjale qe nuk ekziston ne asnje gjuhe te botes. Ne gjuhet ballkanike ekziston si fjale e huazuar nga shqipja. Shpesh në perkthime nga gjuha shqipe fjala bese duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji te ndonje gjuhe tjeter, ajo jepet në forme shkrimesh shpjeguese, si nje dukuri e botes shqiptare, si albanizem.

BESA .... ose kulti i fjales se dhene, lidhet ne burim me mitin biblik të fjale: 'Ne fillim ishte fjala'. Para se te ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vet fjala. Ky kult madheshtor, i cili, ne popujt evro-perendimor pak nga pak mori karakterin e nje idomene fetare kishtare, te shqiptaret ruajti gjuhen e burimit. Lidhja ne fjale (bese) perbente kanunin autoritetin me te lare. Te gjitha marredheniet ne gjini, fis, famulli, bajrak dhe ne nivelin me te larte te bashkesise etnike lidheshin ne fjale perkatesisht ne bese. Besa eshte testament moral i shqiptareve qysh prej periudhes mitologjike. Dy baladat me rendesishme 'Rozafati' qe ka motivin e murimit, dhe ajo me motiv të ringjalljes 'Besa e Konstadinit' lidhen me mbajtjen e beses qe sipas Ismail Kadarese ..Fjalen e dhene , besen nuk e shkrin as dheu. Ne kanun thuhet se e 'folmja eshte e falme' ajo që premtohet duhet patjeter te kryhet. Besa shqiptare e njohur te bullgaret dhe rumunet pikerisht me emrin besa, kurse te sllavet e jugut si 'Arbanska vjera' (perkthehet fjale per fjale) ajo qe besojne shqiptaret, eshte virtyt themelor i joni i trasheguar nga te pare.



Wikipedia
 
E konsiderojne veten feministe ato femra qe gjykojne te tjerat,ato femra qe qeshin pa lidhje teksa nje mashkull fyen nje femer tjeter.
 
Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani (Bertrand Russell).
 
Nese do te shperdahej cmimi,Oscar per budallain me te madh ne bote.
I dashur ti do e fitoje:D:D.
 
Kushdo që s’ka bërë asnjë gabim nuk ka provuar asgjë të re.
Niçe
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.