Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Alergji ndaj fesë!

Njeriu permes logjikes se shendoshe, mund te arrije edhe ta gjeje dhe njoh Zotin por, do t'kete shibla, gjera te turbullta gjate tere kohes. Dergimi i profeteve (paqja qofte mbi ta) dhe zbritja e librave te shenjte, ka qene pikerisht per kete arsye, qe mendjes t'ja lehtesoje, qartesoje dhe sqaroje arsyen e krijimit dhe misionit qe ka njeriu si qenie e shenjte ne kete bote te perkohshme, e nuk eshte krijuar qe te sillet verdalle, te haje dhe te pije dhe ne fund te vdes, sepse vetem kafshet kane kete mision (ushqimin, pijen dhe shumimin).

Me vjen cudi sepse askush nuk pretendon te haje e te vdes as edhe ateisti me i betuar.
Dhe cili eshte misioni i jetes sipas besimit tuaj?
 
Thash, nuk eshte krijuar qe te sillet verdalle (te haje e te pije dhe ne fund te vdes), citoje komplet fjaline qe te kuptohemi me mire heren tjeter. Njeriu ka logjiken, cfare e dallon edhe nga kafshet, apo jo?
Nese ke logjike, atehere logjika e shendoshe, e ben njeriunte mendoje se ne kete bote te perkohshme, nuk ka drejtesi absolute. Dikush shperblehet pa merite, tjetri denohet me pa te drejte etj. Duke menduar e logjikuar (gjithmone sipas asaj qe mund ta gjeje Zotin vet njeriu), mendja arrin ta kuptoje se cdo gje ne kete bote, eshte kalimtare, e perkohshme, dhe patjeter qe duhet te ekzistoje nje bote tjeter, nje etape tjeter, nje vend, ku secili do shperblehet dhe denohet per veprat e bera. Ketu vjen feja qe ia sqaron njeriut misionin.
Ta njoh Zotin me mire dhe sic duhet, ta adhuroje Ate, t'i bindet urdherave te Krijuesit, t'ju beje mire te tjereve, te largohet nga gjerat e ndaluara ( e qe edhe ketu, tgjitha te ndaluarat kane argumente edhe mjeksore edhe shkencore) e keshtu me radhe.
 
Po e bartë këtu atë çfarë ka thënë z. @NOUR në lidhje me fetë në një temë tjetër, dhe kush ka gatishmëri për diskutim se pse disa njerëz janë alergjikë ndaj feve në përgjithësi. Është kjo nga përvojat e hidhura, apo nga mos kuptimi i drejtë e mesazheve fetare? Sepse të krahasohet feja me drogë më e paktë që mund të them është brutale, dhe më beso kur po të them se po përpiqem të zgjedh fjalë sa më të buta.

Pse mendon se fetë janë më të dëmshme se droga? By the way se cili lloj i drogës se ka shumë...
Nuk ka kush alergji nga fet o vlla po urrejn njeri tjetrin po se ti myslyman tjetri katolik po urrejn njeri tjetrin jo alergji nga feja ne shqiperi ndodh per fe eshte i vetmi vend ne bot qe bojet diskriminim ne fe ndaj njani tjtrit ndersa vendet tjera jan rracista njerzit i bardhi me tziun vendasi me emigrantin
Neve si shqiptar per cfar kemi luftuar per fe apo per te mbajt vendin ton te lir si ne luftat tona si ne luftat e kosoves ma thoni
 
Thash, nuk eshte krijuar qe te sillet verdalle (te haje e te pije dhe ne fund te vdes), citoje komplet fjaline qe te kuptohemi me mire heren tjeter. Njeriu ka logjiken, cfare e dallon edhe nga kafshet, apo jo?
Nese ke logjike, atehere logjika e shendoshe, e ben njeriunte mendoje se ne kete bote te perkohshme, nuk ka drejtesi absolute. Dikush shperblehet pa merite, tjetri denohet me pa te drejte etj. Duke menduar e logjikuar (gjithmone sipas asaj qe mund ta gjeje Zotin vet njeriu), mendja arrin ta kuptoje se cdo gje ne kete bote, eshte kalimtare, e perkohshme, dhe patjeter qe duhet te ekzistoje nje bote tjeter, nje etape tjeter, nje vend, ku secili do shperblehet dhe denohet per veprat e bera. Ketu vjen feja qe ia sqaron njeriut misionin.
Ta njoh Zotin me mire dhe sic duhet, ta adhuroje Ate, t'i bindet urdherave te Krijuesit, t'ju beje mire te tjereve, te largohet nga gjerat e ndaluara ( e qe edhe ketu, tgjitha te ndaluarat kane argumente edhe mjeksore edhe shkencore) e keshtu me radhe.

