Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Vlerat e femres

Bukuria e një femre nuk qëndron në pamjen e jashtme, por në shpirtin e saj. Është përkujdesja që ajo e jep gjithë dashuri për të tjerët, pasioni që ajo tregon. Bukuria e një femre shtohet me kalimin e viteve”. – Audrey Hepburn
Femra të mira ekzistojnë kudo, por ky fakt nuk vihet re në fazën e lidhjeve. Mund të ndodhë të lidhesh me femra të ndryshme dhe të besosh se femrat me personalitet të fortë nuk ekzistojnë. Nuk është e vërtetë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për meshkujt, por duhet kuptuar se duhet të njohësh disa njerëz të gabuar, derisa të arrish tek personi i duhur. Vetëm me të duhurin do kuptosh se sa shumë je gabuar në idetë e tua.
Ndaj, në këtë artikull ne duam të përqëndrohemi në cilësitë e një femre me karakter të fortë. Shpresojmë që ky material t’ju duket argëtues dhe pse jo, edhe i vlefshëm për ju.
  1. Ajo kujdeset për veten.
Një femër e fortë dhe krenare për veten është e përgjegjshme dhe realiste për gjërat që bën dhe që nuk i bën dot dhe nuk fajëson asnjë person për këto të fundit. Një femër e tillë është e besueshme, punëtore dhe e sigurtë në vete.
  1. Ajo ndihet rehat me veten e saj.
Një femër e tillë i njeh vlerat e saj dhe pavarësisht se mund të jetë e pasigurtë ndonjëherë (është njeri si të gjithë ne), ajo sërish e sheh veten me krenari në pasqyrë. Kjo femër është mjaftueshëm inteligjente për të kuptuar se opinioni i saj për pamjen e jashtme është i vetmi që ka rëndësi.
  1. Ajo beson se duhet të jetë e pavarur.
Me pak fjalë, ajo s’ka nevojë për të tjerët për t’ia dalë mbanë në jetë dhe kjo është diçka pozitive. Një femër me personalitet të fortë nuk varet tek askush për të plotësuar nevojat e saj. Nëse një femër e tillë është dashuruar me ty, dije se nuk e ka bërë për ta ndihmuar me aspektin financiar, apo me aspektin mendor me këshilla. Ajo ka hyrë në marrëdhënie si e barabartë me ty.
  1. Nuk është shumë e përqëndruar tek vetja.
Një femër me personalitet të fortë nuk përqëndrohet shumë tek vetja. Përkundrazi, ajo mund të japë më shumë nga sa meriton se duhet të marrë. Në një marrëdhënie, vihet re në mënyrë të dukshme vetëmohimi i tyre. Ato duan më të mirën për personin që kanë në krahë.
  1. Nuk është shumë e interesuar tek debatet e kota.
Dramat nuk i interesojnë një femre të fortë. Ato nuk do të luajnë asnjëherë lojëra fëmijësh, apo të përpiqen të të bëjnë xheloz. Është fakt që një femër e fortë nuk ka nevojë të bjerë në sy me gjëra të tilla.
  1. Ajo të frymëzon të jesh versioni më i mirë i vetes
Një femër e fortë e di se sa shumë mund të arrijë gjithkush rreth saj dhe i nxit të gjithë të vetëpërmirësohen. Ajo dëshiron që të gjithë të bëjnë dhe të arrijnë maksimumin, sepse beson dhe i respekton aftësitë e personave që e rrethojnë.
  1. Sillet në mënyrë shumë të qetë në konflikte.
Një femër e pjekur dhe e fortë nuk i pëlqen shumë konfliktet, por kur ato ndodhin dhe nuk i shmang dot, përpiqet të sillet në mënyrë mjaft të qetë dhe të ofrojë ato që i mendon si zgjidhjet më të mira. Ajo merr pjesë në marrjen e vendimeve në të mirë të të gjithëve, për të mos i prishur qejfin askujt.
  1. Ka përherë një opinion dhe është mjaft mendjehapur
Një femër e fortë nuk ndihet e frikësuar për të thënë mendimin e saj kudo. Ajo është mjaft tolerante me të tjerët dhe i dëgjon deri në fund gjërat që thonë të tjerët. Ajo është edhe mendjehapur në një marrëdhënie duke mos kërkuar vlerësime apo lëvdata të kota nga partneri i vet.
  1. Lë gjithmonë një përshtypje pozitive
Siç e përmendëm më lart, një femër me vlera ka karakter të fortë. Ajo beson tek vetja, është e zgjuar, e ndershme dhe besnike. Për këto cilësi të saj, ajo lë përherë përshtypje të mira tek njerëzit. Nëse ke në krahë një femër të tillë, mundësitë janë të shumta që familjarët apo miqtë e tu ta respektojnë dhe ta duan atë.
  1. Ti do të ndihesh fatlum që ke në krahë një femër të tillë.
Është e pamundur të mos ndihesh me fat, nëse ke pranë një femër me personalitet të fortë. Duhet të ndihesh edhe krenar, se një femër e tillë e zgjedh me kujdes partnerin e vet dhe përderisa ka zgjedhur ta kalojë jetën me ty, atëherë duhet të ndihesh i veçantë dhe i privilegjuar për këtë fakt. / bota.al
 
