19
Dilan mbylli syte dhe i'u dorzua puthjes se Helenes, e cila ndieu shpirtin t'i levizte nga vendi, ndieu shpirtin t'i ringjallej.
Ai shpirt qe per shume kohe ishte burgosur ne fundin e erresires se qenies se saj. Nuk e kishte ndier kurre me apre nje gje te tille, nje perkedhelje te lehte ne bark dhe nje zjarr ne mes te gjoksit. Ajo nuk kishte ndier kurre deshire per ta puthur serish nje mashkull mbasi kishte kryer mardhenie me te, ndersa kur puthi buzet e tij ndjeu se duhet te kryente serish mardhenie me te, t'i dorzohej e gjtha ne krah, kishte nevoje per puthjet dhe prekjet e tij.
Nderkohe qe te dy ishin zhytur thelle ne boten e ndienjave Karolina po afrohej dhe ishte teper e acaruar per nga ajo qe po i shikonin syte, kurre nuk e mendonte se do zevendesohej aq shpejt nga Dilan.
Shkeputen buzet ngadale sikur nuk kishin ne mes tyre nje petale trendafili dhe se kishin frike se mos ajo grisej. Helena po buzeqeshte, por akoma nuk i kishte hapur syte, aq shume thelle ishte ajo puthje sa i duhej kohe per te dal ne siperfaqen e realitetit.
"Maskara" degjohet zeri i Karolines e cila ishte mbrapa Dilan. Ne ate moment Helena hapi syte dhe pa Karolinen e cila sapo kapi Dilan nga supi per ta kthyer perballe saj,
"Nuk humbe kohe per te gjetur nje tjeter" shtoi ajo e revoltuar.
Dilan hoqi doren e saj nga supi dhe me pas ia leshoi "Tjeter? E ke gabim e dashur, tjetra ne kete mes je ti" nderhyn Helena duke i dal perpara Karolines e cila gati sa nuk mori flake nga nervat "Dilan me tregoi gjithcka qe ndodhi mes jush dhe une e fala ngaqe e dua shume" shtoi Helena duke u perkedhelur ngjitur Dilan, i cili po shikonte i habitur Helenen.
"E vertete eshte kjo Dilan? Ti ishe i lidhur kur bere dashuri me mua?" e pyet Karolina duke e veshtruar ne sy.
Dilan u be gati te fliste por Helena nderhyn serish "Sigurisht qe ishte i lidhur, madje kemi qeshur kur me tregoi, me tregoi sesa per te ardhur keq ishe" thote Helena ndersa Dilan tentoi te nderhynte per te pergenjeshtruar gjithcka, por dora e Helen mbi barkun e tij duke e shtyre paksa e beri te kuptoi se duhet ta mbyllte gojen dhe te linte ate te fliste.
"Pusho ti ndyrsire" i thote Karolina Helenes "Pergjigju Dilan, eshte e vertete kjo qe po thote kjo" shtoi Karolina duke drejtuar doren nga Helena sikur ajo te ishte nje dosido.
"Po, eshte e vertete" pergjigjet Dilan, me pas Helena drejtohet me trup per nga ai duke e perqafuar por shikimin e mbante nga Karolina e cila gati sa nuk po shperthente nga inati "Helena eshte ajo qe dua vertete" shtoi Dilan duke rrethuar belin e saj me duart e tij.
"Por une mendova se me doje" Nderhyn Karolina duke e nderprere qe ai te mos fliste me sepse po e bente te ndihej keq ne cdo fjale qe ai thonte "Jam penduar shume per ate qe bera Dilan" shtoi ajo e trishtuar.
Dilan u prek dhe per nje moment deshiroi ta leshonte Helenen dhe te shkonte drejt Karolines per ta perqafuar, per t'ia hequr ate trishtim qe e kishte mberthyer, per t'ia bere te ditur se e donte akoma. Ai e donte, e donte me gjith shpirt dhe e kishte ne mendje gjate gjithe kohes, por nuk kishte me besim tek ajo dhe kur besimi thyet eshte e pamundur ta ngjisesh serish, besimi per te ishte si nje leter e cila po te digjej nuk kishte asnje menyre per ta kthyer sic kishte qene me pare.