Ne rregull po ta bej dhe ty pyetjen me siper...si e shperndau profeti fene islame? Dhe cfare thote libri i shenjte per te pafete? Cduhet bere me ta nese nuk konvertohen?
 
@A2. ke hapur nje teme delikate dhe jo te gjithe e kane formimin te diskutojne pa ofenduat tjetrin. Njerezit kane nevoje te besojne ne dicka me te madhe dhe te bejne pjese ne nje komunitet te caktuar, edhe un i perkas nje feje.
Por ajo qe thote @ZEUS eshte e vertete.
Feja te kerkon te heqesh dore nga dhurata me e shtrenjte qe na ka bere zoti, inteligjenca. Te besosh pa bere pyetje.
Te gjitha ato qe ne i qujme libra te shenjte jane shkruar ne nje kohe te caktuar dhe duhen vendosur ne ate kontekst.
Ishin rregulla te shkruar per te rregulluar jeten ne nje komunitet te caktuar ne nje kohe te caktuar.
Nese Lek Dukagjini do ishte pak me shume delirant dhe do pretendonte qe merrte urdhera nga zoti,ne sot mund te kishim nje fe te bazuar tek Kanuni i Lek Dukagjinit.
 
E ke temen e vecant, enkas per pyetje drejtuar besimtareve musliman. Atje beje, do ta marresh pergjigjen. Ketu, le ti kthehemi temes, perse alergji ndaj fese?
 
Perendimi e di shume mire se Profeti ishte analfabet dhe libri i shenjte i shkruajt gradualisht ne dy shekujt qe pasuan, pra jo nga dora e tij. Por kete askush nuk do ta pranoje.
Per me teper libri i shenjte ka shume probleme te tjera te cilat une e para sjam shume kopetent ti diskutoj por edhe sikur ta beja do duhej shume kohe e mund qe te permblidhja.

Ky qe flete ne fakt eshte nje shembull i sjelle nga mua per te dhene nje ide shume me pozitive mbi vetveten Zotin dhe fene.
Idene mbi Zotin mund ta kete te gabuar sepse askush nuk e di ceshte e cmendon Zoti me te vertete por per dy gjera ka te drejte. Nje qe librat e shenjte jane mashtrime dhe se Zotin nuk e gjen aty e as ne fete qe aq shume luftra kane sjelle.
Mos harro se vete profeti solli luftra te me dha per te perhapur Islamin. Si e beri kete mendon ti? Me shpate apo jo? Pra me vrasje, e krime pa meshire....
Me thuaj cfare thote Kurani per te pafete? Cduhet te behet me ta?
Poker, Poker, Poker... s'mund të vazhdojmë kështu diskutimin duke i shkapërderdh fjalët pa bërë asnjë lidhje mes tyre.
-Myslimanët besojnë se Kurani nuk është libër i shkruar por i shpallur, ndërsa fakti se Profeti Muhamed ishte analfabet e përforcon këtë argument se Kurani është i shpallur dhe jo i shkruar... - vetëm për këtë pjesë mund të diskutojmë aq sa ke dëshirë, por jo kështu mish-mash

-Për secilin problem që ke me Kuranin, urdhëro e sqarojmë së bashku. Besoj që kam mjaftueshëm njohuri për t'ju përgjigj secilit dyshim që ke mbi Të.