Femra eshte vete diamanti i kesaj bote vlera me e cmuar se cdo gje tjeter, ajo shkelqen dhe kur nuk ka drite dhe eshte si ylberi pas cdo shiu dhe fortune. Femra eshte po aq delikate dhe e forte, e brishte dhe e eger i petshtatet cdo lloj mjedisi sepse eshte e vecante. Eshte si ai trendafili qe cel midis ferrave, i mbieton cdo lloj situate?
 
Femrat Shqiptare jane ⭐⭐️-je dhe pse per disa ne pamje te par mund te duken ndryshe por gabohen.
Do shume pune per te depertuar ne zemren,ciltersin,miresin e femres Shqiptare per keta tipat qe paragjykojne,e ndaj u duken te pamundura etjj??
 
Ka vlera pa fund por kryesorja qe femra nuk duhet te harroje eshte qe : eshte krijuar nga brinja e nje mashkulli
 
Femrat Shqiptare jane ⭐⭐-je dhe pse per disa ne pamje te par mund te duken ndryshe por gabohen.
Do shume pune per te depertuar ne zemren,ciltersin,miresin e femres Shqiptare per keta tipat qe paragjykojne,e ndaj u duken te pamundura etjj??
Seriozisht e ke ti ?!!!!!!!
Karakteri femres nuk varet nga origjina
Kemi pa e degjuar yhyyyyyyyy
 
Cilat jane te mirat edhe te keqijat e vajzave shqiptare edhe ca vendi zene ne listen tuaj ne krahasim me kto te huajat, kuptohet!?

Them me plot bindjen e pergjegjesine time personale se me te perkushtuara per familjen se femra shqiptare nuk ka. :)
Ne kete analize dal duke krahasuar me femren e nacionaliteteve tjera.
Behet fjale ne shkalle te nje vendi,jo krahine,jo si individe. :)

Ato e tani qe shkruaj them se jane HEROINA! :)
 
Ti do jesh e martume se nuk ka munci ???
Nuk jam e gatshme ta konsumoj jeten time perkrah nje mashkulli nese nuk jam e bindur qe ai anon nga pjesa njerezore dhe nuk eshte skllav i instikteve te veta.
E martuar nuk jam. Por nuk jam as lesbike (qe ndonjehere do doja shume te isha). I njoh meshkujt mjaftueshem duke qene se kam qendruar me vite krah nje te tilli. Pastaj histori horror kam degjuar plot nga njerez. Jam deshmitare okulare e sa e sa ngjarjeve te shemtuara. Kembet e mija ecin e shkelin ne te njejten rruge me te gjithe. Nuk jetoj ne hene (ku jo ralle here do doja te jetoja).
 
Nuk jam e gatshme ta konsumoj jeten time perkrah nje mashkulli nese nuk jam e bindur qe ai anon nga pjesa njerezore dhe nuk eshte skllav i instikteve te veta.
E martuar nuk jam. Por nuk jam as lesbike (qe ndonjehere do doja shume te isha). I njoh meshkujt mjaftueshem duke qene se kam qendruar me vite krah nje te tilli. Pastaj histori horror kam degjuar plot nga njerez. Jam deshmitare okulare e sa e sa ngjarjeve te shemtuara. Kembet e mija ecin e shkelin ne te njejten rruge me te gjithe. Nuk jetoj ne hene (ku jo ralle here do doja te jetoja).
Sa bukur qe shkruan jam dashuruu me germat e tua bravooo ??
 
Nuk jam e gatshme ta konsumoj jeten time perkrah nje mashkulli nese nuk jam e bindur qe ai anon nga pjesa njerezore dhe nuk eshte skllav i instikteve te veta.
E martuar nuk jam. Por nuk jam as lesbike (qe ndonjehere do doja shume te isha). I njoh meshkujt mjaftueshem duke qene se kam qendruar me vite krah nje te tilli. Pastaj histori horror kam degjuar plot nga njerez. Jam deshmitare okulare e sa e sa ngjarjeve te shemtuara. Kembet e mija ecin e shkelin ne te njejten rruge me te gjithe. Nuk jetoj ne hene (ku jo ralle here do doja te jetoja).
E kisha ne sensin e shakas.!
Per sa i perket kesaj qe ke shkrujte me behet qefi qe ka femra te tilla si ty.
Me vjen keq qe ke degjuar dhe ke par gjera aq te shemtuara ???
 
