Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Antaret shkruajne (Poezi)

mos u shqeteso shume mua me duket se kotesia eshte specialiteti me i larte bashkekohor
Ehem per ta kufizuar me thjeshte specialiteti i teknologjise sè sotme!
 
thjeshtesim i sakte dhe mprehtesi e shkelqyer te lumte pershendetje

REVOLTE VJESHTE

Mjaft me dallandyshet qe iken

e me gjethet qe vazhdojne te bien;

dritat ne park mbreme u fiken

dhe ciftet sonte as qe do te shtrihen...
 
faleminderit



DESHMI



Nje dhi ne korije

e shtrire ne hije

mbllacit nje fije



Eshte nje fije blloku

me nje fije floku;

dhe...ceshtje policie
 
Asgjë s’gjallëron, qyteti ësht’i vdekur
Janë të vdekur stolat në parkun përtej
Dhe rrugët, neonet, dritat janë tretur
N’errësirën e shpirtit s’mundem t’i gjej!

Asgjë nuk frymon, jam dhe unë i pajetë
Një kufomë që bredh s’i dehur, kuturu
Gjithçka rreth meje më duket e shkretë
Si një varkë e braktisur, kur ti s’je këtu!
 
MERITE



Moj e vogla moter

Me sill nje gote me uje

po te t'them te lutem

lajmi do beje buje



Nese t' urdheroj

dua uje tani

te lutem moj moter

sillme helm te zi
 
faleminderit

AI OSE AJO...



Ai ose ajo vetem hengri shtate kazane me pilaf

sipas nje legjende pangopesie

ai ose ajo la nje autograf;

ne!
 
Dashuri e vertet
asnjehere nuk venitet,
edhe prej se largu
ajo vazhdon te rritet.

Largesi e keqe
ishte kjo e jona,
por s’u harruan kurre,
keto dy zemrat tona.

Gjithmone te prisja
e me mall u perqafonim,
erdhi edhe fundi,
qe jeten bukur te fillonim.
 
Je i papar né shkronja kur shkruan
Po c'è do sdi te duash
Je shum i shkathet kur dike pershkruan
Por c'è do sdi ta ruash
Besimin kerkon besim nuk jep
Me mir kshu do te thot qe sje i vertet.[emoji849]


Inviato dal mio iPhone utilizzando Tapatalk
 
Sa zgjat lumturia,
kur me dike prane je?
Dashuri te pafund kur jep,
dhe ne kembim asgje smerr?

Dashurie e pafat
ishte kjo e jona,
asnje nuk do i di
perjetimet tona.

Na ndane ne te dy
pa kurrfare meshire,
ne u pajtuam me fatin
pa asnje pike deshire.
 
Dashuria eshte nje prall
Qe na thon kur kemi mall

Me thuaj a kam te drejt kur ty te te shoh
Né sy te te them ate qe ti do

A do dish vall ta mbash kur te ta them
Apo do e lesh si nje send

Me thuaj qe me do qe te te dua
Jeten ta jap per ty e ruaj.
 
Me erdhi frymezimi se di nga se
Por di te them qe ja vle

Jam e lodhur e raskapitur
Duke par se si ke ikur

Né do jam ketu perndryshe ik
Skam nge per ty

Kur te me kerkosh ketu sdo jem
Do me therasesh sdo te te degjoj


Thjesht do largohem e do te harroj
 
MOSKOKECARJE...

Nje tren mallrash po vjen me shpejtesi

une s'luaj vendit ketu po rri

le te me beje cope e therrime

fundja ekziston vec ne mendjen time
 
Ndihem gjithmone e lumtur dhe e dini perse?
Sepse une nuk pres asgje nga askush! Te presesh te ben gjithmone keq.
Problemet nuk jane te perjetshme dhe kane gjithmone nje zgjidhje.
E vetmja qe nuk ka zgjidhje eshte vdekja.
Mos lejo askend te te ofendoje ose poshteroje!
Asnjehere mos humb vleresimin per veten!
Britmat jane arma e frikacakeve. I atyre qe nuk kane te drejte!
Gjithmone do te kete njerez qe do duan t'ua hedhin fajin per deshtimet e tyre, por ne fund te fundit moren ate qe meritonin.
Gezoje jeten!
Sepse eshte shume e shkurter. Dashuroje deri ne fund dhe ji gjithmone i qeshur e i lumtur.
Dhe kujto gjithmone:
Perpara se te diskutosh, mbushu me fryme!
Perpara se te flasesh,degjo!
Perpara se te kritikosh, analizoje dhe nje here me veten!
Perpara se te shkruash, mendo!
Perpara se te besh keq, ndjeje!
Perpara se te dorezohesh, riprovo!
Perpara se te vdesesh, JETO!

Übersetzung anzeigen
 
Nuk ekziston e vërteta absolute. “Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë”, thotë Khalil Gibran. “Nuk e di të vërtetën absolute. Por jam e përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.”
 