-Ne mund të flasim duke dhënë opnionet tona, por jo duke i thënë në emër të Zotit, ky është mospajtimi që kam, akoma pa hyrë në përmbajtjen e asaj çfarë ka thënë. Për shembull nëse them unë, se ne duhet të të jemi të sjellshëm e me edukatë me njëri tjetrin, është ok, por nëse themi, këtë e thotë Zoti, dhe unë ju tregoj çfarë thotë Zoti, këtu fillon problemi edhe pse përmbajtja mund të jetë ok.

-Askush s'mund ta di çfarë thotë Zoti, veç Zotit, e nëse i besojmë pretendimit të atyre që thonë se janë të dërguar të Zotit, dhe se Zoti u ka treguar atyre çfarë të na thonë neve, atëherë edhe ne e dimë përmes tyre, prandaj fillimisht e vërtetojmë pretendimin e tyre përmes përmbushjes së profetësisë së tyre... - edhe këtë pjesë nëse do, e diskutojmë dhe mund ta sqaroj pse besoj se pretendimi i Muhamedit (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) është i qëndrueshëm....

-Jo vetëm Islami, dhe jo vetëm myslimanët bën lufta, luftë kemi bërë dhe ne shqiptarët për t'i fituar të drejtat tona. Kurani thotë që duhet të respektohen të pafetë në paqe, sikundër që duhet të luftohen në luftë, s'di çfarë ka këtu për t'u habitur!
 
te tilla temma do ken gjithmon kontradita
pse i futi kaq thell ...mysliman apo te krishter rensi ka te ndjeheni mir me vetveten
 
@A2. ke hapur nje teme delikate dhe jo te gjithe e kane formimin te diskutojne pa ofenduat tjetrin. Njerezit kane nevoje te besojne ne dicka me te madhe dhe te bejne pjese ne nje komunitet te caktuar, edhe un i perkas nje feje.
Por ajo qe thote @ZEUS eshte e vertete.
Feja te kerkon te heqesh dore nga dhurata me e shtrenjte qe na ka bere zoti, inteligjenca. Te besosh pa bere pyetje.
Te gjitha ato qe ne i qujme libra te shenjte jane shkruar ne nje kohe te caktuar dhe duhen vendosur ne ate kontekst.
Ishin rregulla te shkruar per te rregulluar jeten ne nje komunitet te caktuar ne nje kohe te caktuar.
Nese Lek Dukagjini do ishte pak me shume delirant dhe do pretendonte qe merrte urdhera nga zoti,ne sot mund te kishim nje fe te bazuar tek Kanuni i Lek Dukagjinit.
hmmm.... këndvështrim interesant, por nuk pajtohem.
Unë mendoj që këto lloj konstatimesh rrjedhin nga mosnjohja e fesë, apo njohja përmes burimeve jo të qëndrueshme. Përkundrazi feja nuk ta kufizon mendjen, por të sqaron në gjërat ku është e pamundur të sqarohen ndryshe përveç se përmes fesë. Sikur të përfundonte këtu misioni i fesë do të ishte shumë, por kjo vazhdon edhe përtej kësaj. Tani, ajo që duhet të vihet në diskutim është saktësia e vërtetësia e një feje, e këtu mund ta masim me parametra të prekshëm. Paralajmërimet nga goja e Profetit, apo ato që janë të shpallura në Kuran, jashtë kohës së tyre, e pastaj vërtetimi i tyre në kohë të sodit janë një nga shumë forma për të vërtetuar këto pretendime... - gjithsesi këtu ka shumë vend për diskutim.
Pra, unë besoj që Kurani është i shpallur, kanuni i shkruar, prandaj kanunit i ka dal koha, ndërsa Kurani vazhdon të jetë i vlefshëm edhe sot, me të gjitha rregullat që kanë zbritur në atë kohë
 