Nuk po e lexoj fare cfar
Wshte shkruar aq shume ...por po bazohem veten tek titulli ?


Nje femer aq e mire eshte por aq edhe aq djall ka edhe meshkujt por femra ka djallezi me shum per gjithcka ....vlerat e femres jan shum por primarja e per cdo qenje njerezore eshte
1 besnikeria
2 kujdesi ndaj familjes
3 te mbaje veten e vet pastaj nese eshte ne nje mardhenje 2 fish
Femra edhe cdo kush rron per nje ftyre te mos tradhtoj ate qe ka ne krah apo q le do te mos i humbi vlerat bukuria eshte balta zotit. .sot cdo gje e bukur ose lind ose behet nga silikonet etj etj ..nje femer me karakter te kire terheq cdo gje femra te jet e vendosur ne ate qe ben thot ...☺
 
Nuk po e lexoj fare cfar
Wshte shkruar aq shume ...por po bazohem veten tek titulli ?


Nje femer aq e mire eshte por aq edhe aq djall ka edhe meshkujt por femra ka djallezi me shum per gjithcka ....vlerat e femres jan shum por primarja e per cdo qenje njerezore eshte
1 besnikeria
2 kujdesi ndaj familjes
3 te mbaje veten e vet pastaj nese eshte ne nje mardhenje 2 fish
Femra edhe cdo kush rron per nje ftyre te mos tradhtoj ate qe ka ne krah apo qe do te mos i humbi vlerat bukuria eshte balta zotit. .sot cdo gje e bukur ose lind ose behet nga silikonet etj etj ..nje femer me karakter te mire terheq cdo gje femra te jet e vendosur ne ate qe ben thot ...☺
 
Nuk ka rendesi fare nese i ofendoni femrat, nese i perbuzni, nese i fyeni dhe i dhunoni verbalisht dhe psikologjikisht. Nuk ka rendesi nese i rrihni, nese i shisni,nese i thyeni shpirtin ne copash, nese i tradhetoni duke treguar formen me te larte te mungeses se respektit. Ska rendesi as nese i perdorni. As nese i konsideroni qenie te pavlera. As nese i shikoni si sende materiale ne pronesine tuaj. Nuk ka rendesi as nese mundoheni ti blini, ti fitoni. Prap se prap do ngjizeni ne trupin e nje femre. Do ushqeheni me gjakun e saj. Do i ndryshoni jeten totalisht. Do i deformoni trupin dhe do i prekni shpirtin. Ajo do kaloje neper luginen e vdjekjes per tu dhene juve jete. E nje jete te tere do jeni barra mbi kurrizin e saj. Nje tjeter femer do ju jap titullin prind, per te cilin ju nuk keni nje kontribut me shume se 5 minuta. Do vije ne shtepine tuaj me jeten e saj ne krahe. Do jete streha juaj e paqes. Do jete vaktet e mira. Do jete festa juaj, perditshmeria, rutina. Per nje tjeter femer do qani e do qeshni. Do e shikoni se si nga barbi-t e fustanet roze do kaloje neper adoleshencen e erret. Do e shikoni te rritet e nje dite me ikjen e saj do marre gjithcka me vete e tju lere shtepine e shpirtin bosh. E prap se prap. Pavarsisht qe ju do i vleresoni femrat nga madhesia e linjave. Pavarsisht se nuk do ju interesoje kurre biseda me nje femer ose ajo çka ajo femer ka per te thene. Nuk do ju interesoje kurre bota e saj e brendeshme por vemendja juaj nuk do shkoje me lart se ke fustani. Prap se prap femrat do ju dhurojne vetem dashuri. Ashtu siç e shtrenjta nene ben. Siç e dashura bije ben. Sic e gjora grua/bashkeshkorte ben.
Keto jane femrat e verteta. Keshtu qe qepeni. Vetem per hir te sakrificave qe femrat bejne cdo dite e kane bere ne gjithe historine e njerezimit thjeshte QEPENI. Dhe mbi te gjitha per faktin qe ju si keni bere kurre e nuk do ishit ne gjendje kurre te benit te njejten gje. Mjaft me ate gishtin tregues. Mjaft me etiketime e damka morali mbi kurriz.
Nese femrat qe njihni ose keni njohur nuk jane si une i kam pershkuar me lart atehere nuk jane ato fajtore por ju qe e keni zhytur veten ne boten e tyre, ne parajsen e tyre te erret e palimite.
 
Last edited:

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.