Last edited by a moderator:
Kam ëndërruar përherë që im atë të më priste tek pragu i portës së shkollës me një biçikletë që do kishte mjaftueshëm vend për çantën time të shpinës.
Kam dashur një karrike që lëkundej të blerë set me një batanije pambuku e një libër që do ishte i rëndë për t'u mbajtur.
Gjithmonë kam patur ëndërr që me një të panjohur të pija një ose me tepër gotë verë.
Ngahera kam menduar se ç'ngazëllim do të provoja nëse një ditë do të merrja një letër me shkrim mikroskopik nga këmba e një pëllumbi.
Nuk më është dukur se kërkoja shumë kur shpresoja të merrja një dhjetë në histori duke e kaluar pasditen në gjumë.
Përherë kam shpresuar se do të vinte një vjeshtë pa shira. Dhe një dhjetor ku shkëlqimi i syve të të gjithë atyre që takoj t'ja u kalojë atij të dritave në rrugë.
Ëndërr më ka ngelur që im atètë më shihte me fustan të bardhë.
Them se jam djegur nga dëshira që për një natë te vetme bashkë me atë në ndonjë tarracë të huaj t'ja gjeja fundin numërimit të yjeve.
Kam pritur që ai të më jepte për ditëlindje një libër që do të kishte si shënjues kravatën e tij të parë.
Dhe kam pritur që e zeza e syve të tij të mos më shfaqej në ç'do kalimtar që hasja.
Ëndërr e kam pasur të mos i shihja njerëzit që doja të largoheshin. Ose që të paktën unë të mos i mbaja më sytë nga dera.
Tani e di që kërkoj shumë kur lutem të vijë një njeri që të mos ikë kurrë.
E megjithatë akoma diçka e kërkoj, që Zoti mos më lërë kaq shumë të ëndërroj.
 
Kur fitova mjaftueshem besim, dritat e skenes u veniten,
Kur isha e sigurt se do humbisja , fitova ,
Kur kisha me teper nevoje per njerez , me braktisen ,
Kur mesova ti fshij vete lotet , gjeta nje shpatull ku te qaja ,
Kur persosa aftesine e te urryerit , dikush filloi te me donte me gjithe zemer ,
E ndersa prisja me ore te tera diten te zbardhte , flija ndersa dielli lindtte...
Kjo eshte jeta ! cfaredo planesh qe te besh , asnjehere nuk e di se c'plane ka bere ajo per ty !
E di, suksesi te ben te njohur ne gjithe boten
por deshtimet te bejne ty te njohesh boten .
Jini te lumtur ...gjithmone .
Shpesh ne e humbasim besimin dhe mendojme se ky eshte fundi ...Por Zoti , qe sheh , buzeqesh dhe thote " Qetesohu e dashur , ishte thjesht nje kthese...udhetimi vazhdon ..."
 
Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh...

Sa shumë ata, me të cilët shkon që të flesh bashkë!
Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!
Dhe në mëngjes të ndahesh me një puthje,
Të tundësh dorën, buzagaz, të ikësh pa hequr mendjen,
Dhe tërë ditën të presësh pa durim të vijë, mbrëmjen!

Sa shumë ata me të cilët, thjesht, jeton;
Pi kafen e mëngjezit, llafosesh qetë, a debaton...
Me të diku në ndonjë plazh të qëllosh pranë,
Dhe siç ësht’ e udhës të jesh tok në gaz, apo në zi,
Por kjo e ndënjur bashkë, nuk është hiç dashuri!

Sa pak ata me të cilët Ti thur ëndrra!
Sodit se si lundron një re, në qiell të larë.
Gërryeni tok fjalën “dashuri” përmbi dëborën e parë;
Dhuratë Perëndie at’ njeri vazhdon ta quash,
E lumturi më shumë se kaq, nuk ke ç’ta duash!

Sa pak ata me të cilët ke qejf të shijosh heshtjen,
Me gjysmë fjale, me një vështrim të kupton ç’thua...!
Që vit pas viti më shumë të dorëzohet,
E dhimbjet që e sfilitin, i quan ato, të tuat.

Ja kështu ndodh, por ndryshe ndodh më shumë;
U lidhën dje, sot ndahen pa kokëçarje!
E pse ndodh kjo?
Se-pse-në, e thamë aty më lart, po të kujtohesh:
Se, shumë janë ata, me të cilët shkon të flesh,
Por pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!
 
Kane kaluar disa kohè nga ai mengjes, kur ne diten e pare te shkolles, me kishe premtuar se do te me nxirrje ne fotografi...Ishte i bukur ai mengjes...e ju gezohesha fort rrobave te reja...Sot ndjej mall...
Nuk pres me mengjesin per te shkuar ne shkolle, as nuk qesh me per rrobat e reja, e as ne pritje per te bere nje fotografi, ste pres me as ty...
Ti mungon... mungon pafund o ba...
.....Ishte bukur te isha femije...e te te kisha ty prane...
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.