Nuk ka kush alergji nga fet o vlla po urrejn njeri tjetrin po se ti myslyman tjetri katolik po urrejn njeri tjetrin jo alergji nga feja ne shqiperi ndodh per fe eshte i vetmi vend ne bot qe bojet diskriminim ne fe ndaj njani tjtrit ndersa vendet tjera jan rracista njerzit i bardhi me tziun vendasi me emigrantin
Neve si shqiptar per cfar kemi luftuar per fe apo per te mbajt vendin ton te lir si ne luftat tona si ne luftat e kosoves ma thoni
Për mua feja nuk është më pak e rëndësishme se sa kombi dhe gjëra të tjera me vlerë, prandaj besoj që kemi luftuar edhe për lirinë e manifestimit të besimit, ndër të tjera. Urrejtja mes besimtarëve të feve të ndryshme nuk është argument për shuarjen e të gjitha feve, por është diçka e cila duhet të kurohet dhe të mundësohet bashkëjetesa duke i ruajtur bindjet e tij secili
 
hmmm.... këndvështrim interesant, por nuk pajtohem.
Unë mendoj që këto lloj konstatimesh rrjedhin nga mosnjohja e fesë, apo njohja përmes burimeve jo të qëndrueshme. Përkundrazi feja nuk ta kufizon mendjen, por të sqaron në gjërat ku është e pamundur të sqarohen ndryshe përveç se përmes fesë. Sikur të përfundonte këtu misioni i fesë do të ishte shumë, por kjo vazhdon edhe përtej kësaj. Tani, ajo që duhet të vihet në diskutim është saktësia e vërtetësia e një feje, e këtu mund ta masim me parametra të prekshëm. Paralajmërimet nga goja e Profetit, apo ato që janë të shpallura në Kuran, jashtë kohës së tyre, e pastaj vërtetimi i tyre në kohë të sodit janë një nga shumë forma për të vërtetuar këto pretendime... - gjithsesi këtu ka shumë vend për diskutim.
Pra, unë besoj që Kurani është i shpallur, kanuni i shkruar, prandaj kanunit i ka dal koha, ndërsa Kurani vazhdon të jetë i vlefshëm edhe sot, me të gjitha rregullat që kanë zbritur në atë kohë
Tek kurani qe une kam lexuar para disa vitesh,ne faqe te pare shkruan "Ky liber zbriti per te shuar mosmarrveshjet midis popujve te lindjes te cilat rrezikojne zhdukjen nga lufterat midis nj-tj"
Tani dy pyetje:
1. Pse ky liber qe zbriti per nje qellim te caktuar,duhet te gjeje zbatim tek une qe jetoj mijera km larg dhe skam prb qe kishin popujt e lindjes ne shek. e VI ?
2. Si ka mundesi qe ne kte rajon zbriti kjo dhurate kaq e shenjte dhe mosmarrveshjet nuk jane shuar?

Ps. Po permend kuranin meqe po diskutojme bashke,se te njejtat mendime i kam dhe per biblen.
 
Tek kurani qe une kam lexuar para disa vitesh,ne faqe te pare shkruan "Ky liber zbriti per te shuar mosmarrveshjet midis popujve te lindjes te cilat rrezikojne zhdukjen nga lufterat midis nj-tj"
Tani dy pyetje:
1. Pse ky liber qe zbriti per nje qellim te caktuar,duhet te gjeje zbatim tek une qe jetoj mijera km larg dhe skam prb qe kishin popujt e lindjes ne shek. e VI ?
2. Si ka mundesi qe ne kte rajon zbriti kjo dhurate kaq e shenjte dhe mosmarrveshjet nuk jane shuar?
të lutem fotografoje këtë dhe na e sjellë, unë të sigurojë që nuk është Kuran. Kjo i përgjigjet të dy pyetjeve besoj
 
Poker, Poker, Poker... s'mund të vazhdojmë kështu diskutimin duke i shkapërderdh fjalët pa bërë asnjë lidhje mes tyre.
-Myslimanët besojnë se Kurani nuk është libër i shkruar por i shpallur, ndërsa fakti se Profeti Muhamed ishte analfabet e përforcon këtë argument se Kurani është i shpallur dhe jo i shkruar... - vetëm për këtë pjesë mund të diskutojmë aq sa ke dëshirë, por jo kështu mish-mash

-Për secilin problem që ke me Kuranin, urdhëro e sqarojmë së bashku. Besoj që kam mjaftueshëm njohuri për t'ju përgjigj secilit dyshim që ke mbi Të.