"Je penduar vone, mund ta mbash per vete pendimin tani" ia kthen Dilan ne nje menyre te ftohte dhe moskokcarese, por brenda vetes po vdiste kur i fliste ashtu, vdiste kur shiikonte sesi dridheshin syte dhe buza e saj. Donte t'i thonte se e do, se e ka falur dhe se ka harruar gjithcka, por krenaria qe ai kishte e pengonte, ai ishte teper krenar, ishte nje kokshkemb.
"Largohu tani, na u zhduk nga syte" flet Helena duke i treguar rrugen me dore nderkohe qe qeshte.
"Zuske, ai nuk te do, nese do te donte nuk do te tradhetonte me mua" thote Karolina dhe filloi te largohej.
-Kenge e bukur kjo. E degjoke shpesh mesa duket. Vazhdoi ai të afrohej dhe vuri njërën dorë në belin e sajë. Ndërsa trupi i sajë e ndjeu atë prekje deri në kocka. E pa k...
"Perderisa eshte akoma me mua me do" bertet Helena, ndersa Karolina ngre doren lart duke e pershendetur.
Dilan nuk i shqiste syte nga Karolina, e shikonte duke ikur dhe mendonte nese beri gabim qe i foli ne ate menyre.
"Kjo ishte arsyeja e syve te tu te trishte apo jo?" e pyet Helena duke shtrembruar buzet.
"Ajo eshte" ia kthen Dilan pa e shkeputur veshtrimin nga ajo.
"Lere te shkoj, shikom mua" i thote ajo duke e kapur nga mjekra dhe mundohet te perqendroj shikimin e tij tek syte e saj "Leshoje, lere te iki edhe nga zemra jote" shtoi ajo duke vendosur doren ne anen e majt te gjoksit tij dhe ndjeu zemren sesi i rrihte.
Dilan uli syte tek dora e saj qe gjendej ne kraharorin e tij dhe pastaj i habitur ngre syte serish lart duke veshtruar syte e saj.
Ajo per nje moment u hutua, nuk kishte ndjer kurre me pare ne doren e saj rrahjet e zemres te nje mashkulli, u mahnit nga ajo melodi e njejte por aq e bukur, ndjente goditjet e zemres te cilat tingellonin nderi ne fund te qenies saj, duke zgjuar tek ajo ndjenja te fjetura per shume kohe.
Nxitimthi hoqi doren nga kraherori i tij dhe beri nje hap mbrapa nga ai. Nuk po e kuptonte pse po bente keto gjera qe nuk i kishte bere kurre me pare tek nje mashkull, e kishte peqafuar, ishte kthyer mbrapsht per te, e kishte puthur, kishte bere rolin e xhelozes per te dhe tani po degjonte e hutuar rrahjet e zemres tij.
Trupin ia pershkoi nje dritherime e lehte te cilen e ndjeu deri ne kocke, me pas veshtroi syte e tij.
"Cfare ke?" e pyet Dilan i cuditur dhe u afrua tek ajo, por hasi ne refuzimin e saj.
"S'kam asgje, eja te ikim" ia kthen Helena duke ecur ndersa ai filloi ta ndiqte.
Ecnin te dy prane njeri tjetrit, por ajo ishte gjithmone pak me perpara tij, dilte vete para tij, e kishte zakon te mos qendronte asnje here mbrapa.
"Je pak mistrec ti, jo pak por me duket se je shume" i thote Helena duke qeshur lehte dhe duke tundur koken
"Pse mendon keshtu?" e pyet Dilan duke i dal perballe
"Ajo vajza, ishte teper e bukur, per te mos thene e mrekullueshme, cfare pe tek ajo me pare me thuaj".
"Nuk pash asgje, ishin momentet qe me ben ta doja ate, nuk ishte bukuria e saj" pergjigjet Dilan dhe filloi te ecte serish prane saj.
