Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dedikuar ty ....

Dëbora

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Tet 26, 2020
Mesazhe
7,188
@STONE_HEAD ❤️
Je inspirimi im për të hapur këtë temë dhe ta filloj me ty. Po, me TY.
Fjalët shpesh nuk e shprehin atë që ndjejmë, por mbase të thurrura në vargje, arrijnë qëllimin. Më quaj egoiste po deshe, por kisha nevojë të shkruaj diçka dhe këto vargje të miat sikur u krijuan për ty.
Të uroj të mira dhe vetëm të mira, ngado që frymon ?


Vallëzim nën shkëlqim dritash

Më thuaj!
Ke pa vallëzimin e një fëmije mbi kalin e drunjtë?
Apo, pe diellin duke u shuar plot madhështi?
Ndoqe fluturimin tekanjoz, dredhor, të një fluture?
Apo, dëgjove pika e shiut si godasin me dashuri tokën?
Jo?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Të ikin ditët shpejt?
Pyet dikë si je e nuk e dëgjon përgjegjen?
Në mbarim të ditës shtrihesh në shtrat? Të ngecin sytë hapur nga mijëra e mijëra detyra për nesër, që të rrotullohen në kokë?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Le ndonjë punë për nesër? I the dikuj ka kohë, pa mundësi për të parë se sa dhemb?
Humbe vallë gjurmët e miqve të mirë nga mungesa e kohës për t’i përshëndetur?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.

Ky largim nga vetja mikja ime, ta humb atë pak gëzim që aq shumë e do.
Nxitimi dhe shqetësimet e ditës, janë një dhuratë e flakur tej – pa e hapur fare.
Mos e kthe jetën në një duel.

Shijo shkëlqimin e dritave dhe dëgjo muzikën, para se të mbarojë kënga e vallëzimi.

p.s. le të shërbejë kjo temë për dedikimet tona ndaj një x personi apo forumisti/eje.
 
Dedikuar Just Breathe ❤️
29 qershor ora 02:00

Aurorë mendimesh

Nata afron, muzgu troket me hapa të ngadalshëm, e si për inat mendimet e mia rreshtin. Rreshtin si një breshër meteorësh në gjithësi. Si një yll me bisht, që me vrull përshkon qiellin e nxiton të shuhet. Ah, për një moment nuk mu dhimbs shuarja e këtij ylli me bisht. Sepse do më plotësohet një dëshirë e vetme: të ikin këto mendimet e mia..... Aty thellë diku, ishe ti ai gurrë qiellor, që vetëm për pak momente shkëlqeve në qiellin e bebëzave të mia. Tani je dhimbje që përcëllon shpirtin tim me rrezatimin tënd prej ere diellore. E si për dreq krijon dritë australe në degët e shpirtit tim.

Sa dhimbje të krijoka ky fenomen i bukur!

Tani më duhet të hesht brenda mendimeve të mia, sepse ashtu të pëlqen ty. Ashtu i pëlqen dashurisë.

Më duhet edhe të pres. Të pres kthimin e mercenarit që lumturinë dhe dashurinë e kërkon në këngë.

Më dhëmbin mendimet për ty, por ende më shumë shuarja e yllit me bisht.

Nuk e kuptova kurrë pse të deshta e pse ende të dua.....

Si më vjen sikur më thua; kërkomë nëpër këngë se jam aty diku te ti si mercenar i lodhur, që lumturinë e dashurinë e kërkon në këngë me melodi kërcëlluese.....
 
❤️


Ti Mëmëdhe

Ti shqipe e lartë, fisnike dhe e bukur
E kur gjuhët e të huajve vrerë pikojnë
Ti flitesh, këndohesh e vallëzon si flutur
E nuk prekesh nga shtizat e shpatat që të sulmojnë.

Ju bjeshkë të larta ku mali nuk është kodër
Me fusha të gjelbërta e tuma prej betoni
Ju ujëvara sykaltëroshe, e det padrejtësisht i vogël
Veri, Jug, Lindje e Perëndim ju kanë zili.

Ju male e pyje e bjeshkë të nëmosura
Sa lotë më rrjedhin sa here që ju kujtoj
Të ngjitem duke kërcyer me këmbë të një drenushe
Gjithmonë e ëndërroj, gjithmonë e ëndërroj……

Ti mëmëdhe më jep shpresë
Më jep krahë shqiponje në fluturim
Ty që moti të kam dhënë besë
Të kam me vete kudo, deri në amshim.
 
Edhe pse nuk ishe pjesë e kësaj platforme,
U prehsh në paqe mikja ime virtuale ? ?
Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe dashuria që shprehe në çdo postimin tënd ?
8ED9F4A3-46CD-470E-BDBB-31B4E40460E4.jpeg
 
Edhe pse nuk ishe pjesë e kësaj platforme,
U prehsh në paqe mikja ime virtuale ? ?
Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe dashuria që shprehe në çdo postimin tënd ?
View attachment 105140
Ngushëllimet e mia
Pata rastin të shkëmbej dhe unë ca rreshta me të.
I qoftë dheu i lehtë?
 
Edhe pse nuk ishe pjesë e kësaj platforme,
U prehsh në paqe mikja ime virtuale ? ?
Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe dashuria që shprehe në çdo postimin tënd ?
View attachment 105140
Sa gjynah ajo. Nuk kam pasur muhabet por dukej person pozitiv, e vuajtur, plot halle dhe totalisht e perkushtuar ndaj familjes. Kur e mora vesh dje vertete me ka ardhur keq.
U befte engjell mbrojtes per dy vajzat e vogla qe la pas.
 
Sa gjynah ajo. Nuk kam pasur muhabet por dukej person pozitiv, e vuajtur, plot halle dhe totalisht e perkushtuar ndaj familjes. Kur e mora vesh dje vertete me ka ardhur keq.
U befte engjell mbrojtes per dy vajzat e vogla qe la pas.
Ca ka ndodh kush asht
 
Nje vajze, shqipe e Tetoves, rreth 34-35 vjece, nene e dy vajzave te vogla ka nderruar jete nga nje semundje. Ka ndenj ne nje forum tjeter e jo ketu.
O zemra si i ka pas hallet se po ashu po erdha do shkoj per ato vajzat e vogla ti ndihmoj
 
O zemra si i ka pas hallet se po ashu po erdha do shkoj per ato vajzat e vogla ti ndihmoj
Nuk e di vlla, ndoshta @D di dicka me shume. Mesa di une ka qene shume e vuajtur, e rritur jetime vete pa nene e pa baba. Zoti ti shtofte ty.
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.