-Ne mund të flasim duke dhënë opnionet tona, por jo duke i thënë në emër të Zotit, ky është mospajtimi që kam, akoma pa hyrë në përmbajtjen e asaj çfarë ka thënë. Për shembull nëse them unë, se ne duhet të të jemi të sjellshëm e me edukatë me njëri tjetrin, është ok, por nëse themi, këtë e thotë Zoti, dhe unë ju tregoj çfarë thotë Zoti, këtu fillon problemi edhe pse përmbajtja mund të jetë ok.

-Askush s'mund ta di çfarë thotë Zoti, veç Zotit, e nëse i besojmë pretendimit të atyre që thonë se janë të dërguar të Zotit, dhe se Zoti u ka treguar atyre çfarë të na thonë neve, atëherë edhe ne e dimë përmes tyre, prandaj fillimisht e vërtetojmë pretendimin e tyre përmes përmbushjes së profetësisë së tyre... - edhe këtë pjesë nëse do, e diskutojmë dhe mund ta sqaroj pse besoj se pretendimi i Muhamedit (paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të) është i qëndrueshëm....

-Jo vetëm Islami, dhe jo vetëm myslimanët bën lufta, luftë kemi bërë dhe ne shqiptarët për t'i fituar të drejtat tona. Kurani thotë që duhet të respektohen të pafetë në paqe, sikundër që duhet të luftohen në luftë, s'di çfarë ka këtu për t'u habitur!

Dmth per perhapjen e Islamit vete profeti ska bere asnje lufte? Te perhapesh fene me lufte eshte e drejta juaj pra e fese Islame?

Kaq dua une te di nga ju a eshte bere lufte per perhapjen e fese apo jo? Cdo gje tjeter mund ta anashkaloj...se sjam dhe ne nje moment qe mund te diskutoj shume tani.
 
E ke temen e vecant, enkas per pyetje drejtuar besimtareve musliman. Atje beje, do ta marresh pergjigjen. Ketu, le ti kthehemi temes, perse alergji ndaj fese?

Nuk i di temat e vecanta thjesht bera nje pyetje dua nje pergjigje sa me shkurt.

Tema alergji ndaj fese vjen pikerisht per shkak se fete mbartin lufte dhe shtypje te kamufluar me miresi dhe meshirim nga Zoti. Prandaj po kerkoj te dale aty ku po pyes.
 
Për mua feja nuk është më pak e rëndësishme se sa kombi dhe gjëra të tjera me vlerë, prandaj besoj që kemi luftuar edhe për lirinë e manifestimit të besimit, ndër të tjera. Urrejtja mes besimtarëve të feve të ndryshme nuk është argument për shuarjen e të gjitha feve, por është diçka e cila duhet të kurohet dhe të mundësohet bashkëjetesa duke i ruajtur bindjet e tij secili
Prap je gabimi lufta nuk osh bo per lirimin edhe manifestimit te besimit je gabim ktu
Luftat jan bo edhe do te bohem vetem per gjuhen shqipe sikur jan deri me sot e jo per fen e manifestimin e besimit sikur thua ti
 
Dmth per perhapjen e Islamit vete profeti ska bere asnje lufte? Te perhapesh fene me lufte eshte e drejta juaj pra e fese Islame?

Kaq dua une te di nga ju a eshte bere lufte per perhapjen e fese apo jo? Cdo gje tjeter mund ta anashkaloj...se sjam dhe ne nje moment qe mund te diskutoj shume tani.
Nuk është një përgjigje e cila meriton vetëm po ose jo... Por me që s'ke shumë kohë për diskutim mund të them me bindje të thellë dhe me kompetencë të plotë se është e ndaluar në aspektin fetar t'i imponohet feja Islame dikujt. Argument për këtë ke fjalën e Zotit në Kuran: "Nuk ka detyrim në fe"
Detyrim - fjala në gjuhën arabe është el-ikrah, që përafërsisht i përgjigjet kuptimit detyrim në gjuhë shqipe.
 
Nuk i di temat e vecanta thjesht bera nje pyetje dua nje pergjigje sa me shkurt.