"Ishte teper e bukur kucka, vertete" thote Helena sikur te kishte rene ne dashuri me pamjen e saj, ose thjesht zilia e zakonshme e femrave ndaj femrave tjera.
"Mos e quaj ashtu" ia pret Dilan
"Pse, te vjen keq per te?
"Nuk dua ta shaj, per aq kohe sa isha me te u ndjeva i lumtur"
"Eshte vetem nje kujtim i bukur, asgje me teper. Ndoshta bera gabim qe i fola ashtu, ndoshta te prisha pune se fundja kush jam une per te nderhyre ne jeten tende, por nuk dua te vuash akoma me teper prandaj i fola ashtu" thote Helena dhe ndaloi se ecuri
"Jo, mendoj se ke te drejte, bere ate qe une nuk kisha force ta beja"
"Shiko, ne femrat jemi si dhelprat, kemi armet e duhura per te mashtruar dhe ajo po perdorte fjalet, te cilat jane arma jone me e forte. Nese nuk do isha une sot ne ate moment, ti do ishe ne krahet e saj tani por me vone do vuaje akoma me teper. Mendon se Eva u genjye nga gjarpri? E ke gabim, kush iken zvarre tani ne femrat apo gjarpri" thote ajo duke qeshur dhe pavetedije futi doren ne krahun e tij duke ecur, por me pas e kuptoi dhe e hoqi me shpejtesi.
Ndoshta ke te drejte" ia kthen Dilan duke buzeqeshur lehte me cepin e buzes.
"Gjithmone kam te drejte" thote ajo duke futur mes gishtave faqen e tij
"Tani duhet te iki, mirupafshim Dilan nese nje dite do shihemi serish" i thote ajo duke e puthur ne faqe, ndersa Dilan e perqafoi duke e shtrenguar fort "Jam i sigurt qe do shihemi serish" ia kthen Dilan me pas e leshoi.
Ajo u kthye nga njera ane e kryqzimit ndersa ai ne anen tjeter perballe. Helena mbasi u largua pak, ndaloi dhe ktheu koken mbrapa duke buzeqeshur me pas u ngaterruan te dy mes turmave te njerzezve.
Qe nga ajo dite kishte kaluar plot nje jave.
Dilan gjendej shtrire ne krevatin e tij nderkohe dielli nxorri nje pjese te tij mbi mal duke futurr rrezet e para ne dhomen e Dilan, te cilat rane mbi syte e tij duke e zgjuar.
Ai ferkoi syte dhe me pas u ngrit direkt. Kishte tre dite qe sa hapte syte ngrihej direkt, ne kete menyre shmangte mendimet e mengjesit dhe trishtimin qe ato mendime sillnin.
Cuditerisht, ate mengjes ndihej i lumtur dhe nuk kishte asnje arsye. Doli nga dhoma e tij dhe ne koridor pa nje nga punonjeset e reja te jetimores, e cila po lante dyshemen. Duke buzeqeshur afrohet tek ajo dhe e puth ne faqe, "Miremengjes" i thote ai dhe fillon te eci, pastaj duke ikur kthen koken dhe i buzeqesh serish. Ajo tundi koken duke buzeqeshur dhe me pas filloi te lante serish.
Dilan, nderkohe qe po dilte nga porta, filloi te shtrydhej per te nxjerr gjumin dhe vetvetiu syte i mbyllen, por ne ate moment perplaset serish me vajzen 15 vjecare, e cila se e pa kush ishte shtremberoi fytyren ne shenje inati. Ishte lodhur nga ky njeri qe u perplaste me te gjate gjithe kohes.
Ishte e treta here qe ai perplasej me te dhe akoma nuk po e kuptonte se fati donte te ndizte dicka mes tyre. Fati bente me to ate qe ben korenti me makinen, e ben te ndizet me masa te vogla.
