Specialitet italian: Lazanje me kungullesha dhe djathë

Lina

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
14,207
Vendndodhja
Me kembe ne toke

Specialitet italian: Lazanje me kungullesha dhe djathë​




Specialitet vërtet i shijshëm me kungullesha dhe tri lloje djathërash. Lazanja, të cilën të gjithë e preferojnë, shndërrohet në diçka të re, shije e këndshme!


Përbërësit:
– 600 g kungullesha
– 50 g gjalpë
– 1 lugë e vogël erëza,
– Piper i bardhë,
– 12 fletë lazanje
– Kripë,
– 100 g gorgonzolë,
– 50 g mocarellë,
– 15 g parmezan.
Për salcë beshameli:
– 50 g gjalpë,
– 50 g miell gruri të bluar egër,
– 1 l qumësht
– 1 lugë e vogël piper të bardhë,
– Kripë.

Përgatitja:

Kungulleshat lani dhe grini për së gjati në feta të holla. Skuqni në gjalpë, hidhni erëza dhe hiqeni nga zjarri.

Lazanjat zieni në ujë me kripë (2-3 minuta), në të cilën keni hedhur disa pika vaj që fletët të mos ngjiten, apo përdorni lazanje që nuk zihen.

Për salcë beshameli, në gjalpë ngadalë skuqni miellin. Gradualisht hidhni qumësht të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht derisa të përftoni përbërje të dendur të lëmuar. Shtoni erëzat, hidhni piper dhe sipas nevojës hidhni kripë.

Në fund të enës rezistuese ndaj zjarrit (30 x 19 cm) hidhni pak beshamel, radhisni një radhë lazanje, mbi to shpërndajini beshamelin, kungulleshat, mocarellën e grirë në rende apo gorgonzolen e grirë.
Në to vini fletët e lazanjës dhe përsëriteni procedurën, ashtu që në fletën e fundit të lazanjes hidhni beshamelin, djathin e grirë në rende dhe parmezanin.

Piqni rreth 25 minuta në furrë të ngrohur në 220 gradë Celsius.


Telegrafi.
 
Last edited:

Pepsi

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,034
Ja shkruaje ti mire
Un ta nis n sicili e ta mbyll n xhenova😉
Po t them vetem 1 gje tvogel. Beshamelin gabim. Plus piperin e bardh e ke zevendesu, sepse esht arre muskat quhet. Nejse, edhe kshu si e ke hedh esht e shijshme😊
 

Lina

Ετερως εγώ
Anetar i Stafit
ADMIN/E
Mesazhe
14,207
Vendndodhja
Me kembe ne toke
Un ta nis n sicili e ta mbyll n xhenova😉
Po t them vetem 1 gje tvogel. Beshamelin gabim. Plus piperin e bardh e ke zevendesu, sepse esht arre muskat quhet. Nejse, edhe kshu si e ke hedh esht e shijshme😊

Besameli behet ne dy menyra

Nje duke skuqur miellin me gjalpë

Dhe nje tjeter ne qumesht te ftohte e duke trazuar

Sa per arrat varet si i përdorin ...une personalisht nuk e di se u quante shqip arra mushkat ( flm qe ma the
 

Dëbora

-
Anetar i Stafit
MODERATOR/E
Mesazhe
3,826

Specialitet italian: Lazanje me kungullesha dhe djathë​




Specialitet vërtet i shijshëm me kungullesha dhe tri lloje djathërash. Lazanja, të cilën të gjithë e preferojnë, shndërrohet në diçka të re, shije e këndshme!


Përbërësit:
– 600 g kungullesha
– 50 g gjalpë
– 1 lugë e vogël erëza,
– Piper i bardhë,
– 12 fletë lazanje
– Kripë,
– 100 g gorgonzolë,
– 50 g mocarellë,
– 15 g parmezan.
Për salcë beshameli:
– 50 g gjalpë,
– 50 g miell gruri të bluar egër,
– 1 l qumësht
– 1 lugë e vogël piper të bardhë,
– Kripë.

Përgatitja:

Kungulleshat lani dhe grini për së gjati në feta të holla. Skuqni në gjalpë, hidhni erëza dhe hiqeni nga zjarri.

Lazanjat zieni në ujë me kripë (2-3 minuta), në të cilën keni hedhur disa pika vaj që fletët të mos ngjiten, apo përdorni lazanje që nuk zihen.

Për salcë beshameli, në gjalpë ngadalë skuqni miellin. Gradualisht hidhni qumësht të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht derisa të përftoni përbërje të dendur të lëmuar. Shtoni erëzat, hidhni piper dhe sipas nevojës hidhni kripë.

Në fund të enës rezistuese ndaj zjarrit (30 x 19 cm) hidhni pak beshamel, radhisni një radhë lazanje, mbi to shpërndajini beshamelin, kungulleshat, mocarellën e grirë në rende apo gorgonzolen e grirë.
Në to vini fletët e lazanjës dhe përsëriteni procedurën, ashtu që në fletën e fundit të lazanjes hidhni beshamelin, djathin e grirë në rende dhe parmezanin.

Piqni rreth 25 minuta në furrë të ngrohur në 220 gradë Celsius.


Telegrafi.
Një alternativë mjaft e mirë për vegjetarët.
Duhet provuar, patjetër 😋
Erëzat besoj janë arrëmyshk apo muskat 🤷‍♀️
 

Pepsi

Anetar i ri
ANETAR ✓
Mesazhe
1,034
Besameli behet ne dy menyra

Nje duke skuqur miellin me gjalpë

Dhe nje tjeter ne qumesht te ftohte e duke trazuar

Sa per arrat varet si i përdorin ...une personalisht nuk e di se u quante shqip arra mushkat ( flm qe ma the
Sta thash me tkeq😊
Nejse. Dit te mbare
 

Dëbora

-
Anetar i Stafit
MODERATOR/E
Mesazhe
3,826
Kur jemi te beshameli, unë përdori kripë të trashë, apo të pa bluar pluhur. Pastaj nuk e pëlqej shijen e piperit të bardhë. Më duket disi me shije ndryshe.
 
Top