Tema alergji ndaj fese vjen pikerisht per shkak se fete mbartin lufte dhe shtypje te kamufluar me miresi dhe meshirim nga Zoti. Prandaj po kerkoj te dale aty ku po pyes.

Kur thua dicka, thuaje me fakte. Ju lutem, sjellni faktet historike qe i dini, si eshte perhapur me dhune Islami sipas jush (per fete tjera nuk flas). Pastaj do marresh pergjigjen, edhe pse luan rolin cik-cak, kercen sa anej sa kendej, nuk flet vetem per nje ceshtje, por pyetjeve dhe cdo gjeje i pergjigjesh me pyetje, e asnje fakt.
 
Prap je gabimi lufta nuk osh bo per lirimin edhe manifestimit te besimit je gabim ktu
Luftat jan bo edhe do te bohem vetem per gjuhen shqipe sikur jan deri me sot e jo per fen e manifestimin e besimit sikur thua ti
Po ti vëlla nëse ke bo luftë, ndoshta e ke bë për këtë qëllim, unë mund ta kem bërë për një qëllim tjetër (kur them unë, unë isha shumë i ri në luftë të Kosovës, e kam fjalën për shumë njerëz tjerë patriot). Pse mendon që njëra e përjashton tjetrën, shumica e patriotëve shqiptarë ishin njerëz me fe, myslimanë dhe katolikë, por kishin fe. Ne kemi luftuar që të jemi një shoqëri e lirë, kur secili ka të drejtë ta manifestojë besimin dhe bindjet e tij, sepse nëse nuk është kështu, atëherë shumë shpejt do të bëhet një luftë tjetër mes nesh. Unë nuk pranoj nga askush të më tregoj çfarë duhet të besoj, dhe as nuk pretendoj t'ia imponoj dikujt tjetër çfarë të besojë. Kupton?
 
Nuk është një përgjigje e cila meriton vetëm po ose jo... Por me që s'ke shumë kohë për diskutim mund të them me bindje të thellë dhe me kompetencë të plotë se është e ndaluar në aspektin fetar t'i imponohet feja Islame dikujt. Argument për këtë ke fjalën e Zotit në Kuran: "Nuk ka detyrim në fe"
Detyrim - fjala në gjuhën arabe është el-ikrah, që përafërsisht i përgjigjet kuptimit detyrim në gjuhë shqipe.
Opo me menyren si eshte interpretuar kurani eshte problemi,dhe si eshte perdorur per interesa te caktuara.
Shqiptareve u predikoi ndonje pasues apo ndjekes i Muhamedit qe pranuan fene islame?
 
Tani, Kurani ka zbritur i tillë që ka mundësi të interpretohet edhe gabimisht por asnjëherë nga njerëz me kompetencë dhe që i ndjekin rregulla të caktuara në interpretimin e tij. Sepse nëse nxjerrim jashtë kontekstit çkado, edhe sot, mund të nxjerrim pastaj interpretime ashtu siç i duam ne.
Shqiptarët e pranuan Islamin në masë të madhe për interes të tyre, siç e pranojnë sot amerikanizmin. Jo që besojnë në vlerat amerikane por për shkak të interesave të ndryshme, dhe kjo është fatkeqësia e popullit tonë. Pra, vrapojmë vetëm pas atij që është i fortë, e kjo ndodhi pasi që ne jemi të dobët. Përndryshe në trojet tona kishte Islam përpara ardhjes së perandorisë Osmane, është një xhami e ndërtuar në një nga fshatrat e Opojës (në komunë të Dragashit) e që daton afër 30-40 vite para ardhjes së perandorisë Osmane. Ka teori dhe hipoteza të ndryshme, por për shkak që jemi popull i vogël e na munguar arkivimi i historisë sonë nuk mund ta dimë me siguri, por ka gjasa të mëdha në bazë të asaj që kam arritur të lexoj e kuptoj, se Islami fillimisht ka ardhur përmes disa vëllezërve sirian, të cilët erdhën në trojet tona me qëllim të tregtisë, por në mas të madhe e përhapje të gjithmbarshme kishte vetëm pasi u vendosën trojet tona nën administrimin e perandorisë Osmane....
 
Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.