Ishin rastesi te shpeshta dhe kjo gje nuk ishte normale. Dukej sikur fati i ofronte njeri tjetrin duke i thene "Merre kete, eshte me e mira qe mund te gjesh" por ato nuk e kuptonin kete gje, mjaftoheshin duke u share dhe me pas largoheshin me nervat e shkatrruara.
"Prap ti?" i flet ajo e acaruar duke shtrembruar turinjte, ndersa Dilan qeshi kur pa fytyren e saj te embel.
"Me falni" shton ai pas saj dhe vuri doren ne koke duke u kruar sic bente zakonisht kur bente ndonje gabim
"Te fal nje dreq, ku me gjen mua xhanem perplasu me ndonje tjeter" ia kthen ajo duke shtrembruar turinjte.
Dilan qeshi kur pa fytyren e saj te bente ate pamje dhe me pas e kapi nga faqet e saj si tullumbace
''Kam qef te perplasem me ty" thote ai nderkohe qe ikte duke e terhequr nga faqja aq sa asaj i dhembi.
"*****" e shan ajo dhe filloi te kerkonte ne rruge ndonje gur qe ta godiste, ndersa Dilan filloi te shpejtonte hapat nderkohe qe mbante koken nkthyer nga ajo dhe qeshte.
Humben te dy mes turmes te njerezve.
U futen aq thelle ne mendime te dy, ajo per te ndersa ai per Karolinen.
Ai vazhdonte te mendonte per te, e kishte te pamundur qe kgjate dites te mos mendonte per syte e saj te kalter, i kujtoheshin sa here shikonte qiellin dhe largesine e detit. Shpirti i tij ishte bere skllav i saj. Dukej sikur ajo nuk do largohej kurre prej tij, as nga mendimet dhe as nga ndienjat e tij pavarsisht se ai mundohej t'i mbyste ato dhe hera fundit qe tentoi t'i mbyste ishte kur lejoi Helenen ta "sheronte".
Por ai shpresonte akoma se nje dite do e shkulte nga mendimet, nga shpirti, se do i pastronte ndienjat nga helmi i dashurise qe ajo kishte futur brenda tij. Mendonte se duke harruar Karolinen do sherohej nga dhimbja, do sherohej nga trishtimi, i cili i kishte mbytur shpirtin sidomos kohet e fundit.
Ai harronte se ilaci per t'u sheruar nuk ishte te harronte, sepse te harrosh eshte e pamundur. Ilaci i dhimbjes ishte tjeter gje dhe ai do e kuptonte kete gje me kohen, do kuptonte se ilacin e kishte pasur gjithmone me vete por kurre nuk i kishte vajtur mendja ta perdorte.
Kishte marr guximin te shkonte serish te plaku, duke marr parasysh se atje do haste Karolinen. Pavarsisht ketij fakti ai kishte nevoje te shkonte tek ai, e kishte marre malli per plakun e mencur, te cilit akoma nuk i kishte mundur t'i mesonte emrin, nuk kishin pasur kurre kohen dhe mundesine te flisnin per te.
Perballe rruges dukej godina e zyres tij. Ne cdo hap qe Dilan bente drejt saj rrahjet e zemres beheshin me te shpejta dhe godisnin me fort ne kraharor, kur arriti ne deren kryesore zemra u terbua me keq. Ai e dinte se mbrapa asaj dere ishte ajo, e dinte se me t'u futur brenda do perplasej me syte e kalter te cilet e genjyen dhe kjo gje, e bente te ndihej keq por edhe mire ne te njejten kohe. Kishin kaluar disa dite pa shikuar syte e saj te bukur dhe malli e kishte marre, por nga ana tjeter kishte frike se mos do ndihej keq nga veshtrimi saj, se do e kishte prane por nuk do mund ta perqafonte dot.
Ai shtyu deren por duke mbajtur syte mbyllur. Karolina kthen koken nga dera duke pritur per te shikuar se kush po futej brenda, ajo nuk e mendonte kurre se do ishte Dilan edhe pse ne cdo trokitje dere, ne cdo hapje te saj ajo shpresonte qe ai te shfaqej, por jo kete here sepse ajo kishte filluar te mendonte se ai nuk do kthehej me kurre.
Syte e saj qeshen kur pane syte e tij, buza pas syve e me pas shpirti, por jo syte e tij, ato jo. Ato ishin bere aq te trishte sa askush nuk mund t'i ngjyroste dot me. Askush nuk mund t'ia sillte serish gezimin atyre syve, asnje nuk mund ta bente ate te shkelqente si disa dite me pare, as vete ajo qe ia mori ate shkelqim sysh..
"Ku po shkon" e pyet Karolina nderkohe qe ai u drejtua per tek zyra e plakut. Duke nxituar ajo i del para dhe e ndalon "Eshte me njerez tani, duhet te presesh" shtoi duke i treguar me dore divanin i cili gjendej ne holl.
Dilan nuk foli asnje fjale dhe u drejtua per nga divani ku u ul dhe moti nje nga librat e shumte qe gjendeshin ne tavoline. Filloi te lexonte duke mbajtur librin perballe saj ne menyre qe te pengonte perplasjen me syte e Karolines.
Kaluan disa minuta dhe ajo e humbi durimin. La stilolapsin mbi bllok dhe filloi te ecte drejt tij duke perplasur takat mbi parmak, ne cdo trokitje takash zemra e Dilan terbohej edhe me shume.
Zhurma e takova afrohej cdo here e me shume, me pas ndaluan. Dilan uli pakez librin aq sa mund shikonte. Perballe tij qendronte Karolina, e cila po e shikonte e heshtur. Ai ngriti serish librin duke u perpjekur te mos i kishtonte vemendje, por ne fakt po ngopej me aromen e saj e cila arrinte deri tek ai dhe po priste se cfare do bente ajo.
Ne cdo sekond qe kalonte ankthi behej cdo here e me i madh, i dukej sikur ai moment po zgjaste me vite dhe se me zor po merrte fryme ngaqe kishte frike se mos prishte ate qetesi, e cila tingellonte rende mbi dhome.
Karolina kapi librin duke i'a hedhur ne fundin e hollit, me pas hapi kembet dhe u ul ne prehrin e tij. Ajo ishte lodhur duke perdorur fjalet me te, tani do vinte ne perdorim nje arme tjeter te fuqishme qe kishte, trupin e saj dhe hijeshine qe ai kishte.
Ajo e dinte se Dilan nuk do mund t'i rezistonte kurre trupit te saj perfekt, atyre formave qe dukeshin sikur zori i kishte bere me duart e tij. E dinte kete gje sepse kishte ndjere sesi ai e kishte prekur ate nate, si buzet e tij kishin rreshqitur mbi trupin e saj, kishte ndier te dridhuren e trupit tij mbi trupin e saj dhe kurresesi nuk kishte munndesi qe te mos bente fekt mbi te trupi saj edhe tani.
Hodhi duart rreth qafes tij dhe i buzeqeshi, ndersa Dilan mundohej te permbahej e shikon vrenger.
Ai po mundohej te mos dorzohej ne ate qe po ndjente ne ate moment, nje deshire teper te madhe per ta puthur, per ta prekur te gjithen dhe per ta shtrenguar fort ne trup. Ishte si nje lufte e brendeshme mes asaj qe s'duhet dhe mes asaj beje qe deshira e shtynte cdo here e me fort. S'duhet ishte teper e dobet, ndersa beje ishte e forte sepse nuk ishte e vetme, kishte aleate ndienjat dhe deshiren.
Karolina mbylli syte dhe ngjeshi buzet e saj mbi buzet e tij, duke futur buze e saj te lartme mes buzeve te tij te cilat e shgtrenguan fort, me pas ndjeu duart e tij mbi qafe duke e ngjeshur me fort pas vetes.
U dorzua tek ajo si nje luftetar i dobet qe ishte, si nje mashkull i cili nuk e perballon dot ndienjen e mishit me forma te bukra, por pervec kesaj ai genjehej nga brenda vetes me mendimin se ajo ndiente per te.
U dorzua si nje qengj qe dorzohet i pashprese ne kthetrat e ujkut, pranon se kaq ishte dhe mbyll syte per te ndier kafshimin e tij mbytes.
Edhe Dilan te njejten gje beri, u dorzua tek ajo per here te dyte duke derguar ne djall gjithcka kishte ndodhur.
Dilan nuk ndjeu me ate qe ndiente me pare kur puthte buzet e saj, nuk ishte me e njejta shije, kishte humbur magjia. Ndoshta sepse ai mendonte qe ato buze i kishte puthur tjeter kush, apo ndoshta nga zhgenjimi qe mori prej saj kishin vdekur ato ndienja qe ishin dikur. Megjithse ai kishte deshiruar ta kishte serish ne krah, ta pauthte, ta perqafonte tani qe e kishte aty nuk ndiente me aq deshire. Kuptoi sesa shume i ishte neveritur ajo gje qe Karolina kishte bere sa i neveritej edhe kur e puthi, por e cuditeshmja ishte se brenda tij ai e ndjente shume mungesen e saj edhe pse ajo ishte aty, ndoshta sepse nuk ishte ajo qe ai kishte menduar, ndoshta sepse e kishte idealizur shume, ose ndoshta ndienjat per te kishin filluar te vdisnin.
"Ngrihu" i thote ai duke kthyer koken anash dhe hoqi duart nga ajo.
"Cfare ke? Nuk te pelqeu?" e pyet Karolina duke hequr floket i kishin rene perballe syve.
"Nuk e di, me duket sikur nuk kishte ndienje, sikur po puthja nje manekin, nje send" pergjigjet ai dhe mundohet ta zbresi nga prehri i tij.
Ajo uli koken si e ndier ne faj dhe u hodh ne divan duke vendosur duart tek faqet dhe u fut ne mendime.
"Ti nuk me do apo jo?" e pyet Dilan duke kthyer koken nga ajo e cila e veshtroi trishtueshem pa ditur cfare t'i thonte "Tregohu e sinqerte me mua, te pakten nje here te vetme" shtoi ai duke e veshtruar ne sy.
"Nuk e di. Kur ndieva se te humba mendova se humba gjithcka te bukur qe kisha dhe se synimi im i vetem me pas ishte te kisha serish. Ndoshta eshte nevoje, ndoshta eshte fiksim, ndoshta dashuri. Nuk e di Dilan" pergjigjet ajo duke shtrembruar buzet ne shenje merzitje.
Dilan qeshi dhe tundi koken " Je shume e cuditeshme, kur me pe me tjeter m'u betove se me doje, ndersa tani nuk e di. Kam menduar se une jam njeriu me me pak ndienja ne kete bote, nuk besoja ne dashuri dhe pastaj vjen ti, qe me tregon sesa bukur eshte te kesh dike qe te do, qe te ben te lumtur. Erdhe ti dhe une nuk u ndieva me vetem, nuk u ndieva me jetim, sepse mendova qe i perkisja dikujt, se eshte dikush aty per mua. Por paska edhe me keq se une, njerez qe kane gjithcka por qe nuk e duan, ndersa une dua gjithcka por nuk kam asgje" thote ai dhe u prek aq sa syte i'u perloten.
"Me fal, nuk kam dashur kurre te lendoj, me ke mua nuk je vetem"
"Te kam ty? Ti nuk e di nese ke veten tende, nuk e di se cfare do, si mund te kem ty. Nuk e ke idene sa shume e dhimbshme eshte te dish se je vetem" thote Dilan dhe u ngrit ne kembe "Thuaj se erdha ta takoj, mos harro" shtoi ai nderkohe qe largohej duke menduar se sa vetem ishte dhe se kjo vetmi shtohej edhe me shume nga njerez qe e benin te ndihej vetem.
"Fundja kush do e donte nje jetim" mendoi nderkohe qe po dilte jashte dhe nje lot i shpetoi nga syte.